Spartakus, a do të vjedhim edhe ne si demokratët?

Postuar në 08 Korrik, 2013 10:54
Bardhyl Matraxhiu

Spartakus është varianti latin i emrit të Spartakut, udhëheqësit të kryengritjes së skllevërve në Romën e lashtë (73-71 para e.r.). Historianët romakë japin shumë pak të dhëna për jetën e tij dhe asnjë fjalë e interes për dashuritë ose seksualitetin e tij, që në kohët moderne janë të gjitha fantazi romantike shkrimtarësh e regjisorësh të Hollivudit. Ishte trakas me nga një fis nomadësh (vllah?). Kishte bërë ushtrinë në këmbësorinë romake dhe nuk dihet si kish përfunduar skllav, gladiator. Plutarku dhe Apiani admirojnë aftësinë e tij se si arriti t’i kthejë turma rebelësh të revoltuar në një ushtri të rregullt dhe të aftësive që tregoi si udhëheqës ushtarak i skllevërve. Më 1861-shin, Marksi, në një letër Engelsit e quante përfaqësuesin më të shquar “të proletariatit antik” dhe si strateg e krahasonte me Garibaldin, por vetëm në vitin 1919, kur K. Libkneht dhe R. Luksemburg themeluan Lidhjen Spartak, pararendëse e partisë komuniste gjermane, emri tij u bë mjaft i preferuar në botën lindore si emër njerëzish, shoqatash e skuadrash futbolli. Po më parë, në Itali, Rafael Xhovanjoli, historian dhe romancier garibaldin, botoi romanin e tij “Spartaku” (1873) me një parathënie të vetë Garibaldit që “Xhovanjoli kish paraqitur një çlirimtar të një bote pa skllevër e padronë”.   Pyetja e titullit është për Edi Ramën, paralelizëm, perifrazim i një pyetjeje figurative që në romanin e Xhovanjolit iu bë Spartakut nga shokët e tij: “Spartak, kur të fitojmë ne, a do të bëjmë bankete si romakët?”. Romancieri tregon se si pas betejës së parë të rëndësishme me një ushtri të rregullt romake, ku korrën një fitore të bujshme, Spartaku iu përgjigj negativisht kësaj pyetjeje sepse ata luftonin për idenë e lirisë dhe të barazisë, dhe nuk mund të ishin si romakët. Spartaku u premtonte atyre rilindjen, megjithatë, thjesht për t’u bërë qejfin shokëve dhe për t’i dhënë zemër ushtrisë së tij ai pranoi privilegjet e pretorit të mundur romak dhe parakaloi me pompozitet, i shoqëruar nga gjashtë liktorë romakë që i kishte zënë robë para ushtrisë së skllevërve që thërriste në kor: “Spartaku perandor, Spartaku perandor!”. Fituesi  rrezikon të imitojë të mundurin, ka dashur të thotë Xhovanjoli, por edhe shkrimtarë e filozofë të tjerë  kanë folur për idenë e “ciklit fatal” të rrethit të mbyllur, ku çdo gjë përsëritet dhe kthehet po aty ku ishte, pavarësisht se me dukje dhe formë tjetër. Batica e çdo revolucioni kur tërhiqet lë nga pas llumin e një burokracie të re, pas çdo revolucioni lindin Bonapartët rij, ka shkruar në ditarin e tij Franc Kafka.
Pra, paralelizmi është te pyetja direkte që heshtazi, e nënkuptuar ose e thënë me fjalë, në një formë ose në një tjetër, mund t’ia kenë bërë miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë dhe që qëndron si çështje e hapur para Edi Ramës: “Edi Rama, kur të fitojmë ne, a do të vjedhim dhe t’i mbushim xhepat si demokratët?”. Publikisht, Rama që e di këtë pyetje edhe pa ia bërë haptazi, po i përgjigjet negativisht me një “Jo” të prerë. Tashmë nuk kemi atë Ramën e thirrjeve anarko-sindikaliste, të marshimeve me tym gomash, të bojkoteve e obstruksionizmit etj. E ka hequr si të thuash atë kostumin e tipit Çe Guevara, dhe poturet e Pezës, madje “po bën dhe një dush” për të hequr çdo grimcë dhe për të dhënë dhe imazhin e një Kryeministri modern europian dhe liberal. Deklarimet janë konstruktive dhe synojnë të na bindin se “historia nuk do të përsëritet në formë qerthulli të mbyllur”, paçka se në to ka edhe një lëvozhgë populiste të tipit “do t’ju shërbejmë” etj. Një qeveri e vërtetë nuk mund të jetë “shërbëtore e popullit”. E kujt i duhet një qeveri e dobët, e përulur dhe servile për vota para elektoratit, si një shërbëtore, ashtu sikundër nuk i duhet asnjë qeveri që të sillet si “padrone e popullit”, që i trajton pronat, institucionet dhe ligjin për të favorizuar miqtë dhe për të ndëshkuar  kundërshtarët, sikur ta kishte Shqipërinë çifligun e saj. Një qeveri duhet të jetë thjesht një qeveri, as shërbëtore, as padrone e popullit. Por, pavarësisht këtyre frazeologjive populiste, përgjigjja publike indirekte e Ramës për këtë pyetje të imagjinuar është: “Jo, nuk do t’ju lë të mbushni xhepat e të vidhni, as me lezet e as pa lezet. Gjithçka do të jetë ndryshe!”