Rrënjët e krizës globale po pastrohen
Postuar në 17 Shkurt, 2013 09:18
Anastas Angjeli
Obama: “Një ekonomi në rritje, e cila krijon vende të mira të punës për shtresën e mesme – ky duhet të jetë ylli ynë polar që duhet të drejtojë përpjekjet tona”. Fjalimi i përvitshëm i Presidentit amerikan mbi gjendjen e Unionit (State of the Union), fjalim që mbahet përpara kongresmenëve dhe senatorëve, konsiderohet tregues i saktë i qëllimeve politike të Shtëpisë së Bardhë. Në këtë fjalim Presidenti i SHBA shpalos pikat kryesore të planit të tij politik. Për këtë arsye, fjalimi i së martës i Presidentit Obama mund të konsiderohet edhe si një guidë politike, jo vetëm e vitit 2013, por e gjithë mandatit të dytë të tij. U duk qartë që Barak Obama vendosi si objektiv kryesor politik të këtij mandati të dytë të tij rivitalizimin e ekonomisë amerikane, ringritjen e shtresës së mesme (shtresë që e konsideroi si motorin e vërtetë të rritjes ekonomike të Amerikës) nëpërmjet një politike të re ekonomike dhe fiskale që bazohet në më shumë zhvillim, punësim, rritje të pagave dhe një politike të re taksash. Fjalimi i sivjetshëm i Presidentit amerikan, duke qenë se bëhet në vitin e parë të mandatit të dytë, por edhe në një periudhë kur ekonomia amerikane po rimëkëmbet, u karakterizua nga nota optimizmi: “Falë vendosmërisë së qytetarëve amerikanë sot kemi shumë progres për të raportuar… Pas viteve të recesionit bizneset tona kanë krijuar më shumë se 6 milionë vende të reja pune. Ne blejmë më shumë makina amerikane në krahasim me 5 vitet e shkuara dhe konsumojmë më pak naftë të huaj në krahasim me 20 vitet e shkuara. Tregu ynë imobiliar po shërohet, tregu financiar po rimëkëmbet dhe konsumatorët, pacientët dhe pronarët e shtëpive kanë më shumë siguri se kurrë më parë”.
I. EKONOMIA AMERIKANE PO RIGJALLEROHET, ME SHUME ZHVILLIM DHE DREJTESI EKONOMIKE
Obama: “Populli amerikan meriton një kod tatimor që siguron që miliarderët të mos paguajnë një normë më të ulët taksash sesa sekretaret e tyre”. Ashtu siç është e kuptueshme, për periudhën që jo vetëm SHBA, por gjithë bota po kalon, një pjesë të madhe të fjalës së tij Obama ia kushtoi ekonomisë. Ekonomi që, sipas të gjitha të dhënave, është në rrugën e duhur dhe po rimëkëmbet. Një sërë masash u shpallën nga Presidenti Obama gjatë fjalimit të tij. Shumica synonin mbështetjen e shtresës së mesme, uljen e deficitit, por pa harruar zhvillimin, tërheqjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin e manifakturës, arsimin e mirë profesional, nevojën për një reformë tatimore etj. Përsa i përket uljes së deficitit, Obama i qëndroi i palëkundur idesë se ulja e deficitit nuk mund të konsiderohet në vetvete një plan ekonomik dhe se fokusi duhet vënë në krijimin e vendeve të reja të punës. “Gjatë viteve të fundit, të dyja palët kemi punuar së bashku për të reduktuar deficitin nga më shumë se 2.5 trilionë – kryesisht nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve, por edhe nëpërmjet rritjes së taksave për 1% të amerikanëve të pasur…”. “Tashmë shumica nga ne janë të mendimit se një plan për uljen e deficitit duhet të jetë pjesë e axhendës sonë. Por le të jemi të qartë: vetëm ulja e deficitit vijon nga faqja 1 në vetvete nuk është një plan ekonomik. Një ekonomi në rritje, e cila krijon vende të mira të punës për shtresën e mesme – ky duhet të jetë ylli ynë polar që duhet të drejtojë përpjekjet tona. Çdo ditë ne si komb duhet t’i bëjmë vetes tri pyetje: Si mund të tërheqim sa më shumë vende pune në vend? Si duhet t’i pajisim njerëzit tanë me dijet dhe aftësitë e nevojshme për këto punë? Si të sigurojmë që kjo punë do na mundësojë një jetesë dinjitoze?”. Sipas Obamës, prioritet duhet të jetë pikërisht tërheqja e bizneseve të reja dhe e manifakturës. Duke marrë shembull disa kompani të fuqishme amerikane (si Caterpillar, Ford, Inel Apple etj.), të cilat po rikthejnë në SHBA linjat e tyre të prodhimit, Obama tha se duhet punuar që ky trend të vazhdojë. Pjesë e iniciativës së Presidentit për mbështetjen e këtij trendi është dhe mbështetja për arsimin profesional nëpërmjet krijimit të instituteve të inovacionit të manifakturës, të cilat do të bashkëpunojnë me ministritë e Mbrojtjes dhe Energjisë për të “shndërruar rajonet e lëna pas nga globalizimi në qendra globale të punëve të teknologjisë së lartë”. Përsa i përket sistemit të taksave dhe nevojës për reformën tatimore, Obama u shpreh se “populli amerikan meriton një kod tatimor që ndihmon bizneset e vogla të shpenzojnë më pak kohë për të plotësuar formularë të