Ridel nesër Sporti Shqiptar? Nuk dihet. Ndërkohë reagojnë gazetarët e Unionit

Gazetarët e Sportit Shqiptar, sipas burimeve të respublica-s, janë duke negocjuar në këto orë të pasdites një marrëdhënie të re me botuesin pas konfliktit që patën dje, por ndërkohë lajmi është shpërndarë, dhe ka provokuar diskutime e reagime mes gazetarëve (këto diskutime kanë lindur qysh në momentin e dorëheqjes – apo shkarkimit? – të Adrian Thanos nga posti i kryeredaktorit të Shekullit, që është në pronësi të të njëjtit botues, Kokëdhimës). Në këtë kuadër, ka mbajtur qëndrim edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me kryetar Aleksandër Çipën, të cilët janë informuar mbi gjëndjen edhe “nga gazetarë që janë anëtarë të këtij unioni”. Situata është alarmante, thuhet në deklaratën e kësaj organizate. “Është situata më e rëndë në 10 vitet e fundit”, bëjnë saktësimin ata që e kanë hartuar këtë deklaratë, dhe gjasat janë që të kenë në mendje dhe situata të tjera të ngjashme që janë verifikuar gjatë kohëve të fundit në shumë gazeta e televizione.
Re.Pu.
Comments
Ku eshte Koco qe na jepte

Ku eshte Koco qe na jepte leksione "si te behesh milioner"???????????

Nuk me vjen aspak keq as per gazeten as per gazetaret.Ka vite qe ne mediat shqiptare gazetaret punojme me rroga cop-cop(me perjashtime shum te vogla) qe punojne pa siguracione,qe punojne orar pa orar ,qe femrat duhet dhe t`ju a japin boseve per karriere etj etj etj,por askush nuk flet ,as gazetaret,as unioni,asnjeri.

Dihet qe shumica e mediave jetojne me parate publike,qe i fitojne nga tenderat publike te qeverise e bashkive,qe u sherbejne vetem politikaneve dhe qe asnjehere dhe ne asnje rast nuk mbrojne interesat e qytetareve dhe shoqerise.Degjon lajme e lexon gazeta dhe vetem per qytetaret nuk flitet,per problemet e shoqerise shqiptare nuk flitet,por vetem per politikane qe ose i ngrejne ne qiell ose u hedhin balte. Dhe tani qe u mbyllin gazetat kerkojne te ngrene ne kembe opinionin shoqeror dhe kerkojne ndihmen e qytetareve.

te shkojne te pirdhen Merot,Frangajt,Kocot e gjithe rraca e tyre,se dhe ata jane bashkepunetoret me te ngushte te politikaneve,per rrjepjen qe i kane bere shqiperise ne keto 20-vjet.

Me parate e taksave te shqiptareve kane vene pasuri,dhe mos te na shesin dengla sikur jane heronjte e shtypit te lire dhe biznesmen te ndershem.

Nuk është lajm i mirë

Nuk është lajm i mirë mbyllja e një gazete, çfarëdoqoftë, aq më tepër një gazetë kaq e vjetër. Ky problem do të vazhdojë gazetë pas gazete e kohë pas kohe, pasi tregu mediatik në Shqipëri ka funksionuar në shumicën e rasteve si "biznes lajmi”, jo si “pushtet i katërt”.

Mendoj se problemin në një zgjidhje afatgjatë: Shoqata e gazetareve, në vend që të interesohet për pagat (diskriminuese) të pa dhëna ndaj shumicës së gazetarëve, duhet të hartojë një paketë rregullash dhe t’ia propozojë parlamentit për miratimin e një ligji për funksionimin e medias. Në Shqipëri ka ligj se çfarë dokumentash e kriteresh duhen për të hapur një biznes pastrimi kimik apo hapjen e një qebaptorje, por nuk ka kritere për hapjen e një gazete. Këtu del një biznes që ka bërë para me lloj-lloj mënyrash, shumicën të pandershme, mbledh disa studentë gazetarie pa pikën e kulturës së përgjithshme, që nuk dinë të shkruajnë, dhe ngre një gazetë. Faqen e parë e mbush pronari, faqen e dytë e mbush shkrimi i porositur, dhe pastaj faqet e tjera mbushen me lajme të vjedhura online, pa përmendur kurrfarë burimi dhe pa respektuar kurrfarë të drejte autori. Kjo është media? Ky është pushteti i katërt?

