“Antiamerikanët” e Vetëvendosjes dhe real-politika

Postuar në 10 Korrik, 2013 02:51
Mustafa Nano

Kurti po bën një gabim për një arsye të thjeshtë. Politika, qysh nga momenti që ka lindur në këtë botë, ka qenë real-politikë. Me fjalë të tjera, politikanëve u duhet të bëjnë një kombinim të kauzës që kanë me nevojën e tyre n’daçi për të mbijetuar, n’daçi për të qenë imponues në mbrojtje të kësaj kauze, e prandaj u duhet të marrin në konsideratë të gjithë faktorët, që e kanë në dorë këtë mbijetesë, apo këtë forcë për t’u imponuar. Në vende të tjera, mbijetesa apo forca e dikujt në politikë varet nga, fjala vjen, mbështetja elektorale, por në vende si Shqipëria e Kosova nuk mjafton mbështetja elektorale. Duhet dhe simpatia e empatia amerikane. Kjo është e padrejtë? Sigurisht. Por kjo është real-politika.
Të nesërmen e ditës, kur njerëzit e Vetëvendosjes, jashtë e brenda Kuvendit, bënë çmos të pengonin ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, gazetat publikuan një foto të pazakontë të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson. Kjo e fundit kish pozuar nga pozitat e viktimës. E kishin lënduar gjatë asaj proteste, teksa ajo po bënte të hynte në Parlament për të marrë pjesë në seancë, dhe ajo ish vënë para fotografëve për të demonstruar e ilustruar dhunën që ish ushtruar mbi të. Gjesti i saj shërbeu për të përcjellë një mesazh (ndoshta ky ka qenë dhe qëllimi, që ajo foto u publikua): lëvizja Vetëvendosja është një lëvizje antiamerikane. Ose në versionin më pak dramatik: Vetëvendosja nuk i ka punët mirë me amerikanët.
Le të mbetemi te ky version i dytë, që duket më afër së vërtetës. Nuk dimë që Vetëvendosja të jetë një lëvizje antiamerikane. Nuk ka lindur si e tillë, e nuk ka shenja të qarta se mund të jetë bërë e tillë në rrugë e sipër. Ndoshta thellë-thellë edhe mund të jetë antiamerikane (kush dreqin e di!), por VV-ja nga ana e saj, jo vetëm nuk është përkufizuar kështu në asnjë rast, por nuk na ka bërë as ne të tjerëve ta përkufizojmë si të tillë (ka ca gjeste të forta, në fakt, siç është letra që Kurti i ka dërguar Albright-it, ku i thotë se do përballet me njerëzit e tij, nëse vjen në Prishtinë, por duhet t’i zhveshësh nga konteksti këto gjeste që t’i quash antiamerikane).
Të kuptohemi, VV-istët nuk është se kanë bërë të kundërtën, nuk është se kanë dhënë deklarata dashurie për SHBA-të e nuk është se kanë bërë çmos të përgënjeshtrojnë zërat që flasin për një VV antiamerikane, por ndoshta është edhe në stilin e kësaj lëvizjeje të mos përgënjeshtrojë, ngaqë përgënjeshtrimi i një teze shpeshherë është një motiv për ta ushqyer atë tezë. Kurti e të vetët po njësoj janë sjellë edhe në rrethanat, kur janë “paditur” si marksistë. Nuk kanë thënë që janë marksistë, e në të njëjtën kohë nuk janë ngutur të thonë se nuk janë të tillë.
Si për të konfirmuar këtë sjellje, që nuk duket e lavdërueshme, krerët e Vetëvendosjes nuk e panë fare të udhës të bëheshin të gjallë në momentin që doli në shesh lajmi se ambasadorja e SHBA-ve ish lënduar nga aktivistët që kishin dalë në protestë. Nuk u bënë të gjallë dobare për të thënë se “u vjen keq”, se “e gjitha ka ndodhur krejt pa dashje”, dhe se “ambasadorja e SHBA-ve është lënduar jo për shkak të funksionit”, siç dhe besohet që të ketë qenë. VV-ja thjesht u mjaftua të thosh se “asnjë aktivist i tyre nuk e ka prekur ambasadoren”, dhe kaq.
Në këtë kontekst patëm vizitën në Prishtinë të Philip Reeker-it, dhe shpërthimin jo fort diplomatik të këtij të fundit. “Klounë” ishte termi që Reeker-i kish zgjedhur për të etiketuar krerët e VV-së. Zyrtarët amerikanë që mbulojnë Kosovën nuk ishin dëgjuar ndonjëherë tjetër të flisnin me këtë gjuhë të vrazhdë. Dhe duhet thënë se kjo gjuhë flet vetvetiu për llojin e natyrën e marrëdhënieve mes VV-së dhe zyrtarëve amerikanë. Janë aq të vështira dhe me aq plasaritje këto marrëdhënie, sa VV-istëve do t’u duhej shumë kohë e mund për të rigjetur telat me ta.
