Problemi i Sarkozy-së: Ndarja e votës së djathtë më e madhe se e së majtës

Postuar në 23 Prill, 2012 11:26

Nicolas Sarkozy është i pari president i Republikës së 5-të franceze që nuk arrin të dalë i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai u rendit i dyti pas socialistit François Hollande, me rreth 2 pikë përqindje difrence. Kjo renditje qe rezultat i një ndarjeje të votës së djathtë më të madhe se të së majtës. Kështu, Marine Le Pen e së djathtës ekstreme arriti në nivelin 18%. Ndërsa Jean-Luc Mélenchon i së majtës ekstreme mori vetëm 11%. Dhe problemi i madh i Sarkozy-së është se, në përballjen e tij në balotazh, vetëm 67% e të djathtëve të Le Pen-it kanë deklaruar në sondazhe se do të votojnë për presidentin aktual. Nga ana tjetër, 80% e votuesve të majtëve të Mélenchon-it kanë deklaruar se do të votojnë për Hollande-n. Ndërsa votuesit e kandidatëve centristë kanë deklaruar se do ta ndajnë në mes votën për dy kandidatët në balotazh.

E.Zaloshnja

 

 

Comments

Submitted by aline (not verified) on

<p>o hu dhe ju, ky &#39;muhabet&#39; eshte mbyllur qe prej muajsh (po behet viti, gati) : asnje sondazh nuk e nxjerr SarkoZIUN fitues ! E vetmja e panojur eshte : a do te humbe balotazhin me 45% (sikurse thone sondazhet), dhe te ngelet ne histori si presidenti qe humbi me rendshem ne historine e zgjedhjeve presidenciale franceae ?! Apo do te humbe me nder, dmth me 47-48%</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Le te fitoje me i zoti ! Mua me shqeteson &#39;tufani&#39; Marin Le Pen...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.