Ligji që rëndoi gjendjen financiare të CEZ-it

CEZ po kalon aktualisht një gjendje të rënduar financiare për një serë shkaqesh, të cilat fillojnë nga mos shlyerja e faturave nga institucionet shtetërore e deri tek keqmenaxhimi i kompanisë. Në lidhje me këtë të fundit, fakt janë treguesit e humbjeve gjatë muajve janar-shkurt, ku sipas të dhënave, humbjet arritën në mbi 50 për qind të energjisë që hidhet në rrjetin e shpërndarjes. Këto tregues u justifikuan me rritjen e konsumit gjatë asaj periudhe, por mediet po i mëshojnë më shumë keqmenaxhimit.
Analizat në lidhje me situatën tek CEZ janë shtuar pas alarmit të dhënë nga kompania, por edhe vizitës që është duke kryer aktualisht në vend Kryeministri çek Petr Necas, duke e risjellë kompaninë edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Portali energjia.al përshembull bën një analizë të treguesve negativ të CEZ-it gjatë janarit dhe shkurtit duke theksuar se humbjet u përkeqësuan pas liberalizimit të tregut të energjisë. Ekzekutivi miratoi në fund të 2011-ës një ligj që detyronte kompanitë industriale (Kurum, fabrikat e çimentos etj) që ta gjenin vetë energjinë në treg që nga janari 2012 duke mos përfituar më nga subvencionet e buxhetit të shtetit, të cilat mundësonin energjinë me çmime preferenciale nëpërmjet CEZ-it. Mirëpo, kompanitë konsumonin sasi të mëdha energjie elektrike duke bërë që CEZ të përfitonte lehtësisht të ardhura të mira me një treg të sigurt. Krahas kësaj, humbjet për furnizimin e tyre ishin të vogla sqaron portali duke bërë që niveli mesatar i tyre të mbahej në kontroll. Në këto kushte, duket se ka qenë heqja e këtyre klientëve që rëndoi ndjeshëm financat e CEZ-it gjatë muajve të fundit, e cila bëri që edhe humbjet të arrinin në 52 për qind për janarin dhe 57 për qind për shkurtin.
S.E.
Comments
Firma çeke eshte private
<p>Firma çeke eshte private ,çlidhje ka vizita e Kryeministrit,per nje kompani????</p>
Sepse ka aksione edhe shteti
<p>Sepse ka aksione edhe shteti Cek ne ate kompani. Pastaj Kryeministri gjasme nuk erdhi vetem per CEZ-in por edhe per integrimin tone evropian</p>
Add new comment