Apo nuk e kanë hall fare këtë gjë, e prandaj nuk shohin arsye të lodhen për të rigjetur telat? Edhe mundet. Herën e fundit që e takova Albin Kurtin, teksa po dilte nga studioja e Ilva Tares, javën e shkuar, nuk m’u duk se ish i shqetësuar nga situata e krijuar. Ish po ajo ditë, që Reeker-i e kish lëshuar gojën në Prishtinë, dhe Kurti, në ato pak sekonda që biseduam, më la të kuptoja se “për të nuk kish ndodhur ndonjë gjë kushedi se çfarë”, gjë që ai e demonstroi dhe më pas. Para dy ditësh, në një takim në Gjakovë, Kurti është shprehur se “atij i intereson e mira e Kosovës” në çdo rrethanë, pa u merakosur shumë se kështu, “perspektiva amerikane” e Kurtit bëhet edhe më e errët. Dhe në këtë pikë ia vlen të bëhet një diskutim.
Unë personalisht vijoj ta çmoj Kurtin njësoj si ditën e parë, dhe kjo që sapo thashë ka lidhje me atë vetë, e jo me kauzën e tij, që vijon të më duket gjithnjë e më e largët. Unë kam të tjera kokëçarje në aktivitetin tim publik (kauza ime është instalimi i demokracisë liberale në Shqipëri), ndërsa Kurti është duke bërë beteja në stil nacionalist (kauza e tij është sovraniteti politik, integriteti territorial i Kosovës dhe bashkimi i kësaj të fundit me Shqipërinë), e ndoshta janë kontekstet e ndryshme ku jetojmë që na i bëjnë kauzat kaq të largëta. Nuk i njoh mirë e në detaje problemet e Kosovës, frikërat, pasiguritë, perspektivën e zhvillimeve atje, hapësirat e mundësitë për të bërë beteja liberale nga pozitat e atdhetarit, apo beteja atdhetare nga pozitat e liberalit, e në këtë kuptim nuk po i jap të drejtë vetes të qortoj motivimet politike të Kurtit (ndërsa në tezën e bashkimit Shqipëri-Kosovë më ka kundër; ai e sheh si një përparësi e si një mundësi fatlume, unë e shoh hë për hë si një gjë të pakëshillueshme, edhe sikur të ish e mundur).
Por në qasjen ndaj amerikanëve ai po bën një gabim. Dhe kur them këtë nuk jam duke menduar se “po prishet e po na prish me mikun tonë të madh” (e di, s’mund të mohohet që SHBA-të, për një trill rrethanash gjeo-politike e gjeo-strategjike, e jo për ndonjë metafizikë erotike, janë në anën tonë, dhe kjo gjë duhet të shihet, sidomos nga njerëz si Albini, si një zhvillim bajagi i rëndësishëm për kombe të vogla e të dobët siç është kombi shqiptar). Nuk jam as duke menduar se “ai po prishet me kampionin e demokracisë liberale në këtë botë” (SHBA-të janë pa diskutim një demokraci liberale, por promovimin e mbrojtjen e demokracive liberale nëpër botë e bëjnë keq; e bëjnë, përveç të tjerash, me ndihmën e një diplomacie të podestá-izuar).
Kurti po bën një gabim për një arsye të thjeshtë. Politika, qysh nga momenti që ka lindur në këtë botë, ka qenë real-politikë. Me fjalë të tjera, politikanëve u duhet të bëjnë një kombinim të kauzës që kanë me nevojën e tyre n’daçi për të mbijetuar, n’daçi për të qenë imponues në mbrojtje të kësaj kauze, e prandaj u duhet të marrin në konsideratë të gjithë faktorët, që e kanë në dorë këtë mbijetesë, apo këtë forcë për t’u imponuar. Në vende të tjera, mbijetesa apo forca e dikujt në politikë varet nga, fjala vjen, mbështetja elektorale, por në vende si Shqipëria e Kosova nuk mjafton mbështetja elektorale. Duhet dhe simpatia e empatia amerikane. Kjo është e padrejtë? Sigurisht. Por kjo është real-politika. Bën vaki që Albin Kurti nuk i duron dot këto kondicionime “jashtë e kundër natyrës së gjërave”, por në këto rrethana do ish më mirë të bënte mendimtarin e lirë. E sa kohë që bën politikanin, kam frikë se do t’i duhet të marrë në konsideratë të gjithë faktorët që përcaktojnë mbarëvajtjen e karrierës së tij, e të kauzës së tij, rrjedhimisht dhe faktorin amerikan, i cili, për një ironi të gjërave, mund të qëllojë të ketë vlerë më tepër sesa votat e gjakovarëve. Përsëris: nuk do duhej të ishte kështu, por ja, që kështu është. Dhe një politikan është mirë ta dijë. Sipas meje.
(Shqip)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mendo Gandin po te kishte lexuar Mucin! As do te kishim indiane sot...

