Bilanci i 12 muajve të parë: Rendi, të ardhurat buxhetore, investimet publike

Dy rrotacionet e para të pushtetit pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri (1997 dhe 2005) kanë sjellë në 12 muajt pasardhës një përmirësim të ndjeshëm të rendit publik, të ardhurave buxhetore dhe investimeve publike. Rrotacioni i tretë (2013) e ka vazhduar traditën me rendin publik dhe të ardhurat buxhetore, por jo me investimet publike.
Kështu, gjatë 12 muajve të parë të qeverisjes së re (tetor 2013 – shtator 2014) janë ulur 17 % viktimat e vrasjeve ne krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në nivelin 4 të vrarë për 100 mijë banorë (më mirë se anëtarë të tjerë të NATO-s si SHBA-ja, 4.7; Letonia, 4.7; Estonia, 5.0, Lituania, 6.7). Plagosjet e rënda nga krimet janë ulur 10%, ndërsa vdekjet nga aksidentet rrugore janë ulur 16%. Grabitjet me armë janë ulur 42 %, por rastet e shkatërrimit të pronës me eksploziv janë rritur paksa – 2.5%.
Më poshtë vijojnë disa tregues të punës së policisë në 12 muajt e fundit:
DROGA
Marijuanë e kapur, 371 % më shumë
Kokainë, 604 % më shumë
Operacione ndërkombëtare, 45 % më shumë
Asgjesimi i bimëve narkotike cannabis sattiva, 500 % më shumë
TRAFiQET
Të arrestuar, 25 % më shumë
KORRUPSiONi
Vepra të zbuluara, 64 % më shumë
KORRUPSiONi
Persona të hetuar, 83 % më shumë
PASTRiMi i PARASË
Vlera e aseteve kriminale të sekuestruara, 111 % më shumë
KRiMi EKONOMiKO FiNANCiAR
Vepra të zbuluara, 76 % më shumë
HETiMi i ASETEVE
Pasuri të sekuestruara, 375 % më shumë
QARKULLiMi RRUGOR
Masa administrative, 67 % më shumë
2322 persona të arrestuar për përdorim pije alkoolike, apo pa leje drejtimi
NDËRTiMET E PALiGJSHME
1500% më shumë procedime
Të ardhurat Buxhetore
Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar tregojnë se të ardhurat buxhetore janë rritur rreth 340 milionë dollarë (15%) gjatë 12 muajve të parë të qeverisjes së re, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat jofiskale kontribuan 24 milionë dollarë në këtë rritje (7% të rritjes 340-milionëshe). Siç njoftoi disa ditë më parë Drejtoria e Doganave, rreth 190 milionë dollarë (56%) të kësaj rritje erdhën prej shtimit të arkëtimeve të kësaj drejtorie. Ndërsa 37% e rritjes ka ardhur nga Drejtoria e Tatimeve dhe taksat e pushteti lokal.
Në qoftë se e zhveshim rritjen e të ardhurave buxhetore nga efekti i ndryshimit të paketës fiskale në 1 janar të 2014-ës, rritja e tyre rezulton 12%. Dhe po të zhveshim edhe efektin e rritjes ekonomike, rritja neto e të ardhurave buxhetore rezulton 11%.
Kjo rritje është e krahasueshme me rritjen neto të të ardhurave buxhetore në 12 muajt pas rrotacionit politik të 2005-ës (10%) dhe atë të 1997 (9%).
Investimet Publike
Ndërkohë që të ardhurat buxhetore janë rritur, investimet publike të buxhetuara për këtë vit nga vetë qeveria nuk janë realizuar. Vetëm 59% e investimeve janë realizuar -- 200 milionë dollarë më pak se parashikimi për 9 muajt e parë të 2014-ës. Më mbrapa janë investimet me financim të brendshëm, të cilat janë realizuar vetëm në masën 55%. Ndërsa investimet me financim të huaj janë realizuar në masën 62%.
Add new comment