Turkofili elektorale. Sa vlen?

Postuar në 13 Prill, 2012 03:26

Që Shqipëria ka e duhet të këtë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë- kjo nuk ka mbetur për t’u zbuluar në vitin 2012! Disa njerëz shohin fenë myslimane pikën e fortë lidhëse mes dy vendeve. Feja është një argument i jashtëm dhe sipërfaqësor në raport me arsyet e thella të natyrës gjeopolitike. Edhe sikur të ishte e gjitha ateiste, e gjitha e krishterë apo budiste, në konfi guracionin gadishullor ku ndodhet Shqipëria do ta kishte, siç e ka, një pilastër të palujtshme të politikës së saj të jashtme miqësinë me Turqinë.
Nga ana e saj Ankaraja është konstante në dashamirësinë e pazakontë ndaj nesh. Presidentët, kryeministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë
të Shqipërisë janë pritur e pritën me nderime të mëdha në Turqi. Të gjithë me radhë kanë vënë një gur në ndërtesën e miqësisë, por asnjë prej tyre
nuk është dëgjuar deri me sot të flasë me “eureka” dhe me pathos për kryqëzimin e gjakut dhe rracave përkatëse, siç bëri Berisha në vizitën.
Mos vallë nuk e kanë ditur Meidani, Topi, Nano dhe të tjerët se ka katër-pesë million qytetarë turq me origjinë shqiptare në Turqinë e sotme?
Mos nuk e kanë ditur se përgjatë pesëqind viteve të pushtimit osman ka patur shpëngulje, kryqëzime dhe përzierje jo vetëm në Turqi me turq, por edhe në teritore të tjera të pushtuara dhe me rraca të tjera të perandorisë, si përshembull me grekët. Mos nuk e dinë se në raport me popullsinë e vendit ku jetojnë arvanitasit në Greqi janë më shumë se “arnautët” në Turqi?
Mos nuk e dinë sa gjak shqiptar ka rrjedhur në rrembat e vezirëve osmanë, apo kryengritësve antiosmanë në hapërirën e atëhershme perandorakë?
Të gjitha këto e shumë me tepër se këto dihen. Por përmenden me kujdes, ose nuk përmenden fare, kur nuk ka një kontekst tepër të përligjur në marrëdhëniet korente ndërshtetërore. Trajtohen me delikatesë këto çështje për një arsye të thjeshtë dhe të dhimbshme: Në tërësi, kryqëzimet, përzierjet, shpërnguljet nuk kanë qenë zgjedhje e lirë e njerëzve, por produkt i pushtimit të gjatë. Prapa tyre ka drama dhe tragjedi të papërshkrueshme që janë arkivuar njëqind vjet më parë bashkë me pushtimin.
T’i tregosh ato me entuziazëm pas njëqind vjetësh për nevojat politike të ditës do të thotë të rehabilitosh pushtimin, për rrjedhim ta konceptosh pavarësinë si një gjë që nuk u fitua me gjak dhe sakrifica të jashtëzakonshme, por u mbeti në dorë shqiptarëve me shpërbërjen e perendorisë!! Presidentët, apo kryeministrat e Shqipërisë do të mund të flinin me dinjitet për këto pasoja të pushtimit otoman, apo të shpërnguljeve tragjike të mëvonshme, duke kërkuar nga shteti turk, fjala vjen, mbështetjen e së drejtës për shkollim në gjuhën shqipe të këtyre milionave shqiptarëve, në shembullin e Apenineve ku investohet prej shekujsh mësimi shqip i popullsisë arbëreshe. Kur s'flasin dot për këtë dhe nuk është e detyrueshme të flasin- aq me pak u ka hije të flasin në forma të fryra dhe dekorative si shqiptaromëdhenj në Turqi.
E folura e fryrë para dikujt që përfaqëson një shtet shumë më të madh është një formë e veçantë e manifestimit të psikologjisë prej vasali. Ka kontekst politik megjithatë në turkofilinë e kërkuar të kryeministrit shqiptar. Konteksti është piksëpari elektoral. Jo vetëm gjatë vizitës në Turqi, por edhe veprimtari të tjera fetare Berisha, siç nuk është në traditën e laicitetit të shtetit, po kërkon të prekë tastën e kartës fetare, me shpresë se në këtë mënyrë do të marrë më shumë vota nga zgjedhësit e besimit mysliman. E gjithë kjo sigurisht është më e pakta infantiliste. Pa hyrë në hollësira, myslimanët shqiptarë, në shumicë dërrmuese, nuk janë turkoshakë, siç i thotë mendja ndokujt.
Shqiptarë dje, shqiptarë sot dhe shqiptarë nesër, njëlloj si vëllëzërit e tyre katolikë dhe ortodoksë të së njëjtës rracë, ata janë atdhetarë me orientim perëndimor.
Elitën e tyre e gjejmë kurdoherënë histori në ballë të përpjekjeve për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe perëndimore. Në këtë orjentim, sikurse në vetëdijen e rrënjëve të përbashkëta qëndron uniteti i brendshëm i kombit shqiptar. Ndërkaq, ndërsa janë qartazi të orientuar nga Perëndimi, në raport me Turqinë mike, shqiptarët e tre besimeve kanë qenë dhe janë sipas bindjes sime qemalistë, pra janë me doktrinën e Turqisë europiane, doktrinë e cila po gërryhet doradorës nga mazhoranca e sotme e kryeministrit Erdogan, që ka një agjendë islamike dhe neootomane. Pikërisht për ketë arsye, Erdogani nuk mund të ishte as simbolikisht i ftuari I parë i rëndësishëm në 100 vjetorin e pavarësisë. Le të ftohet edhe Erdogan, por më parë duhen ftuar kryetarët e shteteve që kontribuan për pavarësimin e Shqipërisë, siç janë Austria, Italia, SHBA-në e tjerë. Nëse nuk e ka karshillëk kalimtar me elementë bllofi ndaj BE-së këtë shpërthim në Ankara- dhe unë besoj se të tillë e ka- Berisha duhet të ketë ndershmërinë ta votojë agjendën e tij eventuale erdoganiste. Populli e zgjidh edhe këtu.

Sqarim: Në vizitën me rastin e Pashkëve në katedralen katolike, Berisha e quajti Jezu Krishtin profet. Në librin e Shenjtë dhe në litugjinë kristiane Jezu Krishti është vetë Zoti. Së paku në shtëpinë e tij, në kishë, Jezusi duhet njohur ashtu siç e njohin ndjekësit e tij.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

si eshte e mundur qe konet e politikes shqiptare, urinojne shkurreve sa here zihet ne goje Turqia???

Submitted by Ina-N (not verified) on

Jo or ti, Jo! Jezu Krishti, eshte i Biri i Zotit, i cili me Frymen e Shenjte mbarsi Virgjereshen Mari e cila lindi Jezusin.

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

po, po, biri i Zotit, por Trinia e Shenjte eshte vete Zoti: Ati, Biri dhe Shpirti Shejt. Keshtu qe s'ka nevoje t'i tregosh ti Prec Zogajt se cili eshte Jezusi. Sala e ka quajtur Profet, mundet qe pa qellim, mundet e ka quajtur keshtu sipas besimit mysliman.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.