komplikuar dhe më shumë kohë për zgjerimin dhe punësimin, një kod taksash që siguron që miliarderët të mos paguajnë një normë më të ulët taksash se sa sekretaret e tyre, një kod tatimor që ul stimujt për të lëvizur jashtë shtetit, dhe ul normat tatimore për bizneset e prodhuesit që krijojnë vende të reja pune këtu në Amerikë…”. Ekonomia e një vendi është lidhur ngushtë me realitetin social. Askush nuk mund të mendojë se një vend ka ekonomi të fuqishme kur shtresa të tëra sociale gjenden të margjinalizuara nga një sistem ekonomik i padrejtë. Nevoja për të ulur hendekun e pagave në SHBA ishte një tjetër pikë ku Presidenti Obama u ndal. Në qendër të axhendës së tij është edhe rritja e pagës minimale nga 7,25 dollarë në 9 dollarë në orë. “Sonte le të deklarojmë se në vendin më të pasur në tokë, askush që punon me kohë të plotë nuk duhet të jetojë në varfëri, dhe të rrisim pagën minimale federale 9,00 dollarë në orë. Ky hap i vetëm do të rrisë të ardhurat e miliona familjeve… Në fakt, njerëzit që punojnë nuk duhet të presin vit pas viti rritjen e pagës minimale ndërsa pagat e CEO-ve nuk kanë qenë kurrë më të larta. Kjo është një ide me të cilën unë dhe senatori Romney ishim dakord vitin e kaluar: le ta lidhim rrogën minimale me koston e jetesës. Në këtë mënyrë do të kemi një rrogë me të cilën të mund të jetohet”, u shpreh ai.
II. BE DHE SHBA DREJT NJË MARREVESHJEJE PER TREGTINE E LIRE
Një tjetër pikë me shumë interes e fjalimit të Presidentit Obama, ishte edhe ajo që lidhej me marrëdhëniet ekonomike të SHBA me BE. Obama bëri me dije qëllimin e SHBA për forcimin e lidhjeve ekonomike me BE. “Tregtia që është e lirë dhe e drejtë në të dyja anët e Atlantikut, mbështet krijimin e vendeve të reja të punës… Sonte deklaroj se do të iniciojmë bashkëbisedime për një Partneritet Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve me Bashkimin Europian”, deklaroi ai. Kjo deklaratë u pasua në vazhdim edhe nga qëndrimet e zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët u shprehën optimistë për një bashkëpunim të ardhshëm dhe për një rivitalizim të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy fuqive ekonomike më të rëndësishme, pra SHBA dhe BE. Sipas Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, një marrëveshje e ardhshme ndërmjet dy fuqive ekonomike më të rëndësishme do të “ndryshonte rregullat e lojës” dhe do t’u jepte hov ekonomive në të dyja anët e Atlantikut. Ky zhvillim vjen në një kohë kur eurozona akoma po vuan pasojat e krizës, megjithëse situata është shumë më e qëndrueshme se një vit më parë, falë përpjekjeve të vazhdueshme të vendeve anëtare. Megjithëse papunësia mbetet akoma në nivele të larta, sidomos në Greqi (të dhënat e fundit flasin për 27%) dhe në Spanjë. Shifrat e tremujorit të fundit të vitit të kaluar pë eurozonën në përgjithësi ishin pak më optimiste. Megjithatë, ky mbetet një optimizëm i “trembur”, pasi ekonomia gjermane dhe ajo franceze, në 3-mujorin e fundit të vitit që lamë pas, pësuan tkurrje (Gjermania një tkurrje më të madhe që prej fillimit të krizës në vitin 2009). Gjithsesi, prodhimi industrial në eurozonë u rrit dhjetorin e kaluar, për herë të parë që nga muaji gusht i vitit 2011. Të dhënat përfundimtare të zyrës europiane të statistikës, Eurostat, treguan se prodhimi industrial në 17 vendet e eurozonës u rrit në normë mujore me 0.7% përgjatë dhjetorit dhe shifra ishte shumë herë më e mirë se pritshmëria e analistëve të tregjeve për rritje me 0.2%. Sidoqoftë, një rivitalizim i marrëdhënieve tregtare ndërmjet BE dhe SHBA dhe një “marrëveshje komprensive dhe ambicioze” do ta rritnin GDP-në e BE me 0,5%. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet BE dhe SHBA konsiderohen si të një rëndësie të veçantë nga të dyja palët dhe periodikisht janë zhvilluar samite dhe takime nivelesh të larta. Që nga mesi i viteve 1990 dhe në vazhdim, zhvillimi i këtyre marrëdhënieve dypalëshe është bazuar në Axhendën Transatlantike të Re (New Transatlantic Agenda), në përputhje me Partneritetin Ekonomik Transatlantik (Transatlantic Economic Partnership) të drejtuara nga Këshilli Ekonomik Transatlantik (Transatlantic Economic Council). Kjo nismë e re e Presidentit Obama dhe e mirëpritur nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian, pritet të ndihmojë vërtet në përmirësimin e tregtisë së lirë, në luftën ndaj proteksionizmit dhe në rritjen ekonomike në të dyja anët e Atlantikut, nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës në një periudhë kur kjo është kaq shumë e nevojshme.
