Për Elisën, Brisejdën dhe më tej…

Postuar në 07 Tetor, 2013 04:24
Dritan Hila

Nëse kontestimi për emrin e Brisejda Shehajt dhe Elisa Spiropalit do të reduktohej në argumentet kundërshtuese të Jozefi na Topallit, atëherë gjithçka do mbetej në kufijtë e barsoletës. Koncepti i saj i karrierës dhe promovimit, është ai i dhëndrit të saj që ngroh postin diplomatik. Mund t'u falej gjithashtu politikanëve ruralë të PD-së; Berishës, i shquar për sulmet prej bulldogu ndaj femrave; por jo politikanëve që pretendojnë të jenë xhentëlmenë, apo shtypit që aspiron pavarësinë.
Ku qëndron lajthitja e Ramës me emërimin e Shehajt dhe Spiropalit? Le të shohim të shkuarën që sa iku. Paraardhësi i Shehajt në Drejtorinë e Tatimeve, është një i diplomuar për Anglisht me emër të panjohur dhe mbiemër Spahia, pa ngjyrë e pa formë në karrierë, që të vetmen meritë ka qenien nip i Ali Spahisë. Zëvendësi i tij, ishte dajaku i Berishës në kokën e opozitës në '97-tën, Agim Shehu. Vartësit e kësaj dysheje, ishin inspektorët e Tatimeve, specia më e neveritshme e bizneseve, për mënyrën e zhvatjes pa anestezi që u kanë bërë subjekteve tregtare. Atëherë, pse Shehaj, një anëtare e Asamblesë së PS, ekonomiste, politikane aktive, e padëgjuar për biznese apo afera korruptive, nuk duhej emëruar në atë post? Pse një tjetër, dhe jo Shehaj?
Sulmet ndaj një figure si drejtoresha e Tatimeve, ndryshe nga argumentet "parimore" që përdorin kritikët, me siguri, nga mbrapa kanë prapavijën e bizneseve të familjes "Berisha" apo klaneve të PD-së, të cilëve, me emërimin e Shehajt, personazh i palidhur me botën e nëndheshme të bizneseve kriminale të Tiranës, mund t'iu shkaktojë probleme. Kjo është optika që shpjegon sulmin e egër të disa segmenteve të medias kundër saj, të PD-së dhe disa analistëve apo politikanëve të vetëquajtur "liberalë". Nuk do mungojnë edhe në të ardhmen sulme të tilla, pasi Tatimet do të jenë organi i cili do të detyrojë edhe ato biznese, deri më sot të privilegjuara, të paguajnë njësoj me të tjerët.
Sa i takon Spiropalit, krahasimi i duhet bërë me një tjetër personazh grotesk të administratës shqiptare. Paraardhësi i saj ka qenë Flamur Gjymyshka, një ish-shikas i kohës së Gazidedes, i shkolluar për Shkenca Natyre. Dogana që ai la pas, është e mbushur me Nokër, Berishër, truproja të PD, shokë të Zenit që blinin vota në 23 qershor, dhe zhgani devolli i Ridvan Bodes. Vetë Gjymyshka, ka punësuar gjithë fisin e tij. Se çfarë shteti ishte ky që lamë pas, mjafton të citosh faktin se vëllai i Gjymyshkës, punon edhe ai në dogana, dhe është njeriu që ka fituar konkursin e pranimit me pikët maksimale, 99 nga 100 të mundshme, duke qenë njeriu më "i zgjuar" në historinë e këtij sistemi. Cilat janë doganat që la pas PD-ja? Një bandë hajdutësh-militantë që duhen çuar para drejtësisë, qoftë edhe për sabotimin e bërë duke mos mbledhur 60 milionë dollarë në tre muajt e fundit, me qëllimin që qeveria që po vinte ta gjente arkën bosh. Nga 1014-ta, doganierë që numëroheshin në 2005-n, 900 prej tyre u larguan nga puna, në periudhën 2005-2013, dhe u zëvendësuan nga familjarë të udhëheqjes së PD-së. Nëse mund të kritikohet Rama, është për përdorimin e metodave të rafinuara në atë gjiriz. Ndoshta në vend të Spiropalit, duhej çuar Terminatori.
Nëse kritikët e reformës administrative që po bën e majta, pretendojnë se duhej të ishin ofruar emra të tjerë më ekspertë, atëherë po hyjnë në një fushë që nuk ia kanë haberin, pasi nuk janë ekonomistë dhe nuk e dinë se kush e bën më mirë se dy gratë e PS-së; nuk janë anëtarë të partisë së madhe të koalicionit, ndaj nuk mund t'i dinë resurset e saj; nuk paraqesin shembuj më të mirë nga e shkuara, ndaj janë paragjykues; nuk paraqesin fakte për papërputhshmërinë e Spiropalit dhe Shehajt, me postin e tyre, ndaj nuk janë objektivë; dhe shumë "nuk" të tjera.
E gjitha kjo, më shumë se problem real, është një histori e stisur, për të kompleksuar qeverinë në emërtesat e saj dhe shtyrë atë në gabime. Duke harruar se administrata e trashëguar nga PD-ja, është jo vetëm e paaftë, por një pjesë e mirë e saj, edhe injorante. Aq injorantë, sa edhe kur donin të bënin nder, të prishnin punë; në vend të vinin vetulla, të nxirrnin sytë. Kjo administratë, me paaftësinë, korrupsionin, tarafin, militantizmin, makutërinë, ishte ndër shkaktaret kryesore të zvjerdhjes së shqiptarëve me PD-në. Reformimi i saj, është kushti i parë, nëse PS & LSI nuk duan ta shohin veten në pikiatë mbështetësish. E majta, nuk u votua që të mbajë peshqesh hyneret, qokat dhe hajdutët e Berishës.
Sa u takon dy emërimeve të fundit të Ramës, le t'u lënë kohë të emëruarve të tregojnë kush janë. Nuk bëhet fjalë për justifikimin klishe të mosparagjykimit të emërimeve, që në vetvete fsheh paktin e fshehtë dhe trafikun e influencës të gazetarisë me pushtetin. Por rastet në fjalë, janë emërtesa politike për poste politike, pa cene dhe lehtësisht të kontrollueshme. Janë kompetencë e Ramës dhe e drejta e tij në përzgjedhjen e tyre, si njeriut që është Kryeministër i Shqipërisë dhe ka të drejtën legjitime të përzgjedhjes së bashkëpunëtorëve.

