Miti i votës morale dhe realiteti i koalicioneve elektorale

Një ndër argumentet që sjellin disa kundërshtarë të marrëveshjes PS-LSI është ai i një koalicioni opozitar që duhej ta bazonte strategjinë elektorale tek karta morale e antikorrupsionit. Dhe si shembull në mbështetje të këtij argumenti, sjellin fushatën e dikurshme “Me Duar të Pastra” të Berishës, që, sipas tyre, e solli në pushtet në verën e 2005-ës.
Zgjedhjet e vitit 2005 janë, në fakt, një ngjarje tejet e veçantë në hisorinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Ato shënojnë rastin e vetëm kur pushteti është tranferuar në Shqipëri me votën e popullit në një klimë paqësore.
Nuk u zhvilluan ato zgjedhje pas muajve të mbushur me protesta masive, djegie, vrasje, shkatërrim e kaos, siç ndodhi para zgjedhjeve të shtatorit 1997. Nuk u zhvilluan ato zgjedhje pas një viti traumatik të mbushur me vrasje politike, greva urie, eksode e djegie pronash shtetërore, siç ndodhi para zgjedhjeve të marsit 1992. Dhe duke shkuar më thellë në kohë, as që mund të krahasohet fare klima në të cilat u zhvilluan zgjedhjet e 2005-ës me atë të zgjedhjeve të 1946-ës apo të viteve ’20 të shekullit të kaluar.
Duke qenë një ngjarje kaq unikale në historinë e shtetit shqiptar, transferimi paqësor i pushtetit nëpërmjet votimit të 2005-ës ka qenë vetiu një temë e dashur diskutimi si për analistët publikë, ashtu edhe për ata anonimë nëpër kafenetë e panumërta shqiptare. Dhe për ta shpieguar atë transferim, shumë teza janë ofruar.
Ato shtrihen në një spektër të gjerë, që fillon nga teoritë konspirative (sipas të cilave, Nano ia shiti Berishës pushtetin ekzekutiv në shkëmbim të mbështetjes së premtuar të këtij të fundit për ëndërrën e tij presidenciale), e deri te shpjegimi i fitores elektorale të Berishës në sajë të përdorimit të kartës së fortë të antikorrupsionit (që e përmenda më sipër).
Duke gjykuar nga shpeshtësia e dhënies së këtij shpiegimi të fundit prej shumë analistësh publikë e anonimë, kam arritur në përfundimin që është krijuar tashmë miti ndër shqiptarët se karta e antikorrupsionit ishte kali kryesor i betejës për riardhjen e Berishës në pushtet në vitin 2005. Dhe ky është një mit pothuaj i gjithëpranuar – si nga ata që janë partizanë të Berishës, ashtu dhe nga ata që e kritikojnë se nuk iu përmbajt kartës së antikorrupsionit, me anë të së cilës, sipas tyre, rierdhi në pushtet.
Por ky mit mund të çmontohet lehtë, po të bëhet një analizë e rezultateve të zgjedhjeve nga viti 2001 deri në vitin 2011.
Në zgjedhjet e vitit 2001, koalicioni i udhëhequr nga Berisha, i quajtur atëhere “Bashkimi për Fitore”, mori 37.1% të votave në shkallë vendi. Dhe të mos harrojmë se Partia Demokrate e Pollos, nëpërmjet trukut të emrit dhe logos shumë të ngjashme me të PD-së, mori 5.6% të votave në ato zgjedhje. Pra, po t’i mbledhim votat e Berishës me të Pollos, mund të themi se “mëma” dhe “bija” morën së bashku 42.7% të votës popullore.
Duke ndjekur logjikën e tezës së kartës së fortë antikorrupsion që Berisha luajti në fushatën e 2005-ës, i binte që pesha elektroale e koalicionit të udhëhequr prej tij të rritej ndjeshëm në krahasim me 2001-shin, kur karta kryesore kishte qenë lufta kundër “parlamentit të kallashëve”. Dhe përveç rritjes prej kartës antikorrupsion, koalicioni i Berishës, i quajtur në 2005-ën “Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie”, duhej të kishte edhe një rritje mekanike. Kjo, sepse atij iu bashkua edhe partia 5.6-përqindëshe e Pollos.
