Qençe nuk studiohet më

Postuar në 04 Shkurt, 2014 11:26
Arbër Zaimi

Disa organizata studentore vendosën të bllokojnë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, në datën 28 janar. Mes parrullave binte në sy përshtatja e një vargu të Ali Podrimes që u pru nga studentët në formën “Qençe nuk studiohet më”. Pse “qençe” mund të pyesë dikush? A nuk është ajo “qençe” metaforë për jetesën nën thembrën e pushtuesit, pra a nuk e ka vendin në muze tani që pushtuesi ktheu majat nga thembrat? Studentët nuk mendojnë kështu. Të studiuarit në UP meriton madje edhe etiketa të tjera, si akronimi që ata kanë “shpikur” për këtë universitet: “UPrish”.

Skandali që ka ndezur protestat ka disa ditë që zien. Bëhet fjalë për mashtrimet që kanë bërë një sërë drejtuesish e profesorësh të UP-së për të avancuar me titujt shkencorë e postet akademike. Në këtë skandal si qershi mbi tortë, na del edhe vetë Rektori, z. Ibrahim Gashi. Sipas rregullores së UP për të marrë statusin e profesorit (tenurën) nevojiten së paku pesë artikuj të botuar në revista shkencore, ku pretendenti duhet të figurojë si autor i parë. Prej pesë artikujve, tre syresh Gashi i ka botuar në një revistë fantazëm, të një botuesi sharlatan të quajtur “Society for Science and Nature”, me qendër në Indi. Këto artikuj mund të gjenden online, dhe të lexohen nga kushdo.

Një gazetar dërgoi një “punim shkencor” për botim tek kjo revistë. Ai mori pjesë nga “Manifesti për Partinë Komuniste”, dhe zëvendësoi fjalët “komunizëm”, “proletariat”, “parti” etj. me fjalët “minerale”, “tregti”, “menaxhim”, ndërkohë që për emër të autorit vuri “Filan Fisteku”. Revista “prestigjioze” e botoi këtë “studim” pa kthyer asnjë vërejtje – me të njëjtin standard që ka parë dhe “studimet” shkencore të Gashit e të një duzine profesorësh të UP-së. Kuptohet që pasi u mor vesh ky “marifet” studentët dhe përgjithësisht opinioni publik u acaruan me pafytyrësinë e këtyre që pretendojnë të drejtojnë arsimin e lartë në Kosovë. Acarimi u drejtua kryesisht tek mashtrimi, pati dhe nga ata që duke protestuar thanë “Kosova nuk është Indi”.

Por kjo është ta kapësh problemin sipërfaqësisht. Unë, të njëjtin problem do ta lexoja në dy nivele. Në nivel të parë, duhet thënë se kjo çështje s’ka të bëjë me Indinë, pasi vetë India është shumë herë më mirë se Kosova apo Shqipëria, sa i përket avancimit shkencor dhe prodhon vazhdimisht shkencëtarë me vlerë botërore. Po, kompania mashtruese është e regjistruar në Indi, por të tilla “revista” ka plot edhe në SHBA e Kanada. Vit për vit denoncohen të tilla, disa edhe mbyllen, e hapen të reja. Pse, mund të pyesë dikush? Përsenë e gjen tek industrializimi dhe komercializimi i arsimit të lartë, i cili është një proces global ku Universitetet shqiptare janë si përherë vagoni i fundit. Shndërrimi i universitetit në treg e ka kaluar theksin prej cilësisë tek sasia: Sa më shumë studentë (pavarësisht në dinë shkrim e kendim), sa më shumë universitete (publike po sidomos private), sa më shumë profesorë (paçka nëse kanë vërtet merita shkencore), dhe siç nënkuptohet, sa më shumë “artikuj” dhe “punime” shkencore. Dhe kjo, natyrisht që e vret universitetin dhe krijon kërkesë për fenomene si Ibrahim Gashi, por edhe për raste si italianët që vijnë për të marrë diplomë te “Kristali” në Shqipëri.

Në nivel të dytë, ajo që ka ndodhur në Kosovë pasqyron pikë për pikë diagramën e pushtetit. Universiteti është pasqyrë e qeverisë në këtë rast. Në CV-në zyrtare të Rektorit Gashi, përveç gabimeve skandaloze drejtshkrimore dhe gramatikore (si në shqip ashtu dhe në anglisht) bie në sy fakti se ai numëron një sërë kualifikimesh, vizitash si profesor në universitete me “emër” në perëndim. Nga ana tjetër, edhe profan në qoftë ai që lexon “punimet shkencore”, vë re në to mediokritetin, injorancën, mungesën e shprehisë shkencore, mungesën e logjikës, që shfaqet ashiqare. A thua nuk e kanë vënë re këtë bordet që akordojnë bursa, që japin “Fulbright-in”, apo që bëjnë ftesa për ligjërata? E njëjta pyetje lind nëse shqyrton pushtetin në qeveri. A thua nuk e dinë ambasadorët apo pushtetarët perëndimorë se me kë kanë të bëjnë? Por prapë zgjedhin të “legjitimojnë” pushtetin, duke ftuar për vizita, për “bisedime”, për “dekorime”. Pse jo për Nobel. Ndërkohë që në Kosovë vijon të jetohet “qençe”.