GSH

Comments

Submitted by i genjyeri (not verified) on

Ku i ke faktet konkrete ti Hila per keto kercunj qe keput me delikatese prej druvari te rregjur. Abuzues dhe kokeboshe ka patur plot por jo te gjithe administraten mund ta njesosh si te korruptuar e te paafte. Ne periudhen 2000-2006 kam operuar vete me sistemin doganor dhe e di cfare tmerri ka qene prandaj atyre 900 te pushuarve nga puna pas 2005 mos ua qaj hallin se kane qene absolutisht me te perdhjere se te tjeret qe u zune vendin. Ti fol per diplomacine e jo per doganat apo pervecse diplomat , paloanalist me gravitet proramist dhe person qe shfaqesh ne ekran aspak per merita bashkshortore (ne analogji te plote me topallet, spahinjte apo gjymyshket) qenke dhe biznesmen i pervuajtur prej sistemeve tatimore dhe doganore qe absolutisht qendrojne larg te qenit te pakorruptuar. Ky vend ka nevoje per njerez qe nuk duhet ta konsiderojne vendin e punes si prone private por nisur nga analiza me e thjeshte qe i behet liderit aktual te shtetit ( te cilin ti e avokaton zellshem, per cdo beme te tijen, me kompleks te pashembullt inferioriteti ) veshtire se dhe kete 4vjecar do te kete ndryshim, aq me pak rilindje.

Submitted by XY (not verified) on

Ti je i "genjyer" apo i "zhgenjyer", or mik? Dhe..., a ben me e dit se nga kush?

Submitted by reformer (not verified) on

te mos diskutojme per personat, por per kriteret e zgjedhjes se tyre: besimi, aftesite profesionale dhe aftesite administruese. Kemi pare se pervec besimit, qe nuk eshte puna jone, por e liderit qe zgjedh - aftesite profesionale dhe adminstruese jane zevendesuar me terma boshe si mosha e re, dinamizmi dhe madje edhe te qenit femer dhe ne fund fare edhe te qenit beqare, pra me e lire per t'ju kushtuar punes!

Pra ne shqiperi mjafton te jesh femer beqare dhe 30 vjec dhe ti ke gjithe shanset e botes per tu bere drejtoreshe e doganave. Zhgenjim i papare! Cudia nuk qendron tek zgjedhja e Elizes, por tek cudia qe pritet te beje Eliza dhe qe nenkuptohet ne zgjedhjen e saj, duke tejkaluar te gjitha kriteret e shendosha dhe duke vene si kriter themelor te qenit pa dhjame dhe te berit palester per te mbajtur trupin ne forme.

