A ёshtё Zoti biblik Zoti i gjithёsisё.

Hebrejtё, tё krishterёt, dhe myslimanёt, pёrbёjnё bashkёsinё shpirtёrore, qё beson, se universin e ka krijuar njё Zot, njё Zot i vetёm, njё Zot i gjithёfuqishёm, njё Zot i gjithёditur, njё Zot i kudondodhur, njё Zot qё kurdoherё, shikon, kontrollon, zotёron, dhe gjykon, gjithçka qё ndodhet, dhe gjithçka qё ndodh nё univers. Ky ёshtё Zoti qё pasqyrohet nё bazёn doktrinare tё kёtij besimi, nё Torre, nё Bibёl, dhe nё Kuran, Zoti qё iu shfaq Abrahamit, Moisiut, Jezusit, dhe Muhamedit, Zoti qё adhurojnё hebrejtё, tё krishterёt, dhe myslimanёt.
Sipas tё dhёnave biblike themelet e plota tё kёtij besimi shpirtёror, i vendosi dhe i ruajti, si gjёnё mё tё rёndёsishme tё traditёs sё tij, populli hebre. Megjithё lёkundjet e herёpasherёshme qё shfaqnin ndaj Zotit tё tyre, pasardhёsit e Abrahamit gjatё njё harku kohor prej dymijёvjetёsh, ishin i vetmi popull qё kishin, besonin, dhe adhuronin vetёm njё Zot.
Fillimi i mijёvjeçarit tё tretё, pasardhёsit e Abrahamit i pёrballi me njё realitet tё ri, i cili e ndryshoi krejtёsisht pozitёn e Zotit tё tyre nё arenёn botёrore. Ishte shfaqja e krishterimit, dhe veçanёrisht institucionalizimi i tij si fe zyrtare e Perandorisё Romake, qё e morёn dhe i dhanё Zotit tё hebrejve pёrmasa universale, dhe nga njё Zot tё veçuar, dhe tё parёndёsishёm pёr pjesёn tjetёr tё popullsisё botёrore, tё krishterёt, e shdёrruan nё tё vetmin Zot tё gjithёsisё.
Por, nё ndryshim me Zotin e hebrejve, tё cilin e pёrcaktuan dhe e pranuan si tё vetmin Zot tё gjithёsisё, pёr pёrcaktimin e figurёs sё Jezusit, tё krishterёt patёn mosmarrёveshje dhe grindje shumё tё thella midis tyre. Kjo gjё ndodhte sepse ata ishin tё ndarё nё dy krahё me mendime krejt tё kundёrta, ku njёri krah, e shikonte dhe e trajtonte figurёn e Jezusit, edhe si bir tё Zotit (por jo Zot), edhe si qenie tokёsore sepse kishte lindur nga njё nёnё e tillё, kurse krahu tjetёr, i cili doli fitues i kёsaj beteje me dogmёn e “Trinisё sё Shenjtё”, figurёn e Jezusit e hyjnizonte si pjesё tё Trinisё, duke e quajtur edhe Bir edhe Zot njёkohёsisht, me arsyetimin, se ishte krijuar pёrpara krijimit tё Universit, dhe sё bashku me Atin, ai, kishte qenё pjesёmarrёs dhe bashkёveprues nё krijimin e Universit.
Mbizotёrimi i krahut trinitar, dhe veçanёrisht, ashpёrsia e sjelljes dhe fryma mbytёse ndaj mendimit tё kundёrt, ishin shkaku kryesor i kundёrveprimit tё krahut humbёs, i cili, nё mospajtim tё plotё me dogmёn trinitare qё pёrfaqёsonte qёndrimin zyrtar tё krishterimit, disa shekuj mё vonё shfaqi fuqishёm njё degё tjetёr tё besimit nё njё Zot, myslimanizmin. Kёtu, duhet theksuar fakti se para (dhe pas) shfaqjes sё Myslimanizmit, pra, gjatё kohёs qё tё krishterёt grindeshin pёr pёrcaktimin e figurёs sё Jezusit, themeluesit dhe frymёzuesit të kёtij besimi, pasardhёsit e Abrahamit u injoruan plotёsisht dhe as nuk u pёrfillёn fare nga tё krishterёt, por edhe ata vetё, si pёrherё, qёndruan tё vetmuar dhe tё lidhur nё besim vetёm rreth Zotit tё tyre, dhe s’e njohёn, dhe s’e pranuan si pjesё tё besimit tё tyre dogmёn e krishterё tё “Trinisё sё Shenjtё”. Shfaqja dhe vendosja e Myslimanizmit, si njё degёzim i ri fetar, ishte faza pёrmbyllёse e formimit tё bashkёsisё shpirtёrore tё besimit nё njё Zot. Me vendosjen e myslimanizmit, pozita e Zotit tё hebrejve, pёrsёri qёndroi nё ato pёrmasa universale, si njё Zot i gjithёsisё, ashtu siç e kishin pёrcaktuar tё krishterёt, ndёrsa dogma zyrtare e krishterimit “Trinia e Shenjtё” nuk u njoh, nuk u pranua, dhe u hodh poshtё nga myslimanёt.