Por nuk ndodhi ashtu siç logjika e tezës së kartës antikorrupsion na sugjeron. Koalicioni Berisha-Pollo mori vetëm 41.2% të votës popullore në vitin 2005. Pra, s’arriti dot as 42.7 përqindëshin e 2001-shit…
Po si arriti koalicioni Berisha-Pollo të vinte në pushtet, kur nuk kishte marrë më shumë se 41.2% të votës popullore? Thjesht prej përçarjes së të majtës.
Në çdo zonë zgjedhore, koalicioni i Berisha-Pollo kishte nga një kandidat të vetëm përballë 6 kandidatëve të majtë. Dhe ndarja e votave mes këtyre të fundit “u fali” kandidatëve të Berishës mandatin e deputetit në të paktën 18 zona.
Le të shkojmë katër vjet më tej, në zgjedhjet e vitit 2009. Po të mbledhim vetëm votat e partive që ishin në koalicionin e Berisha-Pollo në 2005-ën dhe që mbetën përsëri pjesë e tij, rezulton se ato, të marra së bashku, fituan vetëm 42.7% të votave – si në 2005-ën e famshme...
Ishte zgjerimi i koalicionit me 12 parti të voçkla dhe ndonjë ndihmë nga Ristani që e bënë të arrinte në nivelin 46.9% të votës popullore. Dhe të mos harrojmë se kjo ndodhi pasi karta antikorrupsion e Berishës ishte shpuar disa herë në opinionin publik nga afera si ajo e Gërdecit, Damir Fazlliçit dhe e shpërdorimeve me Rrugën e Kombit.
Ndërsa në 8 maj 2011, koalicioni Berisha-Meta arriti në nivlein 51.7% të votës popullore. Dhe si mund të shpiegohet kjo rritje? Për të dalë tek ky rezultat, mund të mos ishte bërë fare votimi për partitë në 8 maj – mjaftonte të mblidhje 46.9 përqindëshin e koalicionit Berisha-Pollo me 4.8 përqindëshin e LSI-së të 2009-ës, dhe mbërrije tek 51.7 përqindëshi i 2011-ës.
Edhe në Tiranë, për të mbërritur te avantazhi 10-votash i Ramës ndaj Bashës (që u përmbys në bodrumin e KQZ-së), tiranasit mund të mos kishin fare nevojë të votonin - mjaftonte të llogaritej vota e 2009-ës për partitë që mbështetën Ramën dhe ato që mbështetën Bashën (përfshi LSI-në), për të arritur pothuaj fiks fare tek rezultati i 2011-ës mes Ramës e Bashës. Dhe të gjitha këto ndodhën fill pasi Ilir Meta, babai i LSI-së, u shpall i pandehur për korrupsion nga Gjykata e Lartë...
Me pak fjalë, analiza e mësipërme na tregon se karta antikorrupsion e Berishës në 2005-ën nuk ka qenë fare faktor për riardhjen e tij në pushtet. Përndryshe, pesha elektroale e koalicioneve të udhëhequra nga Berisha do të kishte ndjekur trajektoren e kuotave të tij në lidhje me antikorrupsionin.
Kurse, në fakt, koalicionet berishiane, si në rastin kur Berisha ka qenë në majë të kalit antikorrupsion, ashtu edhe në rastin kur ka qenë në bisht të tij, e kanë ndryshuar peshën elektorale si rezultat i rritjes së koalicionit me parti të vogla, të cilat kanë si objektiv thjesht ngjyerjen e duarve në tortën e pushtetit.
Dhe cila është fabula e kësaj analize? Lëkura e shqiptarëve duket se është regjur nga korrupsioni që mbizotëronte në trevat shqiptare gjatë pesë shekujve të Perandorisë Osmane, një nga perandoritë më të korruptuara që ka njohur historia njerzore. Studime të shumta të psikologjisë sociale demonstrojnë se përthyerje kulturore të skalitura në shekuj tek një popull duan një kohë të gjatë të latohen. Pikërisht për këtë arsye, një ndryshim paqësor i pushtetit në të ardhmen e afërt në Shqipëri ka pak gjasa të ndodhë si rezultat i ndonjë fushate me kartën e antikorrupsionit apo me ndonjë kartë tjetër morale. Siç demonstroi 2005-sa, 2009-ta, dhe së fundi, 2011-ta, duket se rotacioni paqësor i pushtetit do të përcaktohet edhe për ca kohë në Shqipëri nga mënyra sesi konfigurohen koalicionet zgjedhore, apo sesi konfigurohet sistemi zgjedhor.
Për një 1992-sh apo një 1997-të, as nuk mund të shpresohet e as nuk duhet shpresuar...
Comments
Perndryshe, shkrimi i zotit