Serisht drejtuesit e larte te administrates shteterore modelohen si "cekane" qe zbatojne ne menyre te verber ligjet (ndryshim pozitiv me qeverine e meparshme, ku zbatoheshin ne menyre te verber urdherat), por ku profesionalizmi dhe vizioni,  te certifikuara nga vula e pazevendesueshme e eksperiences dhe arritjet reale ne fushen perkatese nuk kane fare vend.

E vetmja gje qe mbetet eshte ti lutemi zotit qe Spiropali dhe Shehaj te kene fat ne punen e tyre!

Submitted by Bard (not verified) on

Zarathustra i trafikut te influences. Goxha argument ka sjelle, me ta mbush mendjen; keta qe iken ishin te korruptuar, prandaj po i zevendesojme me te paafte, se me gjasme, keta te paaftet nuk korruptohen. Po kot qe flasim edhe ne: duhen ndertuar sistemet, jo njerezit-tha Rama ne nje moment iluminimi. Domethene, nuk ka rendesi sa aftesi ke, se sistemi(?!) eshte ndertuar ne ate menyre qe punet rregullohen vete. Me kalimin e kohes madje nuk do kemi nevoje per njerez fare, do ti zevendesojme me ingranazhe robotike qe kundershtimin ndaj shefit nuk e kane ne menune e telekomandimit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Atje ku duhet eksperienca dhe mosha ,duhet te vendosen njerez vertet te zote dhe jo te pshohim njehere se çdo te beje briseida pastaj e heqim e veme nje tjeter .... eksperimente.Drejtori duhet te jete i duhuri  dhe nuk po kritikon jozefina por vete e majta  midis saj ka njerez te zote.

Submitted by anticensurë (not verified) on

zoti hila

me të vërtet ne komentuesit,flas për ne që kemi/jemi kundër berishës,ndoshta ishim pak si të nxituar o pothuajse të egër për këto emrime dhe ndoshta për emrimet e vullnetarëve të rinovimit të kryeministrisë o të njerzve  të kodhimes,por në shkrimin tuaj nuk shoh asnjë arsyetim për të hedhur poshtë kundërshtimet tona!!

kundërshtimet tona ishin të bazuara në mungesën e trasparencës së "vullnetarizmit",në biografinë e vetshkruar të spiropalit dhe në lidhjen e kokdhimes me të emruarin!!duke mos i njohur ne thellësi dhe duke u përpjekur ti fryjmë dhe kosit pas djegjes nga qulli i berishës,dhamë mendimin tonë!

arsyetimi më i saktë është "tia lëmë kohës për ti vlersuar këto emrime",që mua më duket se është pak i vakët për aftësinë tuaj dhe për nivelin e njohjes së politikës shqiptare!!kurse krahasimet me paraardhësit e tyre më duken shumë banale!!berisha humbi për këtë shkak sepse një nga kalbësitë e sintemit të tij piramidal ishte se vendosi hajdutë dhe kriminelë në të gjitha pikat drejtuese të shtetit,vet e thoni!nuk është e llogjikshme nuk është e drejtë nga ana juan të kërkoni një censurim,sado të sjellshëm dhe të edukuar,të mendimit të publikut shqiptar!ju me trasparencën që keni pasur, në kohën e berishës,duhet të vazhdoni dhe tashti!!nuk duhet të kaloni nga trasparenca e djeshme në opacitetin e sotëm!përse??

zoti hila deri dje keni shkruar artikuj plot fakte bindës,kurse ky i sotmi,përveç emrave të përvetshëm që shkruani,është aspak bindës!i detyruar i shtrënguar!!

zoti hila është më mirë të kundërshtojmë ne për ti treguar qeverisë se jemi gjithmonë gati për ti theksuar gabimet,sesa mbështetja e sforcuar tuaja!!është më mirë të kërkojmë më shumë trasparencë se tja fusim gjumit!!ja kemi futur gjithnjë gjumit dhe në fund kemi ose gati kemi përfunduar në luftë civile!!bëhuni dhe ju pjesë e këtij "hosteni",se për mirë do të jetë!!nuk do e lëmë qeverinë të flërë por dhe ne si publik/popull do të edukohemi!do të mësojmë se punët e shtetit=politika është e të gjithëve,sepse shteti është i të gjithëve!!sepse shqipëria është e të gjithë popullit!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Zv.Minister,

je i peshtire ne rolin e mbrojtjes se interesave te Rames, te tet shoqe e te vetes tende. Na pelqeje me shume ne rolin e mbrojtjes se territorit te Shqiperise.