Megjithatё, pavarёsisht ndarjeve dhe mosmarrёveshjeve qё kishin (dhe kanё) ndёrmjet tyre, baza doktrinare, ku ushqenin besimin kёto tre degё, njihej dhe pranohej si e pёrbashkёt. Pra, Zoti qё i ishte shfaqur Abrahamit dhe tё zgjedhurve tё tjerё para dhe prapa Moisiut, ai Zot, kishte dёrguar dhe i ishte shfaqur Birit tё vetё, Jezusit, prandaj njihej dhe nderohej, sё bashku me Birin e vetё, nga tё krishterёt. Gjithashtu, Zoti qё i ishte shfaqur Abrahamit, dhe tё zgjedhurve tё tjerё para dhe prapa Moisiut deri tek Jezusi, ky Zot, kishte pёrzgjedhur dhe i ishte shfaqur edhe Muhamedit, prandaj njihej dhe nderohej edhe nga myslimanёt.
Me pak fjalё, baza doktrinare qё fillon me tё pёrzgjedhurin e parё Abrahamin, dhe me tё zgjedhurit e tjerё para dhe prapa Moisiut, njihet dhe pranohet, edhe nga tё krishterёt edhe nga myslimanёt, sepse po ai Zot qё i ishte shfaqur Abrahamit dhe Moisiut, ndёrkohё i ishte shfaqur edhe Jezusit edhe Muhamedit, kёshtu qё ai Zot, njihej, adhurohej, dhe vazhdon tё adhurohet edhe sot, nga hebrejtё, tё krishterёt dhe nga myslimanёt, si i vetmi Zot i Gjithёsisё.
Mirёpo, a ёshtё e vёrtetё se Zoti qё pasqyrohet nё bazёn doktrinare tё kёtij besimi nё Torre, nё Bibёl dhe nё Kuran, ёshtё vetё Zoti i Gjithёsisё, apo, ka qenё dhe ёshtё tundimi, dёshira dhe interpretimi i predikuesve tё kёtij besimi, qё i kanё dhёnё dhe vazhdojnё t’i japin atij pёrmasa universale. E them kёtё, sepse nё praktikёn e pёrditshme predikuesit e kёtij besimi, pёr tё pёrcjellё nga baza doktrinare madhёshtinё e Zotit tё gjithёsisё, besimtarёve, zakonisht u tregojnё dhe u kushtёzojnё mёnyrёn e kёndvёshtrimit dhe tё perceptimit mbi tё, ndёrkohё qё vetё baza doktrinare me njё gjuhё tё thjeshtё e tё qartё, ashtu siç dёshmon pёr praninё dhe fuqinё e njё Zoti, po aq qartё, dёshmon edhe pёr mosqёnien e atij Zoti, si i gjithёfuqishmi i Gjithёsisё. Gjithashtu, baza doktrinare dёshmon qartё, se krahas pranisё sё Zotit tё Hebrejve, kemi edhe praninё e zotave tё popujve tё tjerё, qё do tё thotё se nё atё prani zotash, Zoti i hebrejve s’ishte gjё tjetёr vetёm se njeri prej atyre.
Mund tё sjellim me dhjetra shembuj qё tё vёrtetojnё plotёsisht dёshmitё e mёsipёrme, aq sa mund tё rishkruajmё njё libёr tё pёrafёrt nё madhёsi me librat e bazёs doktrinare, por, njё punim i pёrmasave tё tilla pёr kёtё temё, nuk ёshtё aspak nё synimin tim. Qёllimi kёtu, ёshtё hapja e njё kёndvёshtrimi qё krijon njё bashkёbisedim tё drejtpёrdrejtё me bazёn doktrinare, pa ndёrhyrjen dhe pa ndikimin detyrues tё askujt. Prandaj, pёr tё mos u zgjatur dhe pёr tё mos pёrsёritur ngjarje qё si drejtim tё çojnё tek i njёjti pёrfundim, nga baza doktrinare kam pёrzgjedhur vetёm dy dёshmi, qё nё tё vёrtetё, ato, janё dy pika kyçe nё rrjedhёn e gjatё tё kёtij besimi.
