Shqipëria, regjim hibrid dhe e 87-ta në botë në Indeksin e Demokracisë

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 04:52

Në raportin e Indeksit të Demokracisë për vitin 2011 nga The Economist Intelligence Unit, Shqipëria renditet në vendin e 87-të duke lënë pas vetëm vende si Butani, Pakistani, Palestina, Sierra Leone, Burundi, Iraku, Egjipti, etj. Edhe Bangladeshi është pozicionuar më lart se ne. Serbia renditet në vendin e 64 ndërsa Maqedonia në të 73-in.

Ky indeks bazohet mbi një vlerësim të procesit elektoral dhe të pluralizmit, funksionimit të qeverisë, pjesëmarrjes politike, kulturës politike dhe lirive civile në një vend të caktuar.

Në total Shqipëria ka marrë vetëm 5.81 pikë, poshtë Hondurasit e Malawit. Pikët më të ulëta i ka marrë në funksionimin e qeverisë, 4.71 (ndërsa Gana e ka 5, psh.); pikët me të mira Shqipëria i ka në liritë civile, 7.35, ku hahemi kokë më kokë me Bolivinë). Ndërsa, me notën 5.00 është vlerësuar kultura politike e vendit, çka duket qartë një mbajtje me hatër nga ana e Economist Intelligence Unit.

Sipas raportit, vetëm 25 vende janë demokraci të mirëfillta (15%), dhe ne nuk jemi aty. 53 janë demokraci me probleme (31.7), dhe ne nuk jemi as aty. 37 vende në botë janë regjime hibride (22.2%), ku përfshihet edhe Shqipëria, ndërsa 52 janë regjime autoritare.

k.c.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>nuk ka mundesi, klasifikimi duhet te shqyrtohet urgjentisht nga eksperte te Gjykates se Larte sic u veprua me videon Meta-Prifti</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.