Ne nuk po ankohemi pse nuk u mbajten ata drejtora qe ishin. Ne te kundert, po presim me ankth diten kur do te i gjejme ne biruce. Dite qe ka gjasa te shumta s'do te mberrije asnjehere nen udheheqjen e Ed Rames. Sepse ku degjojme qe Briseiden e shume te tjere ia ka "urdheruar" Zamiri atehere veshtire se do te gjejme ndonje ne biruce. A e ka aftesine profesionale kjo Brisedia per te ndjekur shkeljet qe pa dyshim jane bere ne drejtorine e VIP-ave? Aty ku milionat vidhen cdo dite. Po ajo bukuroshja e tatimeve a do te kete kurajo te hetoje mbi APEX-in e Myftarin, te dy njerez te Gites e Shkelzenit, dhe ku vjedhja kap miliardat?

Zoti Zv.Minister,

ne ju zgjodhem per te realizuar drejtesi e prosperitet. Nuk ju zgjodhem qe te beni eksperimente ne kurriz tonin. Duket qarte qe Ed Rama o nuk ia ka idene qeverisjes, o po zgjedh "zara" per qejfin e tij privat, ose vdes per pak imazh e lavdi te tijen, dhe atehere po eksperimenton metoden Bashkia ne kurrizin tone. Te mos harrojme se metoda Bashkia u duk e bukur se perballe kishe Saliun jo se pake cfare ka realizuar. Se Tirana qe ne jetojme sot eshte Tirana e Edit dhe as e Brojkes e as e Lulit. Dhe nuk eshte pale se cfare, sidomos ne dite shiu. Dhe te mos harrojme qe menaxhimi i shtetit nuk eshte aspak i krahasueshem me menaxhimin e Bashkise.

Zoti Zv.Minister,

te therrasesh te huajt qe te ulen ne mbledhjen e qeverise eshte cenim i sovranitetit. Mos na beni te fillojme protestat qe ne muajin e pare te qeverisjes se eshte turp. Iu ankuam Saliut per kufirin kurse ju po e fusni anglezin e turkun direkt ne Kryeministri. A mund te na thoni cfare borxhi ju kemi?

Nje votues i PS-se gjate 2011,2013.

Submitted by Anonim (not verified) on

A ka te drejte te shkruaj nje zevendes minister i sapo emeruar. Si duket nuk i Pelqen posti qe e ka shperblyer Rama dhe kerkon me shume zoteria i tij... E vetmja merite e te cilit eshte se  vendosi te martohet me Rudinen... qe ska asnje arritje ne jeten si gazetare... pervecse nje libri... dhe dashurine e pakufi pertej etikes per Ramen...

Ulu atje e puno e leri gazetaret te bejne punen. Oponencen e bejne gazetaret e jo qeveria...Ne rast se nuk e di kjo eshte demokracia...

Submitted by Gjon (not verified) on

Tani qe Dritan Hila po ngroh karriken e ofruar nga Rama, ka filluar te vihet edhe me verberisht ne sherbim te tij duke na servirur artikuj si ky, ku i vetmi argument eshte krahasimi me PD-ne dhe figurat e saj.

Ne te gjithe kete referat qe ka qendisur,Hila nuk permend fjalen magjike, "meritokraci". Meqe te tjeret qe iken e kishin bere balte kjo nuk justifikon qe pas gjithe asaj propagande per "rilindje" , situata te behet edhe me e zeze.

C'eshte me keq ai ka shpenzuar tere artikullin duke sulmuar me epitete fyese  kundershtaret, ( vete kercen si gjel nese guxojne ta fyejne ate apo t'i permendin bemat e te atit kur ai sulmon familjaret e politikaneve te PD-se) por harron qe t'i pergjigjet kritikave qe i ngrihen nga elektorati i vet.  Ku shkoi ajo fryme e pergjegjesise para elektoratit? Kaq shpejt e nxorren ne pah arrogancen.

Postet e larta shteterore nuk jane banka prove apo stazh praktike per ata qe po fillojne te punojne sefte  dhe kete eshte mire ta keni parasysh sa here emeroni njerezit qe ju ka qejfi.

Submitted by sop (not verified) on

Emo shume mire e ka.

Na merziten me keto vleresimet si eksperte.

Une mendoj qe ne fund te fundit nuk duhen eksperte te medhenj ne gjendjen qe jemi.Duhet burra e gra te ndershem.

Une nuk di te shaje njeri keto dy vajzat per nga integriteti(jo nga ai qe kane qejf te debatojne shqiptaret)

Duhen mbi te gjitha te ndershem, jo socialiste specialiste.

Duhen menaxhere me teper se eksperte.Di une profesore, qe as breket nuk dine te lidhin jo te drejtojne nje institucion.

