Gjysmëfinalet e populizmit

Postuar në 17 Mars, 2012 05:21

Përplasja e ardhshme zgjedhore do të jetë shumë interesante.  Por, ndërsa një pakicë shqiptarësh shpresojnë ende vaktazi ndonjë ndryshim cilësor, duket se zhvillimet do të vijnë në drejtimin e kundërt.
Kohët e fundit Edi Rama ka zbuluar fuqishëm sharmin e populizmit të majtë. “Taksimi i drejtë”, domethënë taksimi progresiv, është bërë refren i pashmangshëm. Rama nuk përfiton vetëm nga alergjia e kontingjenteve të varfra ndaj çdo shenje mirëqenieje të atyre që janë një apo disa shkallë më sipër. Mbi të gjitha ai shfrytëzon paaftësinë e tyre për të parashikuar saktësisht efektin e kundërt të asaj që premtohet. Në Shqipëri ka dy kategori të pasurish: ata që punojnë me djersën e ballit jashtë lojës politike dhe ata që fitojnë për shkak të lidhjeve politike. Cila kategori i paguan taksat? Natyrisht, vetëm të parët. E, pra, realisht zoti Rama po premton që do të rrjepë sa të mundet bizneset që pranojnë rregullat e lojës, ndërkohë që të gjithë klientët e partisë së tij të mbushin xhepat pa u bezdisur nga zelli i administratës së ardhshme. Rezultati? Më pak biznese të ndershme, më pak konkurrencë të drejtë, më pak vende pune, më tepër biznesmenë-politikanë të stilit rus.
Natyrisht, përgjigjja e kryetarit socialist do të ishte se ligji do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe evazioni fiskal do të luftohej me rrënjë. Mirëpo edhe nëse do të donim ta besonim këtë, mbetet fakti se vetë zoti Rama ka një konflikt interesi me taksimin progresiv, meqenëse bën pjesë te ato shtresa të varfra që nuk kanë më shumë se 3000 euro në llogarinë bankare. I varfri për të varfrit, natyrisht.
Berisha është një gurrë e pashtershme informacioni për këdo që i kap syri, ose më saktë për këdo që i vret syrin. Vetëm në sajë të tij zbuluam se Presidentin e paskëshim pasur kooperativist undercover. Lind pyetja: përse nuk na i tha këto gjëra më herët që të mos i lejonte deputetët e tij të gabonin në zgjedhjen e kryetarit të shtetit përpara herën e fundit? Për më tepër që shtyu në ngasje edhe deputetët e Nanos. Cili Nano? Sipas vetë Berishës: mafiozi, padrino, krimineli, faktori i rëndësishëm politik dhe së fundi ai njeriu me të cilin shtrëngohen duart kur është e nevojshme. Po nejse, rëndësi ka që ballokumet këtë vit na gjetën më mirë se kurdoherë tjetër. Për sa kohë që opozita është ashtu siç është, Kryeministri mund t’ia lejojë vetes koston e të dalurit në çdo emision lajmesh për xhevahire nga më të ndryshmet. Një pyetje: kur ishte hera e fundit kur keni parë lajme pa Berishën brenda?
Atëherë kur mendohej se ajka e votuesve shqiptarë ishte kapur prej PD-së dhe PS-së, Aleanca Kuq e Zi na tregoi se fundi i tenxheres është larg. Vështirë të thuash a i beson vetë komandanti gjërat që thotë. Por, megjithatë, një gjë është e qartë: të kërcënosh Maqedoninë se “po i ve flakën vetes” tingëllon shumë joshëse për shumë votues që “nuk ia kanë parë hairin as PD-së e as PS-së”. Kreshnik Spahiu aktual është krijesë e padashur e Berishës, Nanos, Ramës e Metës dhe sidomos, në një kuptim të dytë, e të parit. Si i tillë, ka mësuar prej mjeshtrit. Nuk mund të thuhet se ia ka kaluar, sepse mungesa e nacionalizmit te Berisha nuk vjen nga parimet e larta politike, por nga pamundësia për ta përdorur në kushtet e atmosferës integruese.
Populizmi nuk do të ishte problem nëse nuk do të besohej. Por është problem i madh në kushtet kur konkurrentët në garë janë të gatshëm t’i vënë zjarrin gjithçkaje për të marrë apo mbajtur pushtetin dhe për më tepër, kur mijëra votues janë po aq të gatshëm të luajnë rolet përkatëse. Fatkeqësisht shumë shqiptarë e kuptojnë ndryshe këtë dramë. Fundja, a nuk e përdorte edhe Skënderbeu politikën e “tokës së djegur”?

