Gjërat janë keq? Duhet pasur frikë se ka më keq se sa keq
Postuar në 30 Nëntor, 2011 00:29
Mustafa Nano
Në Shqipëri gjërat po shkojnë keq, shumë keq. Vendi dhe tërë institucionet kanë rënë një e nga një në dorë të një njeriu të vetëm, Sali Berishës. Kanë mbetur dhe dy a tre sosh, por dhe këto asëll-asëll nuk është se i kanë hapur ndonjë problem e nuk është se i janë bërë pengesë tahmasë së tij për ta sunduar këtë vend (Presidenca e Republikës, Prokuroria e Përgjithshme, SHISH). Ai ka për t’i marrë dhe këto, megjithatë. Sikur bota të përmbyset, ka për t’i marrë. Tani ka dhe ligjin aleat. Ligji thotë se krerët e këtyre institucioneve zgjidhen nga mazhoranca, dhe kësisoj vetëm naivët mund të shpresojnë se mund t’mos e marrë atë që të tjerët s’kanë si ta pengojnë që ta marrë. Dhe këto do të jenë ‘qershiza mbi tortë’. Pas kësaj, të gjitha do të jenë në dorë të tij. Po i numëroj: 1. Pushteti ekzekutiv; 2. Mazhoranca ligjvënëse; 3. Parlamenti; 4. Presidenti; 5; Gjykata e Lartë (nuk ka nevojë të shohim përbërjen; mjaft të shohim vendimet dhe sjelljen e saj); 6. Gjykata Kushtetuese (e kemi parë atë kryetarin e Gjykatës, se si shkoi të nesërmen e emërimit të rrinte si rosë e lagur përballë tij); 7. Prokuroria e Përgjithshme; 8. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (e merr këto ditë, me ndihmën e Presidentit); 9. Gjithë administrata publike; 10. Policia e Shtetit; 11. Garda e Republikës; 12. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë; 13. Financat (bën ç’të dojë me qesen e shtetit; kush do ta kundërshtojë? Ridvani?); 14. Diplomacia (dhe për këtë nuk është provë dhëndri buzëqumësht i Jozit, apo nipi gangster i vetë Berishës, që janë bërë pjesë e trupit diplomatik; është i gjithë trupi diplomatik që është në shërbim të tij); 15. Ushtria (apo s’mund ta përdorë, nëse ia do puna, ngaqë i bëhet pengesë Imami ynë?); 16. Televizioni publik; 17. Universitetet; 18. Të gjitha shkollat publike të sistemit parauniversitar (ka arritur deri atje sa u ka vënë drynin shkollave për të nxjerrë nxënësit në tubime elektorale); 19. Pushteti lokal (atje ku s’e kontrollon dot, e saboton); 20. Banka e Shtetit; 21. INTAT-i etj., etj., etj.
Çfarë ka mbetur në këtë mes pa u kontrolluar? Një vëzhgues i jashtëm do mendonte se janë dobare jashtë kontrollit të regjimit zgjedhësit, opozita, intelligentsia, dhe media. Është kështu? Zgjedhësve nuk kanë ç’t’u bëjnë, pasi nuk mund të blihen votat një e nga një; sigurisht, thasë me miell shpërndahen, ashtu siç bëhen dhe presione sa të duash, por megjithëkëto, zgjedhësit nuk mund të blihen; ata mund të konsiderohen relativisht të lirë; e vetmja rrethanë, ku shumica e shqiptarëve ndihen relativisht të lirë, është dhoma ku ata futen për të votuar. Po, është e vërtetë, këtë liri të zgjedhësve regjimi e kompenson duke kontrolluar në një masë jo të vogël zgjedhjet, procedurat dhe rezultatin, por jemi ende në kushtet, ku ky regjim mund të mundet me votë; mjaft të mbrohet integriteti i procesit të numërimit.