. Kjo dukje e re e tij është jo vetëm ndryshimi i statusit dhe i optikës, tashmë jo si “revolucionar” që kërkon pushtetin, po si Kryeministër që duhet të mbajë premtimet. Ndikim pozitiv në këtë dukje të re të Ramës mund të ketë dhe këshilltari Kempbell.
Por, problemi i vërtetë nuk është përgjigjja publike e z. Rama e as dyshimi hipotetik në sinqeritetin e idealizmit të tij, por mundësia se si do t’i frenojë Rama me instrumentet e një shteti demokratik orekset e fshehta që simbolizohen në këtë pyetje. Ka njerëz ambiciozë dhe idealistë që me forcën e vullnetit dhe të ambicies mund të bëjnë gjëra të paparashikuara, por shpesh janë liderë autoritarë, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq diktatorë. Shqipëria, ndoshta duke ardhur nga një diktaturë, nuk mund të qeveriset pa një lider të fortë autoritar, por gogolizimi që iu bë Berishës nga PS, nga disa media dhe analistë, do të jetë një precedent që mund të përdoret edhe kundër tij nga opozita, por edhe nga “aleatët”, “armiqtë e brendshëm”, nëse reformat e tij do të bien në kundërshtim me interesat financiare të klaneve të brendshme që e sollën në pushtet. Thelbi i tranzicionit politik në këta 20 vjet ka qenë pikërisht lidhja e fshehtë dhe e hapur e pushtetit politik me interesa klanesh për ndarje pronash e fitimi, sepse paraja të sjell pushtetin dhe pushteti të sjell paranë. Këtu nuk është fjala vetëm për para për vila e lukse perverse personale, por për atë paranë e fuqishme që hidhet pa hesap në fushata dhe, sigurisht, sipas ligjit të ekonomisë së tregut, jo pa interes fitimi. Shto pastaj dhe faktin që në një vend si ky i yni, një aradhe e tërë njerëzish nuk kanë mundësi tjetër për mirëqenie përveç se të zënë ndonjë punë me rrogë shteti që nga policia e deri në dogana, dhe “të nxjerrin ndonjë lek”.
Në tekstet e dikurshme të ekonomisë politike marksiste përsëritej shpesh formula e nxjerrjes së mbivlerës nga kapitalizmi në formën e qarkullimit para-mall-para, PMPprim. Meqë Pprim del më e madhe, atëherë shtesa që presupozonte mbivlerën ishte puna e papaguar e punëtorit, shfrytëzimi. Në ekonominë dhe në politikën shqiptare, për shkaqe të një ekonomie të varfër të tranzicionit, por edhe subjektive të politikanëve që synojnë pushtetin, u gjet një formë e deformuar e kësaj formule të qarkullimit të parasë, PPPprim, ku mund ta nxjerrësh mbivlerën jo duke prodhuar, blerë e shitur mallra, por duke blerë pushtet. Shpenzimet marramendëse, të hapura dhe të fshehura, të gjithëkohshme ose në rast fushatash, mediat e paintegruara në ekonominë e tregut që mbahen me financime të fshehta për t’i shërbyer luftës për pushtet, janë një faturë shumë e madhe që rëndon në gjendjen sociale të këtij populli, që ha ushqime të thartuara dhe pi ilaçe të skaduara. Asnjë biznesmen që ka shpenzuar, që është dukur në tribunat e udhëheqësve tanë, që është futur në listat e politikës, nuk e ka bërë këtë falas, por ka qarkulluar paranë për të nxjerrë “mbivlerë” sipas formulës së deformuar të kapitalizmit shqiptar. Sigurisht, nuk përfshij individë të veçantë që i futen politikës për pasion e idealizëm, por kjo nuk mund të kuptohet nga vetëdeklarimet e stërbetimet e tyre, por nga barazia e politikanëve para ligjit dhe nga pamundësia e tyre për ta devijuar atë. Duhet idealizëm dhe instrumente të fuqishme politike për ta kthyer këtë formulë PPPprim, të tranzicionit shqiptar në formën e saj natyrale “marksiste”, ku biznesmenët të qarkullojnë paranë në prodhimin e tregtimin e mallrave dhe jo në tregtinë e trafikimin e posteve dhe pushtetit.
