Një herë si farsë, pastaj si tragjedi

Postuar në 19 Maj, 2013 05:27
Sokol Shameti

E pandalshme seria e profkave që vetë Partia Socialiste po i kurdis Partisë Socialiste për ta çuar këtë të fundit drejt humbjes. A do aleancë turpi më 1 prill? A do kryetarin që shkon e bën skandal në Vjenë? A do Koçon në listën e Vlorës? A do autobusin e luksit që shet tangërllëk mes mjerimit të përgjithshëm? S’kalon javë pa një surprizë. Megjithatë kemi arritur në orën kur ithtarëve të rotacionit, u ka mbetur vetëm një flamur për ta valëvitur si arsyen pse duhet të ndodhë rotacioni.
Siç është kapur edhe nga sensorët e shumë vëzhguesve të tjerë – arsyeja tepër bindëse që rrotullojnë tani në ajër rotacionistët është: “Le ta provojmë një herë qeverisjen e Ramës. Po doli për hajër, veç nesh fitoni edhe ju. Po ishte e keqe, ju humbisni ne bëjmë pallë”. Me pak fjalë, opozita që e ka zakon ta quajë vetveten të majtë, po i fton shqiptarët të luajnë loto më 23 qershor. Një lloj bixhozi ku vetë ata, në të dyja rastet, e kanë të garantuar fitoren dhe ku populli investon qorrazi të ardhmen e fëmijëve të vet. Ka megjithatë edhe një mënyrë tjetër sesi ne, populli i thjeshtë, mund ta filtrojmë këtë lojë e kuqe e zezë ku po na nxisin të përfshihemi.
Ajo çka nuk fshihet dot është se nëse Partia Socialiste humbet, kjo do të jetë një humbje që ajo vetë ia ka shkaktuar vetvetes. Nëse përballë një kundërshtari të diskredituar, i cili është ezauruar për 8 vjet në pushtet e që është gërryer nën erozionin e çdo skandali të mundshëm, përsëri kjo biçim opozite nuk arrin të fitojë, nuk ka më gojë askush të qortojë prapë pushtetin. Vetëm herën e parë e kanë fajin hajdutët në të grabitshin shtëpinë. Po ndodhi për herë të dytë, të tretë e të katërt, fajin mbaje vetë, pasi me shumë gjasë, mund të jetë duke të të lezetuar ky lloj përdhunimi i përsëritur. Në këtë rast i mbetet vetë Partisë Socialiste ta lokalizojë vatrën e saj të infeksionit dhe ta kurojë atë.
Nga ana tjetër, nëse kjo parti fiton kjo do të jetë një nga fitoret më të rrezikshme për shqiptarët që do të qeverisen prej saj. E rrezikshme, sepse ajo do të jetë një fitore që kjo lloj opozite e ka arritur pa begenisur, madje as të pretendojë se ajo është e mira, por thjesht sepse kundërshtari i vet qëllon që është dordoleci i ngulur në arë për të kallur datën dhe për t’u urryer nga të gjithë. Poshtëruese, sepse njerëzit që do t’i blatojnë fitoren një krushqie si kjo që vetëquhet sot “e majta”, do të shikohen pasandaj prej Ramës me shokë, si një tufë gomarësh. Si ca leshko që arritën deri aty sa t’ua dhurojnë pushtetin kur këta vetë po bënin çmos për të treguar se nuk ishin ata njerëzit që do t’i shpëtonin nga varfëria që buron prej paaftësisë së qeverisë për të ndalur grykësinë e biznesit.
Sigurisht që shumë njerëz të përndezur nga zjarrmia e fushatës dhe që e duan me zemër të majtën do të rrudhin buzët dhe do ta rendisin autorin e këtyre radhëve në stanin e atij Nastradini që sundon sot Shqipërinë (zaten, edhe për shkak se përballë tij ka një karikaturë të së majtës siç është Edi Rama). Por po të gjykojmë paksa më me realizëm e të shohim një renditje të fakteve, do të na rezultojë se vërtet një fitore eventuale e Partisë Socialiste në këto zgjedhje s’do të ishte thjesht një nga grushtet më të rënda që e majta do të merrte përfundimisht në Shqipëri. Ajo do të ishte edhe një cunam i vërtetë për gjithë shoqërinë dhe shpresën tonë për një demokraci funksionale.
Kjo do të ishte një fitore që PS do ta arrinte pasi është tallur për tetë vjet rëndshëm me idealizmin e njerëzve. Një fitore e partisë, e cila u shtir se qau kur plasi Gërdeci dhe pastaj shkon e na cakton si kandidat të sajin një garant të mos-hetimit të Gërdecit. Partisë që ulëriti “na vranë” më 21 janar e që pastaj u shtri lakuriq në krevat me sponsorin gjeneral të 21 janarit. Partisë që për 8 vjet akuzoi modelin zhvatës të qeveritarëve dhe që pastaj në mënyrë donkishoteske vajti e përzgjodhi Sançon më të babëzitur midis qeveritarëve si shqytar e ndihmës për të rrëzuar ç’ka tepruar nga karabinaja e qeverisë. Partisë e cila në një vend fukarenjsh dhe punëtorësh krenohet se është në aleancë me biznesmenët dhe milionerët. Partisë së cilës të paktën 10 persona i figurojnë në dy lista: edhe në atë të kandidatëve të saj për deputetë, edhe në atë të të kërkuarve të Interpolit. Partisë që ka për kryetar një personazh, i cili me grushtin diktatorial sesi po qeveris brenda selisë së tij sot, s’po lë gjë pa bërë që të na paralajmërojë sesi do të jetë qeverisja e tij në ekzekutiv nesër. Çdo element në këtë Parti Socialiste thërret: Ruajuni!

