Rasti Palestinez dhe si Shqipëria mund të lobojë për Izraelin.

Në datën 7 Shtator, gazeta MAPO botoi një artikull nga Tonin Gjuraj me titull “Rasti Palestinez dhe si Shqiperia mund te loboje për Kosoven.”
Autori shkruan rreth votës së pritshme këtë shtator në OKB rreth kërkesës, së spekuluar por jo të sigurtë, të Palestinës për njohje si shtet anëtar i kësaj organizate. Gjuraj bën një analizë të situatës në Lindjen e Mesme dhe më pas rreket të nxjerrë një konkluzion se cili do ishte qëndrimi më i mirë dhe më i dobishëm (gjoja për Kosovën) në këtë rast nga ana e Shqipërisë.
Teza kryesore e shkrimit të Gjurajt është se: “Sa kohë, sipas gjykimit tim, vetë Izraeli është në favor të një shteti palestinez, por të demilitarizuar (pra, pranohet zgjidhja me dy shtete), nuk është momenti, megjithatë, të mbështetet një rezolutë e tillë në këtë shtator, por t’i bashkohemi vetos amerikane, ndërkaq diplomacia shqiptare, në këmbim dhe për reciprocitet, t’i kërkojë hapur Shtetit të Izraelit njohjen tashmë zyrtarisht të shtetit të Kosovës.”
Si ish-ambasodor i Shqipërisë në Izrael, ndoshta është e kuptueshme që Z. Gjuraj mund të ndjejë një afërsi apo simpati për Izraelin, por si ish-diplomat i shtetit tonë ai duhet të jetë tepër më i balancuar në ato që shkruan.
Jo vetëm që është e pamoralshme dhe hipokrite në kulm për Shqipërine të mos njohë shtetin e Palestinës, ndërkohë që ne i kërkojmë mbarë botës, përfshi botën Arabe e Islame, që të njohë Kosovën, por tezat e tij janë krejt të pabalancuara dhe përbëjnë, për mendimin tim, një propagandë të hollë Zioniste anti-Palestineze.
Unë nuk e hedh poshtë kontributin e Zotit Gjuraj për Kosovën, si Ambasador i Shqipërisë në Izrael për sa i përket njohjes së Kosovës nga Izraeli apo avancimit të çështjes shqiptare në përgjithësi, kontribut për të cilin jam në dijeni të vlerësimeve të larta nga figura të ndryshme politike. Por ajo që unë dua të bëj të qartë është se kapërcimi logjik që Gjuraj bën kur thotë se mosnjohja e Palestinës si shtet nga Shqipëria këtë shtator i shërben në njëfarë mënyre çështjes së Kosovës, edhe qoftë duke afruar më shumë Izraelin ndaj njohjes së Kosovës, me duket një kapercim i pa-argumentuar mirë dhe i rrezikshëm.
Qëndrimi i shumicës së shqiptarëve për këtë çështje besoj se është i qartë. Mosnjohja e Palestinës si shtet nga Shqipëria në shtator është një hipokrizi e pafalshme dhe ne nuk do kemi më fytyrë të shkojmë e t’u kërkojmë vendeve Arabe e Islame, apo qoftë vetë Palestinës, të njohë Kosovën si shtet të pavarur më pas.
Aq më shumë kur Izraeli e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën (deri kur atë ta njohë Qiproja, sipas Ministrit të Jashtëm Izraelit, Liberman, një deklaratë sa shkurajuese, aq edhe ofenduese për shqiptarët) , ndërsa vendet Arabe nuk kanë bërë deklarata të tilla të forta, me përjashtim Libinë e Gadafit, mik i vjetër i Serbisë. Madje Organizata e Konferencës Islamike ka nxjerrë dhe një rezolutë ku përshëndet pavarësinë e Kosovës dhe inkurajon vendet anëtare myslimane ta njohin Kosovën.
Argumenti i Gjurajt se Hamasi duhet të heqë dorë nga retorika anti-hebreje, të heqë dorë nga dhuna ndaj civilëve, e të njohë Izraelin, qëndron. Por të thuash se nuk mund ta njohim Palestinën për sa kohë Fatah e Hamas nuk janë të bashkuar, kjo është si të justifikosh ato vende që thonë se s'mund ta njohim Kosovën sa kohë që PDK e LDK janë të ndara e në Kosovë ka korrupsion e krim të organizuar.
Dhe sa për kartën e mbështetjes së Izraelit, sepse atë e mbështet ShBA-ja dhe ShBA-ja është miku ynë më i fortë, kjo është një tezë e çuditshme, sepse nëse aleanca USA-Izrael do shtrihej dhe në çështjen shqiptare e në njohjen e Kosovës, atëherë Izraeli duhet ta kishte njohur me kohë Kosovën, duke qenë se ShBA-ja ka qenë mbështetësja kryesore e pavarësisë së Kosovës.
E them edhe njëherë, është e turpshme për qeverinë e Shqipërisë të mos njohë Palestinën, ndërkohë që i kërkojmë gjysmës së botës të njohë Kosovën. Është e turpshme të mos mbështesim aspiratat për liri të popullit palestinez, ndërkohë që i kërkojmë botës të njohë aspiratat për liri të popullit shqiptar të Kosovës. Është e pafalshme të shpërblejmë në këtë mënyrë pushtimin brutal ushtarak izraelit ndaj tokave palestineze, pushtim ky po aq brutal sa ç'ishte pushtimi ushtarak serb ndaj Kosovës.
Në përfundim, kam frikë se "pragmatizmi diplomatik" i Z. Gjuraj në këtë rast është i keq-vendosur dhe kam frikë se një titull më i përshtatshëm i artikullit të tij do ishte "Rasti Palestinez dhe si Shqipëria mund te lobojë për Izraelin."
Comments
gjuraj pererit ate qe tuhet