Por mos shkojme aq larg. Mendo Sarkozine kur u prish me Chirac ne 1995. Sipas Mucit Sarkozy duhet te kishte lepire bythen e Chirac e as qe te mos provonte me Balladur. Mendo Berlusconin kur u lidh me Craxin dhe jo me DC apo me Prodin ne vitet e privatizimeve masive ne Itali (vitet 80). Mendo Angela Merkel kur u prish me Kohl per ceshtje demokracie parimesh te brendshme ne partine e tyre. Mendo Blair kur prishi marreveshjen e 1994 me Grodon Brown si dhe me te mocmit e partise. A doni me raste?

Politikanet e vertete dallohen edhe nga kurajoja e treguar ne te tilla raste. Kemi Edi Ramen qe ben marreveshjen e 1 prillit ne vend te nje fushate agresive kundra aleatit te tij (sic beri Berlusconi me Casinin e Fini deri sa i zbrazi nga votat). Por kemi edhe Albin Kurtin i cili "nuk e rruan" per amerikanet. Por kemi edhe Genc Pollon qe eshte zar i amerikaneve prej vitesh dhe me kete menyre arriti te mbijetoje ne fund te viteve 90 dhe u be ministri i tenderave me miliona dollare. Por kemi edhe Erjon Bracen i cili ne Facebook mbreme akuzonte koleget e partise, pretendenta per post ministri, qe i qurraseshin Zamirit&Co.

Ky eshte realiteti politik. I bere nga zgjedhje te ndryshme te burrave te ndryshem.

Une per vete zgjedh Kurtin e Bracen. Muci e ka thene ka nje vite qe nga halli zgjidhte qelbesirat :)

Submitted by Lleshi (not verified) on

Shiko , pasi ka folur e folur gjate , Muçi ne fund thote "sipas meje" ! Pra ai nuk pretendon te thote arsyetimin me te mire dhe me te drejte apo me te vertete !

Duke marre ne konsiderate shprehjen "sipas meje" , atehere del ne pah dhe karakteri subjektiv i "zgjedhjeve" qe ben vete personi !

