Vetëm një hap i parë!

Postuar në 23 Prill, 2013 04:23
Dragoslav Dedović

“Kosova” është fjala më e shtrenjtë serbe, shkruante një poet serb me frymëzim nacionalist në vitin 1989. Ai shprehte atë që mendojnë shumica e serbëve deri sot: Kosova nuk vetëm një copë tokë çfarëdo, por definicion që përmbledh të gjitha shpresat dhe frustracionet serbe përgjatë historisë, një lloj Jeruzalemi serb. "Kosova serbe" është pjesë e teksteve të historisë, edukimit dhe diskutimit politik populist.

Kosova reale ku 90 për qind e popullsisë flasin shqip dhe miti nacionalist i ndërtuar në shekuj, gjatë dekadave të fundit, ishin aq larg njëri-tjetrit sa në Beograd herët ose vonë duhej të merrej një vendim: ose duhej hequr dorë nga përkufizimi mistik i Kosovës, ose nga realiteti politik. Elita dikur radikalo-nacionaliste e Beogradit, e detyruar nga aktualiteti politik evropian, vendosi për një qendrim realist.

Ky ndryshim i qendrimit në politikën serbe nuk erdhi nga hiçi. Gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 pati dëbime masive të popullsisë shqiptare nga milicët serbë. Pasi NATO detyroi trupat serbe të largoheshin nga Kosova guerilasit shqiptarë dëbuan një pjesë të madhe të popullsisë serbe dhe shumë banorë joshqiptarë. Serbia humbi praktikisht kontrollin mbi Kosovën me përjashtim të një rripi toke në veri të vendit. Një integrim i shqiptarëve të Kosovës në sistemin politik serb nuk mendohej më.

Serbët me orientim politik nacionalist, që përsërisnin vazhdimisht se Kosova ishte serbe, çka prej vitit 2008 është e sanksionuar edhe në kushtetutën serbe, nuk kishin asnjë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: a mund ta përfytyronin një luftëtar shqiptar si Thaçi apo Haradinaj si ministër të Mbrojtjes të Serbisë? Nëse i përgjigjeshin me 'jo' mohojnë pjesëmarrjen politike të shqiptarëve të Kosovës në shtetin serb dhe japin argumente për ndarjen. Nëse thonë 'po' duhet t'ia besojnë mbrojtjen e tyre njërit prej armiqve të urryer të luftës.

Këtë e di edhe Ivica Daçiç, ish zëdhënës shtypi i autokratit serb Millosheviç, atëherë i ri. Tani në postin e kryeministrit të Serbisë ai arriti "marrëveshjen historike" me ish armikun e luftës, tani kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçin. Ky është, ndoshta, një lajm i mirë.

Njoftimet për marrëveshjen e arritur sigurisht u bëjnë pjesë edhe ekzagjerimeve të zakonshme mediale. Kjo "ditë historike" parë me gjakftohtësi është vetëm një hap i parë në rrugën për një zgjidhje të mundshme të konfliktit. Mosbesimi mes palëve në jetën e përditshme është shumë i madh. E lidhur me zinxhirët e korrupsionit dhe e frustuar në ndjenjën kombëtare, Serbia vazhdon të jetë një kandidat i dobët në rrugën drejt BE-së. Kosova, me ekonominë informale kriminale dhe klanet familjare, si qendrat e vërteta të pushtetit, pas fasadës së demokracisë, mbetet shtëpia e varfër e Evropës.

*Autori eshte kryeredaktor i redaksisë ne serbisht pranë radios gjermane DW

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Millosheviçi u suell ne fund te shekullit te XX me popullsine e Kosoves si Hitleri gjate LDB. Gjermanise mbas luftes i hoqen disa territori, qe kishte para LDB dhe u coptue.<o:p></o:p>

Te njajten gja pesoi edhe Serbia. Serbise i hoqen Kosoven mbas luftes se Millosheviçit dhe tash po diskutohet edhe Vojvodina.<o:p></o:p>

Ne Shkoder populli thote: Uflla (uthulla) e forte then shishen e vet.<o:p></o:p>

Po te mos kishte ba Millosheviçi ata krime te shemtueme ndaj popullsise se krahines se Kosoves, Kosova per 100 vjet kishte mbete nen Serbi, njilloj si trojet e tjera shqiptare nen Mal te Zi, Maqedoni dhe Greqi.<o:p></o:p>

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.