Togë-e-surrat-zezës Arjanë!

Ndoqa me kujdes dhe gjithë kërshëri vendimin e “21 janarit” ndaj po të shkruaj që nga Brukseli ku ndodhem me ‘pushime’ prej dy vitesh. Që në krye të herës desha të të sqaroj se po të shkruaj ty ngaqë njihemi personalisht. Me të drejtë ti mund të kundërshtosh me arsyetimin se ishe veç ‘bishti i kavallit’ në këtë proces, por edhe pas kësaj po të të them që nuk kam aspak ndërmend të merrem me dy kolegët e tu që dihet mirë se çfarë background-i kanë gjatë ushtrimit të detyrës. Kaq mjafton për të të thënë se me të tillë palaço që paguajnë edhe 100 mijë euro për një transferim në Tiranë, nuk kam ndërmend të merrem. E tha këtë gjë edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu kur i akuzoi për korrupsion.
E kam me ty Arjanë. Ti ishe në Tiranë dhe nuk kishe nevojë për transferim. Në Tiranë ke qenë gjithë kohës, që kur mbarove kursin 6 mujor tek Plepat. Nuk kishe arsye pse të bëheshe kamikaze në këtë proces. Në fakt, nuk është se je shquar ndonjëherë për intelekt, qoftë edhe mesatar, që ta kuptoje këtë, pasi për rreth 20 vjet gjykatëse ke mbetur vetëm një copë mishi. Një mavri që të përdorin më tepër se një leckë. Hidh sytë nga disa prej kolegeve të tua, të cilat me dinjitet, dhe pa u përdorur aspak, kanë arritur të bëjnë karrierë të admirueshme, ndërsa ti, veç poshtë e më poshtë, me lepur në bark dhe pa shtyllë kurrizore.
Dhe për t’u kthyer te vendimi juaj. Që në momentin e parë dukej që ishte një paçavure, edhe më i pistë se fytyra e atij që e lexoi. Ndoqa edhe deklaratën tuaj kundër Ambasadës Amerikane. Nuk besoj se ka mbetur ndonjë shqipfolës që të mos e kuptonte trashësinë tuaj kur thatë: ‘Të pritet zbardhja e vendimit’. Arjanë, ajo paçavurja që ju lexuat me ‘argumente dhe arsyetime’ çfarë ishte!? Ju duken gjë budallenj njerëzit që të mos e kuptojnë ç’dmth vendim i zbardhur!? Nuk pritet nga juve që vendimi të ketë drejtshkrim të mirë, se dihet niveli juaj gjuhësor, në të folur nuk e kalon zhargonin e rrugës të dialekteve të rëndomta prej nga vini të tre. Vaj halli në të shkruar!
Në fakt nuk prisja drejtësi për 21 janarin, as prej teje dhe as prej dikujt tjetër që ndoshta e kam pasur pak me tepër mik sesa ty. Është e kuptueshme se ishte pafajësia që iu dha kriminelit të parë të 21 janarit para disa muajsh, ajo që i hapi rrugën katrahurës ku ke firmosur edhe ti Arjana. Që para se të largohesha që andej, duke të njohur mirë ty dhe sojin tënd, e kam thënë hapur se ajo çështje do të shkonte drejt degradimit, dhe … mjerë ata që ikën. Ndoshta për kuriozitet e ke parë edhe në dosje Arjanë, se, unë, (artikullshkruesi) më 21 janar, e kam pasur kokën, më pak se 10 centimetër larg kokës së të ndjerit Hekuran Deda. Ai nuk të shkruan dot Arjanë, ndërsa unë, po. Ende më gjëmon në vesh ajo krisma e mbytur e shpërthimit të kafkës së tij. Se çfarë bënë më 21 janar ata që gjykuat juve Arjanë po të dërgoj këtë foto bashkëlidhur me shkrimin.
Në atë procesin e 21 janarit, ndoshta të kujtohet që, sa herë që kishte seancë gjyqësore, më kërkoje në korridorin e gjykatës, edhe pse e dije mirë ku isha unë. U tregove e pabesë Arjanë. Në fakt unë të njoh që nga viti 2001. Ke qenë gjithmonë frikacake, servile dhe e paaftë. Të tillë të kam njohur gjithmonë. Nuk ke qenë aspak ndryshe, as me kolegët e tu gjashtëmujorë, të cilët i tradhëtove në momentin që ata kundërshtuan provimin për të mbetur gjykatës. Shumica e tyre refuzuan provimin dhe përfunduan të shkarkuar, ndërsa ti si vemje e vogël dhe e pafytyrë shkove në provim fshehurazi dhe mbete gjykatëse.
Nga miqtë e mi në Gjykatën e Tiranës kam dëgjuar se syzet e kushtueshme optike që ke vendosur kohët e fundit nuk e kanë kuruar aspak « miopinë » tënde. Ke mbetur njëlloj siç ke qenë, duke shikuar vetëm deri tek hunda jote, aq sa flitet se edhe bythën e Sali-Sovranit e gjen vetëm me nuhatje. Mirë që lëshon ndonjë pordhë ai mavri se do mbetje pa sens orientimi.
E meqë ra llafi, tani që i kreve porosinë Të Madhit, lëshohu të bësh ndonjë lek për veten tënde. Jam i sigurtë se pará ai nuk të ka dhënë për shërbimin e bërë, por kjo nuk do të thotë që tashmë do të pengojë kush të mbushësh xhepin mirë, ashtu siç e ke zakon, duke iu vënë gjoba fakirave që fati i keq i ka sjellë t’i gjykosh ti.
Kaq kisha për të të thënë këtu. Kam edhe të tjera dhe do t’ua them atyre që iu duhen. Për ty kam edhe pështymën në surrat, por këtë, të garantoj, do ta bëj në rastin e parë që do të shoh.
Bruksel, 10 shkurt 2013
Comments
Po, cka ti shtohet ketij

