Saktësim: Nuk do të ketë konferencë për median pas takimit Clinton-Berisha

Në një njoftim të djeshëm të Kryeministrisë, thuhej se “Kryeministri Berisha do të zhvillojë të mërkurën, një takim, me Sekretaren e Shtetit zonjën Hillary Clinton, në përfundim të të cilit, Sekretarja e Shtetit Clinton dhe Kryeministri Berisha do të dalin në një konferencë të përbashkët për median.” Ndërsa në axhendën zyrtare të znj.Hillary Clinton, të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së (http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2012/04/188447.htm) nuk përmendet ndonjë konferencë për median pas takimit dypalësh Clinton-Berisha. Parashikohet vetëm një “camera spray” përpara fillimit të takimit. Termi anglisht “camera spray” (përkthimi literal: spërkatje kamere) përdoret për oportunitetin që u krijohet kamerave dhe gazetarëve të filmojnë/fotografojnë dhe bëjnë ndonjë pyetje të shkurtër para ose pas një takimi zyrtar.
E.Zaloshnja
Comments
o zaloshnja je ba me te ardh
<p>o zaloshnja je ba me te ardh xhynah per ty more i shkrete</p>
endri: Kjo qe po jep ti quhet
<p>endri: Kjo qe po jep ti quhet “camera spray” or Tunxh!</p>
Add new comment