Zhurma për largimet, si faktor frenimi

Ka filluar nga puna me një ushtri kamerash nga prapa, komisioni hetimor për largimet nga rradhët e policisë pas 23 qershorit. Opozita protestoi kur ministri i brendshëm Tahiri po e niste fjalën e tij në komision, pa praninë e mediave. Ky detaj tregon se rreth temës në fjalë, opozita dëshëron të ndalet gjatë dhe me insistim. Krejt normale në parim, por kur i hyn më pas rasteve konkrete, çeshtja duket diçka më komplekse.
Ndërkaq, sa herë që vjen dita e enjte, kur Kuvendi mblidhet në seanca plenare, para godinës së parlamentit protestojnë disa dhjetra persona, që pretendojnë se janë larguar në mënyrë abuzive nga puna. Edhe kjo diçka mëse normale në parim, por që kur e sheh më në detaj, është sërish një fenomen kompleks dhe i motivuar politikisht nga njëra palë.
Pas shtatorit, kur qeveria aktuale mori në dorëzim çelësat e qeverisë, opozita ka nisur ta ngrejë me forcë problemin e largimeve nga puna. Shifrat e pretenduara prej saj nisën me disa mijëra, e sot kanë kaluar shtatë mijët. Ndërkohë, qeveria deklaron se këto shifra janë tejet të fryra dhe krejtësisht jashtë të vërtetës. Ky debat ngrihet i gjithi mbi shifra. Si i tillë, për publikun e thjeshtë është krejt e pamundur që të gjejë se ku qëndron e vërteta, kur mes palëve ka një humnerë të thëllë të dhënash.
Ajo që duket qartë është se opozita po tenton më së pari, që të ruajë sa të mundet investimin e saj njerëzor tetëvjeçar, në administratën e shtetit shqiptar. Së dyti, duke ndezur debatin mbi temën e largimeve të paligjshme nga puna, PD po përpiqet të gjejë një piketë të qëndrueshme, në axhendën e saj politike si opozitë. Këto janë llogari normale që opozita i bën brenda vetes dhe me masën e madhe të përkrahësve të vet, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhen të punësuar në strukturën shtetërore.
Nga ana tjetër, qeverisë i duhet të bëjë disa kalkulime të tjera, të cilat duket se po influencohen jo pak nga presioni opozitar. Nëse Basha dhe Berisha kanë pasur si qëllim që ta kompleksojnë Ramën në lidhjen me temën e largimeve nga puna, duhet thënë se ja kanë arritur deri tani më së miri kësaj. Sepse po shhim gjithnjë e më tepër që qeveria po e konsideron si pozitive, apriori, faktin që s’ka larguar njerëz nga puna, më parë sesa ta pranojë këtë gjë, kur kjo është bërë konform ligjit. Po duket sikur ka një strategji mbrojtjeje nga ana e qeverisë, për t’i thënë me çdo kusht opinionit publik dhe ndërkombëtarëve (sfida për statusin vazhdon edhe në këtë aspekt), se nuk ka hequr njerëz nga puna. Ndërkohë që e drejta do të kërkonte një tjetër sjellje. Nëse janë hequr njerëz nga puna padrejtësisht, ata duhet të gjejnë mbrojtje dhe tutelë ligjore, sipas të gjitha standarteve. Por nëse administrata ka pasur brenda saj militantë pa shkollë, të afërm politikanësh e njerëz pa arsimimin e duhur, largimet nga puna s’ka pse të jenë motiv kompleksimi për qeverinë.
Natyrisht që asnjë qeverisje nuk duhet të mburret me largimet nga puna, por është gjithaq e vërtetë që çdo maxhorancë krijon dinamikën e saj gjatë ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, nga e cila nuk ka pse të ketë frikë. Reformat dhe vizioni i një qeverisjeje nuk kanë pse të influencohen dhe as të sugjestionohen nga presioni politik. Padrejtësitë në administratë mund të verifikohen dhe të korigjohen. Ka institucione për këtë. Pjesa tjetër është propogandë frenuese dhe si e tillë, e dëmshme.
revista Java
Comments
Te gjithe fjalosim per
<p>Te gjithe fjalosim per qeverine, pritshmerite, aktivitetet etj 'bene kete e s'bene kete' sikur jane veprime te zotit; kur ne fakt jane asgje me shume sesa nje ekip njerezish mes te cileve ka dhe me te paafte se shume njerez te tjere rreth e larg nesh. Kjo na krijon opinionin qe ne administrate bashkejetojne shume 'leshko', te cilet i ndeshim sa here na lipsen nga nevojat tona. Keta 'te leshtet' jane armiqte kryesore jo te pastertise (dhe kjo do pare) por te administrates publike qe e pisanjosen. Pas me shume se dy dekada te perballesh me nepunes qe paguhen me taksat e tua dhe nuk jane ne gjendje te formulojne nje fjali shqip-shqip per t'i kuptuar, vaj hallit kur vijon ceshtja teknikisht dhe mbrohen 'e ka fajin sistemi'...Ne fakt nuk e kane per sistemin politik (dhe ai ka faj) por per sistemin kompjuterik, sikur ai i shkrete nuk vihet ne levizje nga gishtat e nepunesve ne tastiera dhe arrin deri atje saqe duke zbritur shkallare te murmurisesh ' dhe kaposhat kendonin me bukur atehere se sot'...Administrata do perzgjedhur si kudo ne Europe sepse ne ne Shqiperi me shume shkaterrojme kur ndertojme sesa kur rrezojme...</p><p>Edhe ne shoqeri,mes miqve te mi e kam fjalen, kemi vendosur nje sistem pikesh me dakortesi. Pas nje shume pikesh negative e nxjerrim 'te kuqen' faap !</p>
Add new comment