Po, cka ti shtohet ketij shkrimi..

Kjo eshte nje thirrje per te shpetuar shqiptaret tjere nga keta dy derra; Sala e Thaci..

Ja ke bere mire z. Fatos. Dhe

Ja ke bere mire z. Fatos. Dhe do te beje mire t'ja thoje Arjanes qe vetem arjane nuk eshte por eshte gjak prishur, se nje nga ata te vraret mund te ishe ti, por fati te ndihmoi dhe plumbi te pershkoi doren. Viktime mund te ishte edhe nje i aferm i zonjes, qe patjeter ka qene duke protestuar. Cdo te bente zonja ? Do t'i shkonte per ngushellim ne shtepi, dhe me pas vrasesin e tij do ta nxirrte te pafajshem?

Z. Fatos!Edhe aq bisht kavalli nuk ishte kjo Arjana, perderisa votoi edhe kjo si dy te tjeret. Nuk pati asnje objeksion, asnje mendim kunder. Por nje dite zonja mund te gjendet me shishe acidi ne fytyre dhe gjoks, dhe do te kerkoje mbrojtje nga kriminelet. Denoji kriminelet zonje qe te mos denohesh ti neser nga kriminelet. Ose me mire mos i detyroni njerezit te behen kriminale...

Çfarë mund të presësh nga një

Çfarë mund të presësh nga një injorante me kurs 6mujorsh këta sojë janë kamikazët e dallkaukut tonë që na qeverisë për 20 vjetë nga fitore në fitore të shtërnguar sup më sup në një llogore

Zoti Mahmutaj,respek për ju

Zoti Mahmutaj,respek për ju veç, unë kam një bindje Darviniane në këtë rast; kafshët nuk preken në sedër se nuk kanë nderjegje si njerzit.

Te inkurajoj per guximin qe

Te inkurajoj per guximin qe ke, t'ua perplasesh ne surrat te vertetat ketyre monstrave me mantelin e gjyqtarit. Te pakten nuk fshihesh vrimave si ca te tjere, qe tuten nga perballja me te vertetat dhe bejne lojen e pushtetit vrases. Ti u distancove pas plagosjes dhe nuk u bere pale me krimin, te fshije krimin e tyre, pavaresisht se te joshen fillimisht ta fshehesh ate dhe meriton nje felenderim per kete gjest!

Krimi qeveritar eshte shumefish me i rende, se nje krim i rendomte qytetar, si ai vret vlerat, vret simbolet, vret berthamen e qyteterimit, ate te lirise per te protestuar, per te drejtat themelore te njeriut, te sanksionuar ne Kushtetute e ne ligje!

Kjo eshte arsyeja kryesore, pse krimi qeveritar duhet denuar!

E tmerrshme sesi mund te

E tmerrshme sesi mund te falen ata qe vrasin 4 njerez te pafajshem...ketu ka vdekur gjithcka, eshte fatkeqesi ku do rriten femijet tane. Saliu dhe aparati i tij, eshte gjakatar, shtypes, shkaterrues, mizor, i pa meshirshem...o zot na ruaj...

Add new comment