Si perfundim une mendoj se ka dy karateristika drejtori i tatimeve i doganave e te gjithe drejtoret kudo qe ndodhen :)  :

1-Me integritet

2-Menaxhere te mire

Ai qe ankohet duhet te shkruaje te gjitha karakteristikat qe mendon ai se duhet te kete nje drejtor doganash dhe tatimesh

Submitted by sop (not verified) on

E po ca keni mo me Hilën?

Sa perverse jeni kur shari robt pa emer.

Me emer anonim i shkon vetem atyre qe te levdojne jo atyre qe te shajne.

Kush shan te vendose emrin e plote.

Kush nuk e vendos eshte jashqitje.

Submitted by bbb (not verified) on

Kush shan te vendose emrin e plote.

Kush nuk e vendos eshte jashqitje.

Ja ti per shembull je jashtqitje se nuk e ke vene emrin...

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Se kush ishte ne e dime shume mire prandaj i votuam qe te iknin dhe ti lironin vendin njerezve me te afte. Por sipas kesaj qe thua ti une kuptoj se aty duhet nje kasap qe te prese koka, ndonje pa familje e pa pergjegjesi si puna e ketyre aguridheve qe ka vene rama. Ka njeres qe moshen qe kane keto e kane eksperience, ka edhe te tjere qe jane shume me te zote por kam frike se "Kasapet" e rames do jene te perkohsshme.

Submitted by dritan (not verified) on

Z. Hila nje sqarim i vogel nese te intereson vertete

- ish drejtori i tatimeve Gazmend Saphia ka punuar per 4 vjet si drejtues ne dogane perpara se te merrte drejtimin e tatimeve ... pra ishte nje person qe vinte nga brenda sistemit dhe e njihte ate

- po ashtu dr i Doganave z Gjymyshka ka qene gjithashtu nje person qe ka punuar disa vjet ne dogane perpara se te behej kryedoganier

A jane te dy njerez politike - padyshim qe po ! Por u moren pas nje eksperience brenda sistemit !

Ketu apo ne opinion nuk diskuton askush te drejten e Rames per te hequr keta drejtore dhe per t'i zevendesuar me njerez te afte qe gezojne mbeshtetjen dhe besimin e tij (ndonese rezultatet e tyre ne pune ne raport me rritjen ekonomike kane qene pozitive)

Ajo qe po debatohet nga te gjithe eshte absurditeti i vendimit , qe ne nje kohe krize, dergon ne dy agjensite pergjegjese per mbushjen e arkes se shetit dy pilivesa pa cv , pa eksperience dhe qe nuk e kane haberin nga sistemi.

Sigurisht ka dhe njerez (fjala vjen si puna jote ) qe kete thagem e paraqesin si risi por ko nuk ka lidhje me llogjiken ,racionalitetin apo interesin publik, por me se shumti me menderen tende.

Sidoqofte shpresoj qe ne krye te disa muajve mos na besh nje shkrim tjeter kur gropat qe do krijojne keto dy "zonja" mos  na i paraqesesh si faj i atyre qe iken apo qe nuk iken, sepse  te dy te larguarit me stafet respektive, kane pasur nje plan te realizuar mbi 98% ne momentin kur kane shkeputur mardheniet e punes.

Submitted by Marsi (not verified) on

thone qe merite e Briseides eshte qe eshte dashnorja e Fidel Yllit...

po te vesh re emerimet pa lidhje behen me individe qe jane ose fisi i Ilir Metes ( si ai i Postes), ose dashnorja Fidelit, ose dashnorja ndonje tjetri... apo drejtori i Kocos... Dritan Hila  eshte i panjohur, i u be i njohur kur filloi t'i ferkohej Rames dhe t'i ferkonte koqet Rames. Ke shume diplomate me emer qe nuk degjohen apo nuk shkruajne ndonjehere... bejne mire... se ja ke "diplomate" si Hila qe shkruajne si militante qe paguhen 500 Leke per miting. Ky Dritan Hila me kujton ate humorin me Koco Devolen me Sillon... kur  i thone Agim Bajkos...yt ate ka qene nje qen i vertete, ai po qe dinte te lehte... dhe pastaj episodi i lehjes... kane kaluar 20 vjet po humor sh aktual... se si qen lehin Dritan Hila etc vetem per nje cop pozicioni. Rama meriton te jete kryeminister me shume se Berisha apo ilir Meta... gafa e Rames eshte qe s'e ka kuptuar qe e ka pasur popullin pro... dhe thjeshte i ka zhgenjyer njerezit me emerimet alla Dritan Hila e lepiresa me shumica...

Submitted by oli (not verified) on

ne fakt Marsi e di gabim, se Briseida eshte dashnorja e Saimir Tahirit.

Pastaj dukeshe nje fycke ne nje pozicion te tille vetem dashnorja e dikujt do te ishte.

