Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës

Postuar në 10 Qershor, 2013 09:33
Arbana Xharra

“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.

Deklaratat e tij fyese kundër femrave, kualifi kimi i tyre si lavire është kulmi i skandaleve. Në një mënyrë është mirë që kjo fytyrë e rrezikshme që flet në emër të islamit u bë pjesë e debatit publik. Kështu opinioni i gjerë e ka parasysh se çfarë imamësh predikojnë në xhamitë e Kosovës, fjala është kryesisht për manipulantë, të cilët çmenduritë e tyre private i ilustrojnë me “citate” arabe, të cilat shumica e shqiptarëve nuk i kupton.

Në këso situatash hoxhallarët paraqiten si interpretues të vërtetë të Kuranit, ndonëse vërehet se ata bëjnë një lexim politik dhe jo racional të librave fetarë. Ndokush mund të befasohet për të keq me këtë fenomen. Por, jo edhe ata që tash e sa vjet ballafaqohen direkt me këto rryma, ata që tashmë e kanë provuar në lëkurën e tyre dajakun e presionin. Soji i Irfanëve është i shpërndarë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Ata nuk kanë ardhur vetvetiu, as nuk kanë pikur nga qielli, por janë avancuar nga kryeimami i Kosovës Naim Tërnava, i njohur për lojën e dyfishtë: para opinionit shtiret si tolerant, në prapaskenë favorizon imamë ekstremistë. Në secilën komunë nëpër xhamitë e Kosovës Tërnava ka emëruar imamë që kërcënojnë, që bëjnë thirrje për urrejtje. Ka edhe prej atyre që shfrytëzojnë familjen e Adem Jasharit për interesa të ideologjive të tyre, dhe në momentin që dikush nuk pajtohet me ta, të shpallin edhe gomarë, siç ka ndodhur në Malishevë: një hoxhë ekstremistë i quan gomarë politikanët lokalë.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) nuk ka reaguar kundër këtyre devijimeve. As pas deklaratës së “hoxhë” Irfanit nuk po dëgjohet zëri racional i BIK-ut. Tërnava nuk i ka mbrojtur asnjëherë as ata të cilët janë rrezikuar nga “imamët” e tij të shpërndarë nëpër Kosovë. E ata janë po ashtu besimtarë, janë myslimanë, janë imamë, janë njohës të studimeve islame, të cilët ndihen shqiptarë e jo arabë, ata të cilët ligjërojnë në frymën e tolerancës fetare dhe të cilët të parët zyrtarisht në Kosovë e kanë ngritur zërin kundër sekteve tashmë të instaluara në Kosovë dhe fatkeqësisht nuk e kanë gjetur mbështetjen e pothuaj askujt.

Që nga paslufta sistematikisht është bërë presion ndaj tyre. Disa prej tyre janë: imami Musli Verbani nga Kaçaniku të cilit i është djegur vetura pak orë pasi kishte deklaruar brenda xhamisë së tij se “nuk lejon të futen vahabi në xhaminë e tij”. Verbani duke e ngritur zërin pa frikë ndaj këtyre grupeve, jo vetëm që nuk e gjeti mbështetjen, por edhe u shkarkua nga pozita e imamit me vendim të Tërnavës. Osman Musliu një imam tjetër në Drenas, në praninë e shumë vetave në mes të ditës në xhami është rrahur deri në alivanosje dhe i është thyer edhe dora. Njëri ndër njohësit më të mirë të çështjeve islame në Kosovë, Xhabir Hamiti, pas deklaratave që ka dhënë publikisht edhe nëpër media në mbrojtje të islamit tolerant, u ndalë nga disa persona të maskuar, të cilët e rrahën në mes të rrugës.

E kreu i BIK-ut nuk ka vakt të merret me kriminelët që rrahin në emër të fesë, sepse tashmë përkrahësit e dhunës kanë zënë vend brenda BIK-ut dhe të tillët Tërnava i ka sjell aty për të siguruar pozitën. Në mesin e tyre është edhe sot “hoxhë” Irfani. Bashkëmendimtarë të irfanave sot nuk janë vetëm disa imamë të Tërnavës, por edhe i ashtuquajturi “Forum Rinor Mysliman” (FRM) duke zgjeruar ofendimet e “hoxhës” që nga morali dolën dhe në ofendime kombëtare.

