Më shumë se kingmaker?

Postuar në 25 Janar, 2013 16:47
Eduard Zaloshnja

Fjala anglisht kingmaker (shqip, mbretbërës) është përdorur shpesh për LSI-në, pasi votat e saj në 2009-ën u bënë vendimtare për të rivënë kurorën e kryeministrit në kokën e Berishës. Në takimet e fundit me elektoratin e vet, Ilir Meta, duke iu referuar kësaj fjale, ka thënë se LSI-ja nuk do të jetë thjesht një kingmaker në zgjedhjet e ardhshme. Ajo do të jetë më shumë se kingmaker, ka thënë ai.

Çfarë ka Meta parasysh me këto fjalë? Më shumë se mbretbërës i bie të jesh vetë mbreti… A mos Meta po i kërkon Berishës që, si çmim për futjen në një koalicion paraelektoral me të, t’ia lërë kurorën e kryeministrit për 4 vitet e ardhshme?

Duke patur parasysh rezultatet e 2009-ës dhe 2011-ës, Berisha e ka të qartë se koalicioni i tij, pa votat e LSI-së, praktikisht nuk ka gjasa të sigurojë 71 mandatet që i duhen për rikurorëzim. Në 2009-ën partitë e koalicionit të Berishës mezi arritën në kuotën 46.9% dhe në 2011-ën, duke zbritur votat e LSI-së, mezi arritën në kuotën 43.9% në nivel kombëtar. Ndërkohë, Lulzim Bashën nuk do ta ndihmonin dot kurrë akrobacitë e KQZ-së, në qoftë se nuk do ta kishin ndihmuar 24 mijë votuesit e LSI-së në Tiranë. Dhe të mos harrojmë se, atëherë, nuk ishin krijuar as FRD-ja e as AK-ja, të cilat pritet t’i heqin koalicionit të Berishës një pjesë të elektoratit tradicional të djathtë.

Por a mund ta pranojë Berisha kushtin e Metës, pa e provuar veten në garën elektorale? Njerzit edhe ndryshojnë, por shumë, shumë rrallë në moshën 68-vjeçare… Berisha nuk e ka pranuar disfatën edhe kur i ka mbetur vetëm një grusht militantësh rreth tij, e jo ta pranojë tani që mendon se është i gjithëpushtetshëm. Me apo pa LSI-në në koalicionin e tij paraelektoral, ai do ta provojë garën. Si gjithnjë, duke bërë goditje edhe sipër, edhe poshtë brezit…

Dhe ta do mendja se kaq gjë e kupton edhe Meta. Po përse atëherë ai thotë se LSI-ja do të jetë më shumë se kingmaker? Duke patur përfaqësuesit e tij në të gjithë administratën zgjedhore (duke filluar nga KQZ-ja e duke përfunduar tek tavolinat e numërimit të votave), ndoshta ai ka bindjen se LSI-ja, edhe pa bërë koalicion paraelektoral me PD-në apo PS-në, do të marrë aq vota sa t’ia bëjë të pamundur secilit nga koalicionet e mëdhej arritjen e numrit magjik të 71 mandateve në Kuvend. Dhe atëherë ai mund të vërë kushtin ose unë mbret, ose asnjëri s’e merr kurorën.

Me pak fjalë, duket se Meta po vë një bast të dyfishtë – me Berishën dhe Ramën njëherazi…

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Do te jete turp qe edhe nqs PS-se  i duhen votat e LSI per te ardhur ne pushtet,te pranoje koalicion me kriminelin Meta.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

edhe sikur gjithe jeten ne opozite te rrije Ps dhe kurre sduhet te beje  qeveri me Ilir Meten.

Submitted by f d (not verified) on

Kur sheh enderra me mbreter ne mengjes gdhihesh si mbret...

Ne Shqiperi ndodh cudi: " Te gjitha ngjyrat politike bejne banjo me sy mbyllur dhe kur i hapin shohin se kane dale vetem dy ngjyra ; bojqielli e roze.

Meta ka vene 'kollaren' bojqielli, jo se i pelqen ngjyra e qiellit, por eshte 'rrugekalimi' per ne ngjyren e 'florinjte'.

"Kingmaker' apo jo ?!

(S'kam gje me Skraparin dhe historine e tij ! )

Submitted by Leonardo (not verified) on

Më lini të bëhem edhe njëherë kryeministër vetëm 5 minuta dhe të më shikon se çfarë çudira do bëjë

Submitted by NJE NJERI QE TE... (not verified) on

ZOTI ZALOSHNJA LSI NUK I KA 24 MIJ VOTA NE TIRANE SE PO TI KISHTE 24 MIJ VOTA NE TIRANE EDI RAMA DO TU MUNDE ME 24 MIJ VOTA EDI RAMA FITOI ME 10 VOTA ME GJITHE ATO MANIPULIME QE U BENE NE LAPRAKE DHE PERFERITE E TIRANES QE DIHEN BOTERISHT .PS NUK DUHET TE BEJ KOALICION ME HAJDUTET E LSI NUK KA MORAL QE ATA TE JENE NE KOALICION ME NE SE NUK I VOTON ME NJERI ATA SKRAPARLLNJTE E BERISHES.FALEMINDERIT

Submitted by respublica (not verified) on

kur LSI ishte ne koalicion me edi ramen (ne 2007), ky fitoi me 22 mije vota avantazh ne tirane. kur LSI ishte kunder edi rames (ne 2011), ky doli barazim

Submitted by NJE NJERI QE TE... (not verified) on

PO PO, ASHTU ESHTE SI THONI JU, KENI TE DREJETE,VAZHDONI ME PROGRAMIN TUAJ SE JU KEMI VENE VIZEN MBASI VOLLET MIRE E MIRE ME SALEN NE CDO DREJTIM.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.