Dёshmia e parё pasqyron ngjarjen mё tё rёndёsishme nё jetёn e Jakovit, djali i djalit tё Abrahamit, njё ngjarje themelore, ku emri Hebre zёvendёsohet me emrin Izrael, emёr qё vazhdon ta ketё edhe nё ditёt e sotme populli izraelit.
Tё shikojmё se çfarё thuhet nё pjesёn qёndrore tё kapitullit “Lufta e Jakovit”, Bibla, Libri i Zanafillёs f. 41.
......atёherё aty erdhi njё “njeri” qё luftoi me tё deri nё agim . Kur njeriu pa se nuk arriti ta mundte, e goditi Jakovin nё kyçin e kofshёs dhe ia nxori. Pastaj njeriu tha: “Lёrmё tё iki se po agon!” Por Jakovi iu pёrgjigj: “Unё do tё lёshoj vetёm nё qoftё se ti mё bekon.”
‘Si tё quajnё?” - e pyeti njeriu. “Jakov”- iu pёrgjigj. Njeriu i tha: “Emri yt nuk do tё jetё mё Jakov. Ti ke luftuar me Perёndinё me njerёzit dhe ke dalё fitimtar, prandaj do tё quhesh Izrael.”
Jakovi tha: “Tani, mё trego emrin tёnd!” “Pёrse dёshiron tё dish emrin tim?”- e pyeti njeriu. Pastaj e bekoi Jakovin.
Nё vijim Jakovi shprehet: “Unё e kam parё Perёndinё ballё pёr ballё” – pra, Jakovi e ka parё dhe ёshtё ndeshur me Perёndinё, me vetё Zotin, por, mendojeni pak Zotin, tё gjithёditurin e Gjithёsisё (sipas predikuesve), qё nuk dinte as edhe emrin e Jakovit, dhe jo vetёm kaq, por, pёrsёri mendojeni pak Zotin, tё gjithёfuqishmin e Gjithёsisё duke u ndeshur, dhe ...., duke u mundur nga Jakovi!
Dёshmia e dytё ёshtё njё ditё qё pёrkujtohet dhe festohet me madhёshti nga hebrejtё dhe tё krishterёt. Ёshtё Dita e Pashkёs, njё ngjarje kulmore e trashёgimisё hebraike, sepse pёrkujton udhёzimet qё Zoti i dha Moisiut dhe Aharonit, shpёtimin e hebrejve nё natёn e ndёshkimit (ku Zoti vrau tё gjithё fёmijёt dhe bagёtitё e parёlindura tё Egjiptit), si dhe daljen dhe largimin pёrfundimtar tё hebrejve nga Egjipti. Dita e Pashkёs ёshtё njё ngjarje kulmore edhe pёr tё krishterёt, tё cilёt njёlloj si hebrejtё, i pёrkujtojnё tё gjitha ngjarjet e mёsipёrme, por mbi tё gjitha, tё krishterёt nё Ditёn e Pashkёs, pёrkujtojnё dhe festojnё me madhёshti ringjalljen e Jezu Krishtit.
Duke e veçuar ngjarjen e “ringjalljes sё Jezu Krishtit”, si njё ngjarje qё ka ndodhur nё njё kohё shumё mё tё vonё se sa ngjarjet hebraike tё ndodhura nё Egjipt, dhe meqenёse ato ngjarje tё zhvilluara nё kohё tё ndryshme dёshmojnё pёr praninё e tё njёjtit Zot, ёshtё e natyrshme qё nё fillim tё marrim dhe tё shikojmё se çfarё dёshmish sjellin ngjarjet e ndodhura nё Egjipt.
Bibla, Libri i Daljes, f.74,75. Nё kapitujt “Pashka” dhe “Pashka e Parё” thuhet: Zoti foli me Moisiun dhe Aharonin nё Egjipt dhe u tha: “Ky muaj pёr ju duhet tё jetё muaji i parё i vitit. Pёrcilljani kёto udhёzime mbarё bashkёsisё izraelite: Ditёn e dhjetё tё kёtij muaji secili mashkull duhet tё zgjedhё njё qengj pёr vete, ose, ....dhe mё poshtё vijon....Do ta ruani atё deri nё ditёn e katёrmbёdhjetё tё kёtij muaji. Pastaj, mbrёmjen e kёsaj dite mbarё bashkёsia izraelite do t’i theri kёto kafshё. Populli duhet tё marrё pak gjak dhe me tё t’i lyejё shtalkat dhe trarёt e sipёrm tё portave tё shtёpive ku do tё hahen kafshёt...dhe pёrsёri mё poshtё vijon: Atё natё unё do tё kaloj nё tokёn e Egjiptit, dhe do tё vrasё çdo mashkull tё parёlindur, edhe tё njerёzve edhe tё kafshёve, duke ndёshkuar kёshtu tё gjitha perёnditё e Egjiptit. Unё jam Zoti. Gjaku nё shtalkat e derёs do tё jetё shenjё pёr tё shёnuar shtёpitё nё tё cilat banoni ju. Kur ta shoh gjakun, unё do tё kaloj pranё jush (duke jua falur jetёn), dhe , kur t’i ndёshkoj egjiptianёt, nuk do t’ju bёj asnjё dёm. Kjo ditё do tё jetё pёr ju njё ditё feste, pёr tё kujtuar atё qё bёra pёr ju unё, Zoti. Kёtё ditё do ta festoni pёrgjithmonё, nga viti nё vit.
