Meritë dhe zgjedhje për të shpëtuar të gjithë

Prej shumë vitesh tashmë insistoj mbi dallimin midis demokracisë mbrojtëse, e cila mbron lirinë e qytetarëve, gjë që është e domosdoshme, dhe demokracisë shpërndarëse, që duhet t’u shpërndajë qytetarëve të mirat e demokracisë, që në fakt funksionon gjithmonë e më keq. Nuk më ka ndodhur akoma që të më përmendin apo të më kundërshtojnë mbi këtë dallim. Dhe megjithatë pa demokracinë mbrojtëse ne rikthehemi në të nënshtruar dhe jo më qytetarë. Qytetari është pothuajse zhdukur që prej fundit të botës greko-romake, me ndonjë përjashtim. Është zhdukur aq shumë, sa që për termin civis, qytetar dhe polites kishim pothuajse humbur kujtesën. Shfaqet vetëm me revolucionet e shtatëqindës. Çfarë lodhjeje. Mbaj mend që në Gjermani fjala polites përmendet rastësisht për të nënkuptuar më shumë policinë.
Kemi partitë. Në 1921 James Bryce pohonte që “partitë janë të paevitueshme… Askush nuk ka provuar që qeveria përfaqësuese mund të veprojë pa to”. Për më shumë se një shekull kjo ka qenë doktrina e përgjithshme. Ideja ishte që partitë duhet të përmblidhnin opinionet e zgjedhësve për t’ia përcjellë pastaj qeverisë, e cila do t’i merrte në konsideratë, dhe sipas mundësive do t’i plotësonte kërkesat.
Por nuk shkoi kështu. Sa për fillim, zgjedhjet duhet të ishin zgjedhje të më të mirëve. Edhe me maksimumin e mirëkuptimit, çfarë kuptimi do të kishte një zgjedhje e më të këqinjve? Sa që gjatë gjithë Mesjetes principi i zgjedhjes ishte i shprehur nga formula melior et sanior pars (pjesa më e mirë dhe më e shëndoshë). Deri sa revolucioni i mjeruar studentor i viteve Gjashtëdhjetë shfaqi flamurin e anti-elitës: poshtë elitat, rroftë ai që i hedh poshtë.
Pohoj që nuk e kuptova kurrë nëse anti-elitistët ishin në të vërtetë ambiciozë të nxituar për të hipur në majë. Fakti është që anti-elitistët e atëhershëm janë sot të sistemuar mirë në pushtet dhe në fuqi. Ishin, në vitet Gjashtëdhjetë, djem të mençur në keqbesim? Ngelet fakti që duke nënzhvlerësuar meritokracinë na ngelet vetëm ç-meritokracia, që duke zhvlerësuar zgjedhjen na ngelet vetëm ç-zgjedhja, dhe që duke sulmuar meritën marrim vetëm të paaftin, dhe me të qeverinë e më të këqinjve.
Që Italia është një vend thellësisht i korruptuar është fakt i njohur. Por të zbulosh se jemi në vendin e gjashtëdhjetëenëntë të renditjes së Transparency International (për korrupsion) më le të habitur edhe mua. Sigurisht, nuk kemi një të kaluar të lavdishme. Mafia, shoqëria e nderuar, u çel në Siçili, dhe pastaj ngjitet në tërë gadishullin dhe në të njëjtën kohë përhapet edhe në SHBA. Kemi edhe një të kaluar akoma më të gjatë. Në një libër shumë të bukur, Italia dhe pushtuesit e saj, Girolamo Arnaldi tregon që asnjë popull tjetër s’është pushtuar aq sa i yni. Në ato kohë barbarët vrisnin. Ne ia kemi hedhur pothuajse gjithmonë, sikur të ishim të pajisur me gjenin e mbijetesës. O Spanja o Franca, mjafton të ishte magna. Jemi, atëherë, me zanat të vjetër. Në qoftë se duam të kuptojmë se si ka lindur dhe lind kaq shumë fëlliqësirë e sotme duhet të rifillojmë nga kjo pikë. Sa për sot, qeveria teknike e Monti-t është i vetmi shans shpëtimi që na mbetet.
Përktheu: E.M.
Comments
O Spagna o Francia, purché se

O Spagna o Francia, purché se magna. Siamo, allora, di vecchissimo mestiere. Se vogliamo capire come è nato e nasce tanto odierno marciume forse conviene ripartire da qui.

Nisem nga gabimi i perkthyesit:O Spagna o Francia, purché se magna (Franca o Spanja ,mjafton te hame) ,analogjite mes dy vendeve jane befasuese.

Vitet '60 ne Itali, vitet '90 ne Shqiperi.Duket sikur flitet per te njejtin vend.

Dhe te kthehesh edhe pak me mbrapa ne historine tone, me turkun,italianin ,komunistet a berishistet,oportunizmin e shesim per mbijetese,servilizmin per detyre,arrogancen per force,mafien per te domosdoshme,mospajtimin me felliqesiren per kokefortesi, ose vetevrasje tha diskush ne 21 Janar 2011.

Profesori im qe shiste qepe ne treg ne vitet '90, eshte nje shembull per ate c'fare u be me inteligjencen ,edhe pse modeste, ne Shqiperi ne ato vite,Kjo ciklike ,sa here jane ndryshuar regjimet,qeverite, prijesat apo ombrellat imperialiste ne Shqiperi.

Pene dhe mendje e rralle Sartori.

Add new comment