Në këtë vijë është edhe Partia Islamike “Bashkohu”, njëri nga prijësit e së secilës në vitin 2009 është kapur duke fshehur armë në pyll në kufi me Serbinë, ndërsa udhëheqësi tjetër i kësaj partie, Fuad Ramiqi, kërcënon haptazi ata që nuk pajtohen me kërkesat e tij. E të gjithë këta përkrahës të “hoxhë” Irfanit më e pakta që mund të mendojnë është se femrat e Kosovës janë lavire. Sporti i tyre i përditshëm janë ofendimet dhe kërcënimet, predikimet urrejtëse dhe ambiciet e shtuara për t’u bërë pjesë e skenës politike dhe për të formësuar shoqërinë sipas përfytyrimeve të tyre sektare dhe obskure. Nuk është dita larg kur irfanët do të kërkojnë edhe mbytjen me gurë të “lavireve të Kosovës”.

/ZËRI/

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

E lexova deri ne fund shkrimin, por nuk e mora vesh se cfare ka thene tjeter Hoxhe Irfani, pervec fjales lavire. Tek e fundit, mire ka bere qe e ka thene, pse pak femra e meshkuj lavire kemi perreth?

Do kisha nevoje per sqarim, ju lutem...

Submitted by a.b's (not verified) on

Faleminderit, por une kerkova burimin dhe jo ate qe ka shkruar gazetaexpress. Videon e kishin hequr prej andej. Perse ta kene hequr??!!

Respublica, meqe u perpoqet te me sqaroni njehere. Ju lutem me sqaroni edhe kuptimin e nje titulli kaq te forte. CIli kamxhik fetar eshte perdorur dhe per me teper kunder shtetit te kosoves??!!!

Gjithsesi e gjeta dhe e pashe ate qe ka thene Hoxha ne video.

As me shume as me pak, ka thene ate qe duan dhe qe na kane thene prinderit tane kur na ka ardhur mosha per tu lidhur me dike "...gjej nje goce te mire dhe martohu". Termi 'goce e mire" eshte pikeperpike ajo qe thote Hoxha i nderuar por me fjale te tjera, qe pavaresisht tonit qe ka perdorur, brendia e asaj qe ka thene eshte motamo si ajo e nje prindi.

Keni lujt mendsh te gjithe ju qe beni zhurme per dicka te tille.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Po nuk arrite te kuptosh "kamxhikun" anadollak kunder shtetit te Kosoves , po te them "kamxhikun" anadollak dhe bizantin te Kishes greke kunder shtetit te Shqiperise . A nuk arrin syri yt te shikoj se cfare eshte duke i bere Kombit Shqiptar    dhe shteteve shqiptare aleanca Anadoll- Patriarkane Greke ? Se si njera mundohet ta "kafshoje" nga veriu dhe veri-lindja dhe tjetra ta "kafshoje" nga jugu ? Po "qetesine" e Vatikanit ndaj "sulmit" te ketyre te dyjave nder popullsi shqiptare , arrin ta degjosh ? E cfare eshte "kjo" sipas teje ? Ratesi ? Zhvillim normal dhe natyral ? I kujt ? I percarjes se shqiptareve ? Cfare na duhet atehere Shteti i Kosoves apo Shteti i Shqiperise , kur neve do te vazhdojme te ndare ne vilajete fetare tashme si ne kohen e Anadollit apo te Perandorise Romake ?

perse na duhet emri , gjuha dhe identiteti shqiptar , kur neve na vendosin ne pamundesi unifikimi te vullnetit politik dhe te behem faktor politik ne rajon ? Kujt i duhet popullsia indigjene shqiptare ? Shqiptareve vete jo qe jo ! Atehere kujt ? Perse kemi derdhur gjak , para , energji , pasuri dhe jete brezash ? Per cfare ?

