Scoop-i i Zërit mbi lidhjet serbe të Berishës pëlqehet nga gazetat e Tiranës

Të gjitha të përditshmet kritike me qeverinë kanë patur në fokus një scoop të gazetarit Enis Veliu që shkruan për Zërin e Prishtinës. Dje, Zëri kish dalë me një titull kryesor shumë bombastik: Sali Berisha me ‘mafien’ serbe kundër Kosovës. Në shkrimin në fjalë mbrohej teza se projekti për ndërtimin e linjës 40 kilovatëshe të interkonjeksionit është sabotuar nga kryeministri shqiptar. Ky projekt ka një vit që është bllokuar, dhe sipas gazetës kosovare e gjitha kjo është bërë për interesa të bizneseve serbe. Strumbullari është gjithnjë ai, Damir Fazlliç, miku i ngushtë i familjes Berisha. Madje, burime të kësaj gazete kanë thënë se ka pasur një takim vjenez mes Fazlliçit, një biznesmenni të fuqishëm serb, dhe djalit të Sali Berishës.
Ky ka qenë pra thelbi i shkrimit, që ka ndjellë dhe interesin e vëmendjen e medias opozitare në Tiranë. Është hera e parë që një gazetë e Kosovës i lejon vetes një kritikë të këtij niveli ndaj Sali Berishës. Ky fakt është një scoop më vete.
E.G.
Comments
Aresyeja perse nuk e

Aresyeja perse nuk e botoni pergenjeshtrimin e djalit te Berishes ndaj ketij lajmi tregon jovetem qe ai eshte i rreme por dhe qe mediat e majta genjejne ne menyre te vetedijshme. Nuk besoj se ka kurrefare scoop-i ne rrene !

Po pse ka lajm tek

Po pse ka lajm tek pergenjeshtrimi i tij!
Dihej qe ai do te pergenjeshtronte. Komenti ketu behet per ambientin ne Kosove pas lajmit ne fjale!

Lajmi ne pergenjeshtrim

Lajmi ne pergenjeshtrim eshte se ngre dyshime qe lajmi origjinal mund te jete rrene por e kuptoj reagimin tend sepse ka plot njerez (ti mes tyre) qe lajmin nuk e peshoni si te vertete apo rrene por si scoop ose jo !

Që Damir Fazlić është farë e

Që Damir Fazlić është farë e përzier (babain musliman bosne dhe nënën serbe) është fakt , që është kushëri nga nëna me Jovica Stanišić (shefin famëkeq të policis sekrete serbe të S.Milošević) është fakt , që hetohet për afera të ndryshme korruptive është fakt , që është mik shtëpie i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha poashtu është fakt. E vetmja gjë që ngelet për të diskutuar është fakti nëse ja vlen që Shqipërinë ta drejtojë Sali Berisha dhe tipa si Sali Berisha edhe ate duke përjashtuar 1000 faktet e tjera dhe duke u kapur vetëm pas fakteve të sipërthëna , aq më tepër që Shqipëria në këta kufij që administrohet nga kryeministri S.B. është lokomotiva e trenit shqiptar me vagona të ngelur në hekurudhat serbe,malazeze,maqedone. O shqiptarët e mi të mirë,bjerini more kokës e kthjelluni,pse ne populli me moshën më të re në Europë ndodhemi këtu ku jemi ?! Për ata që nuk i bëjnë shumë përshtypje faktet e mësipërme (në një ekonomi tregu) dhe mund të thirren në aftësitë e Fazlić-it si ekonomist ose biznesmen i siguroj se ekonomist e biznesmenë të tillë brenda Shipërisë e shqipëtarëve ka me qindra.

Te ishte ky lajm per Ramen

Te ishte ky lajm per Ramen do ta kishin djegur seline e PS. Vetem Rama mund te behet tradhetar. Ndersa Berisha eshte heroi i Kosoves, se kush ta fut te do. Cudi si nuk ndjejne dhimbje kosovaret ? Apo ndjejne kenaqesi ! He m'u lumte bre!

Sa per pergjenjestrimin e Zenit,ai nuk mohon qe nuk ka biseduar per problemin ne fjale. Ai mohon te jete takuar me Vuk Hamovic. Por ndoshta nuk i kujtohet emri e serbit.

Por ama se, eshte takuar me Damirin, nuk e mohon. Kam frike se fakte te reja do te dalin per kete gje. Dite te zymta na presin. Le te shkoje ne gjykate Zeni.Ai ka shkuar atje per nje ofendim te rendomte, si nuk shkoka per nje akuze kaq te rende...?!

Zoti Endri vetëm për respekt

Zoti Endri vetëm për respekt të emrit që keni nuk ju kanë hije këto shkrime se po të quheshit myslym do kishit të drejtë dhe sa për Kosovarët mbase ju hapen sytë dhe ju kthellohet mendimi të shikojnë drejt dhe pastër pastsj ta cilësojnë tjetrin Bacë se për malsinë këtë emër nuk e merë kushdo dhe patriot

Add new comment