Për sa i takon opozitës, duhet thënë se atë s’është e lehtë ta marrësh të tërën nën kontroll. E vërteta është që mund të kontrollohet duke kushtëzuar, ndikuar e diktuar garën brenda saj, në mënyrë që në udhëheqje të zgjidhen njerëz të shantazhueshëm, apo kinse opozitarë, por opozita si e tërë nuk mund të kontrollohet. Ka plot qejflinj teorish konspirative që shkojnë deri atje sa thonë se mund të blihen drejtuesit e opozitës, ose të paktën kryetari i saj, por unë nuk po eci asaj ane. Është mirë t’mos i besosh këto gjëra, ngaqë ndryshe mund të luash fare nga fiqiri.
Për mua, opozita e sotme është në gjendje të ketë një sovranitet në gjykim e në ndërtimin e aksionit politik (e mban në këto nivele të sovranitetit në gjykim e në aksion, jo ndonjë standard etik apo ndonjë kredo politike e doktrinore, por ‘ideja e bukur’ se mund të vijë në pushtet nga një moment në tjetrin). Kjo opozitë që kemi gjykimet mund t’i ketë të dobëta dhe aksionin politik jo eficient, por këto pafuqira nuk vijnë prej ndonjë varësie të supozuar apo hamendësuar nga regjimi; janë pafuqira fiziologjike; kaq di, kaq bën.
Me intelligentsia-n ndryshon puna. Atë e kanë nëpërkëmbur dhe poshtëruar më keq se sa në kohët e Enver Hoxhës; si të ishte vulgu i vulgut, është përfshirë e tëra nga ethet e betejës për kotheren e bukës, e nuk kemi pse të çuditemi fare në këto rrethana, që një vend pune për veten, për fëmijët, për gruan, për motrën a vëllain të vlejë më shumë se sa një vet-vlerësim akademik, një ndershmëri intelektuale, një pasion civik, apo një dinjitet human. Një ilustrim? Është 21 janari, dita kur regjimi vrau katër shqiptarë, krimi i të cilëve ish se ishin kundër regjimit. Qëndrimi që mbajti intelligentsia atë ditë, e në ditët që vijuan (kur ekzekutimi i atyre katër vetëve u motivua me thikat me helm, me stilolapsat-pistoletë, me grushtin putativ të shtetit të përgatitur nga politikanë, institucione e gazetarë, etj, etj), ishte heshtja.
E gjithë ndërgjegjja civike e morale e një kombi u la ato ditë në dorë të do gazetarëve, të cilëve ka qenë e lehtë t’ua shpërfillje, t’ua çoje dëm apo t’ua bëje pis aksionin apo mesazhet me damkën “të rreshtuar me opozitën”. Nuk u dëgjua asnjë zë tjetër. Më saktë, mezi u dëgjua ndonjë zë tjetër. Ismail Kadare, personifikimi par excellence i kësaj intelligentsia-je (ose me fjalë që atij me të drejtë s’i pëlqejnë, “babai i kombit”), guxoi të thosh një frazë të ngjashme me: “aha, tani hyri vdekja në mes”, u ul t’i shkruante një letër naive e qëllimmirë Lulzim Bashës, dhe kaq. Pastaj heshti. E kur hesht Kadareja, që s’ka më nevojë ta ketë mirë me (apo t’i ketë frikë) regjimet, nuk kemi pse të tronditemi nga heshtja e atyre, që në këmbim marrin dhuratë nga regjimi një karar minimal për vete e për të vetët.
