A po i shërben kombit Rruga e Kombit?

Ia mban kujt të bëjë ndonjë arsyetim kritik lidhur me atë që quhet Rruga e Kombit? Mund të flisni edhe kundër vetë kombit, por jo kundër Rrugës së Kombit. Bëjeni, po të doni, por aty për aty do të shpalleni armik, tradhtar, renegat etj. Nuk është se nuk ju lejohet të villni vrer kundër Rrugës së Kombit; jo, nuk ju lejohet edhe shumë më pak se sa kaq; nuk ju lejohet të flisni mbi koston stratosferike të këtij investimi, mbi korrupsionin e bërë në dritë të diellit (Berisha, për t’u mbrojtur nga akuzat, gjeti strehë ose te fraza “nuk mund të ngrihet padi kundër një vendimi kolegjial të Këshillit të Ministrave”, ose te fraza tjetër “Mos i kruani brirët me ‘Bechtel’-in”, ose te përmasa patriotike e kësaj rruge), mbi logjikën marroke ekonomike mbi të cilën është ndërmarrë ky investim, mbi borxhin publik që është rritur frikshëm bash për shkak të kësaj vepre, mbi përdorimin elektoral që iu bë këtij investimi me paratë e të gjithëve në funksion të interesave politike të njërës palë, mbi faktin që kjo rrugë është përuruar nja tri herë etj., etj.
Edhe opozita nuk ka folur. E sikur të mos mjaftojë që s’ka folur, spin doctor-ët e mazhorancës kanë mbushur opinionin me fjalë, se gjoja Edi Rama e paska quajtur ‘rruga e turpit’, e jo ‘rruga e kombit’. Dhe Rama, plot skrupuj e drojë, zë e sqaron miletin se nuk e ka thënë këtë gjë, përkundrazi, ai mendon se kjo është e vetmja gjë me vlerë që ka bërë Berisha. Nuk harron të nënvizojë korrupsionin e bërë me paratë e kësaj rruge, por kuptohet se e ka sa për të larë gojën e sa për të marrë ndonjë pozë opozitare. Çfarë mbahet mend është mendimi i tij, se “kjo është një vepër e mirë e Berishës”.
Po mirë, nuk është e vërtetë, që rruga në fjalë ka një vlerë në planin e kompaktësimit nacional? Sigurisht që është e vërtetë; kjo është një gjë që s’mund të vihet në diskutim. Kjo rrugë ka shtuar mundësitë e një komunikimi intensiv mes shqiptarëve në të dyja shtetet. Nuk kemi statistika që tregojnë se sa është shtuar ky komunikim për shkak të rrugës, por nuk do mend që rruga është një mundësi e jashtëzakonshme. Mirëpo kritikat që bëhen janë një argument tjetër, që nuk përplaset fare në asnjë pikë me argumentin e dobisë patriotike. Dhe kush nuk don të pranojë diskutimin mbi atë argumentin tjetër, don të thotë se është me idenë që “s’ka gjë që kanë bërë korrupsion, mjaft që kanë bërë rrugën”. Me njerëz të tillë nuk ia vlen të hysh në diskutime të asnjë lloji; e as të shqetësohesh prej reagimit të tyre nervoz.
Në terma ekonomikë kjo rrugë ka qenë një çmenduri, për të cilën po paguajmë sot e do të paguajnë brezat e ardhshëm. Sikur të mos kish zgjidhje tjetër, do t’ia vlente që brezat e ardhshëm të paguanin për një vepër me interes të qartë nacional për të sotmen e për të nesërmen. Por ka pasur një zgjidhje tjetër. Ajo rrugë mund të bëhej me dy korsi, dhe mund ta kryente mjaft mirë edhe funksionin patriotik (një rrugë e mirë me dy korsi do të përmbushte nevojat e trafikut Shqipëri-Kosovë edhe për nja njëzet vite të plota), edhe funksionin e leverdishmërisë ekonomike.
