Berisha kryeministër?

Teksa po parkoja pranë një Starbucks-i për të pirë kafen e zakonshme, përbri meje afrohet një burrë i vjetër, të cilin nuk e kisha parë asnjëherë më parë. Ai me sytë nga stema me flamurin shqiptar, që unë kisha varur në xhamin e përparmë, nuk u mendua gjatë të më pyeste se nga cili vend i botës vija? I them se jam nga Shqipëria, një vend që ndodhet diku në Europë. Menjëherë atij i’u çelën sytë dhe më bëri të ditur se edhe ai europian ishte, pikërisht nga Italia. Më pas më dha përshëndetjen e munguar që në kontaktin e parë dhe më ftoi të pija një kafe me të, nëse unë nuk prisja ndonjë njëri tjetër. Pranova pa asnjë mëdyshje duke menduar se do ndihesha më komod se sa të rrija vetëm. Teksa bëmë prezantimin e rastit, për jetën këtu në SHBA dhe se si jetonim, italiani filloi të më shpjegonte arsyen se përse i kishte bërë përshtypje flamuri shqiptar. Diku e kisha parë më thoshte, por nuk arrija dot ta saktësoja në mendjen time se për cilin flamur bëhej fjalë. Pas këtij momenti atij gjithçka iu qartësua dhe filloi të më tregonte për ngjarjet e ’97, të cilat dukej se i ruante shumë të freskëta në memorie. Personi në fjalë ndodhej në Itali, në kohën kur Shqipëria digjej nga trazirat e ’97 dhe për 1-muaj ai ndoqi nëpërmjet TV-së çdo zhvillim në shtetin fqinj. E dëgjova me vëmendje për disa minuta, pa i ndërhyrë, ndonëse gabimisht kisha marrë rolin e dëgjuesit, ndërkohë që dëgjuesi në rastin konkret duhej të ishte ai. Bëhej fjalë për vendin tim, për një kohë që unë e kam jetuar intensivisht, pa u mbyllur asnjë orë në shtëpi. Më bëri përshtypje gjithçka ai dinte, por mbi të gjitha saktësia që riprodhonte memoria e tij. Tregonte për njerëz të irrituar nga dëshpërimi i skajshëm, të cilët kërkonin paratë e tyre dhe largimin e presidentit të asaj kohe, të cilin e urrenin me shpirt, banda të armatosura deri në dhëmbë, vrasje e përdhunime, anijen e mbytur në Otranto etj. Ai kërkoi menjëherë të dinte fatin e presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. Unë e dëgjoja me vëmendje pa e ndërprerë, por ndërsa ai përmendi emrin e Berishës iu përgjigja rrufeshëm se ai është në vitin e 6-të të mandatit të tij si kryeministër i vendit, i sigurt se nuk do të largohet kurrë. Njeriu që për gati 20 minuta fliste me një qetësi të admirueshme, befas u ngrit në këmbë dhe vuri duart në kokë. M’u lut t’i shpjegoja edhe njëherë se cili ishte kryeministri i Shqipërisë? Unë i mësuar nga kjo ide prej nga 2005 dhe pa asnjë impresion ia përsërita emrin. Si ka mundësi, më tha ai, që një njeri i tillë që kishte çuar vendin drejt luftës civile dhe kishte urdhëruar sulmin e jugut të Shqipërisë, të rikthehej në pushtet 8 vite më pas? Pa e fshehur aspak habinë më tha se për rreth një javë TV-të italiane flisnin për një largim të sigurt të presidentit Berisha nga Shqipëria. Sipas tij çdo gjë mund të ndodhte, por që një njëri i tillë të mos dilte përpara drejtësisë, ky është një skandal. Italiani harroi të rrufiste kafen që i kishte mbetur në gotë, ndërsa unë menjëherë mendova me vete se Berisha edhe këtij ja zuri kafen në fyt, po shqiptarët që e kanë duruar edhe në opozitë e jo më tani në pushtet? Më pas fillova unë të flisja për të gjitha zhvillimet kryesore në Shqipëri, pas ’97 me protagonist kryeministrin Berisha. Nga grushti i shtetit ne shtator ’98, brutalitetin e këtij njeriu në opozitë e deri te Gërdeci, 21 janari, skandalet financiare e kërcënimet ndaj kundërshtarëve politikë, tani që është në krye të vendit. Madje i thashë se ky njeri nuk mund ta ketë me vete shumicën e shqiptarëve dhe për këtë arsye manipulon në mënyrë të paskrupullt të gjitha zgjedhjet, mbështetur nga militantë të shtresave më të ulëta të shoqërisë. Një gjë e tillë ndodhi edhe me zgjedhjet lokale të 8 prillit. Unë flisja, italiani rrinte si i ngrirë, saqë më dukej se harronte të merrte frymë. Më pas e mblodhi veten, por ishte i bindur plotësisht se njerëz të tillë janë të rrezikshëm dhe pikërisht për këtë arsye duhet të dalin përpara drejtësisë. Sapo ai përmendi fjalën drejtësi mua m’u kujtuan fyerjet e zakonshme të Berishës për Kryeprokuroren e Presidentin si dhe presioni i jashtëzakonshëm që ai i bën organeve të drejtësisë… Pas më shumë se 2 orësh bisede për Shqipërinë erdhi koha të ndaheshim. Duke më shtrënguar dorën fort në shenjë respekti u shpreh: Njerëz të tillë herët a vonë ndëshkohen nga drejtësia. Deri atëherë ai nuk ka ndërmend të largohet, pse nuk ngrihet populli juaj? Unë ngrita supet pa e ditur edhe sot të jap një përgjigje për këtë, por sapo futa këmbët në makinë m’u rikujtua shprehja e famshme e të ndjerit, Namik Hoti.
Marrë nga Tema online
Comments
Mik i dashur!Italiani nuk ka