Klanet e fuqishme të politikanëve-afaristë që kanë investuar direkt për të qenë brenda politikës, por edhe ato që kanë financuar jashtë saj, do të përpiqen ta influencojnë dhe do të reagojnë fshehtazi dhe ndoshta dhe haptazi kur të shohin që paraja e investuar në politikë nuk po i shumëfishohet. Dhe ky Kryeministër në dukje i fortë me 84 deputetë, me një fitore që trumbetohet si plebishitare, mund të shohë shpejt që ka një qeveri të brishtë dhe vulnerabile. Në listat e deputetëve fitues të PS-së ka mjaft biznesmenë, por përveç  presionit të brendshëm të këtij grupi, rreziku është që pushteti i tij do të jetë i ndarë me LSI-në. Pushteti dhe influenca politike e tij do të jetë e kufizuar për shkak jo vetëm të aritmetikës elektorale që e bën vendimtare LSI-në për koalicionin qeverisës, por edhe se lideri i saj Meta do të dominojë Parlamentin për të mbështetur një qeveri të brishtë, kryetari e ministrat e së cilës nuk do të jenë parlamentarë. Kemi të bëjmë me një biumvirat Rama-Meta, ku gjithçka do të varet nga vullneti politik dhe konsensusi i të dyve, nga “besa e burrëria” kundrejt njëri-tjetrit. Por eksperienca tregon se këto kategori morale pak hyjnë në punë në politikën shqiptare kur ndahen interesat, sepse “…sa e mban bari vesën, aq e mban politikani besën” thotë një popullore elbasanase për atë fjalën që tashmë është bërë sinonim i fjalës politikan.
LSI përcaktohet nga shumica e analistëve dhe politikanëve jashtë saj si parti “pragmatiste” dhe si “çudia” e rezultatit elektoral. Ajo bëri haptazi një fushatë të bujshme, të mirëfinancuar dhe u mbështet nga afaristë të fuqishëm. Kur them haptazi, nënkuptoj fushatën e kushtueshme të kësaj partie dhe mjetet legale postera, banderola etj., dhe jo atë punën e zarfeve që përflitet kafeneve e berberhaneve, ndonjëherë dhe në shtyp. Mund të jetë një legjendë urbane nga ato që besohen rëndom vetëm se gjoja thuhen fshehtazi dhe nën zë, por çudia e numrit të votave të Apostolit të LSI- së në Kukës dhe një turmë e vogël kuksianësh që e ngrinin në krahë është po aq e pashpjegueshme sikur të merrte vota Shpëtimi ose Tahiri i çamëve në zonën e Dropullit dhe t’i ngrinin në krahë. Edhe po të ketë diçka të vërtetë, legjenda urbane e zarfeve nuk mundet të ketë ndikuar dukshëm në atë shumëfishim mandatesh. Sidoqoftë, paraja e madhe që është derdhur legalisht na bën të besojmë se pyetja imagjinare e Spartakusit që i është bërë Edi Ramës, i është bërë dhe Ilir Metës nga të vetët, por disi më ndryshe nga Edit: “Ilir, po të fitojmë ne përsëri, a do të na lësh të vjedhim si në kohë të Saliut dhe baltën t’ia lëmë Ramës?”. Përgjigjja publike e Metës, që është një politikan i vjetër dhe me përvojë, kuptohet që është negative, por edhe ata duan mbivlerën e tyre.
Të gjithë do të kërkojnë “hakën” e investimit të tyre financiar ose të “luftës” së tyre nga një votim që po lexohet si “revolucion çlirimtar”. Spartaku i romanit të Xhovanjolit nuk u vu në provë nëse do t’i rezistonte pyetjes së bashkëluftëtarëve të tij, sepse historikisht 1800 vjet më parë e kishte humbur luftën dhe Roma do të shkërmoqej ngadalë nën peshën e vet 400-500 vjet më vonë jo nga kjo kryengritje. Ndërkaq, Rama dhe Meta e fituan në mënyrë të pakontestueshme fushatën elektorale që po na e paraqesin si “betejë elektorale”, si revolucion votash, dhe do të jenë në sfidë për përgjigjen e pyetjes që u kanë bërë para “betejës”. Le të shpresojmë që tranzicioni mbaroi dhe në dëshirën e ambicien e tyre “për të hyrë në histori”. Përndryshe gjithçka ka do të përsëritet. Pas 8 vjetësh do të dalë një tjetër “rilindës” dhe barkboshi do të ngelet po zorrëtharë, bythëçjerri po brekëgrisur.