Lidhur me këtë të fundit, të gjithë janë bindur tanimë se investimi është i natyrës idiotike. Në një artikull të gazetës online “Osservatorio Balcani” jepeshin disa të dhëna, që zyrat shqiptare të Tiranës e të Prishtinës nuk para kanë qejf t’i japin: “Importi që Kosova merr nga Shqipëria është 3% e importit total; eksporti që Kosova bën në Shqipëri është 10% e eksportit total; 40% e mallrave të importuara hyjnë në Kosovë nga Maqedonia, 12% nga Mali i Zi dhe 11% nga Serbia; vetëm 5% e importit kosovar hyn nëpërmjet së ashtuquajturës ‘Rrugë e Kombit’”. Siç shihet, kjo rrugë jo vetëm nuk është motivuar nga fluksi i shkëmbimeve mes dy botëve shqiptare, por as nuk ka mundur ta inkurajojë këtë fluks. Mos vallë është menduar në plan perspektiv, duke menduar se ndërtimi i pjesës tjetër të autostradës do t’u hapë rrugën serbëve e të tjerëve atyre anëve për të transituar import-eksportet e tyre në Durrës? Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë një gjë e tillë, pasi kjo autostradë që çon në Portin e Durrësit është thjesht një rrugë alternative për të tjerët; këta të fundit e kanë më të lehtë të gjuajnë Portin e Selanikut, pasi porti i Durrësit është i vogël, aspak eficient dhe i mbushur me sedimente rëre. Ah, sikur një pjesë e atyre parave që u hodhën (e u vodhën) në këtë rrugë të ishin harxhuar për të zgjeruar e modernizuar Portin e Durrësit! Kjo po që do sillte zhvillim e që do kombinonte anën patriotike me atë ekonomike të investimit.
Por Berisha nuk ka bërë arsyetime të tilla. Ai ka pasur në mendje veç gjigandomaninë, zhurmën, përurimet, flamujt partiakë që valëviten në fushatë elektorale, emërtimin “Rruga e Kombit”, marrëdhëniet e ngrohta me “Bechtel”-in dhe me klientët politikë të “Bechtel”-it në Washington e gjetkë, fitoren në zgjedhjet e ardhshme, namin si baca i kombit që ndërtoi Rrugën e Kombit, tangjentet që do binin në xhepa ministrash etj., etj., dhe mbi këtë bazë mori vendimin e madh për ta ndërtuar rrugën, në të cilën sot kalojnë vetëm vetura (kush ka udhëtuar në këtë rrugë me siguri nuk ka mundur ta largojë asosacionin ‘anti-patriotik’, se më shumë se një miliard euro janë hedhur në një high-way që rrihet nga jo më shumë se disa qindra vetura në ditë, e që – siç thotë Gjergj Erebara në numrin e djeshëm të “Shqip”-it – “nuk po nxjerr pará as për të garantuar një mirëmbajtje të zakonshme të vetvetes”). E sikur ato pará – po e mbyll duke i zënë besë instinktit e logjikës prej ekonomisti të Gjergj Erebarës – “të mos ishin hedhur [kot më kot] në malet e Mirditës, ne sot do kishim borxhin publik 10% më të ulët, do kishim bankat që do të vijonin me kreditimin e sektorit privat të uritur për kredi, e do kishim vijuar me rritje ekonomike”.
Këto mundësi nuk i kemi më. Kemi rrugën, amá; dhe dënglat patriotike mbi Rrugën e Kombit; dhe baltën e zemërimin që derdhet mbi ata që mendojnë se kombit mund t’i bëhet dëm edhe duke ndërtuar një Rrugë Kombi dhe se kombit mund t’i shërbehet edhe duke ngritur zërin kundër atyre që duan të marrin kredite patriotike e avantazhe elektorale me paratë publike.
Comments
Vjen normale ti quash mendesi

