Rama nuk është lloji i politikanit që unë pëlqej; por vitin tjetër uroj të ndodhë ndryshimi

Më poshtë është një intervistë që gazetari Mustafa Nano ka dhënë për televizionin Planet. Intervista është marrë nga Roland Qafoku.
Ju shumë shpejt rinisni emisionin tuaj Déjà vu në një ekran tjetër, jo në Top Channel, por në Ora News? Të gjithë pyesin, përse u larguat nga Top Channel dhe përse përzgjodhët Ora News-in për këtë rinisur emisionin tuaj?
Me Top Channel biseduam për këtë gjë, por në momentin e fundit kishte një moskuptim, i cili lindi edhe në rrethanat kur ky tv po bën një zhvendosje nga Piramida për diku tjetër. Nuk ka ndonjë arsye tjetër, marrëdhëniet e mia me këtë tv janë shumë të mira, unë Top Channel e dua, është një nga pak gjerat që dua në Shqipëri dhe që më jep një frymëzim të mirë.
Edhe ata të duan?
Besoj që edhe ata duhet të kenë një lloj vlerësimi për mua. Një bashkëpunim i ardhshëm mes meje dhe Top Channel është një gjë lehtësisht e përfytyrueshme për mua, ose kështu besoj unë. Nuk ka ndonjë ndarje dramatike mes meje dhe tyre.
Përse te Ora News?
Sepse ishte një tv që pati gatishmërinë e menjëhershme për të bashkëpunuar me mua. Ora News nuk është një tv nacional, por është një tv që po fiton terren gjithnjë edhe më shumë. Ora News po bën investime të mëdha.
E vlerësoni presidentin e këtij tv Ylli Ndroqi për këto investime që po bën tani?
Shoh investime që janë impresionuese, por Yllin Ndroqin nuk e njoh shumë; shtoji faktin këtu që unë me presidentët në përgjithësi mbaj një lloj distance. Por shoh bëmat e tij, në kuptimin e parave të hedhura për këto investime. Megjithëse tv nuk është vetëm llac e tulla, por eshtë edhe gazetari, madje mbi të gjitha është gazetari.
Ju thatë që do të rifillonit transmetimin e emisionit në fillim të tetorit. Çfarë do të ketë të re kësaj here?
Dita dhe orari do të jenë të njëjta, pra të premten në orën 23-24, pasi ky është një orar i mirë për një emision si Deja Vu. Kësaj herë do të jetë me një ftuar. Ka dhe disa risi të tjera
Ju mund të ftoni tek Deja vu e re ata që keni ftuar edhe më parë?
Po sigurisht, sepse është një situatë tjetër, janë foto të tjera. Kam dëshirë që të bëj një bisedë të dytë me shumë nga personazhe.
Po nga politikanët, kryeministrin Berisha kur do ta kesh?
Mund të dilte një bisedë interesante, ... [por] Berisha ka disa komplekse të mëdha.
Z.Berisha ka shkuar tek të gjithë gazetarët...
Tek të gjithë nuk shkon, vë re që tek Top Channel nuk shkon. Nuk ka shkuar tek Ilva Tare; unë nuk e kam parë; ndërsa tek unë kam përshtypjen që nuk vjen.
Po nëse ju nuk e kërkoni si do të mund të vijë ai?
Unë vetë nuk do të kisha dëshirë ta ftoja Berishën, nëse do të kisha një program si ky i juaji, sepse Berisha është i njëjtë në të gjitha programet. Biseda që do të bëhet tek ju do të jetë e ndryshme nga ajo që do të bëhet, fjala vjen, në emisionin e Fevziut në masën që ju ndryshoni nga Fevziu, ndërsa Berisha do ishte po ai. Ndaj, nëse do të kisha një program të tillë nuk do të kisha pikën e dëshirës për ta ftuar. Ndërsa në Deja Vu mund të dalë diçka e lezetshme, por jam i sigurt që nuk vjen. Megjithatë unë po e ftoj këtu nga studioja juaj: zoti kryemionistër, jeni i ftuar në emisionin Deja Vu!
Po z.Rama?
Ramën e kam ftuar, dhe të them të drejtën herën e parë nuk më ka lënë ndonjë mbresë. Kishte dy foto, ku ai ishte shumë mirë, njëra që kishte të bënte me profesionin e tij [të hershëm], ku ai pati atë eksitimin e një piktori. Gjithashtu edhe tek një foto tjetër më pëlqeu, ndërsa tek të tjerat nuk më pëlqeu.