Media postkomuniste në Shqipëri, me disa përjashtime sporadike dhe kohë pas kohe, i ka shërbyer “frymës negative” të shoqërisë. P.sh, një rast i rëndomte: jepet lajmi i një aksidenti automobilistik në Shqipëri, por nuk jepet asnjëherë ajo çfarë fshihet pas saj: Ku ishte policia në aksin ku ndodhi aksidenti? Në sa km rrugë makina që bëri aksidentin ka thyer rregullat e qarkullimi? Kush ishte shoferi dhe çfarë pune bënte? Si ishte gjendja e tij ekonomike e shoqërore? A iu nënshtrua makina ekspertizës teknike? A i kishte kaluar ajo kontrollet teknike periodike? Po rruga ku ndodhi aksidenti, a ishte e pajisur me sinjalistikën e duhur? A ishte ajo e standardeve: kishte ndonjë gropë apo pengesë artificiale? ... dhe shumë e shumë pyetje të tjera.

Ose, shembulli më i freskët është mbi “paradën e gay-ve dhe “hu-rin” e Spahiut. Kujt i intereson kjo? Çfarë ndikimi kërkon media me përcjelljen e panevojshme të një debati shterp, i cili nuk të sjell asnjë rritje të shikueshmërisë. Në vend që media ti japë mbështetje frymës së mirëkuptimit dhe tolerancës, i fryn erërave të debatit, që në rastin e medies sonë do ti shkonte më përshtat termi “konflikt”.

Detyra e medies në këto raste nuk është të transmetojë lajmin, por ta informojë publikun saktë, drejtë dhe në këtë mënyrë që ata që e dëgjojnë të reflektojnë mbi ngjarjet që ndodhin: në rastin e parë të kenë kujdes kur udhëtojnë në atë aks rrugor problematik, dhe në rastin e dytë, të zgjedhin të (mos) shkojnë në paradën e gay-ve.

Gjithashtu, media, veçanërisht televizioni, nuk marrin aspak parasysh një publik shumë të madh në numër, që nuk është në “synimet” parësore të audiencës së tyre, por nga ana tjetër ky publik e ndesh medien në çdo hap; që janë fëmijët, të paktën e atyre fëmijëve deri 14 vjeç. Kjo audiencë nuk e përjashton dot duke krijuar një kanal të posaçëm për to, “Bang-Bang”, apo “Tring-Tring”, por duke rrezatuar kulturë në televizion, duke filluar nga emisioni i mëngjesit deri te edicioni i fundit i lajmeve.

Përfundimisht, mendoj se Shoqata e Gazetarëve duhet të jetë më aktive procesin e krijimit të një medie të lirë në vend; duhet të jetë jo vetëm një shoqatë, por duhet të marrë atributet e një Komisioneri për Medien dhe të ushtrojë një kontroll mbi to: sepse kështu Media do jetë më profesionale dhe më e përgjegjshme; dhe atëherë nuk do kemi gazetarë që shfrytëzohen e nuk paguhen - e pastaj flaken në rrugë, por s’do kemi as botues që do rrinë në kthinat e qeverisë, për ta bërë fjalën e tyre si “Pistoleta e Prendit”.

Marr shkas të hyj në debat,

Marr shkas të hyj në debat, nga çfarë lexoj sot në "Tema". Mero Baze thotë: "Mediet e grupit Kokëdhima po vuajnë pasojat e sulmit të lig dhe primitiv të qeverisë mbi media kritike". Më tej, "...Rreth 15 kompani biznesi të Kokëdhimës kanë falimentuar...". Ndonëse z. Mero thotë të vërtetë, as që më shkon ndër mend t'i jap të drejtë. Pyetja është: ç'lidhje ka shtypi i shkruar, për më tepër, kur quhet i lirë, me 15 bizneset? Sepse është e njohur, prej kohës kur Kokëdhima hyri nga anonimati në shtypin e shkruar, për vlerën e vetme se kish para, se, nëse prapa një organi të përditshëm informativ nuk qëndron një suport financiar, nuk ka gjasa që ky organ të jetojë. Ishte ky njeriu që instaloi këtë praktikë dhe shkatërroi iniciativat fillestare të "Koha Jonë" e "Gazeta Shqiptare", për të funksionuar si biznese. Koço Kokëdhima hyri në shtypin e shkruar i motivuar jo nga përdorimi i tyre si biznese, me qëllim fitimin, por për t'i përdorur ato si armë në mbrojtjen e 15 bizneseve. Uli çmimin e shitjes të "Shekullit" nën koston e prodhimit, me synim zotërimin e tregut, duke vendosur kështu në shtypin e shkruar një tërsi praktikash që nuk i nështrohen ligjësive ekonomike, ku nuk njihet institucioni i falimentimit.