Skenari i një fitoreje të Edi Ramës në këto zgjedhje është mjerisht ai më i keqi. Nëse ai realizohet, të gjithë ata që mendojnë se klasa politike ka skaduar dhe se demiurgët e saj duhen zëvendësuar, do të zhgënjehen. Si Rama si Berisha do të mbeten në lojë. Rama, si Kryeministri që ia nënshtroi përdhunshëm popullin e së majtës idesë së tij apolitike për një parti të depolitizuar që s’ka ideale, s’ka principe, s’ka ndjeshmëri, por që ka vetëm batuta autobusi, ortakë biznesi, servilë që e gëlltisin aragostën që u jep Rama ndonëse ai ka pështyrë në të, si dhe disa sharlatanë marketingu tregtar.
Po ky skenar, nga ana tjetër, e përjetëson Berishën si një baba kombëtar. Si një Gorbaçov me një portret dikur të përgjakur, por tashmë të shpëlarë nga detergjenti fisnik i dorëzimit paqësor të pushtetit. Si një Les Valesë me një CV të stolisur prej anëtarësimit në NATO dhe heqjes së vizave. E madje edhe si një Ataturk tunelesh brenda të cilave brezat e urithëve do ta përmendin emrin e tij siç bënin me emrin e Zogut udhëtarët e urës italiane mbi lumin Mat. Modeli i tij do të nderohet dhe ndiqet dhe edhe nëse Berisha ikën fizikisht, ai do të mbetet këtu, trashëgimia e tij do të vijojë të na mundojë.
Të vetmit që dalin të humbur nga kjo histori, janë shqiptarët. Vetëm përmbysja e këtij skenari mund të sjellë shpëtimin. Një ndëshkim i Edi Ramës me votat e të majtëve që ai nuk i përfaqëson do të ishte një karton i kuq që të majtët ia japin asaj partie që ka rrëshqitur nga binarët, si dhe një shans që ajo të korrigjojë shënjestrën, udhëheqjen dhe kursin e saj. Një disfatë e PS-së më 23 qershor do të ishte realisht jo një disfatë e PS-së, por vetëm një disfatë e projektit të Edi Ramës për ta de-socializuar Partinë Socialiste e për të legalizuar ndikimin e kapitalit të madh mbi të. Ajo do t’i jepte fund një epoke që nisi me Fatos Nanon: epokës së çmontimit të ideologjisë së majtë nga partitë e majta dhe zëvendësimit të saj me taktikat e menaxherëve dhe specialistëve të Marrëdhënieve Publike që rreken të të shesin sapunin për djathë apo erashkat për programe politike.
Vetëm një rikthim majtas i Partisë Socialiste, pas dëbimit të brejtësve që sot kanë ngritur koloninë atje, do t’i jepte asaj argumentet dhe aftësinë për të ringjallur frymën për të cilën kanë nevojë njerëzit. Ai do të gjeneronte bashkimin e vërtetë të të gjithë të majtëve, për të mundësuar një përmbysje të shpejtë e përfundimtare të sistemit të instaluar të biznesmenëve që shtrëngojnë për testikujsh cilindo Kryeministër që vjen në pushtet. Të humbë “e majta” për të shpëtuar të majtën, kjo është penincilina. Por a është e sigurt se pas humbjes do të vijë shpëtimi i saj përmes reformimit? Kjo është një e panjohur e madhe. Një mister që do të zgjidhet gjithsesi prej dialektikës së kalitur nga disfata në disfatë, pas gjithë modeleve të saj të dështuara josocialiste deri tani.
Pa fjalë, një qeverisje e tretë e Sali Berishës do të ishte po ajo përmbledhje vuajtjesh, lëngate ekonomike, arrogance me pushtetin, shpërdorimi me buxhetin dhe degjenerimi të krejt konceptit të publikes në përgjithësi. Por fitorja e Berishës qoftë edhe përkohësisht në këto zgjedhje deri në një palë të tjera të parakohshme, është ironikisht zgjidhja e vetme për të shpëtuar të majtën nga klonimi në pushtet i berishizmit me siglën socialiste.
“Historia – kanë vënë re njerëz me mend – përsërit vetveten. Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë”. Por jemi në Shqipëri. Një vend ku deri edhe telashet shtjellohen së prapthi. I kemi kaluar mjerisht tejpërtej farsës së atij që më 2005-n deshi të hyjë në histori teksa kishte dhënë gjithë provat se do të ishte një tiran. Ajo që po na e bën me sy kërcënueshëm përtej reve në horizont, është vetë tragjedia. Disfata e një populli të vogël, pa përvojë, që e tërheqin për hunde. /SHQIP/

