E keqja është përtej fotove

... Njëzet vjet pas marsit të vitit 1992 shumica dërmuese e shqiptarëve të interesuar për politikën kanë mësuar vetëm një të re nga e kaluara e Sali Berishës para vitit 1990. Që ai paska pasur miqësi familjare me familjen e njërit prej djemve të Enver Hoxhës. Berisha ka detyrimin t’i tregojë publikut natyrën dhe përmasat e kësaj miqësie. Kjo nuk është një çeshtje privatësie. Personalisht kam përshtypjen se skupi i këtij rrëfimi- nese do të ketë një rrëfim- nuk do të prodhojë efekte të tjera politike në dëm apo në dobi të kryeministrit.
E keqja e tij nuk janë fotografitë me ish drejtues të lartë të shtetit komunist apo me pinjollët e tyre. E keqja e tij është përtej fotografive. Ai nuk ka humbur ndonjeherë mbështetje dhe simpati për çfarë ka qenë, por për çfarë ka treguar se është si shtetar: dikush që nuk ka mundur të hedhë bashkë me teserën e PPSH-së edhe mendësinë e saj antidemokratike dhe madje kriminale për pushtetin; dikush që është mjaftuar të konvertohet në antikomunist, gjë që nuk është ndonjë gjë kushedi çfarë, por nuk është bërë dot demokrat, gjë që është gjithçka.
Berisha ka treguar në vijimësi se nuk e njeh ndarjen e pushteteve, si parim themelor të demokracisë, se kërkon të kontrollojë gjithë pushtetet. Kur u bë President i Republikës vuri në Kushtetutë një nen që e lejonte të drejtonte Këshillin e Ministrave duke i dhënë de fakto kryeministrit statusin e zv. kryeministrit.
Nuk ka bashkëjetuar dot normalisht me asnjë President të Republikës dhe me asnjë Prokuror të Përgjithshëm që nuk është bërë vegël e tij. Nuk ka bashkëjetuar normalisht me asnjë kryeministër në detyrë dhe me asnjërin prej shefave të opozitës së tij.
Ka treguar në vijimësi , qëkurse humbi Referendumin Kushtetues në vitin 1994, se nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është e keqja më e madhe e Berishës. Në vitin 1996 prodhoi farsën më të panjohur elektorale në tokën e Europës. Parregullsitë dhe manipulimet e verifikuara në zgjedhjet politike të vitit 2009 dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 janë shkaku kryesor pse Shqipërisë i refuzohet statusi i vendit kandidat në BE. Ne paketën e famshme të dymbëdhjetë kritereve që duhet të plotësojë Shqipëria, çështje e zgjedhjeve është një kokë me lart se gjithë çështjet e tjera. Edhe më lart se lufta kundër korrupsionit dhe kuptohet pse. Zgjedhjet e lira janë premisa numër një për të luftuar korrupsionin.
Ka treguar në vijimësi dhe vazhdon ta dëshmojë sot e gjithë ditën se nuk e njeh parimin e shenjtë të sundimit të ligjit.. Shembulli më i bujshëm është qëndrimi i tij pa precedent në botën demokratike ndaj vrasjeve të 21 janarit.
Ka treguar se nuk administron dot territorin, nuk zhvillon dot resurset natyrore, qeveris në këmbë , pa studime të sakta. Ka autorësinë e diferencimeve dhe hakmarrjes për arsye politike ndaj opozitarëve, oponentëve, zyrtarëve të pavarur; ka autorësinë e promovimit të servilizmit dhe rrugaçërisë për hesap të tij, duke u dhënë këtyre antivlerave një status që nuk e kanë pasur e nuk do ta kenë në asnjë qeveri tjetër; ka autorësinë e dhunës verbale kundër prindërve të kundërshtarëve, fëmijëve të kundërshtarëve, privatësisë së kundërshtarëve. Berisha i solli i pari në politikën e re shqiptare këto zakone të ulta, që merren dhe përdorën nganjëherë edhe nga kundërshtarët e tij. Ka një përhapje pikëpamja se pyka del me pyke, që në rastin tonë përkthehet “Berisha del me Berishë”. Unë nuk e besoj kwte tezë. Unë besoj se Berisha nuk mundet duke e imituar. Madje pohoj se nuk duhet të mundet kështu. Berisha mundet duke e tejkaluar. Kjo kërkon talent, individualitet, njohuri, kulturë, dashuri për vendin.
Shekulli
Comments
Nuk cuditem qe Prec Zogaj si

Nuk cuditem qe Prec Zogaj si bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit (me pseudonimin Ciftelia) na tregon se fotografite dhe lidhjet me nomenklaturen komuniste nuk perbejne ndonje problem.