Më në fund media. Ajo është në ditët e veta më të zeza. Mediat që janë kritike me pushtetin ndodhen nën presion. Në disa raste pronarëve të tyre u është ofruar pará e madhe në mënyrë që t’i lëshojnë në duar të tjera. TV ‘News 24’, ‘Gazeta Shqiptare’ e ‘Balkanweb’-i kanë qenë qysh në krye të herës me një frymëzim strategjik opozitar, ndërsa tani ato janë të regjimit. ‘Alsat’-i që kish një natyrë paqësisht e asnjanësisht pan-kombëtare, tanimë – me emrin ‘AS’ – është ajo që duket se është. ‘Korrieri’ u detyrua të mbyllet. ‘Tema’ ka mbijetuar falë mendjes kapsolle të botuesit të saj. Gazeta ‘Shekulli’ është bërë për të ardhur keq; sot po mbahet në pjesën më të madhe me shkrime të marra sa andej, këtej. Kokëdhima ka vendosur, me sa duket, ta lërë të vdesë krijesën e tij (deri më sot nuk ua ka vënë veshin sugjerimeve të arsyeshme për t’ua shitur biznesmenëve të regjimit). ‘Shqipi’ mbahet falë dhjamit të vënë në kohë të tjera të ‘Top Media’-s. ‘Top Channel’-i dhe ‘Vizion Plusi’ nuk kanë nervin opozitar të qëmotshëm, ndonëse nuk kanë hequr dorë nga kritikat ndaj pushtetit.
Ndërsa në krahun tjetër, mediat punojnë në një regjim këndelljeje të plotë. Asnjë media e lidhur me pushtetin nuk ka falimentuar e nuk dalë në treg për t’u shitur. Të gjitha janë në treg të pashqetësuara; të gjitha janë me humbje, e shumica janë pa ndonjë ndikim në opinion, por ato janë në treg, të sigurta në pikëpamje financiare, ndoshta më të sigurta se sa multinacionalja Apple Inc. në Silicon Valley.
Të kuptohemi, nuk është problemi i një ballafaqimi numerik. Bën vaki që në këtë plan, media opozitare të mbahet akoma. Por problemi është tek një frymë dhe klimë gjenerale e frikës, e nënshtrimit ndaj regjimit, madje  më keq akoma, tek një klimë gjenerale e mirëkuptimit me regjimin, që ca gazetarë (dhe media) i bën të jenë me bujë në mbështetje të tij (regjimit), ca të tjerë i bën të ndërrojnë pllakë, ca të tjerë më tej të kontrollojnë e moderojnë qëndrimet e tyre ‘mistrece’, e ca të tjerë akoma ta nxjerrin regjimin në breg nëpërmjet barkës së relativizimit të gjërave. Si? Duke thënë, fjala vjen, se ky regjim është i ndyrë sa të duash, por opozita është edhe më e ndyrë, ose po aq e ndyrë. E kanë thënë këtë para se të ndodhte Gërdeci, para se të vidheshin miliona euro të rrugës Durrës-Kukës, para se të dilte video-përgjimi, para se të qëllohej me plumba mbi qytetarët në bulevard, para se regjimi të vidhte brutalisht zgjedhjet në Tiranë. Sipas tyre, nuk ka rëndësi se ç’bën regjimi; opozita i mbetet aty në krah, më e ndyrë; ose në rastin kur nxjerrin nga xhepi pak bujari, po aq e ndyrë.
E vërteta është se për opozitën shqiptare – të rrimë shtrembër e të flasim drejt – ka plot gjëra për të thënë. Në këtë kuptim, nuk ke ç’u thua atyre që e mbajnë target të kritikave. Dhe në këtë kuptim, nuk do ishte e drejtë ta shihnim këtë animozitet ndaj opozitës si një problem. Problemi i madh është një tjetër; problemi është kur nuk arrijnë të shohin regjimin, kur shkruajnë e thonë gjëra të tipit – po marr disa qëndrime në kohë të ndryshme të F. Lubonjës që e përfaqëson më mirë se të tjerët këtë kategori – “Berisha nuk është i korruptuar, por është dorëzuar para korrupsionit”, ose “ç’keni që merreni me familjen  e kryeministrit?”, ose “mjaft u morët me ca metra katrorë ujë deti” (kur ishte për diskutim çështja e marrëveshjes mbi kufijtë detarë mes Greqisë e Shqipërisë), ose “ka ca që thonë se ka faj pushteti që shtiri me armë mbi njerëzit, por ka ca të tjerë që thonë se ka faj dhe ai që i çoi përpara Kryeministrisë për t’u vrarë”, ose “media është në dorë të biznesmenëve të korruptuar të llojit të – Sandrit? Irfanit? Jo, ç’është ajo fjalë – Koço Kokëdhimës e Dritan Hoxhës” etj., etj.