Submitted by a.b's (not verified) on

Me fal o Z. Llesh por po e perseris, ku e shikon ti kamzhikun e Hoxhes musliman mbi shtetin e Kosoves, ne videon ku i keshillon besimtaret e vet qe te mos martohen me lavire. A nuk do ia thoje edhe ti te njejten gje djalit tend? Nese PO, atehere a mos valle edhe ti je duke goditur me kamzhkin shtetin ku jeton?

Thone qe dardha bie nen dardhe. Insh'Allah ta nigjo cuni llafin e Llesh dhe merr nji goc t'nershme sic ishte nona e vet.

Submitted by Arb (not verified) on

O trupeshk!!!! A nuk e kupton se me kete fondamentalizem islamik vahabist qe nuk ka qene kurre ne traditen shqiptare, do ja nderroni per keq fytyren shtetit te Kosoves? A nuk e kupton qe gomere si ky Irfani dhe Naim Ternava paguhen prej Beogradit per te treguar se ja shqiptaret jane islamiste dhe me pavaresine e Kosoves u krijua nje shtet islamist ne Ballkan????  Ju rrofte lufta e 1999, se do dolet edhe me damken si islamiste, hidhuni vete me koke ne kazanin e plehrave, se as ne shqiptaret e Shqiperise nuk do ju honepsim dot.

Submitted by a.b's (not verified) on

Me fal po aq tru sa kam.

Gjithsesi mundohem te mesoj me aq sa mund te nxe. Se feja ime me meson qe te lexoj, studioj, te punoj shume, te perpiqem te jem me i mire me te gjitha forcat dhe mundesite e mia. Se kete gje ma ka mesuar edhe Hoxha i nderuar qe po e shani prej kaq kohe, ne shume nga videot e tij. Ben mire qe te degjosh te pakten disa prej tyre perpara se te dalesh ne perfundime.

Mund te ma shpjegosh termin "fondamentalizem Islamik Vehabist"??!! Vetem perpiqu realisht,  lexo dicka me shume dhe mos me jep pergjigje leshi.

- Fondamentalizem. Nuk ka asgje te keqe ne te qenit fondamentalist, fondamental, ku ceshtjet (ne kete rast fetare) trajtohen, jetohen nga burimi, fondamenti, themeli. Duke qene se zakonisht uji ne burim eshte i paster (ne kete rast kurani, hadithet, mesimet fetare) referenca tek burimi, te qenit fondamental/ist eshte ajo qe duhet te jemi te gjithe. - Islamik. Nuk ka kuptim terminologjia islamik, islamizem, islamist. Ka ISLAM dhe Musliman.

- Vehabist. Shume veshtire qe ndonje cope mishi nga ju islamofobet qe komentoni ketu te dije te jape nje shpjegim real se cfare eshte Vehabizmi (perfishre ketu edhe Respublica-n, Cukalin & CO).

Gjithsesi mendova se kishe ndonje koment per ate qe Hoxha i nderuar ka thene ne ate video te regjistruar. Por ti mer zoteri e paske me muslimanet ne pergjithesi. Nuk ka asnje te keqe por vecse miresi nese shqiptaret jane muslimane te vertete duke u bazuar edhe tek tradita jone, ashtu sic e perserit here pas here edhe Hoxha i nderuar. Nuk ka asnje te keqe pervec se miresi nga nje shtet shqiptar me shumice muslimane. A nuk jemi te gjithe ne qe e ngreme me te madhe tolerancen fetare ne Shqiperi? E pra, merita me e madhe ne kete vlere i takon muslimaneve si shumice qe jane. U takon muslimane qe paten edhe pushtetin ne dore per disa qindra vite.

Nje pyetje kisha. A mos ishim me mire kur ishim ateist???