Comments

Submitted by r (not verified) on

Shameto - Autobusin e lluksit e ke marre drejt nga Saliu duket.

Mgjs nuk ke si ta dish ti, po mendoj qe do ja vlente te shpenzoje dhe nja kater rreshta te tjera idiote duke u marre me carapet e magjepsura te Rames, apo me mjekren tejet te shtrenjte.

NJerez si ty jane arsyeja pse ky vend mbeti 45 vjet me Enverin dhe 22 me Saliun.

Jeni kellefa - nuk doni te shikoni cfare ndodh, po beni trendlliqe te ketij tipi.

Shkurt, je nje kokerr injoranti me shkolle, ne kuptimin qe injoron ate ja ben muuuuu!

Shko puthe Saliun tani, ishalla te hedh ndonje kocke

Submitted by shqipo (not verified) on

(DELETED)? Ti je thjesht nje militant... qe te ka qit Rama (DELETED) nga nje takim dhe vjell vrer! Ti je nje salist i betuar! Ti punon ne nje mendia kombetare sic eshte TCH por ti je thjesht nje njeri i vogel dhe nje "qen i rrahur". Ti nuk gezon as respektin e njerzve qe punon qe njeri i vogel je!

Submitted by Bard (not verified) on

Jo te humbe e majta per te fituar e majta, por te humbe e majta qe te na jepet mundesia edhe njehere te tregojme hajdutet me gisht, pa pasur frike qe hajdutet jemi ne. Jo per te fituar e majta, por per te fituar Shqiptarizmi, duke i dhene secilit hakun ne dore, ne nje pale zgjedhje te lira ku te skeduarit nderkombetarisht te mos na imponohen si deputete ne parlamentin me injorant qe ka njohur historia e ketij vendi. Te humbe e majta qe ne vend te krijohet nje opozitarizem qe fiton ndaj Berishes me votat e veta, me frymen e idete e veta, dhe jo ne saje te duhmes se qelbur te kompromisit te Dites se Rrenave, dhe Rilindjes se maskarallekut ne politike. Çdo opozite do ta rrezonte Berishen brenda 24 oreve, perveç kesaj. Çdo opozite e meriton pushtetin, perveç kesaj.

Submitted by Altini007 (not verified) on

Nuk e di si ka mundesi te lejoje nje gazete serioze si ResPublika kete shkrim kaq te dobet...

Ky e ka shkruajtur sikur te jete vete saliu (ose ja ka shkruajtur sala e i ka vene emrin e ketij).

Rotacioni do ndodhe do apo sdo ky palo gazetaruc sepse nqs vazhdon edhe 4 vjet te tjera kjo bande hajdutesh e vrasesish atehere Shqiperine e mori lumi.

Une jetoj ne mes te evropes prej 15 vitesh dhe e vetmja qe dua eshte te behet edhe shqiperia si ky vendi ku une jetoj.