Një ekonomi amerikane me shenja të plota në rigjallërim dhe rritje duket se po i pastron rrënjët e krizës globale, megjithëse eurozona vazhdon të jetojë në ethet e kësaj krize. Zhvillimet e reja në partnershipin ekonomik transatlantik që Presidenti Obama inicioi po rritin besimin se edhe eurozona po i afrohet zgjidhjes përfundimtare të krizës.
PANORAMA
Comments
Submitted by leo (not verified) on
He merr burokrat i pashprese ...nuk e keni idene se c'tsunami eshte duke ardhe ...lufta e hapur  e zhvleresimit te valutave (hapin e pare e hodhi Japonia) eshte paradhoma e nje lufte tregtare ...cka sjell nje lufte ushtarake ...kujto 1933 se c'ndodhi ...
Submitted by kapedani (not verified) on
ky eshte nje nga financieret e pare te PS-s, i rilinduri ne PS (jo reborn in christ)?
Ky prof. dr. dhe akademik shkruan nje artikull duke u bazuar dhe interpretuar fjalimin e presidentit te SHBA-se. Nderkohe qe edhe te diplomuar tani ne universitetin e Tiranes do te shkruanin nje ese me argumente teorike dhe empirike ekonomike bazuar mbi shifra. Nese une do te isha pedagogu i studentit Angjeli do t'i kepusja nje kater per mungesen e origjinalitetit ne kete sprove dilentante.
Titulli dhe konkluzioni bejne fjale per "rrenje te pastruara". Cilat jane keto rrenje? Cfare nenkupton kjo metafore? tregun financiar? industrine? Ne asnje rresht te artikullit autori nuk i rreferohet metafores se vete, dhe as nuk kuptohet se cfare eshte pastruar.
Me pas shprehet per prodhimin industrial "prodhimi industrial në 17 vendet e eurozonës u rrit në normë mujore me 0.7%".  Pastaj ... "Sidoqoftë, një rivitalizim i marrëdhënieve tregtare ndërmjet BE dhe SHBA dhe një “marrëveshje komprensive dhe ambicioze” do ta rritnin GDP-në e BE me 0,5%." - me fal, si dole ne kete konkluzion? ne fjaline pararendese po flisje per prodhim industrial ne EU, si reflekton kjo ne GDP-n e EU dhe te USA? kujt i perket ky citat "marreveshje komprensive dhe ambicioze"? Cfare do te thote ky citat ne terma ekonomike?
Dhe tjetra, e gjithe kjo tjerrje kopjace pa perfshire fare ekonomine e Shqiperise, e rendesishme per lexuesin shqipetar. Po perse lexuesi i Respublica nga "akademiku" Angjeli pret te mesoje mbi ekonomine e SHBA-se dhe Europes?
Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on
Ky artikull eshte nje bllof siç ben Berisha per Shqiperine.Angjeli mer persiper te na entusiazmoi per Obamen .Haaaaa.Kjo loj ekonomie ,ky lloj kapitalizmi kane nevoje per ndryshime themelore.Shkurt kemi nje te semure ne reanimacion qe jane mardheniet aktuale ne prodhim.Marksi nuk ka gabuar.Forcat prodhuse ose fuqia e punes eshte disa here ne shperpjestim me mardheniet ne prodhim.Ndofta nje lufte globale shikohet si zgjidhje e ndergjegjeshme dhe nga popujt.Degjoni emigrantin juve,ja ku po ja u them.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.