Leter mikut tim Dashamir Shehi

Hoshgeldeniz, Po ç’dreqi të pruni? Mirseerdhët! Po pse erdhët?!
I nderuar miku im!
Të kam ndjekur e të ndjek me kënaqësi si dhe shumë shokë të tjerë sa herë që ju jeni i pranishëm në ekranet e televizioneve, pa përmendur edhe ato pak raste që kemi qenë bashkë. I qartë, i saktë, i avashtë si përherë. Disi jam çuditur me lëvizjen tënde të fundit:
Së pari, nuk e kuptova në se zoti Kryeministër ju ftoi juve në koalicion, apo ishte inisiativë e jotja. Në fakt llogjika e bashkimit ishte fare e saktë. Por ka 15 vjet që sillesh si opozitar vetmitar në një farë mënyre kundër të gjithëve, e veçanërisht kundër Kryeministrit të sotëm. Vitet e fundit, i pozicionuar në krye të LZHK (pak i çuditshëm ky pozicionim), kjo parti me shumë mund të quhet një lëvizje revolte e juaja personale ndaj të Djathtës (PD), që nuk u soll kurrë si e tillë.
Në se PD gjatë kësaj dekade të fundit, e sidomos Kryetari i saj duhej të kishte ndryshuar sado pak, atëherë lëvizja e juaj do të quhej e motivuar plotësisht, por sidoqoftë për një gjë jam i bindur: Karrigia e deputetit “të bie” më mirë ty se shumë të tjerëve që dalin nga “vatha” koalicion i Berishës.
I nderuar mik!
Ndihem keq për koinçidencën që Ju u deklaruat sapo ishte përfolur kudo në media për një prurje “të rëndësishme kinezo-amerikane”, në “vathën” e PD, Eduard Selami. “Ujguri” Ed Uard Sel e fyen antarësinë demokratike të Partise Demokratike, e veçanërisht vehten e vet, sepse ka rreth 15 vjet që nuk ka asnjë kontribut, as për PD dhe as për politikën shqiptare në tërësi. Ai as ka qenë këto 15 vite në Guantanamo dhe as në Departamentin Amerikan të Shtetit, por një qytetar i thjeshtë, që ka punuar për vehten dhe familjen e tij, në Amerikë.
Shoqëria shqiptare tani pothuajse i ka harruar vargjet e Nolit të madh; “Mbahu Nënë, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”. Me sa mbaj mend unë, Eduardi erdhi edhe një herë për zgjedhjet e vitit 2009, por Berisha më duket pa ndonjë “ëndër të keqe” dhe Selami nuki e di pse iku. Edhe tani më duket se është shpejt për t’ju gëzuar mandatit të deputetit. Nejse! Një fjalë e urtë thotë: “Burrë i mençur është ai që njeh vehten”, e ti o miku im je një i tillë, por “burrë i zoti”, vazhdon shprehja “është ai që njeh të tjerët” dhe Patrioti im i njeh të TJERËT.
Më vjen keq që nuk votoj dot për ty.
DITA
Comments
Bravo Z. Kole te pergezoj per

Bravo Z. Kole

te pergezoj per shkrimin mjaft i thjeshte dhe i kuptueshem, sintetik.

Shpresoj te lexoj sa me shpesh nga JU i nderuar.

Drite i paste shpirti UJGURVE :)))))))

" Ujguri", Ed Uard Sel

" Ujguri", Ed Uard Sel Ami.....i modh je o Kole Malaj.

O Kolë, ke qene drejtor

O Kolë, ke qene drejtor pyjesh dhe i katandise si Aldo Bumçi monumentet e kultures.

Edi Rama qenka komplet idiot qe merret me ju, garden e vjeter e te djegur.

Add new comment