Automjetet: Taksë baraz me zero për të kamurit (?!)

Postuar në 09 Prill, 2013 05:48
Skënder Hasani

Ligji i ri në ndryshim të ligjit Nr.10 458, datë 21.7.2011 që u propozua nga Ministria e Financave ndonëse përgjysmon për qëllime elektorale koeficientin e taksës vazhdon edhe këtë radhë të ketë një diskriminim ekonomik midis shtresave të shoqërisë.

Formula e përllogaritjes ka një karakter progresiv në funksion të vjetërsisë automjetit. Pra, taksa e të njëjtit automjet ndryshon në rritje nga viti në vit (asnjë vend i B.E. nuk ka një taksë të tillë). Efektet e taksës jane proporcionalisht në rritje në kurriz të asaj shtrese të shoqërisë që jo për mungesë dëshire por për pamundësi ekonomike ka në pronësi një automjet të përdorur. Ndodh e kundërta me atë shtresë të shoqërisë që falë mundësisë ekonomike e kanë mundësinë të konsumojnë automjete të reja ose jo më të vjetra se 4 vjet, duke i përjashtuar fare nga taksimi. Ky ligj krijon një parajsë fiskale në këtë segment për një pakicë dhe  është antikushtetues pasi cenon fort principet bazë të ekonomisë së taksave përsa i përket barazisë vertikale të tatimpaguesve.

Ligji është shumë i vakët pasi nuk klasifikon madje as automjetet luksoze mjaft të shtrenjta të cilat për hir të kriterit nga 0 deri në 3 vjet nga data e prodhimit përjashtohen nga taksa. Automjetet luksoze në vendet e B.E. janë baza kryesore ku taksimi i tyre është tepër i fortë dhe i përshkallëzuar sepse ligjvënësi vepron mbi parimin kush shpenzon më shumë paguan më shumë. Për shembull në sistemin italian, ligjvënësi ka dashur t’i klasifikojë automjetet në bazë të potencës së deklaruar nga prodhuesi të shprehur në KW dhe mbi këtë parametër të përllogarisë taksën.  Taksa është mesatarisht 2,7 euro për KW deri në 100kw dhe bëhet 4.5 euro për çdo kw mbi 100 kw. Pra një automjet i vogël qyteti që mesatarisht ka 45kw paguan rreth 121 euro në vit ndërsa një veturë luksoze apo sportive që ka mesatarisht rreth 250kw paguan 945 euro në vit.

Mbetet shumë e dyshimtë pse ligjvënësi shqiptar përjashton nga detyrimet atë shtresë të shoqërisë që falë mundësisë ekonomike mundet të ndërrojë çdo 3 vjet automjetin e tij duke mos paguar kurrë taksë. Kjo skemë e dështuar duket se është një shpikje e dobet e departamentit të makros ne Ministrine e Financave pasi nuk përmbush asnjë standard në përputhje me kapacitetin kontributiv të qytetarëve.

Kontradikta më e madhe është se Ministria e Financave ka kërkuar fort tatimin fiks mbi të ardhurat, duke kundërshtuar tatimin progresiv për shtresat më të pasura dhe tani paraqet për automjetet një skemë me taksë progresive por në sensin e kundërt, ku rritja shkon proporcionalisht tek më të varfërit dhe nga ana tjetër duke arritur kulmin me taksë baraz me zero për më të pasurit.

Comments

Submitted by nuk eshte e vertete (not verified) on

Formula 1 ne 2014 me motore 1600 cc Turbo pra jane te rejat qe favorizohen edhe ne Itali

shembulli qe merrni nga italia me kubaturen nuk eshte se perkrah me te varferit pasi ne shqiperi te verferit kane BENZ 2500 pra me kubature te larte pra edhe ne kete rast favorizohen makinat e reja qe prodhohen me kubature me te vogel.

1.
Ne Dogane: Paguhet 20% i vleres se makines. sa me e re te jete ajo aq me shume paguan.

2.
Taksa Vjetore
Arsyeja Kryesore qe makinat e reja paguajne me pak ose aspak (0-3vjet) eshte motivuese per te nderruar makinat e vjetra me me te reja (ndosin me pak me ekonomike dhe me te sigurta) (tjeter gje qe disa politikane jane aksioner te koncesionareve)

Taksa Vjetore e Padrejte
koeficenti i vjetersise nuk tregon drejtperdrejt nivelin ndotes se makines (CO2 ne ambient) mund te kesh makine elektrike te 2002 qe nuk ndot dhe kjo takse nuk e stimulon.
Me e drejte do te ishte nese do te merrej per baze niveli i CO2 i cliruar nga makinat ne llogaritjen e takses vjetore

Submitted by si duhet te jet... (not verified) on

Edhe une jam per takse progresive
Kush Harxhon me shume nje te mire publike (AJRIN) paguan me shume

Per ambientin dhe burimet natyrore sduhet te kete dallim i pasur i varfer.

Nese nje i varfer / i pasur me nje Benz 2500 ndot ambientin me shume duhet te paguaje me shume pasi harxhon nje te mire publike me shume (ajrin), Nuk jam dakort qe te paguaje me pak vetem se eshte i varfer, edhe benzi i 1991 eshte luks le te perdori bicikleten apo autobuzin.

Si duhet te ishte nje takse vjetore e ndershme per Automjetet

Te gjykoje parametrat ndotes direkt (CO2) kush ka nje makine qe ndot me shume (pavarsisht vitit) paguan me shume, pak rendesi ka nese personi ne fjale eshte i varfer

Te stimulohen makinat e reja duke ulur taksen vjetore ose hequr fare sic eshte tani (0-3vjet) por te limitohet me kriter te fuqise (deri 110 kuaj fuqi ) dhe konsumit te karburanti(deri 6.5l / 100km urban)

Te stimulohen makinat 100% te pastra (bateri etj) hiq TVSH dhe 10 vjet pa takse per to.

Vetem per Shqiperine kush i bie borise me pak i ulet 50% Taksa

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.