Te qenit MUSLIMAN  nuk eshte damke, por eshte vlere, bekim dhe dhurate prej Zotit.

ps: Sa per dijeni, une jam shqiptar prej Tirone dhe falenderoj Zotin qe me hapi syte e zemren dhe me beri musliman.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Problem real. Bravo Arbana Xharra: gazetare e guximshme.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Gazetarja duhet respektuar për mentalitetin qytetar që ka dhe populli i Kosovës duhet ta dëgjojë dhe ti ketë parasyshë mendimet e saj se janë për një shoqëri përparimtare dhe po dëgjojë këtë të pa cipë ka për tu kthyer shumë mbrapa po nuk na tha Nëna e tijë çfarë është

Submitted by respublica (not verified) on

Z. Genti,

jua publikuam komentin (që ngjan më tepër me një trakt) për hir të respektit për fjalën e lirë - edhe pse aty dhunohen shumë nga principet që ky site ka marrë përsipër të promovojë e të përçojë.

E lexova deri në fund traktin tuaj, dhe personalisht, më duhet t'ju them që më vjen turp për vrerin, fjalorin, dhe mbi të gjitha për konceptet (nëse mund të quhen të tilla) që përmban. Më dhimbseni edhe sepse ju përfaqësoni pjesën më regresive të një komuniteti të nderuar e që për shumë shekuj i ka sjellë botës dritë e përparim.

K. Cukali

Submitted by Genti (not verified) on

z. Cukal

Edhe regresivet kane te drejten e fjales, tamam ashtu sikur keta fondamentalistet katolike qe ju botoni ne sajtin tuaj, te cilet vetem hedhin vrer e shpifin kunder besimtareve muslimane. Ju keni disa muaj qe kete faqe e keni kthyer sikur te (DELETED) - e vetem godisni muslimanet. Beni mire qe emrin nga respublica tia nderroni e tia vini ne katolika.

Submitted by Pune Gastronomie (not verified) on

Interesante kjo nderhyrja e k. cukalit i cili beri me dije ne emer te ResPublica-s se komenti u lejua per hir te lirise se fjales por se ResPublica ndihet e indinjuar nga mesazhi dhe krijon me miresjellje edhe asosacionin midis komentuesit dhe bashkesise fetare ku komentuesi supozohet se ben pjese.

k. cukali ketu ne kete faqe jane sjelle mesazhe urrejtjeje, racizmi e fyerje ndaj te cilave keto qe ka sjelle ky mavria ketu me siper jane qesharake dhe ky Pauli qe i beni vend ketu eshte vetem nje shembull po jo vetem qe keni lejuar komente qe asnje faqe me respekt per veten nuk do i lejonte, por as nuk keni ndjere nevojen te sqaroni pozicionin e faqes. Duhet te fillojme te bejme asosacione komunitare tani per keto pune, si thua ti? Nuk keqtrajtohet vetja ne kete menyre.

Submitted by B (not verified) on

Koloreto, si nje lexues i hershem dhe i rregullt i kesaj faqeje, te lutem te me tregosh se cilat jane (disa nga) principet qe keni marre persiper te perconi e promovoni. Dhe, ndane kesaj, kush jeni ju, qe i keni ngarkuar vetes kete barre te rende ne nje shoqeri kaq te ashper? Po pyes per ate kendin "Rreth nesh", ose "Redaksia". Dhe te pyes seriozisht.

Submitted by Genti (not verified) on

A nuk u vjen turp qe botoni shpifje e sharje te ketilla nga Arbana Xharra ne kete faqe?

Submitted by arnaut (not verified) on

Znj. Arbana Xharra, si nje nga gazetaret me te njohura te Kosoves, duhet te tregoje pak me shume seriozitet profesional dhe vetepermbajtje. Ajo me nje gure kerkon te vrase 10 zogj, por edhe gurin nuk e ka tamam gur por veze.