Submitted by luani (not verified) on

Une mendoj qe Zotit Hila nuk i shkon tashme te shkruaje nga pozicioni i analistit. Mua shkrimet e tij me kane pelquyer, me duket njeri i edukuar, i emancipuar e vizionar. Por duke marre  nje pozicion ekzekutiv ne qeverine Rama si zv minister, shkrimet e tij patjeter qe do te shihen me nje lloj skepticizmi per mungese paanshemrie. Ka ne thelb nje konflikt interesi, nqs ai do te vazhdoje e te beje analiza publike mbi menyren sesi po kryen detyren shefi i tij. Prandaj, ne menyre te ndershme do t'i sugjeroja qe te terhiqet nga analizat politike publike e t'i kushtohet detyres se re, meqe ka bere kete zgjedhje (qe te perfshihet ne qeveri). Personalisht, do te me pelqente me shume te vazhdonte te ishte nje analist politik, i lire nga konfliktet e interesit,  me q ellim qe te thonte i lire mendimine  tij, por meqe tashme eshte ne qeveri, fatkeqesisht nuk eshte me i besueshem.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Sakte  Luani...! D.Hila  nuk  ka pse ben analistin dhe  aq me shume  si  analist militant  . Mbaje  tani  rrebeshin  e   kritikave,  te  cilat,  perjashto shprehjet dhe  denigrimet vulgare ...i  terhoqe  mbi  vete si shaban  qosja   !

Submitted by RP (not verified) on

Une mendoj se  bej me mire se te dyja keto vajzat,por edhe une jam pa Master ne ekonomine planetare(ç'ekonomi kemi ne?),kur behen shume numra perdor makinen llogaritese,ndryshe nga Ridvan Bode qe kur shumezon shifra me tete zero i ben permendesh,nuk kam vajtur ne Mars akoma dhe nuk di gjuhet e huaja me mire se gjuha e nenes.Shto qe nuk jam anetar i PS,dhe pse me i majte se Rama.Atehere mendoj se po te me vinte mua Rama,jo vetem qe do habiteshin forumistet,por do zaptonin sheshin si vellezerit myslimane sheshin Tahrir.Do thoshin:ç'eshte ky mo?Nga na mbiu ky mo Rama?Sikur te jem alien dhe jo shqiptar normal.Ne donim ata me CV te hatashme,te kete shpikur rroten minimalisht - do thoshin.Ore njerez,jeni ne metro ju apo jo?Ka 20 vjet qe eshte kripur i tere sistemi.Shqiperia eshte plot,gjer ne gryke me njerez te mençur,por te ndershmit nuk i gjen dot as me qiririn e Diogjenit.Se pari,ne postet e larta vendosen figura politike,jane figura,nuk jane llogaritare.Keta garantojne se do ndiqet ligji,garantojne edhe kryetarin e qeverise se gjithe zinxhiri i mekanizmave do ndjeke linjen qeverisese.Napoleoni ne lufte merrte me vete gjeneralet,te cileve u kishte besimin;eshte çeshtje besimi qeverisja.Rama edhe mund te gaboje ne emerime,por ne nuk mund te paragjykojme te emeruarit pa u bindur akoma se jane te zotet apo jo ne detyre.Po sikur te dalin pas nje viti me te saktat keto dy vajzat,ç'do thoni pastaj?Jane si lojtari i ri ne fushe,i panjohur,porqe ndryshon rezultatin dhe ne duam rezultatin,jemi mbushur me emra dhe fanella te vjetra.Dhe se fundi,per komentuesit,kam parasysh se z.Muçi,qe per vete ia ka mbathur nga Dita,ka bere nje polemike per gjuhen e perdorur.Te qendrojme brenda debatit,pa share e ofenduar,qofte artikullshkruesin,qofte njeri-tjetrin.

Submitted by anticensurë (not verified) on

RP

është e ditur/njohur që në postet politike vendosen njerëz politikë!!këta njerëz politikë gjithashtu dihet se nuk duhet të jenë zanatçinj,profesionistë të dëgës që ata do të drejtojnë!!ata janë thjeshtë "pusher",dora e forcës që qeveris!puna e tyre është thjeshtë të çojnë drejtimin e shtetit sipas programit zgjedhor!sipas premtimeve elektorale dhe ti sigurojnë votat forcës së tyre politike në të ardhmen!!në rastin e këtyre dy vajzave është e njëjta gjë!janë njeriu i forcës politike që sot qeveris vëndin!!deri këtu në një mëndje me ty!kështu është dhe kodheli(aspak ushtarake) o njerëz të tjerë që janë vendosur nëpër ministritë e tjera!!problemi i këtyre dy vajzave dhe i lames ose disa të tjerëve është mungesa e trasparencës,shpërblimi i "vullnetarizmit",shpërblimi i dhuruesve elektoralë,gjëndja psikike e të zgjedhurve dhe mbi të gjitha mungesa e konsulencës me kryesinë e vet forcës politike!!

