"A miracle of freedom"

Rreth një muaj më parë themeluam në Mbretërinë e Bashkuar activtrades.al, duke shtuar kështe shërbime edhe në shqip nga një broker që tregton valuta dhe produkte të tjera financiare. Është hera e parë që kjo bëhej nga një kompani serioze me liçencë mbarëevropiane në Londër, qendrën botërore të financës. Nuk morrëm telegrame urimi apo telefonata përgëzuese nga ndonjë zyrtar por kënaqësia e krijimit të diçkaje të re që mungon në shumë vende edhe më të zhvilluara nuk ka çmim.
Vështirësitë janë të panumërta. Na erdhën përkthime qesharake (nga përkthyes me liçencë) të tipit “Internet cookies” = “biskota rrjeti”. Një numër jo i vogël fjalësh ishin përkthyer me fjalorë elektronikë dhe fjalitë shpesh binin në sy si pa vend e pa kuptim. Gabimet drejtshkrimore gjithashtu nuk mungonin. Microsoft Word nuk ka korrigjues automatik për gjuhën shqipe. Kur më pas kërkuam të promovonim faqen në kërkimet e Google, na erdhi përgjigjja se Leku ishte ndër të rrallat monedha në botë, me gjasa e vetmja në Evropë që nuk njihet nga ky gjigand elektronik. E pamundur gjithashtu të promovosh faqen tënde me pagesë në Google.al, kompania nuk ka interes në tregun tonë. Një nga shërbimet më të rëndësishme për të ardhurat e fituara nga blogjet apo faqet e internetit, Google Ads gjithashtu nuk është i vlefshëm për faqet në shqip. Shumë nga ju do e kenë vënë re që Facebook në shqip është i shkruar më një shqipe për të ardhur keq. Bing, Yahoo dhe MSN nga ana tjetër as nuk begenisen të hapin faqen e tyre edhe në gjuhën tonë.
Nuk jam i vetmi që has probleme në të bërurin biznes në Shqipëri. Një miku im që solli para disa vitesh produktet e Apple ekskluzivisht në Shqipëri përballej me habinë ekstreme të klientëve kur u thoshtë që programet kompjuterike si Excel apo Adobe duhen blerë sepse mbrohen nga e drejta e autorit. Në Shqipërinë ku pirateria është normale rrallëkush mund të ketë paguar ndonjëherë për një program apo për të shkarkuar muzikë. Dy këngët më të suksesshme të Shqipërisë në Eurovizion “Suus” dhe “The Image of You” ende sot nuk mund të shkarkohen nga iTunes. Të njëjtin fat duket se po e pret dhe përfaqësuesen e sivjetshme “Identitet” ndërkohë që vendet Nordike si pretende për fitoren kanë nisur prej javësh të ngjiten në klasifikimet e shitjeve. Amazon dhe eBay gjithashtu nuk merren me Shqipërinë, një tjetër miku im detyrohet t’i shpërndajë vetë produktet që rezervohen në faqen e tij online me furgon nëpër Tiranë dhe njerëzit e paguajnë me para në dorë. Me vullnetin e mirë, Amazon, Microsoft dhe Apple do mund t’i zgjidhnin këto probleme kaq thelbësore brenda pak muajsh.
Për një biznesmen që vjen nga bota perëndimore shërbime si blerja e mallrave në internet pa shpenzime poste, shkarkimi i librave, muzikës etj. në mënyrë të ligjshme, reklama në rrjet, pagesa kudo me kartë dhe jo me para të thata e të tjera si këto merren të mirqëna dhe egzistojnë prej dekadash në vendet e zhvilluara. Kompanitë shumëmilardë dollarëshe vështirë të kenë interes financiar për një treg të vogël si Shqipëria dhe ndaj këto shërbime duhet të kërkohen dhe subvencionohen nga qeveria jonë. Kështu do mund të shpresonim të thithnim investime të huaja për ta rizgjuar ekonomikë.
Kryeministri në ikje i Italisë Mario Monti, bëntë fushatë në Londër, Frankfurt etj. duke takuar investitorë që t’i bindte të investonin atje gjatë krizës. Kryeministri Izraelit Netanjahu dhe ai turk Erdogan njihen gjithashtu si lobues të fuqishëm. Ndërkohë ne paguajmë mbi 500.000 dollarë në vit kompanisë Patton Boggs për fushata të dështuara si AlbPetroli. Qeveria mund t’i përdorë këto dhe burime të tjera pikërisht për t’u bërë oferta firmave të mëdha që të ofrojnë këto shërbime thelbësore në gjuhën shqipe.
N.q.s Microsoft do korrigjonte gabimet e drejtshkrimit shqip, do i kursente qeverisë sikletin e të paturit shkolla mediokre ku një pjesë e mirë e nxënësve nuk dinë të shkruajnë. Mjafton një vështrim i shpejtë në Twitter dhe Facebook për të vënë re që mbi gjysma e përdoruesve shqip shkruajnë vazhdimisht me gabime. Tirana zyrtare ka përgjegjësi të pesëfishtë për promovimin e gjuhës dhe bizneseve shqip pasi duhet të ofrojë këto shërbime dhe për hir të atyre që e mbrojnë gjuhën tonë të lashtë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Çamëri.
Arsyeja pse në perëndim njerëzit e talentuar dhe me ide biznesi ia dalin ndodh thjesht sepse ekonomia vendase u jep atyre instrumentat për ta vënë në jetë një projekt të vlefshëm pa patur nevojë për “mik” apo rryshfet. Në Shqipëri për fat të keq të rinjtë e kanë gati të pamundur t’i sjellin idetë e tyre të biznesit në jetë sepse duhet kapital shumë i lartë fillestar për t’i zëvendësuar këto shërbime brenda firmës (p.sh blerja e një furgoni) apo t’i porosisin librat me postë nga Gjermania. Në një situatë kur kryeministrin nuk e fton më asnjë homolog për takim, do ishte në shërbim edhe të imazhit të tij, përveçse të vendit, të përpiqet të takohet me drejtuesit e Apple, Google, apo Amazon për t’i bindur ata që t’i zgjerojnë shërbimet e tyre edhe në vendet shqipfolëse. Ajo po që do ishte “A miracle of freedom”.
Comments
U mundova t'ia shtoj Wordit