gjuraj pererit ate qe tuhet shpesh per Kosoven se Kosova eshte rast sui generis e demek bota do tu thote popujve aspirues per pavaresi se nuk te peroret Kosova si precedent. Autori i ketij artikulli ka te drejte. Ose shqiptaret njohin te drejten e popujve per te plotesuar aspiratat e tyre kombetare, si Kosova, ose jo. Une nuk kam arsye te dyshoj kontributin e z. gjura per Kosoven kur ka qene ambasador ne Izrael, por teksa e lidh voten shqiptare me njohjen e Kosoves, nuk na deften per njohjen e Kosoves nga izraeli? Edhe pse aleat i USA Izraeli nuk e njeh Kosoven dhe ka nje arsye te rendesishme sepse e kupton qe Kosova eshte precedent dhe per popullin palestinez e per cdo popull tjeter qe ka aspirata lirie. Liri dhe vetevendosje per gjithe popujt, liri dhe per Palestinen. Shqipwria duhet te votoje pro Palestines.

Eshte per te arthur keq qe e

Eshte per te arthur keq qe e gjithe teza e shtruar nga autori hidhet poshte vete nga ai, ne momenting kur perdor shprehje si "një propagandë të hollë Zioniste anti-Palestineze".

Liri Gazes. Liri Palestines.

Liri Gazes. Liri Palestines.

Analiza e z. Gjuraj nder te
Analiza e z. Gjuraj nder te tjera ka edhe dy premisa te pacekura ne kete opinion: interesat ngushtesisht kombetare shqiptare dhe pragmatizmin diplomatik. Ne gjykimin e aresyetimit te tij duket sikur jane harruar keto dy komponente, te cilat mund t'i japin nje shikim me te kthjellet nje opinionisti. Diplomacia nuk eshte ngrehine e ndertuar mbi emocione por mbi kalkulime interesash. Ne kontekst me kete opinion doja te shtroja edhe pyetjen ne se Palestina e ka njohur shtetin e pavarur te Kosoves. Nese po, atehere edhe mund te veprohej quid pro quo nga ana e Shqiptareve.
Për mua Tirana në OKB duhet

Për mua Tirana në OKB duhet të mbajë një qëndrim pro krijimit të shtetit Palestinez në sesionin e ardhshëm të OKB-së, por i duhet një kritik autoriteteve të Palestinsë për fjalët dhe pozicionin që mban ambasadori i tyre në Beograd dhe elita politike e atjeshme. Palestina duke dashur të ketë relacione të mira me Moskën ka arrizur deri aty sa të mbështes thënien e Jeremiç "Kosva është Jeruzalemni i Serbis". Në vizitën e tij presidenti Abbas tha se Palestina respekton të drejtën ndërkombëtare dhe tërsinë teeritoriale të Serbisë. Ku edhe Abbas flet për tërsi territoriale mos lënë njeri pa e thënë, duke harrur se çfarë aktualisht vendi i tij aktualisht përfaqëson. Tirana duhet të theksoj se votnon pro për palestinezët dhe jo për autoritete e tyre.

Sa do qe mendoj se Palestina
Sa do qe mendoj se Palestina ka te drejte te veteshpallet e pavarur, nuk do te ngutesha ti jepja voten. Si mundet dikush te me kerkoje dicka qe nuk e reciprokon? Une besoj ne lirine e popujve dhe kombeve, por kur nje pale si Palestina na e mohon kete te drejte, perse duhet tia njohim asaj?
Qe vendet arabe jane kunder

Qe vendet arabe jane kunder Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi kjo dihet --Nuk eshte aspak e vertete qe arabet meqense nuk jane shprehur hapur si Izraeli mund te jene pro Kosoves- -- Arabet jane kombe te pista

Nga ana tjeter shteti Izraelit eshte nje shtet Qelbesire dhe shume arrogant --Ndaj pikerisht per menyren fyese se si foli ai cifuti aty tek ne, ne justifikojme votimin pro Palestines , dhe duke votuar pro tyre kemi te drejte t'u kerkojme shteteve arabe mbeshtetje per Kosoven--

--Dhe edhe me llogjike ja vlen te votosh pro Palestines, sepse pas saj jane me dhjetra shtete arabe qe mund ta njohin Kosoven.