Submitted by florian (not verified) on

Me fal por ke quan rrotacion ti? Ilir Meten me Petrit Vasilin???!!!

sepse po fitoi e majta keto jane qe do hipin prap ne pushtet ashtu sic ishin per 4 vjet deri para 2 muajsh.

Zoteri, me fal qe po ta them keshtu, shiko hallin tend atje ne mesin e europes ku jeton, shiko punene dhe familjen vella, dhe mos perkrah keto hajdutet e shkolluar.

Te kuptohemi, Sali Berisha eshte krye maskarai, por vetem fitorja e tij kesaj rradhe mund te formoje e fuqizoje nje opozite te ndershme e te paster.

gjithe te mirat.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ekselent. Nje mendje e urte ne kete katrahure gazetareske qe ekziston ne Shqiperi. FLM per kete shkrim te thelle analitik.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ekselent?!

Ne cilen pjese te analizes mendon se ka qelluar ne shenje? Per mendimin tim eshte nje lehje e paster,  e cila per mbeshtetje merr ca perceptime utopike te denja per njerez qe skane patur ndonjehere pergjegjesi ne kurriz... ky mbase (si shume "gazetare") ka ditur vetem te krijoje audience duke share ne tym, duke u kapur pas defekteve te njerezve, pa marre ne analize produktin e tyre, pa i krahasuar me realitetin dhe konkurrentet e tyre...

Ketij djaloshi  (dhe entuziasteve qe e duartrokasin) do i sugjeroja te ndalonte e te shikonte nja dy parametra te thjeshte qe kerkohen nga liderat :

-kontrolli mbi territorin , dhe me kete nenkuptoj presion dhe orientim per krijim standartesh...

-sjellja ndaj ligjit, ne aktivitetin politik dhe egzekutiv.

pervec ketyre parametrave qe jane jashtezakonisht te rendesishem, ka dhe te tjere qe kane peshe, por per secilin duhet analizuar.

Nese ka dyshime ende per diferencen mes Berishes dhe Rames, biles edhe po te fusni elemente te tjere ne konkurrim, hapni krahun dhe leshoni pertoke "mikrofonin" apo "lapsin", pasi nuk meritoni privilegjin e pushtetit mediatik, per kete nivel qesharak pergjegjshmerie...

Qesharake jane edhe shprehjet qe thone se precedenti politik i votimit per rrotacion eshte me demprures per standartet politike sesa rivotimi i Sali Berishes (hahahahahahahahaha)...nuk e di se sa mire do ishte, per standart zgjedhje te perfaqesuesit te popullit, qe njeriu me rekordet me skandaloze te shkeljeve te ligjit, te merrte certifikaten e pafajesise prej popullit!!!

Nejse, pervec ketyre pershtypjeve per analizen krahasuese qe autori i ben dy pretendenteve per kryeminister, do thoja dicka edhe dicka per idete politike. Supozimi i te majtes si nje grup proletaresh qe marrin pushtet dhe luftojne interesat e kapitalit, eshte pervecse qesharak edhe i rrezikshem, pasi ne kete moment justifikon pushtetin dallkauko-mafioz me qellimin e rikrijimit te te majtes se paster...o Kokol, qe proletaret te drejtojne (rrezojne) shtetin, kjo behet vetem me rrevolucion...por me mire prit dhe beje rrevolucionin kur te jete Rama kryeminister, se me Saliun ka kosto me te larta...

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

E ke pak të vjetër parullën. Me këtë parullë dolën Nano dhe të tijët në 2009: "Le ta marri edhe një herë Berisha, mjaft që të iki Rama", "Po e mori dhe një herë Berisha nuk e mban dot më se do ketë zgjedhje të parakohshme" e gomarllëqe të tjera si këto.

Siç e thua dhe vetë:

Vetëm herën e parë e kanë fajin hajdutët në të grabitshin shtëpinë. Po ndodhi për herë të dytë, të tretë e të katërt, fajin mbaje vetë, pasi me shumë gjasë, mund të jetë duke të të lezetuar ky lloj përdhunimi i përsëritur.

Mesa duket edhe juve ju ka hyrë Berisha në qejf dhe doni ta provoni dhe për një herë të tretë, të katërt e me rradhë. Merreni dhe mbajeni në shtëpi po deshët! Ne nuk e durojmë dot më!

Submitted by Labi (not verified) on

Shume nivel i ulet, ky nuk eshte jne shkrim per Respublica.al, shkrimi i denje per gazeten 55.

TURP!!!