gjënë qe ne duhet të fillojmë e ta ngulim mirë në mëndje është se duhet të punojmë në parandalimin e ngjarjeve të pakëndëshme të politikës shqiptare dhe jo në riparimin e tyre!!deri më sot kemi lënë qeveritë për të punuar!!bile asqë e kemi vënë në diskutim që ato punojnë gjithnjë për ne!POR gjithnjë në fund na është dashur ti rrëzojmë deri me dhunë dhe më pas të përpiqemi të riparojmë dëmet e tyre!!ndoshta sot po nxitohemi me kritikat,ndoshta nuk janë fare të drejta,por gjithnjë është më mirë të kërkosh diçka më të pastër,diçka më shumë se ajo që në realitet do të marrësh!!deri dje jemi mjaftuar me pak,në realitt kemi marrë dhe më pak!!sot të përpiqemi të kërkojmë më shumë dhe të kemi shpresë që të marrim atë që na takon!!kritika të mban vigjilent në gjëndje pune!nuk të lë të përgjumesh,nuk të lë të gabosh,nuk të lë të përfitosh!po ashtu dhe për ne!na mban vigjilent për punët e shtetit tonë,na bën pjestar në qeverisje,na bën ta duam dhe të punojmë për të!!pavarsisht nga mendimet që ne shprehim në komentet tona,ne të gjithë ndjehemi pjestarë të këtij shteti e ndjejmë tonin!jemi shumë më të mirë se ata njerëz që sduan tia dinë për punët e shtetit tonë,mbarvajtjen e tij!!dihet që dikush nga ne është për shtet e dikush për pushtet,por jenë gjëra njerzore të gjithë nuk m und të jemi njëlloj!!

Submitted by bbb (not verified) on

Briseida Shehaj, drejtoresha e re e Tatimeve dhe Elisa Spiropali, drejtoresha e Doganave, ishin të ftuara në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës për të folur në lidhje me emërimin e tyre.

Shehaj, për të cilën ka pasur më shumë kuriozitet për shkak se nuk njihej në opinionin publik, tha se ajo ka punuar si drejtoreshë e një dege kryesore të FIBank.

Ajo u shpreh se e kishte pranuar detyrën e re “për të treguar që ky vend bëhet”." "Une di te bej byrek me gjize, petulla me boze meli dhe receli qershize e qaj fare"- tha "drejtoresha" Shehaj

E pyetur nga një studente e re, me të njëjtin shkollim si Shehaj, se përse ajo është në një vend të tillë pune dhe ajo është papunë, drejtoresha e Tatimeve tha: “Ishte edhe çështje fati, apo që isha në vendin e duhur dhe në kohën e duhur me personin e duhur...kisha fat qe njohashokun Edi dhe disa rilindas te tjere... Dera ime është e hapur, ajo mund të vijë të më takojë nqs do kem kohe.... Fakti që jam une aty është një garanci më shumë për bashkëmoshatarët tanë qe te shofin endrra me sy hapur... Ka ardhur momenti që ky vend të bëhet nga ata qe kane shok Edin, Ilir Koklopen apo Kucko Kokdhjerin...ju te tjeret ngrohuni ne diell”.

Kurse drejtoresha e Doganave tha se ka ardhur koha që të ndryshohet imazhi i doganave.

“Unë nuk them që ka pasur progres, sepse pas 1 Prillit shoku Ilir Koklopa nuk beri shume kotrabande pas u be "opozitar"...por Dogana Shqiptare ka një imazh shumë negativ. Perceptohet si shumë i korruptuar dhe shumë i lidhur me politikën, me njerëz që janë vendosur aty si militantë. Deri me 1 Prill shoku Ilir kishte 20% te doganierve kushurinj aopo farefis...kurse 80% i kishte Saliu me te tijet...Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë...Pas 23 qershorit, 40% te doganierve jane te LSIse kurse 60% te PSse ku shumica do jne kuadro te Rilindjes apo te njohur te Kucko Kokdhjerit..,” tha Spiropali.

E pyetur për komentet e shumta në lidhje me emërimin e tyre, Spiropali tha se kjo zgjedhje e kryeministrit duhej të ishte përshëndetur.... se nqs nuk do me kish vene mua drejtoreshe nuk do ta pershendejsa...

