Rama bën kauzë denoncimin e Zërit të Prishtinës

Postuar në 17 Prill, 2012 07:17

I pari i socialistëve. Edi Rama, ka pasur sot, si rrallë herë tjetër, një ditë të thukët opozitare. Në një takim me deputetët e vet, ai është ndalur në shumë çështje, që përbëjnë interes e shqetësim real për opinionin publik shqiptar. Ka bërë nënvizime e denoncime lidhur me çështje ekonomike e politike të politikës së këtushme, po është ndalur me qejf e në mënyrë të veçantë tek ca fakte e të vërteta të raportuara në gazetën Zëri të Prishtinës lidhur me një përpjekje të Berishës për të bllokuar, në bashkëpunim me biznesmenë serbë, një projekt për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë:

“Unë do ngre tre pyetje publike për Berishën: 1. Pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik? 2. Pse qeveria shqiptare dhe Berisha nuk i kanë dhënë një përgjigje financuesve prej një viti ndërkohë flitet për interes kombëtar? 3. Pse qeveria shqiptare po sillet në kundërshtim me çdo normë etike dhe ligjore me një donator kaq të rëndësishëm si Gjermania për një çështje kaq të rëndësishme siç është pavarësia energjetike e Kosovës? Propozoj që të përgatisim sot urgjent një interpelancë me kryeministrin. I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë dhe të garantojë realizimin e projektit pa i humbur kohë as Shqipërisë dhe as shqiptarëve. Shpresoj shumë që ai të dalë shumë të dalë e thotë se dikush do ndëshkohet për këtë skandal dhe të dalë i papërzier nga ky llum. Është një nga ato rastet kur turpi i qeverisë shqiptare nuk i mbetet vetëm qeverisë, por Shqipërisë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by artur (not verified) on

@Shpresoj shumë që ai të dalë shumë të dalë e thotë se dikush do ndëshkohet për këtë skandal dhe të dalë i papërzier nga ky llum. Është një nga ato rastet kur turpi i qeverisë shqiptare nuk i mbetet vetëm qeverisë, por Shqipërisë.”

Edhe ngre nje akuze, edhe i hedh nje kamerdare shpetimi.Nenteksti: nqs kjo akuze rezulton e vertete, ben nje koke turku dhe kalo lumin edhe kesaj radhe!

Submitted by Erind (not verified) on

Ku eshte beniamini i Edi Rames - Zt. Dritan Prifti ?

Tan Prifti i di mire pse kjo kontrate nuk u cua ne perfundim. Tan Prifti ka udhetuar ne Kroaci dhe eshte takuar dhe darkuar me shume vete para nji viti ...me ke u takua ? Kush ja pagoi bileten e avionit?

Pse Edi Rama sot i hedh komardaren Sali Berishes, dhe pse vazhdon Edi Rama te mbroje Tan Priftin ?

Eh sa gjynofe ke per te lar mor Ed Rama !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.