Perndryshe, shkrimi i zotit Zaloshnja mund te sintetizohet ne fjalet : "Jete te gjate Korrupsionit" dhe "Tu hiqet fjala dhe veprimi kunder vjedhjes te ndershmeve" "Mos vidhni se ju kap ligji por beni korrupsion" dhe a ke ndonje plan per vete o Edo?

Dakord me arsyet pse je

Dakord me arsyet pse je partizan per rotacionin, por jo me pjesen ku partizanlleku te nderhyn tek pjesa profesionale.

1. Analogji mes zgjedhjeve lokale dhe kombetare duhet te jesh shume i kujdesshem kur ben. Sepse pastaj perpiqu te na shpjegosh, gjithmone duke ruajtur te njejtin standart, qe si ka mundesi qe LSI i rrit votat e saj nga 4.85% ne 2009 ne 7.49% ne 2011? Apo partia e Nardit qe kerceu nga 0.88% ne 3.05%.

2. Persa i perket zgjedhjeve kombetare, i vetmi votim ku mund te bazohesh per te nxjerre projeksionet e tua eshte votimi i 2009. Sepse zgjedhjet e 2005 jane komplet sistem tjeter votimi (partite si Partia Republikane mori mbi 20% te votave kombetare). Dhe duhet te jemi dakord qe kur aksiomat ndryshojne, te gjitha teoremat dhe pohimet rrezohen.

dritan, ketu nuk behet fjale
dritan, ketu nuk behet fjale per teoreme. eshte nje arthmetike e thjeshte. totalet e % te votes popullore per njerin e tjetrin krah kane mbetur pothuaj njesoj per 12 vjet, si ne zgjedhje lokale edhe parlamentare, si me sistem x e me sistem y. fituesit i kane percaktuar konfigurimete koalicioneve dhe manipulimet me 1 apo 2 pike, dhe jo kartat morale apo amorale.
Po ku i ke 2 krahet o burre i

Po ku i ke 2 krahet o burre i dheut qe ben mbledhje??

Ne 2005 dhe 2009 ishin 3 ose me shume koalicione? Si i ben mbledhjet e numrave kaq thjesht?

Dhe mos me thuaj qe LSI eshte e majte prandaj e mbledh nga krahu tjeter se kshu me ben te hidhem nga ballkoni :) Njoh personalisht ne 2005 mbi 10 persona qe votuan LSI sepse ishin antiSali por dhe per Fatos Nanon e korruptuar nuk votonin dot.

Si u arrika ne konkluzione politike per aleancat duke bere kaq thjesht mbledhje numrash. Kjo gje nuk ndodh as ne USA me nje elektorat shume me te stabilizuar sesa tonin.

merr etiketat qe u vene vetes

merr etiketat qe u vene vetes partite (te majta, te djathta) dhe vendosi ne rezultatet e 12 vjeteve te fundit per partite (jo per kandidatet). nga mbledhja arithmetike do te dale nje rezultat konstant majtas-djathtas 52% me 48% (plus/minus 1.5%). 12 vjet rrjesht kjo nuk eshte nje rastesi. eshte nje rregullsi e frikshme arithmetike. ndersa fjale mund te tirren pa fund. pike.

nuk te justifikon kjo

nuk te justifikon kjo pergjigje. hiqe nga mendja. nuk ka asnje arsye ne bote qe te na mbushe mendjen se te vjedhesh eshte me mire. nqs ti ia ke mbushur mendjen vetes, mire per ty! Ne te tjeret, dhe te garantoj qe jemi shume, nuk kemi kete mendim. Ilir Meta eshte nje hajdut ordiner, qe ne oborrin e tij mbreteror ka disa artikuj-shkrues si ju te gazetave moderne dhe ju perdor per te tentuar nderrimin apo qetesimin e mendjes se njerezve. Edi Rama eshte nje askushi, nje piktor i deshtuar, qe i katapultuar nga Fatos Nano vite me pare po perdor me sukses ate natyren shqiptare musulmane qe ti permend me lart, per te mberritur tek posti i kryeministrit.

Ne nuk ju pelqejme madje na jeni peshtirosur. Jemi shume me te mire se ju sepse nuk kalojme diten duke u perpjekur me mashtrime si te juajat. Ne ate boten tone te vogel e te varfer jemi shume me te ndershem. Do te vije nje dite kur do te ju kemi poshte. E do te ju shkaterrojme.

Shpresuam se Edi Rama kishte nje fije deshire per te ndeshkuar, per here te pare ne Shqiperi, te keqijat e qeveritareve. Tregoi qe ishte pjese e kastes dhe i shitur po aq sa ta. Se ty te pelqen ai me shume se Berisha eshte problemi yt, por ti me argumentat e tua te varfera nga ana e llogjikes thjesht po i jep te drejte te tere atyre qe duan Berishen. Sepse, sipas llogjikes tende duhet zgjedhur e keqja me e vogel. Por ne nje vend te vogel si i yni, eshte fare e lehte qe te njohesh dike qe njeh dike qe njeh dike tjeter prane Berishes dhe ja ku dolem te njohur. Dhe ja ku e keqja u kthye ne te mire dhe oportunitet. Atehere rrofte Berisha, apo jo?