Vjen normale ti quash mendesi idiote.Drama eshte se jane veprime krejtesisht mafioze.

Behen ne emer te kombit, atdheut, nderit, ligjit, kanunit, popullit , krime qe jane pikerisht kunder tyre.Arroganca e padrinove shitet per Vir te virtytshem , virtuoz, nikoqir .

Tani flitet per "Rruge te

Tani flitet per "Rruge te Kombit" nga Durresi ne Kukes e me tej ne kufi. Me sa di une, Berisha nuk e ka filluar rrugen ne Durres dhe e mbaroi ne Kukes. Ai beri nje pjese te saj andej nga Rresheni, Kalimashi, etj.

Meqe Berisha i beri parate rrush e kumbulla me kete rruge dhe rriti borxhin publik ne masen qe dihet, nuk i kane mbetur me mjete financiare per bemat e tjera qe kishte ne mend te djalloste (stadiumin e ri, parlamentin e ri, tunelin per ne Elbasan, etj).

Ne kete kuptim, per mendimin tim, "Rruga e Kombit" i ka sherbyer kombit deri me tani si jo me mire :-).

Tung,

Blendi

Mendoj se ndertimi i

Mendoj se ndertimi i arterieve kryesore qe lidhin anekend Atdheun me pjeset e tjera te kombit jashte kufijve tane zyrtare eshte nje domosdoshmeri. Kjo per vete arsyen e hapjes se Shqiperise ndaj vendeve fqinje dhe ekonomise europiane nga ku presim rritje investimesh dhe shtim te eksportit te prodhimeve tona, tani edhe ne prespektive. Por asesi nuk eshte kjo arsyeja e mjaftueshme qe nen ndikimin e kesaj prespektive te bejme investime mbi mundesite tona ekonomike dhe te pa studjuara mire ekonomikisht e per me teper te bera per interesa te castit si politike dhe korruptive. Me kete s'dua te them qe ndertimi i rruges se Kombit ka qene i gabuar prkundrazi, rruga eshte e nevojshme per te dyja anet e "kufirit" por korrupsioni qe ka mbuluar shtresat e asfaltit duhet te jete dukshem me i trashe si spesor se financimet e hedhura realisht. Keto investime me petk "Patriotik" per vete korrupsionin qe po i shoqeron rrezikojne te hedhin ne ere ekonomine tone te dobet dhe jo te bejne efektin e shumpritur ate te zhvillimit ekonomik. Perdorimi i ketyre investimeve per te fituar kredo politike per castin do jape efekte elektorale por ne prespektiven e afert rrezikon te kthehet ne bumerang per ata qe po i perdorin ato (investimet)politikisht pavarsisht se ato jane investuar nga parate e taksapaguesve qe per me teper jane administruar keq duke u vjedhur ne menyre te paskrupullt nga investitore te "zgjedhur",ministra e politikane. Kmuflimi i korrupsionit ne investimet e kryera me terma Patriotike eshte maskarallek i fundit ngritur mbi varferine e ketij populli te shumvuajtur. Nese shperthimi i korrupsionit me demontimet ne Gerdec hodhen ne ere zonen perrreth korrupsioni i veshur me terma "patriotike" rrezikon perseafrmi hedhjen ne esre te ekonomise kombetare. Shembull me i qarte jane vendet fqinje qe me financat publlike abuzuan per vite me rradhe per tu zgjuar nje dite ne zgrip te falimentimit kombetar. Ka nje shprehje qe cileson mjaft mire me c'fare lloji "politikanesh" kemi te bejme me ate qe thote se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve". Pra s'di si ti cilesoj pushtetaret e sotem Maskarenj apo Politikane keta te fundit ne Shqiperi kane vdekur qe me pavarsine ndersa te paret i gjen me shumice brenda dhe jashte parlamentit.

Pse lodhesh kot me ate pune?

Pse lodhesh kot me ate pune? Aty u vodh, u ndertua nje rruge ne emer te patriotizmit ? Do vidhet prape ne emer te mirembajtjes. Ajo rruge do hyje ne pune ne funksion te plote mbase 10 vjecarin e ardheshm kur te kete ndryshuar shume gjera dhe mbase Shqiperia do jete ne BE dhe Rrugacet Politike qe jane, te jene menjanuar nga skena....

Te gjitha rruget jane te

Te gjitha rruget jane te nevojshme dhe lypin Ekuiliber kur udhetojme ne to.

Imagjinoni se disa rruge i ndertuan Turqit dhe udhetuam ne shqiptaret per qindra vjet, e disa rruge i ndertoi fashizmi italian e i gezuan komunistet shqiptare.