“Përpara ligjit nuk do të dalë as ish kryeministri, as ish drejtoresha e doganave, askush. Shoku Sali te rri i qete se ska per ti hyre gjemb ne kembe...Nuk kemi asnjë qëllim për t’u pasuruar shpejt në krye të institucioneve brenda vitet e te ri 2014...Ne do vjedhim me lezet sic ka thene rilindasi Shalsi ca kohe me pare tek emisioni i Kol Balles... Ne do fitojmë vetëm atë që nuk shef Saliu dmth do vjedhim me lezet nen rrogoz...,” tha Spiropali, e cila pranoi se kishte pritur nga kryetari i PS, Edi Rama, që ta kandidonte për deputete, por shoku Edi ja drodhi...por te shkuara te harruara

Spiropali tha se ka pasur disa pezullime nga puna këto ditë.

“Ka pasur disa pezullime për arsye të rezultateve të dobëta. Ka pasur një rënie dramatike të rënies të të ardhurave nga doganat në thuajse të gjitha degët doganore. Dëmi i shkaktuar buxhetit shqiptar është shumë i lartë dhe të ardhurat duhet të rriten urgjentisht. Ne kemi nevojë për masa të rrepta në të gjithë degët doganore për këtë qëllim. Kushdo që kapet duke i shkaktuar dëm shtetit shqiptar, do dënohet sipas ligjeve të vendit sic u "denua" shoku Ilir per videon Meta-Prifti,” tha Spiropali, duke u shprehur se doganierët nuk do bëjnë më lekë me punën e tyre./ep

Submitted by Bard (not verified) on

Nder te tjera, Drejtoresha e Pernderuar e Tatimeve, tha qe  nuk eshte se kishte shkelqyer shume ne shkolle, ngaqe  nuk mesonte permendesh si ata qe marrin dhjeta ne mesime. Nuk e di ç'mendim pati Spiropali per kete fyerje te padegjuar ndaj intelektit, por nje veshtrim i vengert, sikur donte ta hante per se gjalli dhe te na linte pa Drejtoreshe Tatimesh qe larg qofte, foli me shume se do te kishin folur mijera fjale..

Submitted by Poli (not verified) on

Bisede mes dy drejtoreshave pas emisionit te gruas se Hiles mbreme ne TOP Channel.

- Zemra he mi ca behet nga Facebook-u se nuk kam account me emrin tim dhe nuk me nisin dot mesazhe.

- Yll mi fare. Kemi dale si shpirt. E pe si ngeli Rudina si peshk kur i thashe drejtperdrejt se emerimi ne doganen e durresit nuk ishte aspak politik sepse nuk ishte vellai i kryetarit te bashkise Kavaje. Ai eshte thjesht nje ish deputet i PS.

- Po mi ja bere shume mire. Edhe mua me ngacmoi gjasme me ate mesazhin ne twitter qe me pyeten cfare eksperience kam. E cfare eksperience duhet?! a kam qene arketare duke mbledhe e numeru lek gjithe diten. Edhe tatimet kete funksion kane mbledhin lek gjithe diten. Pastaj tani e kam me te lehte se nuk do i numroj vete sepse do fus si fillim 500 te rinj nga ata qe kam me kontrate dhe mi numrojne ata. Une per veten time kam bere sakrifice te madhe duke lene karrieren brilante si arketare per tu bere nje cope "punetore e shtetit". Biles tani kam nje ide shume optimiste per suksesin sepse edhe une do te kerkoj fature tatimore kur te blej ne cdo dyqan.

-Po lol bravo, cfare krahasimit te papare qe i bere, punetore shteti. Askush nuk na e di qe ketu ne po luajme me te gjitha letrat qe kemi. Ndoshta une me shume se ti sepse ti ke babin ne Banke te Shqiperise dhe besoj qe mund ti rikthehesh karrieres tende si arketare te bankat qe kontrollon babi jot, por une ngaqe e kam pune te pare nuk di nga tia mbaj se edhe ne fresh nuk me le erioni te kthehem. Ai po luan fort me ata romet e plagosur qe i con vete ne spital. Doja ta beja dhe une me ndonje doganier, por i kam te gjithe barkderra, nuk i mbaj dot ne krah. Prandaj kam vendosur ti marr te rinj.

-Ec mi merre pa stres, jemi apo nuk jemi Rama's Angel...

-Puc, puc

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk eshte vellai i Flamur Gjymishkes ai qe ka fituar 99 nga 100 pike, por kunati (vellai dashnores) qe rastesisht edhe ajo ishte zv.Drejtoreshe e Pergjithshme. Mesa duket paskan qene familje shume e zgjuar dhe mendje ndritur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.