Re të zeza në Uashington për Berishën

Postuar në 31 Janar, 2012 01:22
Eduard Zaloshnja

Fill pas takimit të Presidentit Klinton me Presidentin Berisha në vitin 1995, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u deklaroi gazetarëve se presidenti shqiptar e kishte garantuar homologun e tij se ishte i përkushtuar për respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Arsyeja pse iu kërkua ky premtim ishte sepse Gjykata e Lartë shqiptare, ndërkohë që Berisha ishte në Uashington, liroi minoritarët grekë që ishin arrestuar për incidentin e postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër (Greqia ia kishte kërkuar fort këtë gjë Uashingtonit, në shkëmbim të mospërdorimit të vetos së saj ndaj ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Bosnjë).

Por ç’bëri Berisha sapo u kthye në Tiranë? Shkarkoi Zef Brozin, Kryetarin e Gjykatës së Lartë!  Dhe ambasadës amerikane iu desh ta nxjerrë këtë të fundit fshehurazi nga Shqipëria, për t’i shpëtuar ndjekjes së SHIK-ut. Një shuplakë e tillë publike ndaj presidentit amerikan kuptohet që do të regjistrohej fort në Uashington (10 vjet më vonë Berisha do të pranonte në emisionin “Opinion” të  Fevziut se kishte gabuar në lidhje me ata minoritarët në vitin 1995 – ky ishte njëri nga vetëm dy gabimet që ai përmendi për kohën kur kishte qenë President i Republikës). Në fakt, përplasja rreth shkarkimit të Brozit shënoi dhe fundin e muajit të gjatë të mjaltit mes Berishës dhe Uashingtonit, që kishte filluar që në vitin 1991. Sesi vazhduan marrëdhëniet e Berishës me Uashingtonin deri sa ai u largua nga pushteti në vitin 1997, e di i madh e i vogël...

Ecim përpara në kohë: Vetëm një orë para se ambasadori aktual amerikan në Tiranë të dilte në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeprokuroren shqiptare, për të njoftuar publikun rreth rezultateve të ekspertizës zyrtare të FBI-së mbi vrasjet e 21 janarit 2011, zëdhënësja e Berishës  deklaroi se “Kryeministri, ndonëse ka denoncuar publikisht qëndrimin politik dhe bashkëpunimin direkt të kryeprokurores në skenarin e përmbysjes me dhunë të qeverisë legjitime të vendit, ka besim të plotë te sistemi ynë i drejtësisë”. Kuptohet që kjo shuplakë publike e Berishës ndaj amabasadorit Arvizu nuk është aq e rëndë sa ajo që i dha Presidentit Klinton 17 vjet më parë, por është më e drejtëpërdrejtë. Praktikisht, përfaqësuesi i shtetit amerikan në Shqipëri u paralajmërua se po i dilte në krah një bashkëpuntoreje në komplot për përmbysjen me dhunë të qeverisë shqiptare!

Dhe përgjigjia zyrtare nga Uashingtoni nuk vonoi të vinte: Në një intervistë dhënë para disa ditësh Zërit të Amerikës, Bob Hand tha: ”Të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, sigurisht që nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, Kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë” Por kush është Bob Hand (emri i plotë: Robert A. Hand)? Ai është këshilltar politik në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së që prej vitit 1983. Komisioni përbëhet nga 9 senatorë, 9 kongresmenë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, një përfaqësues i Pentagonit dhe një i Departamentit të Tregtisë. Në këtë komision, Bob Hand është specialist i Ballkanit, që ndjek dhe raporton për zhvillimet në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ai ka qënë organizator i të gjitha seancave dëgjimore rreth Shqipërisë të zhvilluara nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-së. Përfundimet e këtyre seancave dëgjimore i dërgohen Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Departamentit të Tregtisë.

Për të dhënë kontekstin historik të deklaratës së sipërcituar të Bob Hand-it, vlen të kujtojmë se, pas seancës dëgjimore të qershorit 1996, ai tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Nga qëndrimi që mbajti presidenti Berisha për zgjedhjet, vihet në dyshim të madh nëse ai ka ende ideale demokratike”. Ndërsa pas seancës dëgjimore të korrikut 2004, Bob Hand-i tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Emërimi në poste të larta nga Kryeministri Nano i njerëzve që ai vetë i kishte akuzuar më parë për korrupsion, vë në dyshim të madh kredibilitetin e qeverisë së tij”.

