Shtetit mafioz i duhen pedofilët

Shteti shqiptar nuk është i dobët, problemi qëndron se forcën e tij e ka përqëndruar në mbrojtje të interesave tërësisht private. Le ta tregojmë një histori me krim duke e jetuar mbrapsht në kohë . Nga fundi në fillim. Dita kur një ngjarje e rëndë mbaron është ajo kur një vendim gjykate jep vendimin për krimin. Nuk do më duhet retorikë shumë e komplikuar për të treguar se gjykatësit janë më të pasur pas atij momenti. Një gjyq ti e ke gjithmonë të humbur, dhe mund ta fitosh vetëm kur e fiton. Çfarë do të thotë kjo? Gjykata kur sheh se ti me kokëfortësi nuk ke paguar, duke menduar se ke lexuar ligjin, në kët moment me shumë delikatesë të jep një leksion jete të paharrueshëm. Duke shtyrë me një seancë dhënien e vendimit, të jep kohë të reflektosh se ligji, nuk është ai që lexon, por janë transaksionet në llogaritë e gjyqtarëve. Një pedofil nëse nuk ka mundësi të paguajë mund të marrë kredi në bankë. Kjo ndihmon dhe kapitalizmin model Pinoçe-t dhe hallkat e ndërmjetme. S’kemi mbaruar. Nëse i pandehuri e di që ka gabuar, di dhe sesi t'ia hedhë. Këtu na vjen në ndihmë teoria e konflikteve, që duket sikur nuk është e rëndësishme. Nëse njeh problemin ke kaluar me sukses hapin e parë. Në këto kushte mendon për zgjidhjen. Para se të përfundosh në gjykatë kalohet në filtrin e prokurorit, i cili nuk kërkon as më shumë e as më pak nga jeta, sesa të jetë në të njëjtin nivel jete më gjykatësin. Në këtë pikë nëse je një kriminel me patentë, duhet të kesh lidhje pozitive me taksuesin tënd të vërtetë. Dihet që krime si vrasja nuk mund të kontaktojnë te tatim taksat, apo të kenë nipt normal, duke qënë se çuditërisht akoma niveli i moralit naiv nuk e lejon. Nuk dihet ende se çfarë duhet të ndodhë më, që dhe kjo situatë të shkojë në vendin e vet. Por nëse një ditë kjo do të ndodhte, ndoshta nuk do të na duhej një sistem taksimi progresiv. Do të mjaftonin taksat e vrasjeve, përdhunimeve, korrupsionit qeveritar, dhe me radhë deri tek vjedhjet e celularëve, kategori kjo e fundit që paguan realisht. Nëse nuk do burokraci as me prokurorin mund të lidhesh përpara me policinë e shtetit. Për këtë të duhet një çifteli, bark prej grykësi dhe dashuri e madhe mes burrash. E këshillueshme është, të mos kesh facebook; ose të paktën jo model i ri, me Timeline. Fotot e hedhura në momente emocioni dhe rakie, mund të të dëmtojnë. Apo jo, kjo s’ka ndodhur kurrë. As në rastin enjë të akuzuari për vrasjen e një funksionari të lartë policie. Fotot foto, puna punë dhe vrasjet vrasje. Mos ta ngatërrojmë jetën personale me atë publike. Mendo sikur të ndodhte në Gjermani një situatë e tillë. Atje ku dhe për një kopje në tezë doktorature të bëjnë të japësh dorëheqje. Pse të krahasohesh me Gjermaninë. Ja kështu kot, meqë dhe në nivel ekonomie po ecim krah më krah si viganë.
Tjetër kujt i duhet një kriminel? Medias. Sigurisht. Lajmet që dalin përpara përfundimit të hetimit tregojnë se lidhja nuk është thjesht naive. Kemi të bëjmë dhe këtu me transaksione, pa tjetër që të një niveli më të ulët.
Një kriminel pedofil i duhet qeverisë. Duke e arrestuar duket se ka qenë në alert dhe ia ka dalë të funksionojë. E sigurt që askush nuk do të ndihet mjaftueshëm i sigurt të akuzojë ministrin e drejtësisë, që nuk vë në lëvizje kontrollet e gjyqtarëve. Askush nuk ndihet i sigurtë nëse do të kuptojë se çfarë dreqin ndodh çdo ditë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Një vrasës pedofil është kaq i neveritshëm sa ia del të zvogëlojë përmasat e çdo traume tjetër në jetët tona. Na bën të harrojmë se në Gërdec u dogjën fëmijë (ndjesë prindërve që po ia kujtoj dhimbjen që se harrojnë dot). Na bën të harrojmë se 4 protestues u vranë në sytë tona, duke treguar se dënimi me vdekje vret dhe kur nuk është i sanksionuar me ligj. Na bën të harrojmë se shumë njerëz jetojnë në skamje. Valbona, gruaja e dytë e vrasësit pedofil ishte 20 vjeçe, dhe nuk kishte asnjë klasë shkollë. Ajo është përdhunuar nga një sistem që nuk e garanton dot në rehabilitim. Vrasësi pedofil na bën që të mendojmë se jemi njerëz më të mirë meqë kërkojmë me forcë dënim me vdekje të një mostre. Vetë për definicion mostra është përzgjedhje e rastësishme e një kategorie që përfaqëson. Kategoria që e mundëson aktivitetin e tij, është pikërisht ajo që duhet të na garantonte një jetë më të sigurt. Vrasësi merr me vete negativitetin, duke penguar që të shohim me vendosmëri se mostrat që përfaqësohen nga një mostër, janë mirë e bukur. Thjesht po marrin përsipër që të na nxjerrin nga kjo situatë. Që të shpëtojnë fëmijët tanë nga tragjedia e radhës. Ajo që ne e dimë me siguri matematike që do të ndodhë. Ajo që na bën të lutemi tek zoti (kur besojmë) apo tek probabiliteti kur nuk e kemi dhuntinë për të parë nga ajri mbi kokat tona është frika e drejtë, se shteti mbron vetëm fajtorët. Unë do të doja të dënoja me vdekje sistemin e mafiozëve, që në emër të përfitimit privat na sigurojnë vetëm spektakël mes dhunës. Shtetit mafie i duhen vrasësit pedofilë se vetëm kështu mund të duken më të pranueshëm, në këtë mënyrë gjen gjithmonë justifikimin se është i dobët dhe jo aq privat sa duhet.
DITA
Comments
Me humor te zi, por analize

Me humor te zi, por analize shume realiste.

Jemi shume keq por te pakten kjo ndodhi tregoi se guxojme te reagojme akoma rreth dickaje publikisht. Te gjitha pikat jane ceshtje te betejes kulturore per tu cliruar nga shteti privat.

O zot, sa vulgar dhe injorant

O zot, sa vulgar dhe injorant qe je ti o njeri. Po, e cuditshmja eshte se ty te pelqen shume vetja - te duket vetja qe je shume i mencur. Te uroj sic thone shkodranet ""te hypte vetja n'qejf"" Lart e me lart ishalla , o njeri pisanjos. Do te te sugjeroja te laheshe njehere, para se te shkruaje, e te shikoje veten mire , mire.

Nga fillimi deri ne fund ky artikull, vetem emrin artikull nuk e ka emrin. E tmerrshme, per gazetari keni mbaruar?, se dyshoj shume. Megjithate, dhe profesion tjeter sma do mendja qe te kesh.

Add new comment