Është kjo ‘përtaci intelektuale’ për t’u marrë me regjimin, tok me nervin civik pothuaj të ngordhur të shoqërisë, tok me median e me intelligentsia-n e pazëshme, tok me opozitën që s’ka fuqi të krijojë një frymë kapilare të mospajtimit me regjimin, që të hedhin në dëshpërim. Thashë në krye të herës se gjërat po shkojnë keq? Hm, kam frikë se ka më keq se sa keq. Që m’u thaftë goja!
Comments
Submitted by xhimi (not verified) on
E KEQJA ESHTE,SE EDHE OPOZITA ESHTE NGA I NJEJTI BRUM,I NDERUAR MUSTAFA!TE NJEJTAT KA PER TE BERE: BIZNES,PROAMERIKANIZEM,DIPLLOMACI PATRIOTIKE E ,ADMINISTRATE TE  FRYRE,HIPOKRIZH SOCIALISTE,PAPUNESI DHE NJE INTELIGJENCE PRAGMATISTE.NGA NJE MITER KANE DALE.PSIKOLLOGJINE E NJE POPULLI PERFAQESOJNE,MOS KI ASNJE ILUZION PER KETE! NEQOFTESE SHENIMI TEND ESHTE I SINQERTE,DHE NUK ESHTE "PER INAT TE SIME VJERE,SHKOJ E FLE ME MULLIXHIUN!!!
Submitted by nerro (not verified) on
Edhe une jam plotesisht dakort me komentin. Flasim per Saliun dhe familjen e tij, po harojme qe do te beje te njejten gje dhe cuni i Rucit neser. Sot del dhe ben cubin me nje makine 100.000 euro, po neser? Rama, me apo pa dashje, ka fajet e veta ne masakrimin e urbanistikes ne Tirane. Po neser kryeminister cdo beje valle?! Jam plotesisht dakort qe Saliu esht e keqja me e madhe sot ne vend, por nuk jam aspak i sigurt per te ardhmen ne duart e socialisteve, edhe pse un dhe familja ime i ka votuar gjithmone. Shqiperia esht e vogel, njohim njeri tjetrin shume mire. Ne i dim kush jane aspirantet e pushtetit nga krahu socialist dhe kjo sme ben aspak optimist. Vetem duke ecur mbas llogjikes se te keqes me te vogel mund te shohesh socialistet si alternative, se ne te kundert nuk ka llogjike dhe spjegim te mendosh se ata ne pushtet jane engjej, dhe demokratet jane djaj...
Submitted by reforma (not verified) on
une jam nga ata qe nuk besojne se fajin e ka opozita...ne Shqiperi ndodh gjithmone dicka shume me e tmerrshme se sa thjesht shtypja e opozites. Ketu ndodh mashtrimi dhe dhunimi i nje pjese naive te shoqerise, e cila zakonisht perfshin edhe shume rrogetar dhe gazetare...Per sa kohe qe gjithe kjo pjese e shoqerise beson ne menyre fare idiote se eshte pjese e pushtetit vetem se voton PD, dhe sepse adhuron S. berishen dhe nuk i mungon kafshata gojes, regjimin nuk e gjen asgje. Regjimi vazhdon te fryje fllucken gjigande te genjeshtres brenda te ciles do te mbytemi te gjithe nje dite.
Submitted by luani (not verified) on
Keni te drejte Z.Nano. Situata eshte ne perkeqsim. Shpresa e vetme per mendimin tim eshte percarja e votave te se djathtes, me daljen e Topit ne skenen politike, dhe AK. Ndryshe mbretin do ta kemi mbi kurriz edhe 30 vjet te tjera.
