A do lejohet deri në fund kjo KQZ?!

Postuar në 16 Maj, 2013 06:49
Skënder Minxhozi

Vetëm disa sekonda pas mesnatës së 6 majit, kur përfundonte afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit, kamerat fiksuan një Njazi Kosovrasti që kapërcente me hap prej balerine derën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke u përpjekur të fshihte sa mundej çantën që mbante në dorë, që dukej qartë se s’kishte asgjë brenda. Të paktën jo dosjet voluminoze të kandidatëve. Edhe përgjigjet e Kosovrastit pas daljes nga KQZ ishin ato të një njeriu të zënë në faj. Përpiqej t’i shmangej pyetjeve dhe ulte sytë përdhe.

Në orët që pasuan, zërat se PD kishte shkelur hapur afatin kohor të paraqitjes së listave, u bënë gjithnjë e më të forta. Nuk dihet nëse dikur kjo histori do të zbardhet e tëra, nuk dihet as nëse do të ketë ndonjë pasojë për këtë shkelje të rëndë të procedurës elektorale. Ajo që dihet deri tani është se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijon të vegjetojë në një krizë të thellë përfaqësimi. Pas zëvendësimit brutal të komisionerit Muho, në 15 prillin e shkuar, që u pasua me dorëheqjet e të komisionerëve të opozitës, institucioni që menaxhon zgjedhjet në Shqipëri vazhdon punën tërësisht i shbalancuar.

Maxhoranca deklaron se pret nismën e opozitës për të dërguar në Parlament kandidaturat zëvendësuese të anëtarëve të dorëhequr, duke e marrë të mirëqeënë dhe të pakthyeshëm zëvendësimin e Muhos, ndërkohë që opozita kërkon një negociatë të re për KQZ, që do të çonte në një riformatim të pjesshëm ose edhe tërësor të tij. Kjo mospërputhje ka sjellë kolapsin e rradhës, ndërsa data e zgjedhjeve afrohet me shpejtësi.

Prej kësaj situate të re sfiduese dhe të rrezikshme, duket se dalin disa konkluzione. Së pari, një KQZ e cila nuk ka në përbërjen e saj asnjë anëtar të propozuar nga partitë e opozitës, është parimisht e paragjykuar dhe e pabesueshme. Edhe episodi i mësipërm i Kosovrastit i faturohet pa asnjë mëdyshje formatit “njëngjyrësh” në të cilin operon tani Komisioni i drejtuar nga kryetarja Lleshi.

Së dyti, një KQZ e paragjykuar është njëkohësisht paradhoma e një procesi të paragjykuar zgjedhor. Maxhoranca duket se është e vendosur të mos lëvizë nga pozicioni i saj. Duke marrë kësisoj mbi vete të gjithë përgjegjësinë e imagjinueshme për mbarëvajtjen (ose jo) të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndarja e procesit sipas një shkalle të caktuar përfaqësimi, formatimi i KQZ sipas një formule që në bazë ka vullnetin partiak, kishte dhe ka për synim ndarjen e përgjegjësisë të shumta e delikate që lidhen me procesin e organizimit të zgjedhjeve, në të gjitha fazat e tij. Duke vijuar punën me katër anëtarët e mbetur, qeveria po merr mbi shpinë çdo krizë eventuale që mund të prodhohet gjatë rrugës drejt 23 qershorit e përtej tij.

Së fundi, por që lidhet me pikën e mësipërme, ndoshta qeveria po kërkon që të mbajë në këmbë me zor një KQZ të deformuar, për të krijuar me dashje dhe vullnet, një imazh të keq për zgjedhjet. Numrat tregojnë se rotacioni i pushtetit është një mundësi mjaft reale në 23 qershor. Në këto kushte, një prishje e procesit mund të jetë rruga e vetme për të mos pasur një fitues të zgjedhjeve. Dhe çfarë më mirë sesa një KQZ e ç’ekuilibruar, mund ta arrijë këtë?! - JAVA

Comments

Submitted by RP (not verified) on

keta te PS i kane hyre fushates me marshin e 6-shte,ku kane kohe per nje gje kaq te vogel si KQZ?Pas zgjedhjeve do kujtohen se KQZ ishte gjysmake,nese humbin,se po fituan as kjo s'do u kujtohet.Edi Rama do kete vajtur ne Kine sot,te takoje ish kryetarin e Kines qe e zevendesuan para dy muajsh;shikoni sa sukses te papare do kete!

PS. E kam me humor,jam dakord me shkrimin,biles me duket qe eshte problemi me primar.Te hysh ne ndeshje pa arbiter e ben kete proçes shume qesharak.

Submitted by Anonim (not verified) on

censuruar

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Po bej une nje parashikim qe syleshet e Tiaranes te te gjitha mediave nuk jane ne gjendje te parashikojne.Nuk e kuptoj se perse kaq injorance e thelle midis tyre.Zgjedhjet do prishen,vendi shkon ne krize dhe mbas krizes shkon ne lufte civile.Kaq e thjeshte eshte,askush se thote.Te gjithe vazhdojne dhe bejne sikur Shqiperia do zhvilloje zgjedhje normale e nderkaq mbas zgjedhjeve jeta do vazhdoje normalisht.Te gjithe sillen,sikur e njohin prej disa ditesh Sali Berishen dhe te gjithe sillen sikur ne vitin 1997-te me i moshuari prej tyre ka qene 4 vjec dhe sot jane te gjithe nga 16 vjec,18 apo maksimumi 20 vjec.Shqiperia do shkoje ne lufte te pergjakshme dhe ndoshta edhe mund te ndahet perfundisht.Nuk e di ense do ndahet ose jo.Por qe do kete krize te thelle dhe lufte kjo dihet.Nuk jam ne gjendje te them,nese Jugu i Shqiperise do bashkjetoje me Veriun edhe pertej luftes se re apo jo???Te jete per mua,une qe neser ne mengjes e ndaj Shqiperine,por kjo nuk varet nga une.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Te jete per mua,une qe neser ne mengjes e ndaj Shqiperine,por kjo nuk varet nga une.

..dhe shyqyr qe nuk varet nga ty se do kishe ndare edhe Vloren me dysh..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.