U mundova t'ia shtoj Wordit fjalorin shqip dhe s'e gjej per qamet. Nqs e ke fjalen per ta importuar nga pale te treta kjo s'do kishte kuptim sepse do te thote qe nuk eshte e disponueshme per publikun e gjere. Mbase dhe behet por fakt eshte qe nuk ndodhet te fjaloret standarte.

Njerezit qe sherbime kaq baze si promovimi i gjuhes dhe produkteve shqip i quajne "corporate welfare" mund t'i etikojme fare mire komuniste (meqe po hidhemi te ekstremet) po s'do bie ne ate kurth. Ideja eshte qe kur e ke taksen e korporatave 10% dhe po investon qindra mijera dollare per te terhequr investimet e huaja atehere me mire coje punen deri ne fund dhe jepi biznesit sherbimet baze. Kjo qe thua ti eshte njesoj sikur t'u presim dritat se bizneset mund te funksionojne dhe me gjeneratore.

E treta, pse duhet ta perktheje dhe ta instaloje secili vete kur me pak fare mund ta beje kete nje njeri specialist per te gjithe. Pastaj, ja se perkthimin e zgjidhem ne qe dime anglisht, po ata qe nuk dine, madje as te ndjekin udhezimet (qe jane gjithashtu ne anglisht), si do ia besh me sherbimet e Yahoo, Apple, Google Amazon etj qe ngrihen ne artikull?! Meqe qenka kaq e lehte, beje ti pra dhe na bej nder te gjitheve ne vend te fjaleve ne ajer.

E katerta, jam e lodhur nga njerezit si ty qe ne cdo diskutim argumentojne "marrin njerezit buke me lista..." Me kete llogjike s'do behet asnjehere asgje. Nje nga arsyet pse njerezit marrine buke me lista eshte qe s'ka pune, dhe arsyeja pse s'ka pune eshte qe s'behet dot biznes.

E pesta, meqe ke kaq kohe ne kete biznes dhe ke pare miliona te hidhen ne ere kot mbase eshte sepse s'je aq i afte ose largpames dhe krijues. Mund te gjesh me dhjetera mijera shembuj te njerezve qe jane bere milionere nga hici ne saje te ketyre sherbimeve. Dy dite me pare nje 17 vjecar ne Londer shiti nje App mbi 20 milione dollare.

E gjashta, hallall reklama atyre qe punojne per vendin edhe kur ndodhen jashte dhe i kane punet ne terezi. Dashuria per memedheun nuk blihet me para, ah sikur te kishim qindra mijera njerez te tille ne vend te atyre qe s'e kthejne me koken pas per t'i sherbyer vendit qe i rriti.

Shtet social eshte dhe Suedia

Shtet social eshte dhe Suedia po shko shikoji pak cfare sherbimesh ofron qeveria per biznesin. Nqs do te jesh social taksoje, por ama jepi ate qe i duhet biznesit qe te funksionoje ne menyre qe te mund te konkurroje me kompanite e huaja. Pastaj me cpo shoh, me 1-2 perjashtime keto jane te gjitha sherbime qe ne fakt i hyjne ne pune individit me shume se biznesit.