Ndersa Izraeli eshte nje shtet i vetem qe ka pas vetem kete timin lol --Ndaj as qe ja vlen fare te votosh pro Izraelit

--Por nga ana tjeter ata dihet se cfare njerez me ndergjegje te kalbur jane arabet .Sepse ata si myslymane qe jane duhej ta kishin njohur menjehere Kosoven , se gjasme ata kane ate mentalitetin e "vellazerise myslymane " --Mirpo ata jane shume dinake , tamam re3ptile shkretetire , Kane respekt vetem per popujt arabe ata , jo per te tjeret . Le te jesh ti myslyman , ata nuk te perkrahin aspak -------Ndaj do ishte mire qe ajo feja e tyre te mos praktikohej fare

--Ndersa per Izraelin nuk ja vlen apsak te votosh pro idese se tyre , sepse jane nje komb kot dhe jane edhe shume njerez te ligj , ligesi te cilen e shprehin edhe shtetaret e tyre -------Ndaj me mire ata ti mbash larg fare --Absolutisht te mos lejohen ata palaco ti afrohen delegacionit tone, sepse ata jane fyes dhe keta tanet rijne si qofte, --Nuk ua dhjesin turinjte ti diskretiojne kur flasin cifutet pa edukate, por me rijne dhe i degjojne si tuafe

shumica e shqiptarve jan pro

shumica e shqiptarve jan pro shtetit palestinez ne kosov po ku shqiptaret logjikojn ende me kok nuk e di ne shqipri a keni logjik

Tunjatjeta z Armir...po e nis

Tunjatjeta z Armir...po e nis dialogun e nderprere ne facebook...te admiroj e te respektoj ne idene e opinionin tuaj e si nje ''militant'' i mbrotjes se çeshtjes se drejte e legjitime te popullit te Palestines,ndaj gjitheçka e ben shume mire.Per historine e popullit tone, traditizionalisht shqipetaret anojne e ngjan shume me ate te popullit te Palestines,e pikerisht per kete shume shqipetare me te drejte e sipas idese e lirise se tyre e mbrojne ate.Mençuri e maturi,eshte edhe te ''reflektosh'' e nga njehere te mendosh... pse eshte keshtu e ''komplikuar'' çeshtja palestineze qe ne nje ''konflikt'' te vazhdueshem prej gati 60 vjetesh nuk po gjen zgjidhje...?. Rasti i konfliktit Izraelian - Palestines eshte nje rast i ''veçante'' ne te gjitha disiplinat ne ate te ...mardhenjeve nderkombetare,te drejtes nderkombetare,politikes nderkombetare,gjeopolitike e diplomatike, qe dhe studiohet ne te gjitha shkollat e Universitetet occidentale,qe akoma nuk po gjen zgjidhje...?. Dua vetem nje gje te them...per nje moment te mos mendojme kush ka te drejte e kush gabim...por te shohim e mendojme per situaten ''reale'' te te dy popujve,qe gjenden sot si ne ate politike,ekonomike,kulturore e intelektuale,te mireqenjes e demokrazise,te lirise e paqes...Edhe une them e deshiroj paqen,lirine e prosperitetitin e popullit te Palestines,njelloj si dhe ate te Izraelit...e normalisht lind pyetja si ka mundur Izraeli te fitoje Pavarsine e Shtetin e tij,te ndertoje Demokrazine,e vetmja ne Lindjen e Mesme,me nje prosperitet e zhvillim ekonomik,kulturor,intelektual,ushtarak e te intelligjenzes nje nje nga me te ''miret'' ne bote...?. Si eshte e mundur qe Palestina ka ngelur ne situaten e 60 viteve te kaluara...atehere shume gjera nuk shkojne...?. Sa per ate ç'far ka shkruar ish Ambasadori shqipetar ne Izrael zoti Gjura,per voten e Shqiperise ne OKB,...une nuk e di ''deklaraten'' zyrtare te qeverise Shqipetare,sepse i takon qeverise e Shtetit ta thone e vetem Shteti e qeveria e kane te drejten te ''deklarohen'' per politiken e jashtme te nje vendi,e pikerisht nje nga qellimet qe jane krijuar Shtetet e qeverite eshte per te ''drejtuar'' e ''vendosur'' per politiken e jashtme,se po tu lihej ''kompetenze'' popullit e njerezve nuk do te kishte asnjehere ''konsensus''...Opinioni im personal eshte qe... nuk ngre ''peshe'' e as ule vota e Shqiperise,e kam shpjeguar ne debatin ne facebook...por eshte gjithmone e drejte qe te ''perpiqemi'' e ''kontriubojme'' per lirine e paqen e popujve ne bote.

Add new comment