Pse nuk po lind një alternativë e re?

Shqipëria gjendet në një krizë të thellë politike jo vetëm për shkak të konfliktit permanent mes PD dhe PS, mes Berishës e Ramës. Kriza, mbi të gjitha, po shfaqet në degradimin e mendimit politik dhe në mjerimin e alternativave për ta kapërcyer atë. Gjithë debati politik në Tiranë është mbyllur në zyrën e Kryeministrit, në llogarinë në Twitter të kreut të opozitës dhe në disa metra katrorë të tri-katër studiove televizive. Shumë vështirë të gjesh sot një ide apo projekt që shkon përtej këtij rrethimi, ndonëse shoqëria shqiptare ka nevoja krejtësisht të tjera dhe që nuk përputhen thuajse fare me diskursin politiko-mediatik të viteve të fundit. Kreu i Ekzekutivit, në mbledhjen e qeverisë, merret me vëllain e Bamir Topit; kreu i opozitës, pas sprovave delirante në krijimtari, i përkushtohet magjisë së rrjeteve sociale në internet, ndërkohë që vendi gjendet në një moment delikat për të ardhmen e tij, që lidhet me afrimin në Bashkimin Europian, ku nuk është çudi ta shohim veten edhe pas Kosovës, e cila ende nuk e ka nisur zyrtarisht këtë proces. Mbyllja në këtë rreth të ngushtë dhe të mjerë interesash politike ka përfshirë edhe mediat, shoqërinë civile dhe atë që mund të quhet mendim politik apo intelektualizëm i angazhuar. Kamerat rrallë dalin për të konfrontuar me terrenin ato që thuhen në zyrat e politikanëve, debatet bëhen vetëm në studiot e TV-ve dhe intelektualët flasin atëherë kur ka nevojë politika, dhe jo shoqëria.
Kjo varfëri e thellë e ideve dhe alternativave të reja, në një vend me popullsi aktive dhe plot interesa, po shfaqet dramatikisht kohëve të fundit nëpërmjet fenomeneve karikaturore si lëvizjet nacionaliste romantike apo “disidencat” e reja brenda PD. Aq e madhe është mungesa e vizioneve, e një fryme të re apo një morali të ri, sa për ditë me radhë, media serioze, analistë me peshë dhe gazetarë me përvojë ngrenë e ulin, sjellin e rrotullojnë frazat e Kreshnik Spahiut apo pendesat e Gazmend Oketës. Ligjërimet për tradhti kombëtare, për parti bolshevike, për autoritarizëm e mungesë demokracie rikthehen përsëri dhe zënë vendin kryesor në debatin publik, pavarësisht se të gjithë e dinë se nuk janë ato thelbi i problemit dhe se nuk janë ato shkaku i krizës së alternativave të reja politike në Shqipëri. E, nëse politika qëllimisht e kurthon debatin në këto tema (akuzat e ndërsjella, sulmet personale, komisionet parlamentare e plot kotësi të tjera), edhe pjesa tjetër e shoqërisë mbetet peng i tyre. Madje shpesh ndesh edhe në analiza që pa u shqetësuar për fenomenin, merren me pasojat e tij. A merr vota nga PD-ja Aleanca Kuqezi, apo rrezikon më shumë opozitën? Sa dëmtohet Berisha nga partia e Topit? A mund t’i bëjë numrat me Ilir Metën edhe në zgjedhjet e ardhshme? Dhe kështu, fenomene mediokre, si lëvizja nacionaliste e Spahiut apo disidentë që zbulojnë në vitin 2012 se Berisha qenka autoritar, kalojnë jo vetëm si diçka normale, por gati-gati serviren si zgjidhje për të dalë nga gjendja e rëndë ku është zhytur shoqëria shqiptare. Nisin stërhollimet e deklaratave patetike të Kreshnik Spahiut e qëmtohen shprehjet “anti-Berishë” brenda grupit të demokratëve. Energjitë përqendrohen në elemente të dorës së dytë, në ngjarje që nuk prodhojnë ndryshim, në fenomene që janë të destinuara të ngjizin vetëm dështime. Gjithçka mbetet brenda atij rrethit të ngushtë e të mjerë që nuk lejon të lindë diçka e re, që çdo gjë e mbyll në debate sipërfaqësore të konsumit të përditshëm dhe që fatkeqësisht shoqërisë i servir kohë pas kohe figura boshe që shumë shpejt zhgënjejnë si paraardhësit.
Një alternativë e re nuk mund të lindë nga skarcitetet që prodhon vetë sistemi i skaduar politik shqiptar. Nuk mund të presësh ide të reja që frymëzojnë shoqërinë e etur për ndryshim në një vend ku ka marrë fund çdo moral politik. Ku qeverisin bashkë apo synojnë të qeverisin ata që nuk i bashkon asgjë tjetër veç interesit të ngushtë të pushtetit. Ku pozita dhe opozita nuk dallojnë nga njëra-tjetra as nga filozofia politike e as nga pasuria ekonomike. Ku politikanët e rinj lindin pleq dhe sapo mësojnë të flasin, përsërisin fjalët e kryetarit. Nuk mund të ketë frymë të re në një vend ku debati politik mbetet vetëm në ekranet e TV, ku universitetet, forumet shoqërore, organizatat e pavarura i kanë mbyllur dyert dhe shërbejnë vetëm për fushata elektorale. Në Shqipëri nuk ka jetë shoqërore, nuk prodhohet debat social, nuk ka aktivizëm, nuk ka motiv për të qenë i angazhuar; e, për rrjedhojë, gjithçka sillet rreth politikës banale të ditës. Si mund të lindë në këto kushte një alternativë e re? Mundësitë janë minimale, pavarësisht se terreni është i gatshëm prej kohësh për të mirëpritur farën e ndryshimit.
Një shembull i kundërt me atë që po ndodh në Shqipëri e që nxjerr në pah kotësinë e debateve të fundit, është lëvizja “Vetëvendosje” në Kosovë. Suksesi i Albin Kurtit nuk lidhet thjesht me idenë e tij për bashkimin kombëtar. Diskursi i tij nuk ngrihet mbi fraza boshe e metafora shqiponjash, por mbi një mendim filozofik e politik, ndaj të cilit mbetet konsekuent. Të rinjtë i bashkohen këtij mendimi sepse ndihen pjesë e tij, debatojnë për të, diskutojnë në universitete, organizojnë takime me filozofë, marrin pjesë aktive në media, protestojnë dhe besojnë se janë pjesë e ndryshimit të sistemit politik. E në Tiranë të rinjtë janë shndërruar në numra që mbushin sallat e koncerteve partiake, shfaqen të buzëqeshur duke marrë teserat nga lideri, pa pasur asnjë mendim politik, por thjesht duke shpresuar në një vend pune.
Në këto kushte, vështirë se mund të shpërthehet rrethi i mediokritetit ku është mbyllur shoqëria shqiptare dhe një alternativë e re duket e largët në horizont. Përpjekjet për ta afruar atë nëpërmjet skarciteteve të sistemit vetëm sa na e ngushtojnë më shumë rrethimin dhe e thellojnë krizën politike.
Comments
Mandi i rrotullohet, gati e