Përse me Ramën marrëdhëniet tuaja janë ndryshe?
Janë ndryshe sepse unë kam mendim të ndryshëm për secilin.
Ku dallojnë ata sipas jush?
[Shikoni], unë nuk kam simpati për Ramën politikan. Nuk kam as besim tek Rama politikan. Në pikëpamje humane ai më pëlqen, dhe në këtë pikëpamje, jashtë politikës, mund ta kisha një mik të mirë.... Ndonjëherë mendoj se Rama është gabimisht në këtë punë, mund të ishte bërë një piktor dhe publicist shumë i mirë. Që kur është bërë kryetar i PS-sëai më ngjan njësoj me të tjerët. Nuk e shfaq më atë dellin kreativ që ka pasur më parë, edhe pse unë them, duke e njohur, që e ka ende brenda tij këtë dell kreativ. Është një nga pak gjërat që e ka dalluar Ramën nga të tjerët.
Pak ditë më parë gjatë një interviste në këtë studio, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Z. Pandeli Majko deklaroi se Rama do të jetë më i mirë kryeministër sesa kryetar partie? A shkon kjo me këtë që ju thatë?
Po, ndoshta është e njëjta gjë. Unë jam i sigurt që si kryetar i PS-së nuk është ndonjë gjë, në raport me pritshmëritë e mia. Ai është shumë artist për të qenë politikan. Ndoshta si kryeministër mund të jetë më i mirë, [e në këtë kuptim] unë mendoj si Majko. Kuptohet, nëse zgjidhet kryeministër.
Beson se PS-ja do të fitojë zgjedhjet në 2013?
Po, besoj. Dhe uroj që ndodhë kështu.
Si e parashikon koalicionin [opozitar]?
Kam apeluar për një koalicion amoral për të bërë ndryshimin. E konsideroj situatën aq dramatike sa çdo lloj koalicioni që mund ta bëjë të mundur ndryshimin, unë i them “Ok, votoj për ju”. Nëse nuk ka parti apo forca politike në opozitë që mund ta bëjnë ndryshimin mbi bazën e një beteje morale (dhe për mua nuk ka), atëherë ndryshimi duhet bërë edhe me ndihmën e një koalicioni me natyre amorale.
A ka një frymë se ky ndryshim që ju kërkoni 10 muaj para zgjedhjeve do të ndodhë?
Ashtu si në 2005 edhe sot ka një nevojë për ndryshim dhe kohët e fundit kam filluar ta shoh më të artikuluar këtë ide.
Z. Nano së shpejti mbushim 100 vjet shtet. Në një fabul të tij Z.Lamaj thotë ndër vargje, “jo 100 vjet shtet, por 100 vjet tranzicion”. A ju duket i drejtë ky konstatim?
Po, mund të jetë e vërtetë edhe në kuptimin literal të fjalës. Për të ndërtuar një diçka të konsoliduar duhen periudha të gjata e të qeta dhe të pandërprera nga fatkeqësira, luftëra dhe përmbysje. Në 100 vjet histori periudha të tilla në Shqipëri nuk kemi pasur. Ne shpallën pavarësinë në 1912 dhe më pas erdhi rrëmuja e madhe europiane që u quajt Lufta e Parë Botërore, deri në vitin 1918, më pas filluan përpjekjet për të ndërtuar shtetin shqiptar.
Shpesh herë në momentet e mia të meditimit, përpiqem të shkoj në Shqipërinë e viteve ’20 dhe përpiqem ta përfytyroj në atë plotërinë e vet që kishte vendi dhe gati-gati vepra e atyre njerëzve që ne qortojmë sot më duket madhështore. Shoqëria shqiptare e atyre kohërave ka qenë e një prapambetjeje biblike në pikëpamje kulturore, ekonomike, etj; ishte e përçarë në pikëpamje rajonale e fetare. E pikërisht këto figura mendonin për shtet dhe mendoj se kanë bërë më shumë se ç’mund të bëhej në atë periudhë, sepse shoqëria vetë nuk të inkurajonte dhe inspironte për të bërë gjëra tëmëdha.
A janë këto 22 vite më të mirat e historisë së Shqipërisë?
Mund të ketë disa drejtime që mund ta themi këtë, por në disa drejtime të tjera janë bërë dëme të mëdha... Nuk besoj se janë periudha më e mirë.
Kush janë më të mirat sipas jush?