Panorama

Comments

Submitted by Mustafa (not verified) on

Wuue sa trima jemi ne per te kritikuar ata qe s'na rrahin e s'na pushojne nga puna!!!???

Pa u bere akoma kryeminister Edi jane sulur keta te zgjuarit ta kapin duke vjedhur.

Me Salen s'ua mbante bytha te flisnin edhe kur Sala ishte i zhytur deri ne fyt ne pislleqe.

Nje keshille per Edin. Bej edhe ti si Sala se ka per te te dale me mire. Ky popull shkerdhate keshtu e do. Q...  nenen te te thone baba.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Qe te jesh i qete Bardhyl : po qe se ne 6 muajt e pare te qeverise Ramiste nuk procedohen e arestohen bosat e vjedhjeve dhe korrupsionit si dhe perfituesit e jashteligjshem rreth tyre, do te thote qe dasma do te vazhdoje, madje dhe me e madhe,  kujto rritjen e permasave te korrupsionit nga Meta te Nano e deri te Saliu.

Submitted by anticensurë (not verified) on

o këno

lexo një herë takimin e majkos në bilisht ku paralajmëroi doganierët:

“Tani të gjithë bëni gati plaçkat dhe mendoni për një biznes të ri në tregun e lirë të punës për të vazhduar jetën si qytetarë të lirë dhe të ndershëm të Shqipërisë.”

po pate mirësinë të ma shpjegosh mua këtë thënje të shpjegoj unë se çdo të ndodhë në gjasht muajt e parë dhe më pas me rilindjen ose lirindjen e pas 1 prillit

Submitted by Dardan (not verified) on

Ja keta .... na prishin pune ne shqiptareve, del tjetri dhe ben pordhet e Xhovanjolit per te na edukuar me gjakun romanjolas te De Amiçisit. .....! Shko gjeji shembujt ne Shqiperi se jane me miliona!