Tё vёshtrojmё edhe kapitullin “Pashka e Parё”:
Moisiu mblodhi tё gjithё udhёheqёsit izraelitё dhe u tha: Secili nga ju duhet tё zgjedhё njё qengj ose njё kec dhe ta therni pёr festёn e Pashkёs. Merrni njё degё hisopi, zhyteni nё legenin me gjakun e kafshёve, dhe lyeni me gjak shtalkat e derёs dhe traun e sipёrm tё portave tё shtёpive tuaja. Asnjё prej jush nuk duhet tё dalё nga shtёpia e tij gjer nё mёngjes. Kur Zoti tё kalojё nёpёr Egjipt pёr t’i vrarё egjiptianёt, ai do tё shohё gjakun nё shtalkat dhe nё trarёt e sipёrm tё portave tё shtёpive tuaja dhe nuk do ta lejojё engjёllin e vdekjes tё hyjё nё shtёpi pёr t‘ju vrarё.....dhe mё poshtё vijon:
“Ky ёshtё flijimi i Pashkёs pёr nder tё Zotit, sepse vrau egjiptianёt, por neve na e fali jetёn.”
Pra, edhe ngjarjet e ndodhura nё Egjipt na tregojnё mё sё miri se Zoti, qё shikon dhe kontrollon gjithçka qё ndodhet dhe gjithçka qё ndodh nё univers, nuk shikonte dhe nuk dallonte dot, as shtёpitё e hebrejve nga shtёpitё e egjiptianёve, prandaj, udhёzoi Moisiun dhe Aharonin qё hebrejtё tё lyenin me gjak portat e shtёpive tё tyre. Ç’t’i themi kёsaj?!
Ç’t’i themi edhe dhjetra dёshmive tё tjera, tё cilat, edhe kur i pёrshkruajnё ngjarjet gjerёsisht me gjuhё njerёzore, edhe kur i pёrshkruajnё tё pёrmbledhura si tё dhёna hyjnore, qartёsisht na tregojnё se Zoti qё pёrshkruhet nё bazёn doktrinare, ishte njё Zot, qё sё bashku me njё grup zotash (engjёjsh) ishin fillestarёt e qenieve humane, qё kishin ardhur nё tokё nga lartёsitё qiellore, ose e thёnё ndryshe, Ai, ishte drejtuesi dhe urdhёruesi i pjesёmarrёsve tё njё ekspedite ndёrplanetare, fillestarёt e eksplorimit tokёsor. Kjo gjё tregon se ata zotёronin dije tё thella dhe teknologji shumё tё zhvilluar, aq sa tё shkonin deri atje sa t’i lejonin vetes, tё eksperimentonin dhe tё krijonin (nga dheu) nё kushte laboratorike edhe shёmbёlltyrёn e tyre, njeriun.
Ata ishin tё fuqishёm dhe tё rreptё, tmerrues nё ndёshkueshmёrinё e tyre, si nё rastet e pёrdorimit tё armёve tё shfarosjes masive (njёlloj siç janё pёrdorur nё Nagasaki dhe Hiroshimё) kur shkatёrruan dy qytete Sodomёn dhe Gomorrёn, megjithatё, zotёsia e tyre nё pёrdorimin e dijeve dhe tё teknologjisё, nuk e pёrligj qenien e tyre si krijues tё gjithёsisё, pёrkundrazi, kur nuk pёrdornin pajisjet teknike (armёt), ata ishin tё barabartё nё forcё me krijesёn e tyre, njeriun (si nё rastin e ndeshjes me Jakovin), por edhe kur pёrdornin teknologjinё, jo gjithmonё ishin nё gjendje qё tё shikonin dhe kontrollonin gjithçka (si nё rastin e natёs sё ndёshkimit ku hebrejtё u urdhёruan qё tё lyenin portat e shtёpive tё tyre me gjak).
Si pёrfundim mund tё themi se: Ata, ishin, janё, dhe do tё jenё nё pёrjetёsi krijuesit tanё, por, tё mos i zmadhojmё shumё, sepse, pavarёsisht se na kanё krijuar ne, Ata, s’ishin, s’janё, dhe s’do tё jenё kurrё krijuesit e Gjithёsisё.
Comments
Nje nder artikujt me te dobet