Mik i dashur!
Italiani nuk ka thene ndonje te pavertete kur deshmon per lajmin e
arratisjes nga Shqiperia te Sali Berishes. Ai ne 13 Mars 1997, pasi kishte nisur familjaret e tij ne Itali tek mafjozet, miq te kunatit, , rreth ores 15 hipi ne helikopter (ne Pallatin e Brigadave), per tu larguar, por nje telefonate ne anglisht i tha se nuk do mberrij gjekundi prandaj zbrit, dhe ai na mbeti ketu per fatin tone te zi. Presidenti rumun Emil Costantinescu i kishte pergatitur nje vile.
Te huajve ju duhej ne Shqiperi per te çertifikuar qeverine Fino dhe zgjedhjet e vjedhura te 29 Qershorit dhe pastaj te largohej, qe ai na e shet si doreheqje se nuk qeveriste dotme komunistet, qe tashti ika ne qeveri.
Shqiptaret duhet ti dine keto te verteta per te kuptuar se çfare i pret me te. Ai ndenji se e detyruan dhe lejoj bandat te digjnin Jugun te cilin sot e le pa rruge dhe investime.

hik e mil dhite mer katunar

hik e mil dhite mer katunar se nuk merr vesh nga politika ti.

Ta leme Namikun rehat ;

Ta leme Namikun rehat ; ne demokraci "kaloresi zbret nga kali" me vota . Na i blejne ? Na i vjedhin ? Na i keqnumerojne ? ...E ce pastaj ?! ...Mos duhet ta marrim prej bythe Ramen e ta hipim ne kal ? Jo , re jo ...Le te "djersije'' dhe Rama , ndaj eshte politikan . Le te marre kaq vota sa te teprojne dhe per te vjedhur , dhe per te blere dhe per te keqnumeruar ...Pse s'ju vodh pushteti opozites atje ku u fitua 1ooo-2ooo-5000 vota me shume ?!...Pastaj , bota gallate bene me ne , sidomos me ne , me ne qe jemi ende ne atmemedhe , qe po zhurritemi nen sacin qe na ka vene "familja" mbi krye...