Rektori Gashi, para se të bëhej rektor ka qenë zv.kryeministër. Ai shpërfaq të njëjtat fenomene me kolegët e vet, qeveritarët e djeshëm e të sotëm, uzurpatorët e çdo sfere publike në Kosovë. Problemi nuk fillon tek universiteti, por tek ideologjia qeverisëse. Një ideologji që vë theksin te zvogëlimi i publikes e tek mbivlerësimi i privates natyrisht që shoqërohet prej një etike të keqpërdorimit, të shfrytëzimit, të trajtimit të publikes si mall pa zot. Mbështetja e individëve të faktuar si vjedhës, sharlatanë e korruptues ngre pyetje mbi integritetin e vetë institucioneve që bëjnë ftesa të tilla. E gjithsesi ky legjitimitet i importuar duket se nuk pi më ujë përballë protestave studentore që shpejt shpresoj të bëhen mbarëshoqërore, e të kapin edhe çështje të tjera, veç universitetit. Qençe nuk mund të na trajtojë kush, këtë le ta kuptojnë vendorë e të huaj!

revista Klan nr. 855

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Pashk Ujka, ... jo?

Po kete ... Sadi Vorpsi?

Ok, provojme dhe nje here, Zaimira Rami? ... asgje fare?

Ka shume copy-n-paste nga media a Kosoves; 90% te tyre per ceshtje teper te imeta lokale; gjera qe nuk i flasin fare qytetarit Shqiptar jashte e brenda vendit. Arrestohet Kr/i Komunes Skenderaj, shtrohet kalldrem ne Prizren, fiton XYZ ne Ferizaj, Shpendi shet makinen, Kumria foli ne parlament, Vlora aplikon make-upin etj...e keshtu rendesia bie-bie, e me shume bie. Lima do flase ne TV. Lajm. Big-effing-Deal! S'eshte lajm as per Kosovaret! Kosova ne halle, probleme, korupsion, krime? Leri ato te merren me keto pune pse na i thoni ne?! I them keto me shume respekt (kam shume miq kosovare) per te gjithe por kaluam cdo sens mase. Bejme ''cheap'' dhe ato qe ja vlejne e na dhembin per Kosoven. Kur permend Prizrenin, sillni dicka substanciale, s'na duhet c'ben Bashkia e tij a pazari i t'Premtes.

Pse ndodh kjo? Kosova ka shume lajme, teper shume t'Forte, e 999 Gjenerale; probleme (sic gjithe bota) te ngjashme me ne a te ndryshme; cdo vogelsi a pjese ''jete Kosovare''  s'eshte lajm. Nuk (as duhet ta) ndjekim hap-pas-hapi c'ndodh atje. Ta ndihmojme jashte e brenda por ta kuptojme qe eshte shtet Sovran. Flas jo vetem si qytetar Shqiptar, por kam lexuar shume Gazetare te nderuar nga Kosova qe thone: mos flisni, mos u perzieni per pune qe si dini, drejtuar gazetareve e politikaneve Shqiptare; e me te drejte.

Kalon ne nje patronizim menfrego ... sikur  "na intereson'' ja, prite, merre i lajm, bera detyren, u lame! Keshtu zhytemi ne banalizim. Duket gje e madhe nje protest ne Prishtine per plagiarizem por Qytetari Shqiptar ka halle te tjera. Ne do info, ai me 2 klik shkon ne gazetat Kosovare, sheh dhe Times of India, Pravda-n Ruse a New York Times kur te doje. Kjo eshte ''Dhune Vizuale'' jashte raportit e rendesise, pa ndikime ne jeten/mendjen e tone. Nese per probleme madhore me Serbine, tregti me Kosoven, arsimin, rendin e marrevshje te tjera, dakort...por, nje "p*rdhe ben Bexheti" e Media jone e percon pa rene ne toke, Isa (akoma s'di kush eshte, vec kam pare 000 tituj me -Ise!) ngeli dite-e-nate ketu. Gabim, per mendimin tim.

Dhe e kunderta. Per miqte kosovare qe na lexojne, e atyre qe u intereson, u lutem shume t'mos na keqkuptojne. Nese  ata i njohin 3 emrat e pare e duan me shume info per ta, non-stop ne Median Kosovare,  atehere gabimi eshte i imi. I lexuesit Shqiptar.

Ne fund i kerkojme ndjese autorit (e lexuesve) qe kjo vrejtje e sinqerte ndaj Medias Shqip, vjen nen kete artikull.

* Respektivisht --> Kr/ Komunes Velipojes, Prefektet - Tirane, Gjirokaster - marre per ilustrim.

Submitted by Dardan (not verified) on

Shprehja e studenteve "qënçe nuk studjohet më" qëndron në protestat e tyre ashtu si qëndron shprehja juaj "qershia mbi tortë" në skandalin e rektorit, i respektuari eseist!

Submitted by bulkthi (not verified) on

ulini te ndenjurat dhe boll me tjerrjen... duhet te hulumtoje mbi dukurine ne shqiperi dhe jo te tjerrje me teper cfare eshte e vetekuptueshem per cilindo .. perfundimisht duhet qe eseja si zhanr te bojkotohet per disa vjete ne gazetarine tone se kemi me shume sprovues sesa prodhues te informacionit te vlefshem per interesin publik..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.