Mos valle ti personalisht, bashke me Mucin e ndonje tjeter, keni probleme personale me Berishen? Ne fakt qe ti ke te tilla probleme eshte fakt i vjeter, por me shume pyes per Mucin. Sepse realisht nuk arrij dot te pertyp sforcimin tend qe te shkruash 1-2 artikuj cdo dite per te na bindur qe marreveshja Rama-Meta ia vlen!

Nuk fola per motivet

Nuk fola per motivet e votes qe te bjer ndryshim, Ato mund te jene kundershtimi apo urrejtja ndaj Berishes apo PD , simpatia per Edin, Programi i PS apo dhe te qenet i majte e te tjera....Kjo nuk justifikon apologjin per amoralitetin. Gjithashtu dua te di mbetet ne fuqi Pakti Berisha - Meta per ndarjen e ministrive dhe te drejten per korrupsion (vjedhje) ne to ; dhe ado luftohet korrupsioni dhe do vihet drejtesi ? Apo u ba çu ba mos bzaj ma- dhe neser kur te ndrrohet prap qeverisja (ju i thoni rrotacion) dhe te tjeret ti bijen ketij avazi ?

Keno, mua më duket idiotësi

Keno, mua më duket idiotësi (s'them për arsyetimin tënd) kjo puna e premtimeve për ndëshkime, ato duken me vepra, jo me fjalë, apo "fjala e shqiptarit si purteka e arit". S'është se ndonjë që do të premtonte do të bënte ndonjë ndryshim.

Nuk ka vlere ligjore premtimi

Nuk ka vlere ligjore premtimi i Rames se do te ndeshkonte Berishen. Por ka vlere ndaj neve qytetareve cdo angazhim i tiji per drejtesi. Sa me shume te tilla angazhime te kishte dhene as me te veshtire do ta kishte pasur te bente marreveshjen qe beri. Te duket rastesi ty qe shkrimet e Bazes dhe Bushatit ku i kerkonin Rames te angazhohej ne kete drejtim erdhen fiks rreth dy jave perpara marreveshjes? Nuk qene rastesi, ishin pjelle e ndjenjes gjithmone e me te forte qe dicka e ndyre po ndodhte. Sepse me arsyetimin me te thjeshte ne bote, ne rast se vendosemi ne pozitat e Edi Rames, dhe jemi dy muaj perpara zgjedhjeve, dhe kam kundershtar nje apo disa te korruptuar, qe vrasin, vjedhin e bejne cdo krim qe ka kodi penal, dhe kam per zgjedhes nje popull qe mezi pret t'i shohe keta hajdute e kriminele ne pranga, qofte dhe vetem per arsye zilie, atehere a nuk duket mese llogjike qe t'i premtoj qe po, do t'i rras te tere brenda??? Mua me duket sjellja me normale qe duhej bere. Shiko kudo ne bote se cfare premtojne ne keto situata. Vetem Rama nuk bente te tilla deklarata. Dhe e mban mend si tha tek Fevzo: ne shohim perpara! Dmth ky ishte aq demokrat sa qe nuk merrej me hakmarrje! Po po te kishte qene kaq demokrat i larte si e beri kete marreveshje kaq te ndyre????

Hiqeni nga mendja, Edi Rama eshte plehre po aq sa Berisha. Per ata qe duan te na mbushin mendjen se Berisha te vret do te u kujtoja vrasjet dhe vdekjet e shqiptareve ne 1998-1999 e akoma deri nga 2001. Berisha eshte vetem nje alibi per ju. E kuptoj qe ju personalisht mund ta keni frike por eshte cesthje e juaja! Pse nuk e pati frike Iliri por perkundrazi e perdori me mjeshteri te rralle?

Anonim, unë e ndërpres

Anonim, unë e ndërpres bisedën me ty tek pjesa që më flet për popullin, "nje popull qe mezi pret t'i shohe keta hajdute e kriminele ne pranga, qofte dhe vetem per arsye zilie", pret gjë nga ky popull ti, prisje votë plebishitare ti, apo me një hajdut zgjedhjesh si Sala, tani bashkuar me komisionerë të Metës, kushedi ç'kërdi bëhej, të mos flasim pastaj për votat e "popullit" që do të bliheshin me miell a nëi ushqim tjetër.

E pe kronikën për ata që bënin kurban kafshë të shkreta që t'i mbronte Zoti nga aksidentet, shembuj ke plot për këtë popull.