Vitet më të mira mund të konsideroja vitet ’30-’39, që ne i përkufizojmë si koha e Zogut. Ka qenë një periudhë që ka pasur një lloj vibrimi intelektual, një elitë të mirë të arsimuar në perëndim që kthehej në vendin e vet dhe jepte kontributin në fushat nga më të ndryshme. Në këtë periudhë ka pasur një shtyp të mirë.
Në këto 100 vjet cila figurë spikat më shumë sipas jush, qoftë politike dhe kulturore?
Nuk e kam menduar ndonjëherë dhe tani që ju po më bëni pyetjen mund të them se ka shumë. [Ndoshta] Ismail Qemali ... Ai ka qenë një personazh interesant dhe kam përshtypjen që nuk është ndriçuar deri në fund nga historiografia shqiptare, ka shumë momente të pandriçuara në jetën e tij, që mund të ndriçohen kollaj.
[Tjetër]. Më kanë impresionuar shumë intelektualët që u përzien me politikë në vitet 20’30. Kam lexuar disa diskutime parlamentare në parlamentin e para-mbretërisë lidhur me Kushtetutën e re dhe në të ishin Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe personazhe të tjerë dhe dalim tek ajo pyetja juaj “a janë këto 22 vite më të mira në historinë e Shqipërisë?” dhe e rithem që nuk janë ato. Parlamenti i asaj kohe ishte gjithë dritë krahasuar me parlamentin aktual. Në planin etik ato diskutime ishin fantastikë, gjithashtu edhe në planin e njohjes e [ekspertizës]. Krahasoni sjelljen e Berishës në parlament me sjelljen e tyre, dhe del vetë diferenca.
A jeni dakord me atë që tha z. Majko se ikja e Ahmet Zogut në ’39 nuk ishte tradhti?
Termin tradhti nuk jam i prirur ta përdor sepse Ahmet Zogun nuk e shoh si tradhtar. I tillë quhet një person që punon qëllimisht kundër interesave të vendit të tij, por unë nuk e mendoj që Zogu ka punuar kundër interesave të vendit të tij. Majko tha diçka që për mua është absurde, tha që ikja e tij shpalli zyrtarisht Shqipërinë e pushtuar. Ky është shumë i kërkuar si arsyetim, madje edhe zogisti me fantastik nuk do të mundte të gjente një argumentim të tillë.
Jeni shprehur se i urreni zyrat. Nëse një ditë Rama do t’ju jepte ndonjë post ju do ta pranoni?
Përgjithësisht në kokën time rri ideja që unë jam gazetar dhe dua të bëj gazetarin.
Tani që kanë kaluar disa kohë, a mendoni se keni tepruar me Artan Hoxhën në një deklarim tuajin kur ai ishte kandidat për president dhe u pranua kandidatura e tij?
Unë kam një mendim të caktuar për Artan Hoxhën dhe mua më shock-oi kontrasti shumë i fortë midis mendimit tim për Artan Hoxhën dhe mendimit që kishin për të ata që e ofruan si kandidaturë presidenciale. Por nuk jam krenar për atë denoncim shpërthyes që bëra.
Kjo do të thotë që jeni penduar?
Penduar është fjalë e madhe, por nuk jam krenar.
Keni komunikuar me Artan Hoxhën?
Unë nuk kam marrëdhënie me Artan Hoxhën. Me të jam takuar vetëm nëpër studio televizive.
E keni lexuar shkrimin që ai ka bërë?
Nuk më beson njeri, por nuk e kam lexuar.
Nuk e keni lexuar sepse do të mërziteshit me veten apo me Artan Hoxhë? Aty nuk përmendet konkretisht Mustafa Nano, por ai në atë shkrim shpjegon pozicionin e tij dhe thotë se gjithçka ishte e organizuar.
Lidhur me historinë që ka pasur Artan Hoxha me sigurimin e shtetit, unë nuk jam marrë asnjëherë me këto historira. Mua më vjen pak keq që u futa në këtë ngasje për të interpretuar një histori të tillë. Unë nuk merrem me këto lojëra që lidhen me sigurimin e shtetit, dhe nuk bëj pjesë tek njerëzit që ‘flirteve’ të tilla u japin peshë që nuk e kanë. Ka pasur rrethana në atë kohë që njerëzit mund të bëheshin, pasi ai ka qenë një regjim shumë absurd. A mendoni se jeni naiv?
Intervistuar nga Roland Qafoku, Planet TV
Comments
Pyetja nje milion dollareshe:

Pyetja nje milion dollareshe: A mendoni se keto 22 vite kane qene me te mirat ne historine e Shqiperise? Vetem Roland Qafoku mund te beje nje te tille..

Mustafa nuk por te duket

Mustafa nuk por te duket vetja si jashte realitetit kur pohon qe Shqiperia e viteve 30-39 ka qene periudha me e mire.......apo per nje te "ashtuquajtur klase intelektuale" qe ishte po aq "intelektuale sa kjo e sotmja" thjesht snob me ndonje diplome nga perendimi dhe komplet te shkeputur nga realiteti................nuk eshte thene qe te kesh mbaruar ne perendim dhe te jesh me i avancuar se dikush qe ka mbaruar brenda shqiperise apo edhe ne lindje..........tek e fundit perendimi ne vetvete tani ka nje humbje totale vlerash...te zvetenuara......nga perendimi buruan edhe nazizmi edhe komunizmi.....nuk po ze me goje Boten arabe pasi dihet........

Po dil o Muc, boll mos te

Po dil o Muc, boll mos te dalesh ke Klan e ABC (Fake) se do na dukesh si Fevziu ;-)

O Muco, si ndjekes i

O Muco, si ndjekes i politikes se jashtme i ke pare ndonjehere ata andej si "kreativ" ti?

Se une i shof te perpiqen deri ne maksimum te sillen si njerez te popullit edhe kur jane aristokrat 10 brezash, veshin rroba te thjeshta, kostume e kollare normale, asgje esktravagante. Kreativiteti shfaqet te temat qe ndjekin, te idete qe mbrojne.

Ej, nuk eshte me viti 2000. Nuk i behet vone kujt se Rama vesh corape te kuqe dhe citjane kur del neper TV apo jo. Ai kishte detyren te vazhdonte transformimin demokratik ne PS, mbasi Nano hodhi gurin e pare per te dhene dorehqjen ky duhet te vazhdonte procesin nje anetar nje vote, krijim institucioni te karrieres etj. Ca ka ndodhur? Eshte bere si Berisha, i do te gjitha pushtetet vete, biles fillon i enderron edhe pa i patur akoma si ne 2008.

O ti qe vdiqe per kreativitet, keto vendosin fatet e nje populli e jo sa pallate me shigjeta do lyej Rama.

Z. Mustafa ! Pelqej

Z. Mustafa ! Pelqej interpretimin realist, ose me mire si i thone, me kemba ne toke, se si i analizoni situatat.

Dhe me mendimin tuaj, per nje koalicion me c'do qelbesire te mundeshme, per rrezimin e ketij regjimi te qelbur, ne parim jam dakort, por kur te vie puna per t'i pare gjerat "nen per nen", do te beja disa "qortime".

A mendoni se nje koalicon hienash, te cilat kur behen bashke shqyejne edhe "mbretin e pyllit", luanin, do te jete funksional pas zgjedhjeve. Nuk mendoni se "pjesendarja", dhe mosmarreveshjet per kete qellim, do t'i conte perberesit e ketij koalicioni ne nje kacafytje te eger, dhe perleshje per te rrembyer copen me te majme? A mund te ishte LSI, nje nga keto "qelbesirat" e mundeshme.

Une do te kisha mendimin se hapat per ndertimin e nje koalicioni anti SRB, duhet te jene te pakten te kujdeseshme. Perndryshe c'gje e re do te dilte pas kesaj? Perseri qellimi do te ishte pushteti dhe rjepja e metejeshme e pasurive te ketij vendi. Dhe fundi mund te ishte " sherre te medha", dhe prishje e koalicioneve me te vetmen ideologji, " o burra, vidhni c'te mundni, se sot jeni neser s'jeni".