Shkrimi eshte me i plote

Shkrimi eshte me i plote (botuar tek Shekulli). Ne gjysmen e pare te tij Prec Zogaj rreket te shpjegoje se nuk sheh asgje te keqe tek lidhja e Berishes me nomenklaturen komuniste.

Morali i ndyresise dhe i

Morali i ndyresise dhe i zgjyres se shkerdhates per te pir ne dy sisa. Origjina, ADN, mjedisi, familja, shoqeria, trushplarja, pengmarrja e luges se gelltitur eshte modeli strukturor i bazuar ndermjet egos dhe buthshpumesise se egos, e gjitha kjo ka te beje me te gjitha keto, dhe me psikoanalizen e Froidit mbi autoritetin prinderor dhe prindi ne kete mes eshte partia(dje PPSH) sot e Sali berisha PD. Dhe krijesa te tilla me pardesy te bardha jane krijesa te klonuara me ndergjegjen e tyre qe eshte kunder vetedijes si individ, si personalitet, por e ndergjegjes kolektive te pengmarrjes dhe te trushplarjes, dhe te pamoralshmes ndergjegje surrogato. Shkerdhateria e ketyre individeve/ndergjegjia e te cileve ndryshon forme ne nje zgjyre amorale ne menyre te vetedijshme vetem per te fituar terren, poste, e qe egoizmi i tyre i semure te jetoje e mbijetoje. Keto e shesin bythen dhe dinjitetin duke lepire peshtymen e gelbazen qe kane hedhur mbi te tjeret e te tjeret qe hedhin mbi to. Dhe kjo eshte ndergjegjia e tyre, dhe ky eshte podiumi i ndergjegjes sone, dhe kjo eshte etika e jone, dhe keto shkerdhata jane ato qe vendosin ligjet morale, zakonet , traditat/pabesite/tradhetite,/shprehite te cilet sundojne ne shoqerine tone. Keto jane ato dashnore te shtirshem e te shpifur te pabesise, keto jane gjaku i prishur qe vertetojne: Hurra komunizmi jeton e sundon jeten tone. Por ketyre shkedhatave amorfe pa shtylle kurrizore i themi qe ka ndergjegje, qe ka emra konkrete, qe nuk dilnin ne fotografi me udheheqjen. Qe ka kontigjente njerzish si vlere e vertete e pastertise morale qe u dogjen dhe u poqen vetem se nuk ndjenin parfumin e komunizmit. Dhe keto jane vlera e vetrtete qe ti i perdhos me ndregjegje ne kete shkrim prej komunisti, ne njeshkrim prej shkerdhate e halabaku malok. Ka muzeume dhe histori or pjelle e keqe qe u varrosen per se gjalli dhe jo qe karikatura e portretit tend nuk njihka njeri qe nuk paska pas deshiren qe te dilte foto me vampirin diktator. Keto jane bythshpumit zgjyre. Dhe kjo eshte ndergjegjia jone etike e ketyre pseudo intelektualeve. Ndergjegjia jone nuk udhehiqet nga konflikti per te mbrojtur te verteten, po nga tradhtia e ndergjegjshme per ta deformuar te verteten.

More zoterinj,pse duhet

More zoterinj,pse duhet sulmuar kaq ashper z.Prec ? Ne se te keqen me te madhe , (prej nga varet fati i shqiptareve brenda e jashte kufijve) e shohim tek Sali Berisha,logjika ta do,qe atje duhen drejtuar goditjet kryesore e shpenzuar energjite. Ca dite me pare,kur z.Dritan Prifti nxori ne shesh kameren e filmuar per I.Meten,nje pjese e mire e opinionit iu versul D.Priftit,duke lene menjane vete problemin I.Meta (bile tani gjykata do merret vetem me D.Priftin).Kjo beri qe gjykata ta kishte me te lehte shperdorimin e detyres dhe ta nxirte te lare Ilirin.Ketu tani po sulmohet P.Zogaj,per te larguar vemendjen nga kryebanditi serbo-grek,qe i eshte lidhur pas fyti shqiptareve.Ky eshte nje sherbim i madh qe i behet atij banditi dhe padroneve te tij ne Beograd e Athine.Ai duhet larguar nje ore e me pare nga froni,pastaj do jete teper vone.Kushdo qe te vinte ne vend te tij,mbase nuk do te ishte kaq i rrezikshem.

Si nuk qeka e keqe qe

Si nuk qeka e keqe qe kryeministri i vendit, dhe kryetari i partise te pare opozitare mbas ndryshimit te sistemit kane qene kaq afer nomeklaturisteve, sigurimsave dhe familjareve me te larte te sistemit monist, sidomos kur ky kryeminister sot e kesaj dite akoma ka si kale beteje antikomunizmin e shperthen ne sulme kunder bllokemeneve te rinj?

Add new comment