Votat e ish-të përndjekurve vjet dhe sivjet

Sipas një sondazhi të kryer ditë më parë, më rezulton se në qershor 2013, 55% e banorëve aktualë urbanë që rrjedhin nga familje ish të perndjekura, kanë votuar për partitë e djathta (PD, FRD, LZHK, PR, PDIU etj.), 30% kanë votuar për partitë e majta (PS, LSI, PBDNJ, etj.) dhe 15% nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje.
Po të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare sot, 46% e ish të përndjekurve do të votonin partitë e djathta 30% të majtat, 12% s’do të votonin fare dhe 12% ishin të pavendosur.
Duke ekstrapoluar votat e ish të përndjekurve për të gjithë territorin (urban+rural), rezulton se partitë e djathta kanë patur përkrahjen e 350 mijë votueve të tillë në qershor 2013 dhe sot kanë përkrahjen e vetëm 300 mijë ish të përndjekurve.
Nga gjithë të anketuarit, 30% deklaruan se familja e tyre ka qenë e përndjekur politikisht para vitit 1991. Përkufizimi i familjeve të përndjekura përfshin ato që kanë patur të afërm të pushkatuar, burgosur, internuar, arratisur, dëbuar, shpallur kulak, përjashtuar nga partia, transferuar në provinca të largëta, apo të paarsimuar për arsye politike/biografike etj.
Comments
30% deklaruan se familja e
<blockquote><p>30% deklaruan se familja e tyre ka qenë e përndjekur politikisht para vitit 1991.</p></blockquote><p>Perse edhe mbas '90 paska pasur te "persekutuar politike"...?!</p>
Une dhe Martin Leka, per
<p>Une dhe Martin Leka, per shembull, u burgosem politikisht ne vitin 1994...</p>
Mos u beni qesharake zoteri!
<p>Mos u beni qesharake zoteri! Numri i te perndjekurve reale ( sepse, pas 1990, po na hiqen si te perndjekur edhe Tritan Shehu e Bujar Nishani dhe mijera te tjre pa karakter ) ka qene rreth 165 mije vete, duke perfshire edhe femijet dhe te rinjt pa te drejte vote. Perqindjet e votimeve qe ju jepni mund te jene afer realitetit por jo numri i votuesve. Ka ardhur koha t'iu largohemi genjeshtrave dhe vbetemashtrimeve.</p>
Cilit studim i referohesh per
Cilit studim i referohesh per shifren 165 mije?
Add new comment