Submitted by Spartaku (not verified) on

- "Spartakus është varianti latin i emrit të Spartakut, ...   Ishte trakas me nga një fis nomadësh (vllah?)."  Diçka kaq interesante nuk e kam lexuar prej kohesh.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Fakti qe Edi Rama ka kerkuar qe te gjithe ata qe kane bythe dhe këllqe te kontibuojne me dijet, aftesite profesionale, arsimin perendimor dhe shkathtesite organizative, te ben te mendosh se ai po kerkon te aplikoje edhe ne qeverisje dhe ne administrim modelin qe perdori per Avokatin e Popullit, qe solli ne krye te ketij institucioni nje njeri me begraund ligjor, me integritet dhe dinjitet. Ndryshe nga shume emerime e perzgjedhje klanore te bera nga beribati Berisha dhe mafia e tij. Merita eshte ajo qe vendos gjerat ne vendin e tyre. Natyrisht pyll pa derra nuk ka, dhe mund te dale ndonje i gardes se vjeter te Nanos per ta ndyre ngjyren e shpreses, por nuk duhet folur para kohe. Kritikuesit le te presin faktet, sepse ata nuk jane as Kasandra, as Orakuj, as Nostradamus, as etalone te se vertetes. Nese nodh, aty e keni Edin, shajeni sa te doni.

Eshte vertete e çuditeshme sa e kritikojne Ramen, jo vetem sot, por edhe me pare, qysh kur mori kryesimin e PS. Mandje edhe kur pastroi hale-kioskat e Lanes, qe ndertoi Berisha dhe banda e tij, e shanin dhe e kritikonin, edhe kur ktheu bulevardin Deshmoret e Kombit ne stilin e ti orgjinal, e kritikuan, edhe kur filloi punimet per rikonstruksionin e sheshit Skenderbej e kritikuan, por kur Basha e ktheu sheshin ne nje Lines dhe katraure qarkullimi, askush nuk beri ze. Duket se ka me teper vend, pertej Spartakusit te autorit dhe gjithe berishisteve komunisto-fashiste, fjala e urte e popullit "Pemen qe ka kokra, e gjuajne me gure". Siç duket dhe eshte provuar tashme Edi Rama eshte "Peme me kokra". Hallall

Submitted by keno kotorri (not verified) on

I nderuar xhaxha !    Qe te jeni te sakte duhet te themi qe  Hale e shkuar haleve Lanen e e bene pas '97-tes sepse deri atehere kudo ku kishte kioska ishin me leje provizore dhe vetem kioska e jo 3-5 katshe qe nga ura e bulevardit e deri tek Vasil Shanto e qe nga ura e rruges se Elbasanit e deri tek bryli.                       Kioskat e para u ngriten nga nevoja per dyqane tek Stacioni Trenit pastaj tek Muzeu e me vone tek Parku Rinia e fare pak tek Lana  duke filluar nga Shallvaret .    Ndersa prishja pat filluar qe para 95 tek Treni. Me vone i prishen Majko dhe Brojka te tjerat nga Rama  duhet pranuar me kurajo dhe vendosmeri dhe beri shume mire. Me kurajo, meqene se zgjedhjet jane pas kater vjetesh, duhet nderhyre ne bregdet, por perpara te shohi vjedhjen e prones shteterore atje nga vetem pak vete.