Te thuash qe do veme

Te thuash qe do veme drejtesi nuk eshte idiotesi. Nuk mendoj se Shqiperia do perparoj dhe ne shqiptaret, qe rrime ketu, do te na permiresohet jeta kur "per trimat" do te lejohet korrupsioni. Pra eshte fjala per rivendosjen e shtetit ligjor. Por, po u lejuan apo amnistohen zaptimet dhe vjedhjet e pronave, po u lejuan monopolet per klientelen, tenderat do ti fitojne vetem miqte dhe ata qe paguajn 20%, po te jene selektive doganat dhe tatimet, po te gjobiten veten kundershtaret e te tjera paudhesira mos prisni perparim. Per bela ne Shqiperi i dyti vjedh me shume se i pari (Berisha se Nano, Nano se Meta). dhe po qe keshtu le te rrij ai qe shte se mbase u ngop. " Qorr se Qorr e kam ne oborr" thote nje shaka e vjeter.

Po me fjalë të urta

Po me fjalë të urta s'mbarojmë ndonjëherë, e me këto teori që i dyti vjedh më shumë se i pari do të rrikemi në vend se s'ka ndonjë parashikues fati të na thotë si do të ndodhë, unë jam me shpresën se ndryshimi vjen për mirë, dështon herën e parë por po e kërkove ndryshimin dhe të mirën vjen, s'jam kurrë me idenë të rrimë siç jemi, dhe sikur mirë të ishim.

Zalosnja me fjele te tjera

Zalosnja me fjele te tjera thote. Me 2005 Sala solli fryme antikorrupsioni dhe fitoi bindshem, dhe nuk solli ne koalicon te korruptuar sic po ben Rama ne 2013, kur afroi Skrap-ar-linjte e Inkriminuar. Dmth PS e ka shume te veshtire te fitoi zgjedhjet pasi fryma antikorrupsion i ka rene ne diten e rrenave, dmth 1 prill

Qe t'i shkojme deri ne fund

Qe t'i shkojme deri ne fund krahasimit te 2013 me 2005 duhet te supozojme se ne vitin 2003 Fatos Nano kishte vrare perpara kryeministrise 4 perfaqesues te PD. Me kete supozim PD do te merrte shume me teper se 42 % pasi laj-thaj ne fushaten e 2005 do te permendeshin 4 te vraret.

Dmth ne 23 qershor

Dmth ne 23 qershor Berisha nuk bie poshte 42.7% dhe me ndonje ndihmese te vockel shkon deri ne 46.9% te votave?

Zaloshnja thote qe shqiptaret

Zaloshnja thote qe shqiptaret votojne duke u nisur nga interesat personale dhe jo nga morali apo fryma politike. Kjo eshte arsyeja qe Rama dhe Meta do fitojne keto zgjedhje sepse kane numrat ne favor. Personalisht do habitesha shume (sidomos me kete kod zgjedhor) sikur shqiptaret te tregonin se kane ndryshuar menyren se si e shohin politiken.

A kane staf politik

A kane staf politik partite?! Kane! Po ku jane!? Jane shumica tronglla dhe punen e deputeteve e fantazma e anonimeve e bejne “Elitat“, e bejne “ekspertet“, e bejne para partizane, duke shenjuar e bombarduar opinjonin me trakte. Dhe ndikojne ne opinjon, - sigurisht. Eshte kohe fushate, eshte kohe manipulimi, eshte kohe strategjie dhe pozicjonimi. Shikojeni bumin e shkrimeve te Zaloshnjes jane si trakte seriale gati tre ne dite. Ka plot gazetar qe instrumetalizohen. i ben mbushja ideologjike, i ben vertete urrejtja ndaj Sali Berishes apo dashuria per Edi Ramen apo plot arsye mbijetese, po nje gje eshte e qarte qe nuk thone te verteten dhe jane kthyer ne suflere te partive. Te gjithe jane me sy e me mendje cfar thote lideri. Porzhektoret e ndricojne dhe i japin efekt pamjes se tij. Dhe, ai gjithe pasjon e efekte butaforike, moderne ne veshje ja fillon; plot ngjyra e ulje ngritje, plot patetizem e gjuhe trupore; flet per rilindje e per frymezim kombetar. Dhe dynjoja degjojne e shikojne. Ajo qe nuk i shkon ne mendje dynjose jane gazetaret qe, politika i injoron i shfytezon, i shkallezon ne statusin e Suflerit. Pa Mero Bazen, Adrian Thanon, Mustafa Nanon, e nje brigade te te tere te dukshme e te pa dukshme, partia nuk do te arrinte kurre me makjazhin e kurves plot hijeshi e atraktivitet, deri te zgjedhesit apo auditorin elektoral, dhe jo vetem kaq, po nuk do te ndikonte e manipulonte ne favorin e saj. Rolet ngaterrohen per ate qe di te lexoje e shikoje me syte e mendjes, ne kete teater te erresires, ku gazetareve, politika i jep statusin e suflerit. Eshte vetem nje iluzon optik, eshte nje manipulim, eshte nje trik, eshte nje finte qe perdor politika duke ndricuar vetveten e duke lene ne erresire ne formatin e suflerit gazetaret. Disa nga keto gazetare jane mesuar e e kane pranuar kete status e kete rrol. Mjere per ta, e per ne. Po ka dhe gazetare me dinjitet e intrigitet qe kane rrespekt per veten. Ashtu sic ka manipulues qe arrijne ne sentenca e maksima te peshtira qe elitat jane ne rregull, - po populli duhet ndryshuar. Ka akoma njerez qe mafian e definojne me kumar, droge, prostitucion – kjo eshte vetem njera pjese per peshqit e vegjel. Mafia sot mirret me korropsion, me ndikim politik, me grabitje ne stil kombetar e nderkombetar, me aktivitet atraktive te kopsitura me forme juridike, mafia miret me banka e me politike e pastrim parash. Dhe politika perfiton nga gjithe kjo, dhe nuk ka sa me te voglen deshire dhe motivim per te ndryshuar dicka, sepse perfiton. (Sic duket perfitojne dhe elitat) Politika eshte mall qe duhet te shitet ashtu sic shiten konfesionet apo mobiljet. Po per mobiljjet ne kemi prospekte e rreklama, kemi finte pa fund ne ulje cmimesh. Per politiken e ne funksion te politikes ne kemi nje ushtri tjeter gazetaresh qe nuk ben detyren e shenjte ne mbrojtje te se vertetes, por te manipulimit, duke u kthyer ne suflere te partive, e duke luajtur nje burse te pa ndershme e amorale. Gazetaria eshte kthyer ne nje shtojce, zgjatim a bisht te poltikes, ne suflere te saj. Dhe ka harruar qe eshte dhe duhet te jete kujtese dhe roje e se vertetes dhe moralit.