Dhe perfundimi. SRB-i, del dhe trumbeton:-" Keta nuk dine te qeverisin", dhe kerkon zgjedhje te parakoheshme, me synim rikthimin ne pushtet.

Problemi i shumices se

Problemi i shumices se analisteve ne shqiperi eshte qe e kane te veshtire te besojne qe ne Shqiperi ka edhe njerez si Edi Rama, qe bejne diferencen ne llumin ku eshte zhytur shoqeria shqiptare. Dhe gabimi me i madh eshte qe edhe M. Nano bie ne kurthin e te tjereve, mendon se Edi Rama eshte si te tjeret.

Natyra mosbesuese, gjithmone e dyshimte, intriguese, trilluese...jane keto qe i ulin vlerat njerezve te mire, te atribuara nga moda e te menduarit mbrapsht e shoqerise shqiptare.

Jo jo, Edi eshte messiah mbi

Jo jo, Edi eshte messiah mbi toke!

Ca jane keto budalliqe aman, ne politike te gjithe kane te drejte per te njejten pushtet. Te jene unik ne jeten e tyre private.

Koncepti i Edit per pushtetin

Koncepti i Edit per pushtetin eshte i ndryshem nga ai i llumit qe permenda me siper.

Keshtu thonit te gjithe ju per Edin kur u be kryetar bashkie.

Cjane keto budallalleqe? U shqetesuat te gjithe pse prishi lokalet dhe mbolli peme. Po po se Edi ndryshon nga realiteti banal shqiptar.

Historikisht raporti i

Historikisht raporti i njeriut me pushtetin ka qene shume konsistent. Njeriu do sa me shume pushtet, dhe po nuk pati dicka qe ta ndaloj ai do perpiqet te grumbulloj sa me shume pushtet rreth tij. Ne kete kurth kane rene dhe njerez shume here me te mire se Rama. Pikerisht per kete arsye shoqerite kane shpikur ligje, kushtetua e institucione, qe tu frenojne deshiren per pushtet individeve.

Po nqs beson se Edi ka nje koncept tjeter (ne vetvete kjo eshte te pranosh se Edi eshte nje lloj messiah), bujrum na e shpjego ne detaje specifike ku dhe si e ka shprehur kete koncept ndryshe. Kushtetuta e 2008 nuk do ishte pika me e mire ku ta filloja une kete argument.

Edi kryetar bashkie nuk kishte pushtetin qe ka tani. Kishte te tjere mbi koke.

Njerez te dashur. Rregjimit

Njerez te dashur. Rregjimit te SRB po i vjen fundit, dhe jo me kot ne Shqiperi ne disa rrethana teper "te cuditeshme" un krijuan dy parti si AKZ dhe FRD.

Eshte e qarte qe perballe SRB, eshte Edi Rama dhe PS si e vetmja force, qe e vetme, ka aftesine per te qeverisur ne rruge te drejte vendin tone te dashur.

Por jo, jane pikerisht krijimi i ketyre forcave (se kush i krijoi, do zbulohet ne vitet qe do vijne), te cilat kane per qellim minimin e qeverise se ardheshme te PS, duke e mbajtur vendin akoma ne nje situate te paqendrueshme politikisht.

Do flasim perseri bashke.

Mustafa. ORA NEWS eshte Tv

Mustafa. ORA NEWS eshte Tv prane Ilir metes, dmth qeverise...Pyes, sesi do te mbijetosh tek ku kanal televiziv???

Muci Zogun tradhetar se quan

Muci Zogun tradhetar se quan kur iku nga vendi, tradhetar se quan kur i dha Serbit Shen Naumin dhe nje pjes te Vermoshit, tradhetar se quan kur i thot gazetarit grek qe Korca, dhe Gjirokastra jan vende Greke. Hajdut nuk e quan kur vjedh floririn e shqiperis, ka mundesi te na sqaroshe kur quhet TRADHETI? Ju sjeni gje tjeter vecse B... lEPIRSA te pushteti, keni frik te thoni te verteten, ose jeni parazit.

Add new comment