Submitted by Rrahim.H. (not verified) on
Po ndalem te media shoku Mustafa.Ne gjithe boten media rrezon dhe ngre pushtet.Pushtetit i shkon "shurra" prej medias.Bile ma mer mendja se para gazetareve kane qendruar "sus" edhe Hitleri,Stalini,Edgar Hoover apo Regani.Po pse ashtu , bre shoku Nano?!?!Ne Shqiperi,mender me thane"as nuk qan b...kush per median".ZERI I POPULLIT,Top-Media (me te gjitha),Shekulli,Mero Baze (edhe kur ish me Berishen),Top-Kanali,Vizioni,News 24,analistet si ti ,A.Stefani,L.Vangjeli,Totozani, e te tjere kurre nuk kane qene te mijte.Por gjithashtu te fal RD-ne,TVSH,Klanin,Al Satin,Frrok Çupin,Artan Hoxhen ,Henri Çilin,55, e te gjitha t'i kam fale per efektin qe bejne te qytetaret.OR Shoku Nano! Une dhe shumica e shqiptareve si une ,nuk pranojme te veteposhterohemi dhe te pranojme si avangarde te shoqerise median dhe ata qe perbejne median ne Shqiperi e t'i marrim keta si te perdelluarit per rregullin,sistemin,ligjin,shoqerine,Shqiperine.Per shumicen e shqiptareve media eshte pjesa me e inkriminuar e shoqerise.Nukm po zgjatem shume;Ti vete a e din vetin, a je i besueshem per shoqerine,qytetaret apo jo.Per mendimin tim dhe te shumices se shqiptareve ,ti je ashtu si agjitpropat e vitit '67 por ne 2011.Kur them ti,edhe gjithe te siperpermendurit,personalisht dhe mediatikisht.Me m'i thane mua kush keto fjale nuk foli mo,ose bohem ndryshe.Natyrisht ne sherbim te qeverise kurre,qofte edhe ajo e Edi RAMES.
Submitted by Irfan.L. (not verified) on
Me keq se kaq eshte nese fatet e Shqiperise dhe shqiptareve bien ne dore te superhajdutit Edvin Kristaq Rama! Atehere medet per ne! Nese Edvin Rama sot eshte miliardieri  Nr.1 i Shqiperise per shkak te administrimit te Tiranes,neser per shkak te administrimit te Shqiperise mund te ja kaloje edhe Berlusconit.
Submitted by Jeton (not verified) on
Jam dakort me sa shkruan ne artikull z.Nano, por edhe ate qe quan si te lire dhomen e votimin, nuk besoj se eshte aq e lire pasi votuesi eshte i coroditur dhe i friksuar njekohesisht, nuk di ke te spontoj e kujt ti veri kryqin per udhetim ne politike. Ajo qe pushteti fiton ne fshat eshte nje nga arsyet se ende i kontrollon votuesit edhe atje ku quhen bastione te opozites. kasnecet jane te shumte dhe arrijne te dominojne... kjo eshte edhe me e keqe, mik.
Submitted by Genti (not verified) on
Nje nder artikujt me te mire te Mustafa Nanos, ne kontrast me disa komente te mbushur me gabime drejtshkrimore dhe me mllef kunder opozites aktuale, medias dhe vete autorit.
Submitted by Arra Gunge (not verified) on
Tung Nano! Fillimisht e lexova tek "Shqip" dhe sot do ju dergoja e-mail ta hidhnit dhe tek Respublica. E paskeni bere ... E dini pse ? M'u duk nje nder analizat e mira te situates aktuale , e cila ja vlente edhe per te diskutuar. Edhe pse "eshte e rrezikshme te shetisesh vetem ne nje lagje te frikshme" juve vazhdoni t'u bini zileve demokratike me menyren tuaj. Kriza ,thone, eshte erresire; dhe erresira do drite. Driten e bie kultura demokratike, ( ku beni pjese dhe ju), te cilen e presin te zakonshmit si udherrefyes. "Benzina e indinjates po derdhet rrugeve", vetem shkrepse mos hedhte kush! Mos t'u thafte goja!" Armiku" yne jemi une, ti, ai, ajo, ne , ju, ata, ato, qe mundohemi here pas here te justifikojme autoret e "krimit  te perditshem" se viktimat ishin te rrezikshem per shoqerine. Megjithate, pak me ngadale duke u davaritur majtas djathtas, do t'a marrim veten, por, ama, pa u bere gjerat keq e mos me keq, sa te kalojme konvaleshencen.Gojet e mira mos u shtupofshin kurre!