Submitted by Anonim (not verified) on

Xha Jaho

Edi ka celesat e kulles se kashtes. Shqiperine e qeverisin Spartak Brahot, padrinot qe Rama i ka futur deri ne parlament. Spartak Braho qe i ben shantazh te hapur shtetit shqiptar dhe as prokurorise nuk ja mban ta therrrase e hape proces. keshtu qe Edi ka vetem pjesen e imazhin, pra celesat e kashtes. Pastron dritaret qe ato te shkelqejne teksa Baronet e droges drejtojne shtetin dhe percaktojne fatin tend, timin dhe te femijeve tane - fatin e skllavit.

Muc Nano premtoi se tani qe fitoi e majta do bente gazetarin. Po shtate i shkojne te beje gazetari e te na tregoje se sa mafioze jane ulur ne parlamentin shqiptar, kush e drejton ne te vertete shtetin shqiptar, dhe se sa i shantazhuar eshte Rama, qe per fitoren ka paguar koston e burgut te tij te perjetshem, ka paguar vdekjen e tij politike, morale dhe humane.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ju "demokratet" jeni njerezit me hipokrite ndonjehere, jeni te dhjere, dhe krenare, te felliqur e te zgjebosur. Shantazhimet e Rames mbaji ne bllokun tend dhe aplikoji tek selia e PD, se persei njerei si ju qe shkaterroni vendin nuk po mbani akoma nje fije pergjegjesi.

Edi Rama eshte makthi juaj dhe shpresoj tju tredhi te gjitheve se KESHTU E MERITONI!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Makthi im nuk eshte Edi Rama por Spartak Braho, Lefter Koka, Tom Doshi. Kokedhima dhe biznesmenet mafjoze te PS. Eshte Lul Basha dhe Kol Olldashi dhe mafjozet qe i financojne. Ilir Meta dhe gruaja e tij. Pra: Gjithe keto plehrat qe kane krijuar nje sistem qe i riprodhon dhe i mban gjalle ku Rama eshte thjesht nje kukull qe keta e mbajne sa u duhet dhe e hedhin ne plehra kur te duan.

Submitted by anticensurë (not verified) on

emri dritan ma merr mëndja vjen nga gegërishtja-drit tan-githandej dritë,por shkrimi tënd është ertan-erësirë i tani-i gjithi errësirë!!

anonim ta ka dhënë përgjigjen!!

i thonë një fjale të vjetër"gjuha pret më shumë se shpata"!në rastin tonë bytha e ramës është në rrezik prej gjuhës tënde,o dritan!!

Submitted by Klrivert (not verified) on

Respekte per kete analize Z. Matraxhiu.

Por une mendoj qe ehste ca i parakohshem.

Deri ne Shtator  ai ka celesat e kashtes. Deri ne Janar ka ndarjen e Tortes (nje bythe torte eshte zor se del per te te tere.)

Tani ketu jemi.  Jeta vazhdon. Vetem naivet besojne se tashme do hane me luge floriri.

Gjithsesi po e mbyll me nje shprehje kumarxhinjsh. -"Krehi mire letrat"

Ne letrat e krehem. ishalla na bien letra te mira :)

Submitted by shalom (not verified) on

Analiza eshte shume e sakte, dhe pse dikush thote e parakohshme. Me mire te jete e parakohshme, sesa te mungoj fare ne fund te dites. Eshte nje iluzion te besohet se ne demokraci pushteti ekonomik eshte i ndare nga pushteti politik. Vecse ne Tranzicion ( dhe jo vetem ne Shqiperi)  pushtetet kane qene identik, dhe aty qendron e keqja. Nga padituria dhe pamundsia biznesi shikon vetem nje lope qe mund te mjelet ne Shqiperi, dhe kjo lope eshte shteti. 99% e te rinjve ne Shqiperi kane per synim nje pune shteti, qe te hane pa leke dhe te flen pa breke, nuk merr njeri inciativ personale, ky eshte sistemi yne. Le te shpresojme qer pushtit i ri do te arrije te prodhoj aq stabilitet politik qe te biznesi te gjej dhe lope te tjera per te mjel, dhe rinia te tregoj me shume incative sipermarrse.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.