Submitted by Iluministi (not verified) on

Nese kushdo eshte ne te drejten e tij te mendoj e te shprehet si t'i vije, nese kushdo do mund t'i artikuloje gjithe sa do e imagjnon, kjo nuk do te thote qe perjetimet/deshirat/endrrat  të kete ted rejte t'ia ofrojë publikut nga site qe dallojne, deri tani te pakten, per pasqyrime te sendeve me gjasa te madhe vertetesie. Nuk eshte kjo liria e shprehjes.

Nuk eshte aspak e drejtë qe te pergjithësosh, jashte rregullave qe pranohen si te vyera per ta bere kete gje. Nuk vlen që pergjithesime apo konstatime te tilla subjektive t'i organizosh ne struktura eklektike e te gjenerosh ide jo vetem te pasakta, por provokuese e denigruese.

Qyetarit shqiptar nuk i intereson shume krahasimi i nje PS, qe funksionon sipas modelit mendor te ketij vogelushi, dhe një PS qe vepron sot si komuntet politik progresiv.

Qytatarit shqiptar nuk i duhen perçartjet e ketij vogelushi, qw paska marre dhe bekimin e Respublika-s, per te na sugjeruar kete qasje.

Qytatari shqiptar ka rastin te zgjedhe mes nje modeli blegtoral qeverisjeje, i ngritur e funksionues mbi bazen e klanit, qe po pasuron me vertik nje grusht ta padenjesh, dhe nje ekipi qe ofron per momentin nje performace qeverisese me te mire (p.sh., nga Tirana e kjoskave dhe pisllëqeve, te nje Tirane me te mire). Shihni se ku e ka hallin ne keto momente ky vogelush! Aferim, Shamet!!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Mea culpa – Kerko ndjese per mekatet o njeri! Ti mekatet i ke bere me ndergjegje dhe ke bere gabim. Duhet te kerkosh falje dhe duhet ta ndjesh qe ke bere gabim, po falja ka te beje me qytetarine, deshmon jo vetem virtut te mire, po eshte dhe melhem per shpirtin. Nuk eshte puna te nxjerresh shkrime te tilla dhe kujton se e lehteson ndergjegjen. Ti vete duhet te shkruash qe bere gafe deri ne marrezi  per projektin e qelbesirave. Prandaj bej mea culpa M. Nano dhe clirohu, - shpirtit tat i ben yzmet. Mos prit Nano se ndergjegjia sociale do te ju klasifikoje ne bodrumet e kalbesires dhe injorimit aty ku rrin rrangallet e borlloku dhe e kaluara. Mekatet lahen me te verteta e jo me inate emocionale apo paranoja. E verteta eshte qe Edi Rama eshte me i zi se Sali Berisha. Dhe kjo nuk eshte pune tifozlliku po pune analize e se vertetes. Sali Berisha eshte nje trashgimtar komunist dhe duhet te zhduket nga skena politike, po jo me fishekun ne gushe, fishekun ne paje, fishekun rezerve te komunistave.  Dhe tani dy fjale per shkrimin: eshte nje kendveshtrim shume interesant, eshte nje ndricim shume origjinal, i mprehte theres po realist. Shkrimi me pelqeu.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ckeni more (DELETED) 99-ca qe i jeni vene kunder Shametit?? Ka thene te verteten, por vetem njerez si ju qe presin te hane ndonje kocke nga pushteti i neserm i Rames nuk e kuptojne kete gje

Submitted by Altini007 (not verified) on

(DELETED)
Ne radhe te dyte po une qe jetoj ne emigrim dhe jam 35 vjeç a mos kam qene 99-ç (DELETED)?

Edhe une komentova kunder ketij shkrimi medioker po kjo sdo te thote qe sipas teje po pres qe Rama te me japi ndonje kocke. Une nuk kthehem me kurre te jetoj ne Shqiperi se e kane mbytur njerez injorante si puna jote. Une komentoj ate qe ndiej dhe sma ndjen per asnje parti.