Submitted by pf (not verified) on
"Qeshu! Neser do te jete dhe me keq." ka thene nje me emrin Murfy.
Submitted by Albann (not verified) on
Akoma se kuptoni qe pushtetin ne  Shqiperi e vendosin diku jashte Shqiperise.Jane ata qe ofrojne kredite ata qe vendosin kush do drejtoje vendin.Nese Berisha vjedh ,e ben nje gje te tille sepse ka Ok e Arvizut me shoke.Berisha do largohet kur Arvizu te jape sinjalin qe duhet te ike. Z Nano ka te drejte "ka dhe me keq".Berisha duke patur liri veprimi nga nderkombetaret,mund te investoje shuma maramendese per te shkateruar opoziten dhe siguruar "pushtet te perjetshm ".Blerjet e keshilltareve socialiste ne zonat ku ka fituar PS jane shenje e qarte se c mund te beje ai me forcen e parase se vjedhur:Mund te bleje voten me parate tona.C kuptim ka "vota e lire " pastaj.Vote te lire si kjo kishte dhe ne komunizem.Dmth voton si voton ti ,partia ne pushtet gjithmone fiton.
Ashtu sic u zgjidh halli i atij qe vajti me familjen tek Arvizu,ngaqe policia e prokuroria se ndihmonin, ne po ate menyre do zgjidhet dhe largimi i Berishes.Duhet bindur Arvizu qe Berisha eshte diktator. Me vote Sali Berisha s rezohet dot....sepse eshte ai qe numuron voten...dhe ne rast se pengohet ne numurim ...eshte ai gjykon dhe vendos.Nuk mund ta vrasesh tjetrin me duart e tij.Policia,prokuroria,gjykatat,ushtria...jane te Saliut.Eshte Saliu ai qe venndos se sa liri do i jape opozites ne numurim apo vendim-marje,duke u kujdesur qe te jape pershtypjen e demokracise dhe lirise dhe ne anen tjeter kujdest qe te kete frenat ne dore.Sido qe te jete puna mund ti terheqe freret e ti thyeje dhembet opozites,e ti thote mjaft me kaq e teprove. Vetem kur perberja politike parlamentit EU te bdryshoje,vetem atehere ka shprese qe  Berishes ti thone "boll se e teprove"....
Submitted by Erion (not verified) on
I nderuar z.Nano,e  keni prekur pak terthorazi shkakun kryesor te instalimit te Sulltanatit Shqiptar te Saliut I dhe te zhdukjes se cdo lloj rezistence ndaj ketij regjimi:Mbajtja peng nga Edi Rama e opozites shqiptare pa sukses per shkak te dasive te brendshme qe prodhon karakteri i tij dhe per shkak te papranueshmerise se tij nga faktoret vendimmarres nderkombetare.Pa u zgjidhur shkaku,veshtire te zgjidhet problemi.
Submitted by Speak up 2012 (not verified) on
Tung.
Submitted by Ana (not verified) on
Cfare analize te shkelqyer qe keni bere.  Vetem nje gje, voten e secilit nuk do ta shihja me optimizem.  Rradhen qe kaloi me thoshte nje mik qe vota ne fshat u shit per dhjete mije lek te vjetra.  Me erdhi shume keq.  Jo per shitjen e votes ne vetvete sepse, qe te jemi realist, kur njeriu eshte ne pike te hallit si shume fshatare tanet, nuk pyet shume per ideologjira a ndjenje civile.  Por, me erdhi keq per faktin se sa lire njerezit e "shesin veten".  Hajde shpreso pastaj!
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.