Mandi i rrotullohet, gati e gjen pergjigjen, po e humb per pak.

Arsyeja pse nuk lind nje force e re eshte sepse fuqia e forcave te vjetra eshte monopolizimi total i sistemi. TV-te jane ne pronesi o te politikaneve, o te biznesmenve miq me politikanet e vjeter. Neper emisionet politike dy partite dergojne lista me politikanet dhe analistet e tyre perballe krahut tjeter. Kundershtareve te kryetareve vetem te "mediat armike" ju jepet mundesi.

Ligji elektoral eshte krijuar pikerisht per te eleminuar parti te vogla qe te lindin, si me veshtiresine e pragut si me incentiven qe krijojne per te ashtuquajturin votim taktik. Pastaj partite e fushatat duan para, e kush hedh para per parti qe nuk ua rikthejne ate me favore me vone?

Ja pra pse megjithese lindja e AK apo partise se Bamirit eshte lajm i mire, nuk duhet se pushuar beteja kunder Rama-Berishes qe ata te heqin dore nga pushteti total brenda partive dhe nga ai qe kane krijuar jashte tyre.

Një alternativë e re nuk mund

Një alternativë e re nuk mund të lindë nga skarcitetet që prodhon vetë sistemi i skaduar politik shqiptar. Nuk mund të presësh ide të reja që frymëzojnë shoqërinë e etur për ndryshim në një vend ku ka marrë fund çdo moral politik.

Ky Shkullaku qenka bere humorist si Lubonja, ben kritiken e pastaj ngre duart lart duke thene se s'behemi, kot e kemi.

Sa per VV-ne, ne qafe time nese 99% e elektoratit te saj e kupton qe VV-ja propozon nje shtet marksist eurokomunist ( eurokomunizmi eshte antikomunizem ka thene Xhaxhi) . Elektorati i VV-se i eshte ngjitur asaj per te njejten arsye pse po i ngjitet ne Shqiperi AK-se, nevoja per nacionalizem.

Jane nje kupole sofistesh neomarksiste qe sjellin e risjellin parimet e konceptet marksiste duke i bere me te pertypshme e me te maskuara, keta Shkullaku i shet si alternative konkrete. VV-ja eshte si Fronti Nacional-çlirimtar, nje kupole komisaresh te kenduar qe mashtronin 99% te fshataresise se do u jepnin toke.

Po te vije VV-ja ne Shqiperi e te zhvilloje ate dialektike do i beje shqiptaret me dhimbje koke e do marre si elektorat vetem me nostalgjiket e sistemit komunist.

VV nuk propozon shtet

VV nuk propozon shtet marksist eurokomunist ,ajo osht kunder privatizimit te eger dhe per shtetin e se drejtes dhe sa i perket nacinalizmit ajo sot eshte i pranishem ne cdo parti ne bote por ne jemi te mashtruar nga integrimet europiane shikoni cfar ben shtet pas krizave ekonomike vendimet e Obamas dhe Cameron

Shumica e Popullit shqiptar e

Shumica e Popullit shqiptar e ka alternativen.

Ajo ka emer. Quhet PD, Partia Demokratike.

Kush nuk e do te mos i japo vote.

Kush e do i jep Vote.

E thjeshte puna.

Shkoni vizitohuni neper psikiatra se ju a ka shpla trute nje skicofren e bllokqen.

paska harruar se permenduri

paska harruar se permenduri Nanon, idhullin e tij. Te pakten kjo eshte gje e mire.

Add new comment