Shume interesant, autori ankohet se s'ka sherbime ne shqip, ti vazhdon i jep linqe ne anglisht dhe thua qe t'i per vete i ke zgjidhur, te tjeret le te cajne koken. Shume konstruktive komentet tuaja...

Ah se desh harrova, me pelqen

Ah se desh harrova, me pelqen shume Marksi.

"vete perkthimin...shtoja

"vete perkthimin...shtoja vete nje fjalor Word-it. ... perktheje vete Facebookun..."

Duket qe s'je marre ndonjehere me biznes ti shoku, po u mundove t'i besh te gjitha vete do perfundosh qe s'do besh dot asgje ne fund, prandaj ata shoket e tu kane djegur leke kot. Nqs ky robi ka paguar per perkthimin, eshte normale qe te doje nje perkthim persmari, ndryshe s'e therriste fare perkthyesin.

Ajo corporate welfare pastaj eshte krej pa lidhje se s'po kerkon njeri shtetit leke, vetem pak vemendje edhe nje takim miresjellje.

Ika dhe une tashi se acarohem me ata qe komentojne dokrra.

Ja te shtoj dhe une ca

Ja te shtoj dhe une ca budallalliqe te tjera te shkruesit:

6 - Nuk eshte google qe vendos reklama tek faqet e internetit shqiptare (apo amerikane). Jane faqet e internetit shqiptare qe nese deshirojne mund te vendosin Adsense (reklamat e google-it) tek faqet e tyre. Dhe meqe ra fjala, ka plot faqe shqiptare qe e kan bere ket.

7 - Mund te reklamosh tek google.al dhe tek te gjitha faqet qe kane vendosur Adsense, kur te log-osh tel Adwords, zgjith "Albania" si vendin ku deshiron reklamat tuaja qe te shikohen. Cudi si nje ekspert marketingu si ti nuk e dika ket.

8 - Yahoo dhe MSN jane media. Ajo qe kerkon ti eshte te ankohesh pse Top Channel nuk i jep lajmet dhe frengjisht, pervec shqipes dhe anglishtes.

9 - Amazon operon vetem ne 10 vende te botes: SHBA, Kanada, Angli, France, Itali, Gjermani, Spanje, Kine, Japoni dhe Austri. Tani sipas teje Shqiperia eshte vendi i rradhes ku Amazon, duhet te hapi dyqan? Me siguri lobimi i Berishes mungo qe Amazon te zgjedhi Shqiperine (3 milion) si tregun e radhes ku te futet. hahahahaha

Urime per biznesin meqe ra fjala. Ka nevoje vendi dhe per nje mundesi tjeter ku qytetaret te lejne lesht. Forex Trading i mungonte vendit. haha
Gjithsesi nuk jam shume i shqetsuar, se me nje biznesmen si ty, ku nuk dike asgje rreth marketingut online, ActivTrades nuk do ket shume sukses ne rrjepjen e shqiptareve.

Jam dakord me Toton ne parim

Jam dakord me Toton ne parim po kjo eshte ceshtje bindjesh politike. Dmth fakti qe une mund te mos jem dakord me autorin nuk ia heq vlerat artikullit qe eshte i argumentuar mire dhe gjithsesi hap nje teme te rendesishme. Ne fund te fundit, nje qeverie te djathte duhet t'i propozohen ide te djathta qe te merren me seriozisht. Kjo gjithashtu ve ne dukje qe partia demokratike nuk sillet ne fakt si parti e djathte dhe nuk eshte besnike ndaj idealeve te saj te cilat shpesh i le pas dore. Perkundrazi, doja te pergezoja Respublican per mendjen e hapur qe edhe pse nje forum ne shumicen e rasteve majtist, u le hapesira dhe atyre qe kane ide te djathta per t'u shprehur dhe per te propozuar politika.

Hehe, imagjinoj autorin qe

Hehe, imagjinoj autorin qe lexon keto komentet dhe i bie ballit me dore: "dy faqe artikull dhe ku kapen keta, te lloji i biznesit dhe marketingu online qe kane nga nje fjali, epo s'behet Shqiperia me..."
Uroj ta kem gabim dhe ai te vazhdoje me perpjekjet, ne kemi nje aftesi te frikshme per t'ua shuar entuziazmin te rinjve me deshiren per t'i rrezuar qe te thyejne hundet qe ne perpjekjen e pare.

Add new comment