Nacionalizmi shqiptar është shekullar

Për shqiptarët, religjioni nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë religjion specifik. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me myslimanët e tjerë joshqiptarë.
Sulmi terrorist në Bullgari nëkorrik, në të cilin u vranë turistë izraelitë, nxiti dezinformata për Ballkanin si strofull të terroristëve antiperëndimorë.Në realitet, edhe terrorizmi myslimane dhe ai i krishterë janë dukuri margjinale në Ballkan dhe kanë vetëm disa rekrutë lokalë.
Analistët amatorë
Prej përfundimit të luftërave në BeH dhe Kosovë, analistë amatorë kanë pohuar se xhihadistët kanë vendosur baza në rajon dhe se paraqesin rrezik gjithnjë e më të madh për interesat perëndimore. Në fakt, dy faktorë janë anashkaluar gjatë këtyre vlerësimeve: pasojat aktuale nga luftërat e viteve të nëntëdhjeta dhe ndikimi minimal i teologjisë së dhunshme puritano-islamike.
Nëse merren parasysh gjërat e tmerrshme që u janë bërë myslimanëve boshnjakë, habit fakti se nuk ka pasur sulme hakmarrëse ndaj komuniteteve joboshnjake. Në Kosovë ku kanë ndodhur raste të hakmarrjes ndaj qytetarëve serbë, autorët nuk kanë qenë fanatikë religjiozë, por anëtarë të familjeve të civilëve që janë vrarë nga formacionet e Millosheviqit.
Islamizmi militant në Ballkan nuk është fenomen mejnstrim. Përzgjedhja e incidenteve të izoluara në Sarajevë dhe Burgas thjeshtë është njësoj si fokusimi te vrasësi masiv norvegjez Andreas Breivik për të përshkruar Evropën si kontinent të vërshuar nga vrasës fundamentalistë të krishterë antiislamikë.
Shumë vëzhgues të huaj nuk arrijnë të vërejnë dallim mes radikalizmit fetar dhe identitetit nacional boshnjak me identifikimin fetar, që është zhvilluar nga lufta 1992-1995. Ai është i bazuar në mënyrë primare në ruajtjen e integritetit të shtetit boshnjak. Për shqiptarët, religjioni nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë religjion specifik. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me myslimanët e tjerë joshqiptarë.
Disa nacionalistë të krishterë thonë se vehabizmi po shënon rritje në mesin e myslimanëve në Ballkan, që u mundëson të pozicionohen si mbrojtës të gjoja interesave të rrezikuara krishtere evropiane. Ky është një truk transparent të raporteve me opinionin, sepse islami ultrakonservativ ka ndikim të vogël në mejnstrim politikë, kurse tentimet për rekrutim të boshnjakëve ose shqiptarëve për veprimtari militante antiperëndimore janë refuzuar nga udhëheqësit fetarë dhe nga shumica e popullatës.
Ballkani i nxirë
Sido që të jetë, disa vepra terroriste, si ajo në Sarajevë në tetor të vitit 2011 dhe në Burgas në korrik të vitit 2012, korrespodentët e huaj me njohuri të pakta për rajonin, i kanë shfrytëzuar për të barazuar religjiozitetin e Alija Izetbegoviçit ose Reis Çeriçit me salafizmin ose tekferizmin antiperëndimor. Në këtë mënyrë, i tërë Ballkani mund të nxihet si hapësirë për rekrutim të Al Kaidës. Në realitet, ekziston potencial më i madh për terrorizëm masiv në Londër, Paris, Hamburg ose Madrid, ku myslimanë të rinj të pakënaqur dhe të mashtruar nga vende të ndryshme ku lulëzon antiamerikanizmi, vendosin të bëhen martirë përmes vrasjeve masive. Më e madhe është besueshmëria që rajonet e mëdha anonime urbane në Evropën Perëndimore të shndërrohen në terren për rekrutim të radikalëve sesa qytetet e përgjumura ballkanike. Është e vërtetë se grupet militante tani përfshijnë evropianë biondë dhe individë të tjerë që më pak bien në sy. A do të sjellë kjo deri te rritja e dyshimeve ndaj suedezëve ose komuniteteve të tjera etnike te të cilët mbretërojnë personat me flokë ngjyrëbjonde?
Manifestimi i fetarizmit nuk është njësoj sikurse militantizmi islamik, por barazimet e tilla nga ana e politikanëve dhe mediave të huaja mund të rrënojnë raportet ndëretnike.
Duhet të merret vesh se kush përfiton nga ajo që Ballkanin ta paraqesë si burim të terrorizmit antiperëndimor. Me të vërtetë do të ishte e dobishme të merreshin parasysh raportimet e "Balkan Terrorism Watch", të cilat jo vetëm që do të vlerësonin aktivitetet e terroristëve dhe personave për të cilët dyshohet se janë terroristë, por gjithashtu do të përcillnin fjalët, aktivitetet dhe qëllimet e ekspertëve të vetëshpallur për terrorizëm.
Marrë nga Gazeta Express
Comments
Bugajski meriton respekt te
<p>Bugajski meriton respekt te vecante per kontributin e tij ne ndricimin realist te realiteteve shqiptare ne rajon</p>
Add new comment