Zoti 'fsheh' llogaritë në Zvicër

Megjithëse nuk ka asnjë llogari për të fshehur, Zoti në mënyrë enigmatike shfaqet në Zvicër, përgjatë eksperimenteve Atlas e CMS, që kishin detyrën për të zbuluar praninë e Bosonit të Higgs-it. Rëndësia e Bosonit të Higgs-it është ekstremisht e rëndësishme për të kuptuar Universin ku jetojmë. Besoj ju kujtohet legjenda se në Zvicër, nga përplasjet e protoneve në brendësi të aparaturave të krijuara enkas, do të krijohej një vrimë e zezë që do të gëlltiste në fillim Zvicrën e më pas të gjithë planetin. Kjo nuk ndodhi, siç dhe mund të perceptohet lehtësisht.
Pas eksperimenteve në fjalë mund të themi me plot gojën se një “grimcë të Zotit” e kemi në “dorë”. Të dhënat e para u publikuan ditën e sotme në Gjenevë, në një seminar të organizuar nga dy italianët Fabiola Gianotti dhe Guido Tonelli. Të dy shkencëtarët, kanë paraqitur të dhënat, të cilat identifikojnë një masë të ashtuquajtur ‘grimcë e Perëndisë’, në intervalin e energjisë në mes të 124 dhe 126 miliardë elektronvolt.
Megjithatë vlen të theksohet se ka ende një masë të gabimit dhe pse shumë të reduktuar.
A.K.
Comments
Un kujtova se titulli i
<p>Un kujtova se titulli i shkrimit asht vue me ironi rreth parave te vena ne Zvicer nga Enver Hoxha me miratimin e byrose politike te partise. Kete e dij qyshe nga viti 1972 qe ma ka treguar nje nga komunistet e pare te vitit 1939.</p>
Add new comment