Kriza e motit dhe gjinkalla e La Fontenit

Në këto kohë kur vendi është në situatë emergjente, ku gati me teper së gjysma e territorit është mbuluar nga dëbora, banorë të komunave në pjesën veri-lindore, jug-lindore janë të izoluar dhe kanë mungesa në artikuj ushqimorë, ngrohje, ndricim, ushqime për bagëtitë, mungesë të ndihmës mjekësore, bllokim të rrugëve etj., duke parë reagimin e shtetit, instiktivisht, mund t’i shkojë mendja kujtdo tek fabula e La Fontenit “Gjinkalla dhe milingona”: “Gjithë verën milingona punonte e mblidhte ushqim për dimër ndërsa gjinkalla këndonte. Kur erdhi dimri dhe tokën e mbuloi bora, gjinkalla s’kishte çfarë të hante dhe i ra derës së milingonës për ushqim. Çfarë bëre zotrote gjithë verën kur unë punoja – e pyeti milingona gjinkallën? Këndoja – ju përgjigj gjinkalla. Atëhere tani kërce – ju përgjigj milingona dhe i mbylli derën”. Kështu po ndodh edhe tani me shtetin tonë, meqë nuk po mundet të këndojë, po kërcen nga sikleti sa andej-këtej, nga veriu në jug, duke u shfajësuar gjithandej, me konsumim të forcave të shumta operacionale të ushtrisë, policisë, me konsumim të shtuar fondeve dhe parave, të taksapaguesve shqiptarë etj.
- Në vitin 2001 fatmirësisht duke shfrytëzuar edhe një projekt të PNUD me asistencën e ndihmen e huaj, u punua dhe u miratua ligji Nr.8756, datë 26.3.2001 “Per emergjencat Civile”. Ne zbatim te ketij ligji u miratuan nje seri aktesh ligjore e n/ligjore dhe akti me e rendesishem ishte Plani Kombetar e Emergjencave Civile me Vendimin e KM nr. 835, date 03.12.2004, i cili percakton te gjitha etapat, detyrimet e shtetit dhe strukturave te ndryshme të shtetit ne menyre te detajuar, ne rast te nje emergjence çfarëdo qoftë ajo.
Plani Kombëtar i Emergjencave Civile, është burimi praktik i përdorshëm, për të gjithe fazat e ciklit te emergjencave. Çdo lloji emergjence ka te percaktuara 4 faza e saj kryesore: 1.Parapërgatitja. 2.Përgjigja. 3.Faza e rikthimit. 4.Lehtësimi i pasojave.
Sipas Planit Kombëtar të Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, eshte strukture e perhershme e specializuar, e cila duhet te merrë pjese ne te gjitha fazat e ciklit te menaxhimit te emergjencave civile. Sidomos ne kohe te qete, qe eshte faza e pare, detyra kryesore me te cilen duhet te merret Drejtoria e Pergjitheshme e Emergjencave Civile eshte puna parandaluese, puna parapregatitore e cila permbledh:
a) Informacion te ndersjellte te strukturave qendrore dhe lokale te planifikimit, monitorimit dhe vleresimit te strukturave operacionale dhe mbeshtetese te emergjencave civile.
b) Marrje masash paraprake, permiresime, rikonstruksione, perforcime.
c) Trajnime, organizimin e trajnimeve te perbashketa, te seminareve, me prefektet, kryetarët e komunave, bashkive, te stervitjeve treguese, per koordinimin e veprimeve te strukturave operuese, ne lidhje me ceshtjet e parandalimit dhe lehtesimit te emergjencave civile.
d) Hartimi i planeve specifike, per parandalimin e emergjencave nga sektoret dhe strukturat perkatese, per objekte, rruge, elemente infrastrukturore dhe zona mjedisore ekzistuese.
e) Ndjekje dhe realizimin e standarteve.
f) Investime, planifikimi dhe kerkimi aktiv, per investime ne marrjen e masave paraprake per parandalimin dhe lehtesimin e emergjencave civile.
Cilat nga këto detyra ka realizuar Drejtoria e Emergjencave Civile ? Nuk ka se si, se nuk është marrë me to, me detyren e saj kryesore, por me shperndarje fondesh per shtepi te djegura, shtepi te demtuara nga rreshqitjet apo deme te tjera, (kete e dine vetem ata si i kane shperndare), me strukturen apo draft ligji, per zjarrefiksen apo pune te tjera dytesore qe nuk i takojne asaj, per te justifikuar ekzistencen.
Faza e parë (parapërgatitja) po qe se do te punohej me seriozitet jo vetem kjo emergjence aktuale, por edhe emergjencat e tjera qe kemi kaluar, nuk do na gjenin të papërgatitur. Por është punuar shume pak, per te mos thene fare ne kete faze. Pra shteti, qeveria me strukturat e saj ja ka marre kenges si gjinkalla gjate periudhes se veres.
Ne kete periudhe (koha e qete) Drejtoria e Pergjitheshme e Emergjencave Civile, po qe se do te realizonte ne kohe ato detyra te mesiperme dhe te mos harxhonte kohen kot, nuk do te mberrinte ne kete situate veshtiresie. Ndersa per fazat e tjera kjo Drejtori del gati jashte loje. Per nderhyrjen ose pergjigjen ndaj emergjences e kemi pare në çdo emergjence, qe e drejton dhe e zgjidhin mjaft mire Forcat e Armatosura, te cilat e kane ne misionin e tyre dhe realisht duhen vleresuar maksimalisht per sakrificat e tyre, ne te gjitha emergjencat qe kane ndodhur.