Ajo qe kuptoj une nga ky

Ajo qe kuptoj une nga ky shkrim, dhe qe jam dakort 100 %, eshte qe populli shqiptar nuk eshte ndonje popull moralist qe te niset nga morali kur voton. Nese do te ishte i tille ne 2011 Basah si ish minister i brendeshsme kur u vrane 4 protestues paqesor nuk do guxonte te kandidonte por ne fakt populli "moralist" i dha goxha vota, e njejta gje per Nanon dhe Meten ne 2005 ku populli "moralist" on block i votoi bashke pavaresisht se ata nuk ishin marre vesh me njeri tjetrin. Pra morali ne shoqerine tone nuk ka vend dhe jemi ne vete qe fatkeqesisht e kemi larguar. Ne asnje vend te botes ku morali ekziston nese do dilnin ne skene pazare te ndyra te femijeve te kryeministrit qe nga largimet e investitoreve pse nuk paguajne deri tek biznese kriminale qe marrin jete njerezish si Gerdeci ai person do ishte mbrapa hekurave e jo te brockulliste lart e poshte e te mburrej me voten popullore sic bene berisha jone. Keshtu qe kam idene se te gjithe ne moralistet duhet te permbahemi dhe te arsyetojme me gjakftohtesi pasi nuk kemi te bejme me nje popull qe ka si primare moralin por pazarin.

Dhe normalisht mua me vjen keq qe i them keto gjera per popullin tim por e verteta shpeshhere eshte e hidhur

Nuk me duket arsye te

Nuk me duket arsye te mendojme, se me qene se morali nuk ekziston ne vendin tone, nuk duhet ti kerkojme llogari apo ti bejme vrejtje atyre qe mbahen per elite. Ne se keshtu, nuk e kuptoj pse shkruani e pse shkruajme, e beni e bejme analiza e japim opinione. Nuk besoj se jemi ne xhungel e gjithe shqiptaret jane gjindje e eger siç thoshte per ca pakica e ne zona te thella, Edith Durhami.

E habiteshme sesi autori, nje

E habiteshme sesi autori, nje analist pergjithesisht serioz dhe qe sic e ka deklaruar dhe vete jeton ne nje vend demokratik normal, ben kaq lehtesisht apologjine morale te nje pazarlleku.

Mund te pranohet pazarlleku me veshtiresi per aresye te urgjences absolute qe perben heqja nga pushteti e z. Berisha. Por ti vihet viza qe ne fillim cdo mundesie qe populli shqiptar mund te kete hak nje qeverisje me te ndereshme, ose ne mos populli ne teresi por lexuesit e ketij shkrimi ne vecanti, kjo ofendon si inteligjencen ashtu edhe ndjenjat e nje prej komentuesve te ketij shkrimi...