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Po partine e pritshme te Topit?
Na vdiqet me keto shkrimet pa permbajtje te gjithe jane njesoj,shqiptaret jane fshatare, jemi keq, une kam te drejten morale ti gjykoj te gjithe se jam figure.
Eshte e frikshme sasia e shkrimeve te tilla boshe. Asnje reference, vetem hamendje, ahjt month keshtu eshte se e dime te gjithe.
Neo-liberali I vogel.

Submitted by Anonim (not verified) on

<p style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em; margin-top: 0px; margin-right: 0px; margin-bottom: 1.1em; margin-left: 0px; color: rgb(51, 51, 51); font-family: Georgia, 'Times New Roman', serif; font-style: normal; font-variant: normal; font-weight: normal; letter-spacing: normal; orphans: 2; text-align: -webkit-auto; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-size-adjust: auto; -webkit-text-stroke-width: 0px; background-color: rgb(255, 255, 255); ">me pelqen komenti yt, sepse na kane lodhur me kete partine e Spahiut. vete e fryjne, pastaj papritmas ndjehen te habitur nga nje fryme populiste=injorante dhe fillojne e gjejne justifikime shkencore boshe, te huazuara nga Corriere della Sera apo La Republica. Edhe artikulli i sotem i Hasimes eshte i tille. Keta analistet tane jane realisht gjysmake. Nuk e kuptojne qe duhet te dalin hapur dhe jo thjesht te na japin ca analiza gjithmone te lena pergjysem. Hasimja ne pergjithesi ka shkruar kritik ndaj Berishes por asnjehere nuk ka thene: &quot;jam dhe do te jem gjithmone kundra ketij njeriu, per te keqijat e pareparueshme qe i beri kombit tone, cfaredo qofte politika e tij e ardhshme, edhe sikur te me jape leje qe gjimnzin tim te ri elitor ta bej shkolle te larte&quot;. Dhe kuptohet kur nuk e thote kete per Berishen nuk behet fjale ta thote per Ramen, Meten apo Nanon. Edhe kalojne ditet e tyre duke i share keta personazhe dhe prape vjen nje moment ne te cilin i sheh prane liderit aq shume te share. Nuk e kuptojne sa rendesi ka per ne, popullin shqiptar, te japin shembullin e tyre duke &quot;krijuar armiqesi&quot; me nje lider. ne kete menyre do te besojme edhe shkrimet e tyre. Psh. pasi lexon Zaloshnjen qe flet per sondazhe konfidenciale kush e beson me qe ai nuk punon per Edi Ramen. Po per Revisten Java, qe paguhet direkt nga Erjon Veliaj c&#39;mund te themi? Nuk ka asgje te keqe, por duhet ta thone hapur. Te mos kene frike se iu qepet Sala, apo i bejne vetes dem per te ardhmen. Edhe Hasimja duhet te thote qarte se ku qendron. Jo cdo here thjesht te bej kritikun mbi veset e jona politike, por te thote edhe mendimin e tij politik. Eshet e veshtire te thuash jam pergjithmone me Edi Ramen, sepse neser mund te mos jesh me dakort me te per tema te ndryshme (dhe habitem kur shohe disa qe e thone , si Artan Lame; kaq i &quot;omel&quot; te jete ky Edi?) por me duket shume e kollajte, sot si sot, te thuash qe nuk jam kurre me me Sali Berishen, Fatos Nanon apo Ilir Meten. Ashtu sic eshte kollaj te thuash qe s&#39;mund te jem me me Topallin, Pollon (tradhtar i papare, sic thone n&#39;Tiron , kuqo ma i mire qi nonen e vet), e plot te tjere plehra te PD-se se sotme. Por po ashtu sic e quaj kollaj te thuash qe &nbsp;s&#39;mund te jem me me disa prej komunistave historike te PS-se. Akoma duam prova negative nga keta njerez. Nga lista e ketyre liderave me emer te momentit perjashtoj Edvin Ramen, jo sepse e quaj te paster, ne Bashkine e Tiranes ka bere mjaftueshem korrupsion, edhe duke kaluar kampin e tij ne miqesi me bizneset e Berishes, por se duke mos patur qeverisur ne fuqi te plote (eksperienca ne Ministrine e Kultures eshte per t&#39;u harruar) e meriton te kete edhe nje shans, edhe sepse populli socialist e deshiron.&nbsp;</p><p style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em; margin-top: 0px; margin-right: 0px; margin-bottom: 1.1em; margin-left: 0px; color: rgb(51, 51, 51); font-family: Georgia, 'Times New Roman', serif; font-style: normal; font-variant: normal; font-weight: normal; letter-spacing: normal; orphans: 2; text-align: -webkit-auto; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-size-adjust: auto; -webkit-text-stroke-width: 0px; background-color: rgb(255, 255, 255); ">Hajde Hasime, tjeter here mer kurajo dhe shkruaj. Nuk eshte aq e veshtire sa duket...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.