E parë në këtë kontekst, deklarata e ditëve të fundit të Bob Hand-it mund të konsiderohet pa mëdyshje si një sinjal i reve të zeza që po mblidhen në Uashington për Berishën. Dhe duke ditur rolin e rëndësishëm që ka luajtur Uashingtoni në ndërrimin e pushtetit në Shqipëri në vitet 1992, 1997 dhe 2005, pyetja që të vjen vetiu në mendje është nëse këto re të zeza do të përkthehen në një ndërrim të ri të pushtetit në vitin 2013. Por përgjigjia për këtë pyetje, fatkeqësisht, nuk mund të jetë veçse evazive. Mos të harrojmë se në vitet 1992 dhe 2005, në krye të pushtetit ishte Fatos Nano, i cili ka provuar më se një herë se mund të zbythet kur i ushtrohet trysni e fortë. Ndërsa në vitin 1997, në krye të pushtetit ishte Berisha, i cili u tërhoq vetëm pasi vendi shkoi në prag të greminës…

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

Kujtesa eshte shume e rendesishme per te kuptuar se po ndodh dhe per ta vleresuar ate .

Shkrimi i z.Zaloshnja eshte ai qe na duhej

Submitted by a.g (not verified) on

Popullore urtesisht : " Mbaji miqte afer dhe armiqte me afer".

Submitted by Atila (not verified) on

Keni shume te drejte z.Zalosnja pasi Amerika perdor politiken e "kulacit" dhe "kerbacit" . Sic edhe duket Berisha e ka mbaruar me kohe "kulacin" dhe here pas here po provon "kerbacin". Por e kam nje frike se duke pasur lekuren e "trashe" nuk e ndjen goditjen dhe do na bjer ne kuriz ne si popull ky "kerbac". Prandaj qe mos na dhembe kurizi yne neser duhet ti japim edhe ne nje dore amerikes qe tja thyej kerbishtet atij qe ben zullumin.

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Edi, ju thoni qe : "...Ndërsa në vitin 1997, në krye të pushtetit ishte Berisha, i cili u tërhoq vetëm pasi vendi shkoi në prag të greminës…"

Mendoj se do te ishte shume me e sakte po te thoshit qe Berisha u terhoq ne vitin 1997 vetem pasi vendi shkoi ne gremine.

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Epo endrra jane, thone qe edhe s'dalin.

Megjithese ketij Edi staticieno-kompetentit i dalin te tera!

Me i fundit ishte parashikimi per fitoren e bashkise prej Edvinit, sivellait te tij te me + 20,000 vota diference.

Submitted by alban (not verified) on

Shkrimi eshte i mire, por nuk ipergjigjet te vertetes. Persa kohe do te jete ambasador ky Turicjapi qe qendron ne krahun e djathte te Berishes, nuk ka dhe nuk do te kete re te zeza ne Uashington, madje ato jane teper te bardha, qe quhen re shtellungore.

Ky zotnia nuk e shet dot Berishen se pastaj duhet te djege veten e tij lidhur me ato qe ka thene per Berishen dhe per ato qe ka bere ne Shqiperi gjate kesaj kohe, dhe ne menyre te vecante per ngjarjet e 21 Janarit, 2011. Asnje shqiptar nuk e beon faktin se Berisha do te guxonte te jepte urdher per te hapur zjarr kundrejt protestuesve pamiratimin e ketij te fundit, madje ka marre pjese edhe ne planin 'kurth' qe Berisha kishte pergatitur per protestuesit, qe mbasi te hapej porta e hekurt e Kryeministrise dhe protestuesit do te hynin brenda mbas perleshjeve te provokuara nga policia e shtetit, do te hapej zjarr masiv drejt protestuesve ku do te vriteshin, sipas vete fjaleve te Kryministrit tone jo 3, por 30, 300 dhe ndoshta edhe 3000 njerez. Dhe tani ky ambasador i rri ne krah kryeministrit vrases, atij keryeministri qae thur kurthe per shtetasit e tij per t'i vrare, ashtu sikurse i vrau.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.