P.sh. per mendimin tim VV dhe Albini i duhen shume , jo vetem Kosoves por gjitha faktorit politik shqiptar ne Ballkan ! Eshte e vetmja Keshtjelle qe reziston akoma me jehonen e sakrificave tona shekullore (qe te gjithe i genjen mendja se kane humbur apo kane vdekur ato ideale ! Ato jane aq te gjalla ne psikiken e cdo shqiptari ) , amanetet e te pareve dhe me vete historine si shqiptare ne Ballkan , vendin qe na dha vete Zoti dhe askush tjeter !

Une jam i parimit qe te huajt asnjehere nuk na e kane dhene lirine as Shqiperise dhe as Kosoves ! Ajo (liria) eshte fituar me sakrifica gjigande dhe Lufte te vazhdueshme , per nje popull kaq te varfer dhe kaq te paket ne numer dhe me asnje aleat ,  sa i yni ! Pra LIRIA  jone , eshte frut i presionit tone ! Te huajt ose e kane shtypur kur kane mundur kete presion ose kane qene te detyruar ta pranojne pjeserisht sic ka treguar historia !

Per mua Albinit dhe VV-se ,  i lumte , qe po sakrifikon duke luajtur me "kerkesa maksimaliste" , pavaresisht se ne libra , konventa apo marreveshje nderkombatare , quhen "normale" ! Une do t'i keshilloja faktoret e tjere poltike shqiptare si te Kosoves dhe te Shqiperise , te rakordonin "lojen" me Albinin dhe pushtetareve ne te dy vendet te bashkepunonin me te !

Po ndalem dy sekonda tek Sulejman Delvina , Kryeministri i I-re i republikes se Shqiperise , ne lojen e zhvilluar me qeverine Italiane dhe nderkombetaret , ne rastin e Luftes se Vlores ne 1920-ten ! Nga njera ane qeveria mbante marredhenie te mira me Italine , ndersa nga ana tjeter furnizonte me arme Leberit e Vlores dhe gjithe vullnetaret per t'i rene me pushke italianit dhe per t'i hedhur ne det !

Submitted by luke (not verified) on

Anonim, per here te pare jam dakort me ato qe shkruan megjithate kam nje pyetje jo vetem per ty: Po u largua Amerika nga Kosova kush do i mbroje kosovaret nga serbi, Kurti apo ndonje trim tjeter? Se keta trimat duhet ta mendojne mire kete ti dalin zot njerezve te vet dhe jo tja fusin vrapit te gjithe si ne vitin 1999.

Submitted by Anonim (not verified) on

Muc, qendrimi yt kunder bashkimit kombetar me duket si orvatje per te fshehur antipatine tende

ndaj verioreve.

Submitted by bashkimi (not verified) on

Rekomandime te aresyeshme nga z.Nano.Perplasja amerikane me vetevendosjen eshte pasoje e nusprodukteve te krijuara si rezultat i pafuqise politike dhe degjenerimit moral te kastes politike ne Kosove.Amerikanet dhe europianet po duan te krijojne konditat per tu terhequr nga Kosova dhe meqenese kjo kaste politike e ka defaktorizuar vendin ne nivel te mjerimit te gjithanshem ndersa ne anen tjeter serbia eshte konsoliduar,amerikanet dhe europianet  per ta bere kete e shohin te aresyeshme politikisht qe serbise duhet ti bejne leshime ndryshe nuk munden te terhiqen,tani ketu hyne ne loje realpolitika vv thote qe mos ti behen leshime serbise  nderkohe qe nderkombetaret po shihet qe e kane objektiv  vazhdimin e koncesioneve ndaj serbise deri sa ajo te thote tani eshte mjafte ju munde te ecni,ne keto konstelacione vv e ka shume veshtire te veshtire te gjeje piketakime me amerikanet jo se e ka nga kryeneqesia por se koncesionet jane shume te renda,eshte rende e mendueshme per nje politike me dy grame moral te jape pajtim ta zeme per marreveshjen per asociacionin i komunave ne veri me kete mareveshje praktikisht ju ka falur serbise afer 20 perqind e territorit.Ky atak i nderkombetareve ndaj vv do te ndalet  kur te perfundojne koncesionet ndaj serbise deri atahere do te ndegjojme fjale si palaqo,marksiste e gjithqka tjeter,por atehere demi per shqiptaret do te jete kolosal.Perndryshe nga koncepti dhe nga vlerat nuk ka asnje grupim politik ne Kosove me properendimor se vetevendosja.