Politika ndryshe nga jeta

Politika ndryshe nga jeta sociale, nuk eshte moral, eshte logjike matematikore ku ardhja ne pushtet nuk varet nga morali i nje politikani apo anetareve te tjere te partise, por varet nga menyra se si ndertohen koalicionet dhe perfshirja e sa me shume partive te vogla. Ne politike, qellimi justifikon mjetet, ndryshe nga jeta sociale qe nje filozofi e tille nuk mund te pranohet.

Si mund te mendosh te hedhesh

Si mund te mendosh te hedhesh nje qeveri te pamoralshme, me moral? Rrezimi i nje qeverie nuk bazohet vetem ne figuren e nje apo politikani tjeter, por bazohet ne beteje njerezish qe mbeshtesin nje apo tjeter parti, pavaresisht nese ata jane ose jo te moralshem. Pra eshte thjeshte nje beteje numrash, qe kush parti krijon aleancen me numrin me te madh te partive (mbeshtetesve) fiton zgjedhjet, tjetra humbet. Beteja me te cilene te gjithe ne, ne kete kohe perballemi, eshte te rrezojme kete qeveri mafie kriminale pervec te tjerash.

Duam apo s'duam ta pranojme,

Duam apo s'duam ta pranojme, eshte kjo e verteta. A nuk ishim po ne qe ne 2009 i thame Edi Rames kur nuk i fitoi dot zgjedhjet pse nuk beri koalicion me Meten qe te mos kishim me Saliun ne pushtet?

Dhe do te ishim serish ne, qe do t'i thonim Edi Rames qe nese larg qofte do te humbnim zgjedhjet qe pse nuk beri koalicion me Meten.

Te indinjuar nuk jane socialistet dhe opozitaret e vertete, te indinjuar jane ata persona qe kane humbur toruan nga frika e humbjes se pushtetit dhe perhapin panik per fitore te zgjedhjeve te pamoralshme. E ku do te qendronte morali: Rama i humbi zgjedhjet me moral se nuk beri koalicion me Meten?

Shoqeni, LSI e 2009 nuk ishte

Shoqeni, LSI e 2009 nuk ishte ajo e 2013. S'kishte akoma video, 21 Janar, koalicion me Berishen. Atehere po qe Rama duhej fajesuar qe nuk arriti te mblidhte te majten, por me iluzionin qe do t'i merrte te gjitha pushtetet vete(me kete iluzion beri edhe kirurgjine spektakolare ne kushtetute) shpuri ne oborrin e Berishes 80 000 vota te majta. Situata eshte krejt ndryshe ne 2013: LSI eshte nje prostitute e shfrytezuar nga PIMP Berisha gjate 4 viteve pushtet, e diskredituar me video e afera, qe ne po e fusim ne shtepi si nuse duke i bere paje edhe 3-4 deputete ne listat e PS. Besoj tani, e veren ndryshimin, apo jo?

Bard, LSI ka KQZ dhe

Bard, LSI ka KQZ dhe komisionerë njësoj si PS dhe PD, gjithashtu LSI si shpk që është unë dyshoj se ka për të marrë shumë militantë, por më shumë të PD-së që po ndihen të frikësuar nga ikja dhe që e shohin LSI-në si parti që rri përherë në pushtet (njoh të PD-së që i quajnë të humbura këto zgjedhje e shumë struktura po u shpërbëhen, si nënkryetari i Kamzës psh. që kaloi tek PS).

Këto të majtë të djathtë pastaj më duken muhabet leshi, për mua janë pro dhe kundër Salës.

Unë uroj që të marrë sa më pak vota gjithësesi dhe t'i merret vetëm e mira e komisionerëve.

Po ku ka me LSIja elektorat

Po ku ka me LSIja elektorat mor vella...LSI ka as ka maksimumi nja 10,000 votues te cilet jane te punesuar ne shtet. Ky qe gabim historik i Ed Kokeboshit qe e futi LSI nen sqetull. Se ishte koha qe LSI te diskretitohej poltikisht pasi skish me marre asnje deputet...

Ne donim nje Shqiperi te re

Ne donim nje Shqiperi te re te cilen Edi na e premtoi ! Dita e bardhe e Shqiperise se Re ishte shume afer , sepse Berisha dhe Berishizmi ishin bere si nje frut i kalbur ne peme , qe sado te rrinte , ceshtje kohe , ishte i destinuar te binte ! Dhe a e dini pse do te binte ? Se njerezit ne Shqiperi , pavarsisht pragmatizmit te tyre per shkak te nevojes se madhe (pa buke nuk eshte shaka) perseri e shikojne me neveri Berisho-Metizmin , vjedhjen , grabitjen , vrasjen dhe mashtrimin , harbuterine , mungesen e shtetit dhe antishqiptarizmin !