Ne rradhe te pare, po, imam Irfan Salihu ka gabuar ne menyren si eshte shprehur. Edhe pse ai nuk ka ofenduar krejt femrat e Kosoves por iu eshte referuar femrave te pamoralshme ne ligjeraten e tij, gjuha e perdorur nga ana e tij ishte e papershtatshme dhe e denueshme. Ne nuk besojme se imamet tane jane te pagabueshem, prandaj nuk kemi Pape, dhe kur ata gabojne jane vete besimtaret muslimane qe i korrigjojne. Ne kete rast znj. Xharra nuk bezdiset te pyese se si kane reaguar muslimanet shqiptare. Po te kishte kerkuar pak ne internet do kishte pare se kane qene vete besimtaret muslimane qe e kane denuar gjuhen e imam Salihut (shih ketu: ).

Po aq i denueshem ama eshte ky lincim qe po i behet imam Salihut dhe, tani, edhe krereve te BIK. Ky sulm frontal ndaj autoriteteve islame ne Kosove eshte totalisht i papranueshem dhe shume i demshem per marredheniet nderfetare ne Kosove. Kleriket e BIK-ut jane lideret shpirterore te shumices derrmuese te popullit te Kosoves dhe ti sulmosh ata ne grup me kaq lehtesi, sic ben znj. Xharra, eshte nje mungese e madhe serioziteti gazetaresk dhe civil. Besimtaret muslimane te Kosoves kane te drejte te ndihen te fyer dhe te kercenuar nga ky sulm qe u behet hoxhallareve te tyre.

Sa per te sqaruar znj. Xharra, Naim Ternava nuk mbeshtet ekstremistet ne Kosove, ai ka denuar cdo incident te dhunshem qe ka ndodhur atje kundrejt atyre qe akuzojne se jane sulmuar nga vehabite apo ekstremiste fetare dhe u ka bere thirrje autoriteteve te Kosoves qe ti gjejne dhe denojne maksimalisht autoret e dhunes. Madje BIK vajti aq larg sa te takohej me Grupin e Grave Deputete ne Kosove dhe tu premtonte se imam Salihu do shkarkohej.

Do i beja thirrje gazetares Xharra, qe nuk e ka per here te pare sulmin ndaj islamit ne Kosove, qe te qetesohej e te mos i frynte zjarrit te ndasive fetare dhe tu jape klerikeve dhe autoriteteve muslimane respektin qe u takon.

Keto sulme fetare te ultra-laikeve ndaj autoriteteve muslimane vetem sa fuqizojne ekstremistet e radikalet si FRM dhe LISBA.

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Genti dhe mbeturinat turke ne Kosove, pse nuk shkoni ne Arabi nga keni ardhur, do te ishte zgjidhja me e arsyeshme, shkoni e kullotni devete, pse nuk jeni per me shume.

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk duam te shkojme. Na pelqen klima e lagesht e Evropes. A na hiqni dot me pahir?

Submitted by a.b's (not verified) on

Ne vend qe te ikin muslimant nga vendi i vet ne Arabi, le te largohet ai qe nuk i pelqen nga Shqiperia.

Shko mer zotni ne Vatikan ose ne Uashington apo ku di une se ku. Mgjs po ta mendosh pak me thelle me kete llogjiken tende te ceket, duhet me i kerku edhe Papes te ngreje leckat nga Vatikani dhe te shkoje Jeruzalem se atje e ka vendin.

Ju ka zene syte urrejtja patologjike kundra muslimaneve duke filluar qe nga Respublica

Submitted by psy (not verified) on

Na habisi psikanalisti. Mbeturina turke nga Kosova, shkoni ne Arabi nga keni ardhur?!  Dmth shqiptaret e Kosoves jane turq te ardhur nga Arabia? Qe ka dicka psikike ketu, eshte e sigurte, po kam dyshime nese eshte psikoanalize.

I dashur Koloreto, t'i thuash dikujt MBETURINE eshte po aq e rende sa t'i thuash edhe K(DELETED) (e fshiva vete).

