Sarkozy nuk i ka punët mirë; kundërshtarët po e kontestojnë dhe në rrugë

Postuar në 02 Mars, 2012 11:51

Në foton e këtij shënimi shfaqet Sarkozy që duket sikur po mbrohet, me rojet e trupit në panik. Në fakt, është tamam kështu. Po mbrohet nga sulmi që i kanë bërë në Bayonne, lokalitet qendror i zonës baske të Francës. E kanë sulmuar me fjalë, por nuk kanë kursyer as vezët, dhe rojeve të trupit u është dashur ta mbrojnë me çadra të hapura. “Sarkozy, na u hiq sysh”, lexohej në një poster që mbahej në dorë prej një manifestuesi. Postera të tjerë ishin në gjuhën baske, dhe në to kërkohej më shumë autonomi, gjë që të bën të mendosh se ata që kanë protestuar janë pjesë e pakicave etnike. Por tek-tuk dukeshin dhe simbole e logo të Partisë Socialiste (trëndafili i shtrënguar në një grusht).

Sarkozy-së i është dashur të futet në një bar, e të rrijë më shumë se një orë atje, në pritje që të qetësoheshin gjërat jashtë. Është një ngjarje që flet për një klimë jo shumë të favorshme për Sarkozy-në në këtë fushatë, e cila finalizohet më 22 prill. Rivali i tij Hollande është në avantazh, thonë sondazhet. E janë të pakta gjasat që situata të përmbyset.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

1. Shumica e atyre që e fishkëllyen Sarkozinë ishin aktivistë për pavarsinë e vendeve baske. Mes tyre kishte dhe militantë socialistë por shumica ishin independentistë. Aktivistët për pavarsinë e vendeve baske nuk kanë kandidat të tyrin, prandaj të thuash se janë kundërshtarë të tij më duket pak e tepruar.

2. Sarkozi ka humbur shumë pikë në opinion sepse gjatë 5 vjetëve të fundit ai është treguar gjithnjë e më i afërt me pasanikët e Francës dhe skandalet politiko-ekonomike nuk kanë patur të sosur sesa me shumicën e francezëve.

3. Sipas sondazheve, shqetësimi nr 1 i francezëve është punësimi dhe gjendja ekonomike, por në këto pika Sarkozi ka patur rezultate të këqija.

Gjithsesi, me bilancin e keq ekonomik dhe me  reputacionin e vet si mik i pasanikëve në një vend me gati 10% papunësi do ta ketë të vështirë rizgjedhjen.

P.S. Po sikur ti kishte ndodhur Berishës diçka e tillë? Do të kishin përfunduar me nga një plumb të gjithë manifestuesit.

Submitted by aline (not verified) on

'Per 'fat' plasi kriza, se perndryshe SarkoZIU do na çante menderen ne ketej nga Franca me temat e tij reaksionare e konservatore si 'identiteti nacional', 'anti-68'... etj etj. Ashtu e filloi (e tille ka qene fushata e tij elektorale ne 2007 !) por plasi kriza dhe... i rane keq puplat.

E djathta dhe ekstremi i djathte duhen nxjerre jashte ligjit, ne te gjitha vendet te ashtuquajtura demokratike. Per nje arsye te thjeshte : vete natyra njerezore eshte e djathte (njeriu vjen nga kafsha, dhe kafshet jane te djathta biologjikisht). Qenia njerezore NUK ka pse te kete nevoje ti shtoje nje situate te tille, pra te djathte, edhe politika te djathta, por vetem politika te majta dhe ultra-te majta. I vetmi debat qe duhet te kete vend, eshte midis ketyre dy obsioneve : majte dhe ultra-e-majte.

Kriza aktuale qe do te zgjase per shume e shume vite e dekada (kjo do te jete krize e pafundme) do te vertetojne opinionin tim (qe nuk eshte imi, pra personal). Gjynah qe njeriut do ti duhet te harxhoje kaq shume kohe (vite dhe dekada) per te ardhur ne nje evidence si kjo qe parashtrova me lart

ps: jane te paraljmeruar ata qe do te hidhen perpjete e do te thone 'ja pame hajrin edhe komunizmit', u pergjigjem :  s'ka problem ! Do te na duhet ta provojme prap. Prap dhe prap (edhe sikur prap te deshtoje). Kete pune kemi ne ! C'pune tjeter ka njeriu, perveçse te emancipohet socialisht ??
Perndryshe, te rrime te zhytur ne mut (dmth ne krize). kapitalizmi NUK eshte i reformueshem. Ja, do ta provoje koha ! Por gjynah gjithe kjo kohe e humbur...  :(

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.