Submitted by Anonim (not verified) on

Artikulli thote te verteta shume te hidhura,por nuk me pelqe fryma qe percon.Vogelushi na propozon te ulim kurrizin.Keshtu jo.Nuk shkon me.Je djale i ri dhe duhet ti dalesh perballe regjimit per te nderruar sistemin.Per Hasanin eshte sistemi i gabuar.Shqiperia ndertoi nje demokraci eksperimentale,sic ndertoi komunizmin eksperimental.Shqiperia prej njezet e kusur vitesh ka bere gabime te tmerrshme me pronen.Si me pronen e ish pronareveashtu dhe me pronen e te gjitheve.Sidomos me kete te fundit duke shpronesuar popullin dhe duke pronesuar militentet blu osé roze.Vetem nje revolucion mund te beje korigjimet e nevojshme per te vene drejtesine ne vend.Nese ti vogelush nuk ke parasysh kete kur shkruan ,lere me mire penen.Mos na u mundo te na mbushesh mendjen te ulim kurrizin.Je akoma i vogel per keto pune.s

Submitted by Eriveli (not verified) on

Per shkrimin nuk ke cfare te thuash. U ka rene kokes dhe i ka trullosur gjithe cerrat qe rrine gjithe diten ne zyrat e PS duke hapur profile fallco dhe duke shkruar superlativa per Ramen qe pastaj i besojne dhe vet sikur i ka shkruar elektorati. Shkrimi eshte aq i argumentuar dhe i sakte, saqe eshte fare normale qe militantet nen rehatllikun e pseudonimeve, do te merren me autorin duke e fyer dhe duke leshuar peshtyme kunder tij, me permbajtjen s'merren dot. Nga ana ime nje chapeau per artikullshkruesin. E kam ndjekur edhe ne shkrime te kaluara. I majte klasik dhe konsistent ne te njejten ide, si para marrveshjes Rama-Meta, si para katapultimit te Kocos. Nje i majte race, te cilin eshte normale qe nuk do ta duan ushtaret e Edi Rames. sepse ai u demaskon ate qe Rama eshte ne te vertete, nje fashist qe ka marr peng partine Socialiste. Urime autorit dhe rrofte e majta e vertete e idealeve, e pastruar nga qelbesirat.

Submitted by Anonim (not verified) on

I ke rene pikes plako, nuk kam cte shtoj. Rama (ne fakt Erjoni) i ka blere 99-çave te tij i-pad dhe rrijne gjithe diten ne internet ketu te Respublica, Tema, Sh-ja, etj., dhe bejne lavde dhe i kundervihen perlave si ky shkrimi me larte. Me pak fjale bejne zhurme. Eri, Rama dhe 99-çat e tij nuk e kuptojne se pjesa e kulturuar e elektoratit nuk i ha keto skenaret e qelbura te tyre sic ishte edhe ai reportazhi idiot i mbremshem.

Jane rreth 30-35 çerra (18-22 vjecar) aty ne PS qe te cajne menderen gjithe diten nuk te lene rehat te lexosh nje koment rehat. Jane pikerisht ata qe me pas do ti kemi funksionare te administrates se ardhshme. do marrin nodnje kocke gjasme...

Imagjioni ke do kemi neper zyrat e administrates, 99-çat e Erjonit...

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

Unë do vija në dyshim në se është mëndërisht mirë ky vulëhumbur që nuk e di se nga ka mbirë. Është desanti i radhës i Saliut? Jeton  në planet tjetër dhe nuk sheh si ka degraduar gjithshka? Pret një mandat të tretë për Saliun ky artikullshkruajtës? Po ne na është mohuar dhe TV se në cilin kanaë që të hapim na del Saliu gënjeshtar, magjistar, monster. Po ky artikullshkruajtës çtë jetë, a ka shpirt tek sheh fukarallëkun, kriminalitetin, pluhurin që po na mbyt në Tiranë, drejtësinë, sigurinë e jetës, shëndetësinë, rrugët sikur shkaojmë në Kandahar

O Zot ki mëshirë(DELETED).

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Po ky anal ist kaq i mençur nga doli, o Muço? Kaq shume qeneke munduar qe ta zbulosh? Te lumte se na i qartesove gjerat me ne fund. E mban mend ate batuten e atij filmit: "Ha diku nje luge çorbe te prishur dhe vjell gjithe jeten". Po hengre çorben e Saliut, vjell gjak!

Submitted by O Tirona (not verified) on

Shkrim shume I mire dhe reagimet agresive ketu tregojne se I ka rene kokes

Submitted by Lira (not verified) on

Shkrim i shkelqyer dhe mbi te gjitha i guximshem.  Autori guxon te thote te verteten ne nje kohe qe duket sikur te gjithe e kane humbur llogjiken.  Tani po na shesin Ramen sikur te ishte  "shpetimtari", a thu se nuk ka qene ne politike gjithe kete kohe dhe nuk e njohin njerezit.  Partia socialiste ka marre fund se bashku me ate tjetren, te shtuquajturen parti demokratike.