Nese perpiqesh per humanizem e drejtesi, si vihet re ne shkrimet e tua, nuk mund te tolerosh t'u thuhet MBETURINA njerezve ne faqen ku je moderator. Fashizmi nuk ka brire. Ai Genti i inatosur me siper, eshte nje shqiptar qe ka mendimet e veta, i pranojme apo jo, po nuk eshte perfaqesues i asnje komuniteti, ashtu si nuk je as ti. Gjithkush ka mendjen e vet dhe ka ikur koha e pergjegjesive kolektive, se jemi ne epoken e individit, duam apo s'duam. Diskutimet ngrihen ne baze te te drejtave individuale, se jemi te gjithe te barabarte para ligjit, dhe perkatesite fetare apo partiake nuk na i pakesojne e as na i shtojne te drejtat. Edhe ti edhe Genti ne pasporte keni te njejtin perkufizim, pra jeni shtetas shqiptare e jo anetare te ndonje komuniteti. Po ia futi kot ose plot Genti, ia fut per hesap te vet, jo timin, as tendin, as te ndonje tradite shekullore.

Submitted by juli (not verified) on

Habitem kur ju flisni e shkruani: "Per hir te fjales se lire..." dhe mua m'i fshini komentet. Ç'kishte jo parimore komenti im midis ketyre komenteve, ku perdorni dhe DELETED? Ja komenti im:...Persa u perket atyre djemve te rinj qe shpojne veshet ... dakord do te isha dhe une me ate klerikun. Nuk kam pare ndonje intelektual(vertete intelektual) qe te shpoje veshet e hunden...". Nuk jam as 70 vjeç e as 45 vjeç, jam 22, por nuk do te flas per veten, ama Veprimet e teskajshme ne Big Brother dhe vathet ne vesh apo diku gjetke i anatemoj si kafsherore, tamam siç thote ai kleriku mysliman, ne se vertete e ka thene.... Nuk dote hidherohem edhe ne se nuk e besoni. Une bej prezent moralin tim. faleminderit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Tekstet fetare jane shume te qarta: lavirët të martohen me laviret dhe te ndershmit të martohen me të ndershmet. Hoxha u ka ber thirrje besimtareve mos te martohen me laviret.
Pse u djeg grave parlamentare nuk eshte faji i hoxhes

Submitted by Lleshi (not verified) on

Sigurisht qe ne keto debate "nuk ka si te merret" me fjalen koknrete te hoxhes ! Prokupacioni i Hoxhes mundet te behej publik edhe si nje qytetar i thjeshte shqiptar , pa qene fare hoxhe ! Problemi ne fjale eshte problem social dhe jo fetar ! Eshte problem qe tregon degjenerimin e  shoqerise njerezore ne teresi dhe asaj shqiptare ne vecanti ! Eshte nje "strategjeme" , qe po perdoret nga "kapitali" dhe "gjithepushteteshit" , ku bejne pjese edhe qarqet fetare , per te prishur "familjen" , kete lidhje atomike njerezore , me qellim prishjen e shoqerise dhe sundimin e kontrollin me te lehte te saj !

Interesat e njeriut si qenie te krijuar dhe mbajtur ne jete nga natyra , jane ne kundershtim me interesat e parase dhe sundimit te pergjithshem ! Qeliza qe e "ushqen" dhe e formeson kete kundershtim eshte familja ! Prandaj jo vetem Hoxha , por kushdo , duhet te ngrihej kunder fenomenit te "kurverimit" individual  , ne dobi te shoqerise ! Por per hoxhen , priftin , apo "doktrinarin modern" familja eshte prone e fese apo e "shkencetareve te paguar" per ta "analizuar" , "mbrotjur" me qellimin final per ta  shkaterruar ate ! Shkurt Hoxha te mos na beje "moral arab" , por moral njerezor gjithperfshires shqiptar , sepse nderi iu takon me shume shqiptareve se arabeve !

Submitted by ANDRRA (not verified) on

Hoxhë Salihu vetëm se e ka bërë këtë ligjeratë qe laviret të lajmërohen vet, pa i gjurmuar. E dini ne një odë  kur hyn një njeri dhe bërtet: "Hej kush eshte budalla ma hëngërt m...." dhe kur ai "budallai" zgjohet dhe proteston"? Ne në Kosovë themi: "Mos e pëvet se te tregon vet!" Kjo është Arbana Xharra si duket.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.