Submitted by Agon (not verified) on

O muc po rri a derbardhe lere ate djale, cke me ate.

Nuk ka edhe ca trime te tjere si ai kosova pa flisnim bashke

Submitted by Daku (not verified) on

Analiza e Mucit qendron, po si ai dhe shume analiste te tjere harroj dy gjera:

1. Vetevendosja nuk eshte ne politike per te bere karriere, si shprehet psh ai dallkauku i AAK apo Ngjela ne Tirane. Nqs gjerat do shkonin vaj dhe politika kosovare (megjithe korrupsionin dhe vjdhjet qe deri diku i pranojme) do ishte ne binare nuk do kishte nevoje per LVV.

2. Me e rendesishmja, sic e thekson vete Muci por e harrojne disa analiste te tjere, Muci eshte liberal ne ide, jo konservator apo radikal i majte si LVV, Muci eshte pro-privatizimeve, pro-negociatave dhe nuk do tia dije per bashkimin kombetar. Per LVV keto jabe thelbi. Dhe kur njerezit nuk pajtohen ne thelb, fillojn e e merren me detajet e parendesishme, jo eshte burre i mire Albini apo jo, jo eshte burre i mire Florini apo jo, tjetri etj, jo po protesta ishte e dunshme apo paqsore, jo duhet protestuar apo jo. Gjithe vemendja po largohet nga thelbi. Ajo marrveshje turpi qe mori 84 vota pro, eshte shume e keqe, po aq sa ato te Toptanit, po aq sa te Zogut me Pashiqin, sa te Verlacit me Zografin, apo te Berisha-Metes per detin qe i falen Greqise.  Te gjithe keta kane pasur mandat, te gjithe kane pasur numrat ne parlament.

Merruni me LVV por thuajeni dhe ndonje llaf per marrveshjen!

Ku u vra Esat Pasha, reaguan gjithe kncelerite dhe diplomatet e huaj: "akt dhune", "u vra negociatori", "u nderpre procesi i paqes", etj, etj. Por koha tregoi qe ai qe e vrau kishte te drejte. Shikoni sa buste i kane ngritur sot!

Submitted by Albann (not verified) on

Don Kishoti i shqiptareve fatmiresisht e mori pergjigjen ne zgjedhjet e qershorit....Don Kishoti kosovar se ka marre sepse kosovaret jane me enderimtare (dhe me te drejte duke patur parasysh qe roberia e tyre s ka pak vite qe mori fund) kur flitet per lirine. Ai qe te financon "fut dhe hundet". Kosovaret duhet te pyesin veten:    USA dhe BE po nderhyjne ne punet tona, po Rusia dhe Kina a do te nderhyjne nese kerkojme mbeshtetje financiare prej tyre?  Dhe nese te gjithe keta "futin hundet" a mbijeton Kosova pa ndihmen e tyre, fjala vjen a mbijeton Kosova me morrat e Kurtit ?Nese jo: A duhet humbur kohe me kete njeri?......Eshte donkishoteske te dalesh e bertasesh kur i ke duart e lidhura dhe litarin ne fyt. Me e mira qe mund te arrish eshte te pershpejtosh ekzekutimin....Kurti e di qe amerikanet s do e kryejne "ekzekutimin "e Kosoves,sepse investuan per te, sepse Kosova"eshte krijesa e tyre" i pelqen apo jo Kurtit.Kjo eshte arsyeja pse ai "leh dhe leh dhe s pushon se lehuri " .Me falni doja te thoja ABUZON.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.