Duke dëgjuar termin: “Arrogancë”

Postuar në 07 Korrik, 2013 15:36
Myslim Pasha

Meditim etik pёr Juristin dhe politikanin Ilir RUSMALI Kur ndodhin ndryshime tё tilla, si ky rotacion politik qё e kemi nё mes tё kёsaj vere tё freskёt, ndryshe nga tё tjerat, tё bashkёshoqёrojnё risi por edhe dhe parapavajtje, nё ngёrthimin e tё dy kahjeve, qё rrojnё natyrshёm, pёr tё arrirё mё epёr, se sa kemi qёnё.Kёshtu kanё besuar votuesit shqiptarё qё pёrqafuan Rilindjen.Ne na duket se edhe qyetetarё, intelektualё, studiues shoqёrorё dhe politkё kanё bёrё reflektim tё rrezatimit tё ri, gjithnjё sipas mendimit tё tyre, pёr ndryshimin qё ndodhi.Por kёto ditё krahas termave, arsyetimeve, pёrfundimeve nё sinteza politike, mё ka lёnё pёrshtypje rrёfimi politik i Juristit dhe politikanit Rusmali, lidhur me pёrcaktimin e tij pёr tё analizuar jo vetёm humbjen e partisё sё tij, por dhe pёr tё zgjeruar spektrin e analizёs nё njё rreze edhe mё tё madhe nё politikёn konfliktuale shqiptare.Ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, radhit hap pas hapi arsye dhe qёndrime, qё lidhen gjithnjё me arrogancёn jo vetёm tё Lidershipit tё Partisё sё tij, por edhe tё qeverisjes pёrkaёse. Kёsilloj ai radhit “hartimin e listave me arrogancёn e Berishёs” çka nё kёtё fushatё u bё arёsye e fortё e largimit nga pushteti. Ai flet pёr nevojёn e tejdukshmёrisё sё proceseve politike, konkurimit, kundёr çdo lloj manipulimi. Pra, ngado nuk i shpёton dot arrogancёs sё mbjellё e cila gjёllin nga Partia nё Qeverisje dhe krijimin e njё mentaliteti qё nuk ёshtё aspak i ri.Ky dёshpёrim i juristit dhe politikanit ёshtё shumё i vonur, gjithёsesi, por edhe i mirёpritur, ama, thellё duhet shkuar nё rrёnjёt e sё keqes shqiptare tipike, qё duket nё politikёn e sotme, qё na mban ende larg standartit tё demokracisё moderne.Ky qёndrim superioriteti, nё manifestime tipike tё Berishёs por dhe pёr tё gjithё bashkёpartizanёt e tij, pёrfshirё dhe Rusmalin, krijun kёto vite njё kor dhe njё orkestёr, ku u manifestua. “superioriteti” “autoritarizmi” , “pagabueshmёria” “gjuha e konfliktit dhe urrejtjes” tё cilat ndikuan nё krijimin e kultit tё njeriut udhёheqёs gati nё shёnjtёrim, dhe tё njё prepotence tipike atavike, qё ka , pse tё mos themi ngjyrime komuniste, tё cilat ende nuk janё shuar.Sa ёshtё dёmtuar, mendёsia e shtendёrtimit, e njohurisё politike tё elitave qё s’u bёnё kurrё elita tё vёrteta, pa njё filozofi pёrtёritёse, jo vetёm tё ndёrtimit demokratik tё Partive por dhe tё praktikёs aq tё rёndёsishme tё qeverisjes pёr tё gjithё shoqёrine, tё funksionimit tё shtetit tё sё Drejtёs. Nuk mund tё mё shlyhet kaq lehtё nga kujtesa njё ditё fillim shatori tё vitit 2009, kur njё document zhgarravinё ligjore e sё Drejtёs Ndёrkombёtare Detare kish mbёrritur nё tavolinёn dhe ovalen ligjvёnёse tё Komisionit tё Ligjeve, nё krye tё sё cilit ishte Rusamli, Pakti Detar Famёkeq. Pritej qё pas kalimit nga ky Komision kryesor Legjislativ i lartё, tё çmohej rёndesa kombёtare e kalimit nё Parlamentin e Shqipёrisё tё kёsaj Marrёveshjeje, pёr ta ratifikuar atё dhe pastaj tё çohej pёr Ratifikim nё Athinё.Isha mbёrthyer nё ndёnjёse dhe vёshtroja njё akt ligjor, tё ndёrkryer, tё egёr, tё shpejtё, tё cekёt, hakmarrёs, ndёshkues, cinik, nga personazhe qё i shihja nё atё Legjilativ dhe nuk mё besohej nёse ata ishin Ligjvёnes tё Demokracisё re shqiptare apo trup ligjor ndёshkues i ndonjё Sundimi tjetёr.Pyetje tё shkurtёra tё cilat duhet tё kishin shpjegimin, dёshmitё ligjore , procedurat, dokumente hartogarfikё etjPo nuk kish tё tilla. Quheshin tё mirёqёna ato qё s’ishin bёra kurrё.” Kalojini nenet njё pёr njё! “ “ E plotё ! “ “ E rregullt. !” “ Ku ёshtё harta ? “ “ Harta qёnka ! ( kjo ishte gёnjeshtёr dhe njё mashtrim i madh se harta ishte greke…) Komisioni i ligjeve kalonte ndёr duar nё verbёri tё plotё njё akt tё pashёmbullt antikombёtar. Nuk mund tё mё harrohen fytyrat “sfiduese” dhe djallёzisht tё ndriçura, “fituese” , tё Strazimirit, Hoxhёs, Dashnor Sulёs etj…I kujt ish ky Komision? I njё Republike tё Arrogancёs, domosdo !Askush nuk mund tё bёnte pyetje dhe askush nuk mund tё kёrkonte shpjegim kur opozita e kish braktisur Komisionin.Nuk ish gjё tjetёr, veçse njё podium arrogant, prepotent, pa tejdukshmёri, me njё besim tё verbёr, se Qevaria kish bёrё veprёn e saj mё tё mirё. Ndёrkaq kish ndodhur e kundёrta. Qevaria kish sjellё nё Parlament njё nga veprat mё unike tё tradhёtisё sё interesave kombёtare, sa nuk mund ta gjesh kund nё praktikёn botёrore.Historia duhet t’i shёnojё kёto fakte, kurse studiuesit dhe ligjvёnesit, duhet tё nxjerrin mёsime ashtu si Rusmali, qё kohёt e fundit e provoi mbi supet e tij ç’ёshtё arroganca si mendёsi vrastare nё demokraci dhe shtetndёrim. E gjitha kjo e ka njё Kryefjalё. Partia Demokratike nё formatin e saj e ka pas tё shkruar nё ballё, kultin e shёnjtёruar tё Liderit tё epёrm dhe Sundimtar i cili ndёr tё kёqiajt qё ka lёnё ёshtё edhe mendёsia Arrogante pёr tё cilёn me tё drejtё e ve ne dukje Rusmali.

Vota ndёshkuese e ka bazёn edhe tek shmangia e arrogancёs antidemokratike.

Comments

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

Rusmaili është shërbëtori më arrogant i Saliut.

Submitted by eni vetëvetja (not verified) on

Rusmaili është shërbëtori më arrogant i Saliut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.