Nese ka nje popull europian

Nese ka nje popull europian qe nuk duhet te cuditet nga jetegjatesia dhe bemat e Sali Berishes, keta jane italianet.
Jemi ne nje gare te vertete se kush ka karagjozin,mashtruesin apo hipokritin me te madh ne Europe.
Aq e forte eshte kjo ngjeshmeri midis midis ketyre dy plehrave sa qe dhe keto te fundit duan t’i ndajne sebashku.
Nje lajm i mire:Llogarite e fundit ne parlamentin italian tregojne se Berluska i ka oret e numeruara(“Ne emer te Zotit dhe te popullit italian,qerrohu” shkruante sot Financial Times)
Kam nje bindje se kjo aleance rajonale plehrash ka per te patur nje fund te ngjashem.
Rrezimi i kesaj qeverie italiane do te thote mungesa e nje prej avokateve(te djallit) me besnike te Berishes ne Europe.Zgjedhjet e reja ne Itali dhe krijimi i nje qeverie te majte ne shtetin i cili eshte dhe partneri jone kryesor ne tregetine e jashtme do te krijonin premisat per nje situate mirebesimi ndaj te majtes shqipetare.

Sipas modelit italian te ngjitjes dhe renimit te nje sharlatani historia e homologut shqipetar ka per te qene me e lehte per t’u shkruar.

Jam duke lexuar librin The

Jam duke lexuar librin The Balkans te autorit Misha Glenny dhe mendoj se ka dicka teper interesante dhe shume te ngjashme ne perkufizimin qe Faik Konica i ben mbretit Zog ne vitin 1938(anglisht) me kete mbretin e sotem apo kryeminister sic e quajne sot Berishen.Konica thote:I never caught telling the truth.He has never kept his pledged word.He has no sense of responsibility.He is greedy,selfish,callous,dishonest.He hates all those who have something,-be it culture,birth,wealth,a capacity in any field,or simply a rugged and honest patriotism.He ignores fundamental things,and gives a grotesque importance to trifles.Albania had always been noted as a nation with a certain tragic dignity;he has lowered Albania to the level of a cheap musical farce.Vazhdojme me tutje me perkufizimin qe autori i ben mbretit Zog,ai thote:Zogu's Achilles heel was money.The loyalty of Zogu's entourage was won almost exclusively by bribes. He resorted to assassination,torture,blackmail and bribery on a scale never before seen in the history of the Albanians.All this was so He would become the undisputed political master of Albania.Pra a mund te me kundershtoj dikush dhe te thote qe keto cilesi nuk i ka edhe kryeministri i sotem.

Nuk pyet njeri si ke qene,

Nuk pyet njeri si ke qene, por si je.

Aktualisht Berisha ka fituar ndonje pike pozitive ne rang nderkombetar fale edhe politikes se bojkotit te Ps qe ishte nje rruge e gabuar dhe sot duket qe autobuzi ka nderruar rruge, ka nga ata qe thone se eshte ne rruge te mire.

Po ta kish bere para zgjedhjeve te majit kete kthese ndoshta shume gjera do ishin ndryshe.

Me mire vone se kurre.

Zoti Byzhiti!Duhet ta kishe

Zoti Byzhiti!Duhet ta kishe sqaruar italianin e shkrete se pse Berisha me gjithe keto zullume eshte prape Kryeminister.Kjo vetem per nje fakt;Se ata qe ka perballe jane njeqind here me te keqinje se ai.Merri edhe tek e tek po te duash.Sali Berishen dhe Edi Ramen.Si njerez ne radhe te pare,cili eshte me normali dhe i pranueshmi.Si politikane te pergjegjeshem pastaj.Dihet se komuniteti nderkombetar eshte mjaft domethenes per Shqiperine.Per kaq vite Shef i opozites shqiptare,cili personalitet zyrtar i politikes nderkombetare,vecanerisht i Brukselit dhe Wshingtonit e ka pritur ate.Sqaroje edhe per kete fakt,italianin e shkrete.

keshtu jane komunistet.ne

keshtu jane komunistet.ne vend qe te shohin se cfare ka bere berisha gjithe keto vite per shqiperine,merren me budallalliqe.shkoni e jetoni me edi ramen qe tju xhveshe lakuriq juve dhe familjet tuaja.

keshtu jane komunistet.ne

keshtu jane komunistet.ne vend qe te shohin se cfare ka bere berisha gjithe keto vite per shqiperine,merren me budallalliqe.shkoni e jetoni me edi ramen qe tju xhveshe lakuriq juve dhe familjet tuaja.

Add new comment