Domethene qe rruget jane te vlefshme pavaresisht nga rrethanat e mjetet...

harrove dhe nje gje per

harrove dhe nje gje per rrugen Mustafa. Qe Berisha sipas kabllogrameve te Wikileaks e perurori pavaresisht se ishte e rrezikshme per kalimtaret. E dinte nga njoftimet konfidenciale te atyre qe po e ndertonin. Megjithate e peruroi sepse i duhej per fushate. Kjo domethene qe per qellimet politike te Berishes, nuk ka gajle se mund te vdesin dhe njerez. Sa kohe duhet te jetojme me kete teg semure ne krye, ke ndonje pergjigje Mustafa i dashur?

Po qe duhet kjo as qe

Po qe duhet kjo as qe diskutohej, po qe te behej e ketyre permasave, kete vetem nje idiot mund ta mendonte, e nje superidiot mund ta realizonte. Po ti biesh lapsit, me keto para dhe me kete kohe, mund te ndertoheshin 3-4 HC gjigande, dhe sot pas 7 vjetesh, Shqiperia nuk do te kishte mungese energjie elektrike, dhhe do te korrte para me thase, tamam si nje superfuqi e vogel energjitike, se do tu shiste fqinjeve energji kur dhe sa e si te donte....., ja ky eshte mendimi ekonomik, dhe per tre vjet, HC-et do ti kishin nxjerre shpenzimet e veta, dhe paret e rruges do te kishin dale fale, dhe ne nuk do te ishim ne kete derexhe ku jemi sot. Po ç'ti besh, kur ka dhe trapa si ai Rexhep Shahu, qe kishte botuar nje pamflet politik ne perkrahje te ketij idiotizmi dhe te atij kryeidjotit....

Projektet Kombetare dhe

Projektet Kombetare dhe Patriotizmi armiqesor ne sherbim te MAFISE antishqiptare

Ky projekt eshte bere me qellim te shkaterrimit te ekonomise shqiptare dhe stermashtrimin e shqiptareve te te dy aneve.Mua me ngjane krejtesisht njesoj si ndertimi i Bunkereve te Komunizmit.Eshte e qarte se strategjia e atehereshme mbrojtese e vendit ka patur nevoje per Bunkere dhe strehimore nentokesore si te gjithe te tjeret por kjo,ky numer kaq i madh dhe me kaq shume shpenzime te panevojshme eshte bere nga dikush qe Shqiperine ka dashur ta gjunjezoje me buken e gojes.Per kete sabotim dhe shpenzime te qellimshme ,gjoja ne emer te Mbrojtjes dhe Patriotizmit,jane likuiduar nje numer i madh nga ata qe u zbuluan si ideatore dhe projektues te tyre. 25 mije Bunkere,bazuar ne çmimet e materialit dhe punes ne at kohe , mesatarja e secilit me vlere te atehershme ne dollare 148 mije dollare...ishin Sulmi me i keq qe i behej shqiperise.Keta quheshin armiqte e brendshem.ne vend se te t`a fuse ne goje nje luge sa ta zen goja e perdite mund te hash, ata te fusin nje "Pehar" Kuzhine,ta shqyejne gojen dhe t`i thyejne dhembet...dhe thone;ne per te te ushqyer me mire dhe me lirshem e beme kete!

Keto pune jane pune armiqsh.MAFIA e ka pushtuar Shqiperine qysh se kane filluar demostratat e dhunshme dhe te pergjakshme te para kunder Qeverise Moniste.Ato ishin te projektuara,financuara,organizuara dhe te monitoruara nga te huajt dhe antishqiptaret e vendit!Viktimat e pafajshme shqiptare qe u vrane dhe masakruan,ato jane vlera e MAFISE Nderkombetare.

Keshtu pra edhe RRUGA e KOMBIT si e tille eshte ndertuar per t`ia grire mushkerite dhe zorret KOMBIT ,per t`ia pelcitur Zemren dhe prap per t`mos e lejuar askend te ankohet ,se kjo RRUGE u be per te bashkuar shqiptaret!

Add new comment