Sot me duket paradoksale dhe ka ardhur koha per ta ndryshuar. Drejtorine e Emergjencave ne e kemi ne Ministrine e Brendeshme per kohe te qete, se kur eshte koha tamam e emergjences civile, ja leme forcave te armatosura ne Ministrine e Mbrojtjes. Qe do te thote “kur eshte radha per dasem, (qejf), te jete Drejtoria e Emergjencave, kur vjen radha per te mbajtur dru (pune) e kane Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit”. A nuk ka ardhur dita qe kjo drejtori te shkoje prane Ministrise se Mbrojtjes, atje ku jane edhe forcat me te medha operuese, te emergjencave civile, osë strukturë në varësi të Këshillit të Ministrave, siç është në disa vende europiane.
Para pak kohe z. Imami, Ministri i Mbrojtjes ne takimin me homologun e tij Maqedonas nenshkroi nje akt-marveshje, ku nder te tjera u cilesua ngritja e nje force te perbashket shqiptaro-maqedonas per perballimin dhe menaxhimin e emergjencave, sepse kjo ministria e mbrojtjes e ka ne misionin e saj kryesor, menaxhimin e emergjencave.
NATO ka investuar dhe ka ngritur nje qender operacionale per emergjencat civile me paisje jashtëzakonisht moderne, ne ambjentet e Ministrise se Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes i ka te gjitha kapacitetet, personel oficer dhe ushtar te pergatitur e specializuar si brenda edhe jashte vendit, ka bazen e mbrojtjes civile, SAR, kerkim-shpetimin, forcat njerezore, automjete transporti, helikopter, paisje xheniere, ura beli etj., etj. A ekziston nje handikap te madh ne kete mes, apo nuk duan ta kuptojne ? Kur per perballimin dhe menaxhimin e emergjencave civile eshte gjithshka gati ne strukturen e Ministrise Mbrojtjes pse i lihet si ciban ne kurriz Ministrise së Brendeshme, qe misionin e saj kryesor e ka per tjeter gje?!
*****
Duke ndjekur me vëmendje mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, për emergjencat civile vura re se Kryeministri, z.Berisha u prononcua dhe nder te tjera dha idene qe te shfrytezohet aeroporti i Kukesit per te ardhur ne ndihme per emergjencen. A nuk duhet te ishte ky nje propozim nga punonjesit dhe drejtuesit te Emergjencave Civile ? Kam pershtypjen se Kryeministri e njeh me mire manaxhimin e emergjencave, Planin Kombetar te Emergjencave Civile, se sa vetë drejtuesit e emergjencave, kështu që më duket se kësaj i thonë: “Sa të keni lala Gjonin, hani, pini dhe këndoni”.
Gjatë gjithë kohës mbështetja ka qënë e pakursyer, për strukturat e Emergjencave Civile në Shqiperi si nga UNDP, ashtu edhe Banka Boterore, e te tjere, por problemi eshte sa te afta jane keto struktura per te perdorur fondet e dhena per rritjen e kapaciteteve te emergjencave.
Së pari, Emergjencat Civile u mbeshteten nga UNDP me nje projekt me rreth 2 milion $, per asistencen qe ju dha ne pergatitjen e ligjit “Per Emergjencat Civile”, pergatitjen dhe botimin e te gjitha akteve ligjore e n/ligjore, ngritjen e radio-nderlidhjes per te gjithe teritorin e Republikes, ngritjen e kompletimin e zyrave te emergjencave civile prane Prefektit te Qarkut.
Së dyti, Emergjencat Civile u mbeshteten nga Banka Boterore me nje projekt me rreth 10 milion $. Ky projekt ka filluar qysh ne maj te vitit 2008 dhe megjithese tani jemi ne 2012, nga 4 komponente qe ka ky projekt te emergjencat civile nuk vihet re te kryhet ndonje ndryshim, qe kerkojne keto komponente, me sa duket nuk i pergjiegjen dot kerkesave qe ka Banka Boterore.
Së treti, në 2 Korrik 2008 firmoset nje marrëveshje kredie midis Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim per marrjen e nje kredie meshumen prej 2 milion Euro “Per emergjencat Civile”. Kjo kredi per zbatimin e fazave qe ka projekti ka nje afat dhe duhet te mbarojë ne daten 28 shkurt 2012. Ne fazen e pare te tij pervec te tjerave qe i perkasin ministrive te tjera, per Ministrine e Brendeshme ka si pjese perberse, te cilat duhet te kishin perfunduar.
Të shpresojmë që këto para të mos kenë shkuar dëm dhe mos jenë përdorur, për arsye të tjera. Çdokush nga ne do dëshironte të kishim një shtet me struktura të afta, me profesionistë të devotshëm, dhe jo persona të përkohshëm, që ndërrohen sa herë ndërrohen qeveritë, dhe kjo e fundit, po e përsërisim, të mos luante rolin e gjinkallës, por atë të milingonës që të mund t’i përgjigjej komunitetit në çdo kohë.
Comments
Drejt ke folur z Kristuli.
<p>Drejt ke folur z Kristuli.</p><p> </p>
Add new comment