Mos te genjeje mendja askend ! Rama-Meta e shtyne edhe ca kohe renien e Berishizmit , por nuk munden ta ndalojne ! Si dy pioniere , pjese e kesaj politike , edhe ata fundin e Berishes do te kene !

Shqiperia e Re do te vije ! Duhet medoemos te vije ! Shifrat leruani atyre qe jane mesuar te numerojne parate pas vjedhjes ! Liria nuk dhurohet , por fitohet !

Me qendrimin e disa me

Me qendrimin e disa me shkon ne mend ky citat i mikut te shqiptareve per arvanitasit dhe shqiptaret e greqise se djeshme .”............Duket se shqiptarët, përveç horizontit të ngushtë të familjes . dhe të klanit, të përfitimit e të interesit vetjak, të mllefit dhe të hakmarrjes, nuk e kanë ndjerë nevojën tëtë shpërthejnë jashtë kësaj bote. Shqipëria është atdheu i mendimeve të shkurtra , depo e rezervave të forcës fizike,vendi që me vullnetin e vet nuk pranon t'i bindet as të dëgjoj as vetveten, as të tjerët. Shqipëria është elementi që mohonvazhdimisht dhe tek e cila anarkia dhe mungesa e ligjit në një farë mase janë shpirti dhe fryma jetësore..”

Në: Jacob Philip Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, Tiranë 2003, f. 38.(Das Albanische Element in Griechland- 1857-1861)

Studioi fjalet Fallusit dhe

Studioi fjalet Fallusit dhe mos i meso permendesh ! Brenda kesaj "sharjeje" dhe verejtjeje qendron nje pohim gjigand qe ka vleren e diamantit , por qe as ti dhe as Fallusi nuk keni sy dhe mendje per ta pare ! Per ndihme thirri Gjergj Kastriotit se ai eshte nga te paktet qe arriti ta shikonte dhe dalloi "diamantin" ! Behet fjale per 1443-shin !

Shume e shajne shqiptarin sepse jane deshtake dhe nuk jane ne nivelin e "lojes" se tij (popullit shqiptar) ! Kush ka qene realisht burre shteti nder shqiptare ka bere kryevepra me kete popull megjithese ne kushte shume te veshtira !

Drejtuesit e shtetit shqiptar bashkekohore , jane thjesht braca , frikacake dhe hajdute ordinere ku e ku me poshte se niveli mesatar i popullsise !

O Edo, a e kupton qe eshte

O Edo, a e kupton qe eshte komplet i gabuar ky cilesimi qe ju beni kritikeve ju si "moralist"???

Koalicioni i 2009 ishte jo moral. Ky i ketij viti eshte me shume. Sepse Meten e kane pare te gjithe si vjedh ne zyrat e shtetit. Per te tjeret mbase kemi nje hipoteze, per Meten eshte vertetuar. Pra ti po i kerkon te tjereve qe te vazhdoje ky zakon, sepse tani pjesen e madhe te tortes e merr Rama e jo Berisha. Kjo nuk eshte tu thuash pranoni amoralitatein, kjo eshte tu thuash pranoni ilegalitetin. Ti po na kerkon te pranojme qe jemi nje republike bananesh e te mos kerkojme me shume. Kjo eshte ku e ku pertej debatit per moral, ashtu si ti apo zedhenesit e tjere te Rames po periqeni ta relativizoni.

Mund te flasim akoma me shume per autoritazmin e theksuar te Rames e Metes ne kete vendim, per sa jane perfillur e rrjedhimisht ekzistojne vertete forumet e partive, se cfare sjell ky lloj autoritarizmi ne qeverisje etj etj. Po nuk po i futem se i kemi thene me here te tjera boll ketu. Po mjaftohem thjesht me faktin qe termat qe perdor ti jane komplet te gabuar, pavaresisht cfare llogarive ben per ti justifikuar keto.

p.s Ne fakt kam dhe nje gje tjeter qe u kujtova tani. Nqs Berisha vertet nuk paska fituar per karten morale ne 2005, po per ndarjen e votave, atehere pse ju ja keni permenduar ad nauseum Nanos se u largua me voten kundra korrupsionit? Me duket se historine e te majtes ne kete 10 vjecar e keni interpretuar si tu donte ju (dmth Rames) qefi, po me duket se keni bere aq devijime e kundershtime sa tani nuk lidhen me nje argument konciz.

Me pak fjale, Z. Zaloshnja na

Me pak fjale, Z. Zaloshnja na thote qe jemi komb i pashprese dhe per te mbeshtetur kete teze, shkon e kerkon motivet deri tek parandoria osmane. Nje arsye e forte per te votuar !!!

Add new comment