Italianët sulmojnë Bossi-n; dhe zhbirilojnë në botën universitare shqiptare

Reporteri i së përditshmes italiane la Repubblica, Riccardo Staglianó, kish bërë një shënim dje në versionin online të kësaj gazete lidhur me diplomën e Renzo Bossi-t. Titulli ishte ironik e bënte pak a shumë: “Si mund ta bëjë baltë një legist? Duke marrë një diplomë shqiptare” (vetëm se në vend të fjalës ‘legist’ ish emri i Renzo Bossi-t, alias Trofta). Dhe aty na risillte në vëmendje shtatorin e vitit 2010, kur senatori legist, Piergiorgio Stiffoni, lëshonte rrufe mbi parlamentin europian që kish dhënë ok-in për qarkullimin e lirë të shqiptarëve në zonën Schengen.
Staglianó vijon me ironinë e tij. Qysh prej atij momenti, thotë, shqiptarët janë të lirë të vijnë në Itali kur të duan, por sikur Parlamenti Europian të kish bllokuar lëvizjen e italianëve për në Shqipëri (supozim fantomatik), i biri i Bossi-t do ta kish punën më pisk se sa shqiptarët e ngujuar në shtëpinë e tyre sipas ideologjisë legiste. Do ta kish punën më pisk, pasi do të mbetej pa diplomë. Në rastin konkret, thotë reporteri italian, “nevoja e një legisti fitoi mbi ideologjinë e tij raciste”.
Staglianó thotë se ka qenë para një muaji në Shqipëri. Dhe duke ju referuar një miku shqiptar, pretendon se në Shqipëri janë 58 universitete. Kaq janë vërtet?
Re.Pu.
Comments
E nderuar ResPublika !

E nderuar ResPublika ! Shikoni me vemendje diplomen e leshuar nga universiteti Kristal. Ne krye stema e RSH. Me c'te drejte e perdor?

Ligji nr.8926, date 22.07.2002, neni 8, pika 1, thote-Stema e RSH, mbahet dhe perdoret vetem nga institucionet e pushtetit qendror.Stema vendoset ne hyrjen kryesore te institucionit, mbi emertimin e tij. dhe pika 2- Stema e RSH , vendoset mbi vulat e institucionve shteterore, ne aktet e tyre  zyrtare, mbi emertimin zyrtar te institucionit shteteror dhe ne cdo akt tjeter, qe institucioni u drejton te treteve.

Vetem kjo forme e paraqitijes se diplomes me stemen shtetrore eshte nje skandal kombetar, dhe kerkon qe te procedohet me kujdes. Kush ja ka miratuar atij universiteti ate steme?A ka jurista ne Ministrine e Arsimit? Po vete universiteti a nxjerr jurista? A po fol kot thuaj, se mos kane lexuar ndonje germe ata qe kane blere diplomen ne ate universitet. Stemen shteterore as Universiteti i Tiranes nuk e perdor, e perdorka Kristali i Fierit dhe Korces. Ne keto qytete nuk perdoret me shprehja," i nxjerr diplomat me lopate ", por " i nxjerr diplomat me eskavator".

Turp per shtetin shqiptar dhe Ministrine e tij te Arsimit. Ministri i Arsimit me kete skandal duhet te jape doreheqjen. Le qe rrezik ai jep mesim ne ate univesitet....?!

Po gazetarucët tanë ku

Po gazetarucët tanë ku janë, si shpjegohet që nuk zbulojnë kurrë asgjë? Pse askush nuk shkon te Kristal e ti kërkoj llogari?

Mbetët duke kopjuar gazetat e huaja, nuk ju vjen turp?
Jeni katandisur duke dhënë lajmërimet e policisë dhe deklaratat e politikanëve.

Add new comment