Sido qe te shkojne zgjedhjet ne qershor, une mendoj se populli shqiptare ka humbur, edhe fort bile.  Nga te dyja anet ka vetem riciklim pseudo-politikanesh.

Submitted by Anonim (not verified) on

Shameti eshte njish, e ka qelluar. Ky eshte Rama dhe skuthat e tij qe kane marre peng PS-ne

Submitted by Nje Bravo per A... (not verified) on

Shkrim i shkelqyer. I sakte dhe shume i goditur!

Sigurisht qe autori do sulmohesh nga ushtria e PS-se  dhe LSI-se qe kane ca jave qe po na qesit syte me lavdat ne kor si ato "parti-enver jemi gati kurdohere" sa here te shkruhet per Ramen&Meten. Nje gje eshte faktuar ne keto 4 vjetet e fundit u perdoren nga Rama si 4 vjet fushate elektorale duke bojkotuar me lajthitje nga me te ndryshmet. Qellimi ishte nxirja sa me shume e imazhit te Shqiperise gjer sa te na vinte ne maje te hundes per cdo gje Shqiptare vetem e vetem qe te krijoheshe pershtypja se Berisha e ka fajet dhe ai vete te ekspozoheshe si "rilindas" "shpetimtar"...(!) Viktimat e pare qe bien dhe rane ne propaganden e Rames jane pikerisht analistet dhe Mediat qe "per ca dollare me shume" shiten cdo ideal dhe seriozitet te profesionit. Populli nuk eshte budall! Rama ka ne dore shumicen e Mediave ne Shqiperi dhe eshte mjeshter i propagandes me metoda fashiste! Mjafton te lexosh shtypin e kohes se viteve '25-'41 per te kuptuar shume lehte ngjashmerite e propagandave fashiste me ate te sotme "rilindje se fashizmit"!

Une jam spektator por nese e dua Shqiperine nuk mund te fsheh se ne nje fare menyre ky bicim felliqesire me ka detyruar ta urrej Ramen per faktin se gjeti nje popull injorant dhe te pervuajtur dhe po e trajton me shpirt-ligesine me te eger qe ka njohur kjo toke e ky popull martir!

Do te rriteni me Ramen dhe do te kuptoni se keni mbeshtetur nje egersire te perbidshme!!!

Submitted by Ada (not verified) on

Malaj nga gara nuk tërhiqet as nga kërcënimet dhe as nga ofertat e pista

Submitted by denis (not verified) on

Zakonisht, ata që ulin kokën për të lexuar deklarata të kryetarëve të partive apo u servilosen atyre për karrike, besoj se as në opionin publik dhe as në fjalorët politikë nuk vlerësohen

Submitted by Dori (not verified) on

Sokol Shameti ka filluar fushate me kohe kunder PS ...ne saje edhe te mllefeve personale me mjaftistet e Rames.  pa dhene as ide as  alternative. asgje.  vetem shan - shan shan...Ah po. i vetmi qe nuk shan ti , eshte Saliu. Dhe i vetemi qe duket se hapur te ka marre malli - eshte Enver Hoxha. Qe ketu - te eshte hequr viza me kohe edhe nga ata majtiste idealiste qe te kane dhene te drejte here here...Chill out Sokol dhe mos humb realizmin - pervec te tjerash.

Submitted by ALBANN (not verified) on

Saliu qenka i provuar si deshtim kurse Rama paska dhene sinjale deshtimi...Sipas ketij "filozofi te shkrimit" :C ta ndryshojmre kot NJESOJ JANE....Po mire mo filozof po shpresat ku ti varim, apo te mbytemi te tere meqe paska gjasa qe dhe Rama te jete si Saliu...Meqe Saliu eshte deshtim PO E HEQIM.  Nese Rama deshton DOE HEQIM e do veme nje tjeter derisa te gjejme nje udheheqes sic duhet....Kurse ti rri dhe prit te vdese Saliu,Rama dhe shpreso te bjere nga qielli ndonje "engjell" . Pesimist, disfatist, i pashprese ky rezulton te jete autori. Sa here te kane thene mos e ha corben e prishur se e vjell pastaj....E ke qelbur gazeten me te vjellat e tua.

Submitted by Bard (not verified) on

Po na sulmojne armiqt e jashtem e te brendshem me duket, le te ndertojme bunkere...

