Sa të papunë janë në Shqipëri?

Në një shkrim të publikuar në Panorama, ekonomisti Kosta Barjaba, bën pak a shumë këtë arsyetim për të mbrojtur idenë e një papuënsie shumë të lartë në Shqipëri:
“Shifra një milion të papunë ka brenda një pjesë të së vërtetës, por nuk është tërë e vërteta. Nëse i referohemi Bankës së Shqipërisë, publikimit të saj të datës 3 shkurt 2012, rezulton se në vitin 2011 popullsia në moshë pune në Shqipëri ishte rreth 2,166 mijë persona. Numri i të punësuarve ishte 917 mijë persona. Diferenca midis popullsisë në moshë pune dhe numrit të të punësuarve është 1,249 mijë persona. Numri i të papunëve faktikë mund të llogaritet duke zbritur nga popullsia në moshë pune numrin e të punësuarve dhe popullsinë joekonomikisht aktive. Po sipas INSTAT-it, popullsia joekonomikisht aktive është rreth 363 mijë persona dhe struktura e saj është si më poshtë: 213 mijë janë nxënës e studentë dhe 150 mijë pensionistë brenda moshës së punës.
Nëse u hyjmë llogaritjeve, kemi: Numri i të papunëve = 2,166,000 – (917,000 të punësuar+363,000 persona joekonomikisht aktivë) = 886,000. Treguesi i papunësisë bëhet më alarmant nëse mbajmë parasysh që rreth 500 mijë të punësuar janë në bujqësi. INSTAT quan të punësuar në bujqësi çdo person që zyrtarisht ka në zotërim tokë të përfituar nga ligji 7501. Por 40 për qind e familjeve fshatare kanë më pak se dy dynymë tokë, e pamjaftueshme për t’i zënë ata me punë me ngarkesë të plotë. Vlerësimet e ekspertëve, madje edhe të atyre pranë qeverisë, pranojnë se nga rreth 500 mijë të punësuarit në bujqësi, pak më tepër se gjysma e tyre paguajnë kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, statistikat alternative tregojnë se vetëm rreth gjysma e fuqisë punëtore të fshatit është e zënë me punë, madje edhe ajo punon me rreth gjysmën e kapacitetit. Pra, nëse shifrës së të papunëve nga bilanci i mësipërm i forcave të punës u shtojmë edhe rreth 250 mijë të papunë faktikë në fshat, rezulton se në Shqipëri kemi rreth 1,136 mijë persona në moshën e punës, që duhet të ishin, por nuk janë në punë. Si mund të quhen këta ndryshe, përveçse të papunë? Sepse një person që është në moshën e punës dhe është ekonomikisht aktiv, dëshiron të punojë, por nuk e ka një punë, është logjikisht i papunë.
Re.Pu.
Comments
Normale po te shkaterrosh

Normale po te shkaterrosh gjithshka ne ekonomi se i perkisnin "komunizmit" detyrimisht do rrish papune.....tani le te rrine te kerruajne kurrizin se i nderton Sali-u me Fatosin.................Nje shprehje thote eshte budallallek te "sakrifikohesh per turmat"........kete Sali-u dhe Fatosi e dine shume mire dhe e kuptuan shume mire kur e pane se si po kjo turme (mobe-t) e hodhi "Babain e tyre Shpirteror = Enverin" ne plehra pasi e kishte duartrokitur per 50vjet dhe e qane me te madhe ne fund dhe pastaj e terhoqen zvarre..........

K.Bajraba nuk eshte

K.Bajraba nuk eshte ekonomist.Resp. informohu para se te informosh.

Pervec kesaj persona qe

Pervec kesaj persona qe jetojne ne fshat te punesuar ose diku tjeter (jo bujqesi) me shume gjasa jane perfshire edhe te 917000 te punesuarit e regjistruar edhe te 500 te punesuarit ne fshat duke ritur artificialisht numurin e te punesuarve sipas qeverise......

Add new comment