Atdheu im, i vetmi vend ku…

Postuar në 01 Maj, 2013 06:41
Pëllumb Kulla

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!

Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.

Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.

Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’ u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!

Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicon zgjedhor janë ato ditë!

Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!

Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!

Atdheu im është i vetmi  vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!

Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!

Është vendi, ku  shumë  prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!

Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historise, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.

Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fiskulturës dhe Fakulteti i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trainerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierve!

Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobuzëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!

Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikaveve shqiptare  dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që  shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!

Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që antarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria prêt urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!

Atdheu im është i vetmi vend, ku  sigurimi i lëvizjes së lirë  u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lire, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve.

Dhe së fundi, lemëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj, një shprehje poetike: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër të jetë këtu në Shqipëri! - DITA

Comments

Submitted by Shpendi (not verified) on

Atdheu i im asht vendi i fundit qe eshte pavarsuar,

kur Turqia Osmane kishte mbaruar.

Submitted by Rrofte Siperfaqja (not verified) on

Eshte per te ardhur keq,

aq keq sa duhet te ulemi ne gjunje dhe te ulerijme...

Ose t'i lutemi, jo t'i falemi Zotit, qe te na fale se jemi bere aq per ibret sa...

Ja, ofron nje tufe sentencash te urta e te mencura e te verteta Pellumb Kulla,

dhe ne as i lexojme fare, ose i lexojme dhe nuk reagojme -a thua gjejme perdite gjera te tilla ne shtypin (e shtypur) shqiptar!

Vetem nje koment, per kete publikim, teksa, po te ishte shkrim qe do shante drejteperdrejte saliun ose edin ose tjeter pulitikan, do ta mbysnim me urime ose me sharje...

Vetem ndaj sharjeve, dhe akuzave me vdekje te drejteperdrejta, reagojme...!

E cfare pastaj se u lexuan ne nje salle te caktuar?!

Aq me mire, per te gjithe ne, qe nje salle i priti me endje dhe respekt keto sentenca...

E paska arritur qellimin ai Qoftelargu: e paska kryer Njeriun e Ri!

Submitted by Fatos (not verified) on

E hatashme, nje "nudo" e karakterit tone. Le te me thote njeri qe nuk e gjen veteveten ne kete tabllo groteske, per te qare e qeshur me hidherim te thelle. Asgje s'ekziston pertej se vertetes, ka thene dikush, e c'ju duhet emri  nuk eshte nder ne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.