Submitted by RP (not verified) on

shkrimi me pelqeu,por si çdo e vertete e shkruar nxitimthi,çalon ne arsyet pse fitorja e te majtes qenka po aq humbje per vete te majten.Po te ndjekesh instiktin ideologjik,Ilir Meta eshte me i majte se Rama,ndersa Rama duket se i hipi karros se politikes i privilegjuar.Pa qene ne PS ai u ftua ne qeverisje,a thua se Nanos ia sugjeroi ndonje shoqate e fuqishme apo okulte andej nga Evropa.Pasi Rama pati rezultate modeste ne Ministrine e Kultures(e ç'mund te bente tek Kultura?),hop u katapultua ne bashki,por edhe mua po te me kandidonte PS,ndoshta fitoja,se populli voton Partine,jo individin.Pasi erdhi Rama ne bashki,te paren gje te hajrit qe beri ishte pastrimi i parkut Rinia,pastaj plasi bumerangu i ndertimeve.Tirana eshte veper e Rames,anarkiste si ai dhe imituese arrogante e modernitetit,fjalegjatepashkeputje si pallatet e reja qe nguten ti zene frymen njeri-tjetrit.Pastaj Rama u be kryetar i PS;me kollaj se aq nuk e parashikonte dot kush.Duket sikur PS ishte bere qe ta drejtonte Rama.Pas vrullit te fillimit,duket qe Rames iu fashit fryma kolektive,ose ndoshta zuri te ndihej nen zjarrin e kryqezuar.I rezistoi humbjes se 2009,qe ne fakt ishte nje faliment i profilit te tij si mediator,pasi kish mundesi qe Ilir Meten ta ruante ne aleancen kunder Berishes.Kam frike se ikja e Metes tek Berisha me alibine per karriken e munguar te kryeministrit,duhet te kete qene ndonje urdher nga tutoret e pertej kufijve,por ne qenshin masonet ,Bildenberg apo CFR(commission on foreign relations),pandehma eshte qe ne mos te treja bashke,ndonjera duhet te ushtroje pushtet midis ketij trekendeshi kryetaresh Rama-Meta-Berisha.Po qe keshtu,e majta dhe e djathta,qendrat dhe ekstremet jane ca lodra qe i luan i njejti kalama kapriçoz,por tekat i paguajme ne shqiptaret me haraç te rende.Perfundimisht,meqe nuk di asgje dhe s'kuptoj me asgje,shoh me keqardhje se edhe pse nuk duam ne,gjerat do ndodhin ekzaktesisht siç nuk duam ne.Ligji i Murphyt thote se kur nje tersllik do ndodhe,sido qe te mundohesh,ajo ai ndodhe,ndaj nuk do vrare mendja.Ja i thame ato qe duhen thene,qe Rama-Berisha-Meta jane te tre uzurpues pushteti,mendoni se do ta ndalim rroten e fushates,qe deri tani ka konsumuar gjysmen e rruges?Pastaj çfare alternativash kemi?Nqs keshtu,atehere te kthejme goten tone gjysme bosh.Ia vlen te mos shesim shpirtin,sadoqe nuk vjen kush te na beje oferte.Keshtu e kuptova une shkrimin.

Submitted by Gazetari (not verified) on

"Bie në sy se për Berishën dhe PD-në ka më pak sulme."

Sigurisht qe ka me pak sulme sepse njerezia e di kush eshte Berisha, e njeh qe eshte ai qe vrau kater te pafajshem ne shesh, qe beri Gerdecin, shiti detin, miku Fazlliccit etj etj. Duke njohur Berishen o zoteri, njerezia kishin nevoje per nje shprese qe te ndryshonte situata duke shpresuar tek Rama.

Ca beri Rama ne te kundert? Duke njohur diskreditimin e Berishes ne publik, gje e beri te sigurte per fitoren, nuk pordhi fare per mendimin e elektoratit dhe njerezve qe kishte perrreth por filloi te behej (ne fakt ka qene) arrogant duke bere budalliqe si ato qe ka rradhitur Shameti me larte.
Futi Kocon ne liste, hoqi njerezit me kontribute ne PS etj etj po qorra si puna jote nuk shikojne.

Prandaje dhe opozitaret jane te merzitur me Ramen pasi e pane ate si shprese kurse ai kete nevoje te p[ublikut per ndryshim po e shfrytezon per te futur nen kthetra partine duke futur ne lista njerez si Koco and co.

Ja ky eshte shpjegimi i cili sigurisht qe nuk vlen per militantet dhe ata qe duan ndonje kocke nga pushteti i dhjere i neserm i Rames dhe Kocos

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.