Nje nder artikujt me te dobet qe kam lexuar. Autori ia ka arritur qellimit te tregoje se kushdo person mund te marre mundimin dhe te flase per gjera qe si njeh fare.

"Ky ёshtё Zoti qё pasqyrohet

"Ky ёshtё Zoti qё pasqyrohet nё bazёn doktrinare tё kёtij besimi, nё Torre, nё Bibёl, dhe nё Kuran, Zoti qё iu shfaq Abrahamit, Moisiut, Jezusit, dhe Muhamedit, Zoti qё adhurojnё hebrejtё, tё krishterёt, dhe myslimanёt."

Po në “Fil” nuk ka thënë gjë Zoti?!

I thonë Torah librit të shenjtë të çifutëve ose Tevrat i kanë thënë dikur shqiptarët!!

Tevrat i thuhet dhe sot

Tevrat i thuhet dhe sot

Z. Mihallaq nese vertet

Z. Mihallaq nese vertet do te dish a eshte Zoti biblik Zoti i gjithesise , dhe te maesh pergjigjet e pyetjeve qe ngre , kontakto nje nga deshmitaret e Jehovait dhe te siguroj qe do mbetesh i kenaqur nga pergjigjet . Miqesisht Arjani.

Artikull interesant. Hedh

Artikull interesant. Hedh idene e jashtetokesoreve. Ide e cila gjendet edhe ne legjendat e inkasve dhe ne tregimin e Gjarperit me Pende. Kur europianet e pare shkelen ne tokat e Amerikes Latine ata iu duken indianeve vendas si Perendi per nga teknika e perparuar per kohen qe kishin ne zoterim. Por per çeshtjen e ekzistences se Zotit te Gjithesise askush nuk di gje te sigurt. Cdonjeri beson ate qe ka qef.

Add new comment