E ka emrin Koço Kokëdhima kriza e sotme e shtypit të shkruar, ku nuk ekziston konkurenca, ku nuk merr vlerë tregu i shitjeve. Të gjithë ata që punojnë në shtyp e dinë se tashmë jeta e gazetave nuk varet as nga shitjet, as nga reklama, pra jo nga fitimi, por vetëm nga tepricat e fitimeve që japin bizneset e tjera që zotëron botuesi. Dhe ato, gazetat, i shërbejnë tërë kohën me besnikëri qëllimeve të botuesve, aventurierë që hynë pa patur asnjë lidhje me kulturën e shtypit të shkruar, të sjellë me shumicë nga rrjedha e kaosit shqiptar. Motivet e botuesve për mbrojtjen e bizneseve e interesave të tij, për të qenë influent në politikë, për të kapur copa të dy pushteteve të para, për të hyrë në politikë e deri për të pastruar para, kanë qënë parimet udhëheqëse të veprimit.

Nuk ka asnjë gazetë informative në treg që del me fitim, ndoshta me përjashtim të atyre që rëndom quhen "bulevardeske". Legjislacioni shqiptar i financave shprehet qartë se në këto raste ato duhet të shpallin falimentimin, por kjo nuk ndodh. Arsyeja është se bilancet përpunohet, duke mbuluar të vërtetën. Këtë praktikë e solli "Shekulli". Mero Baze thotë se shtypi kritik ndaj qeverisë nuk merr reklama, ndaj dhe po falimenton. Këtyre broçkullave po u sjell si kondrapeshë praktikën e "Koha Jonë" të Nikoll Lesit, i cili urrehej nga qeveria e tërë strukturat e saj në vitet 1993-1998, por kjo nuk e pengonte aspak që të shiste 65 deri 90 mijë kopje gazeta në ditë dhe jetonte me shitjet.

Më ndjeni! Nuk jeni të detyruar ta lexoni, por meqënse kjo temë mund të mos rivijë më si opinion, detyrohem të shkruaj gjatë, sepse shoh qartazi se gazetarisë së pavarur e asaj të lirë po i vjen vdekja. Tani, shumica e gazetave në treg u përkasin atyre grupeve që janë në shërbim të qeverisë. Druhem se ky është fundi edhe i lirisë të shoqërisë pluraliste shqiptare.

Koment shumë i mirë. Edhe unë

Koment shumë i mirë.

Edhe unë mendoj se shtypi shqiptar vuan nga bërja e llogarive sipas fitimeve të bizneseve të tjera të pronarit. Dhe kjo sjell që klientët de facto të gazetave të jenë bizneset e pronarit dhe jo blerësi i gazetës. Nga një anë kjo ndodhi tregon se modeli "Kokëdhima" është i vështirë për tu mbajtur gjallë, nga tjetra tregon se ka hapësirë të jashtëzakonshme për gazeta të mirëfillta që merren me lajme dhe jo me tymçe pa bereqet sa për të hutuar publikun.

u

Mes dëmeve të mëdha që

Mes dëmeve të mëdha që parreshtur i kanë sjellë pronarët-botues shtypit të shkruar është dhe cënimi i personalitetit dhe ulja e dinjitetit të profesionit të gazetarit. Shembullin më të mirë në këtë synim e ka dhënë dora vetë, Koço Kokëdhima, i ndihmuar parreshtur nga vetë gazetarë. Përdhosja e emrit dhe profesionit të gazetarit, duke mos u dhënë prej 7 muajsh pagat stafit të "Shekullit" e "Sportit Shqiptar", i kalon tërë caqet. Dhe nuk druhet në veprime as nga stafi, as nga Kodi i Punës, as nga e ashtuquajtura sindikatë UnioniGazetarve e as nga Drejtoria e Tatim-Taksave. Pakaluar sa një muaj nga koha që u hodh në treg, përzuri nga puna themeluesin teknik të gazetës, kryeredaktorin Andrea Stefani. Më pas, emra të shquar elitarë të shtypit të shkruar, që bënë kryeredaktorin, janë larguar me e pa shkak, por asnjëherë organet e tij nuk merrnin mundimin të jepnin për lexuesin lajmin e zëvëndësimit të titullarit teknik. "Shteti jam unë" merrte te dy gazetat e tij herë tiparet fizike të Kokëdhimës burrë e herë të Kokëdhimeshës grua. Në favor të tij kanë qënë e janë edhe kontratat e punës, që ose nuk ekzistojnë si praktika ose hartohen në mënyrë të tillë që të mbrojnë kurdoherë botuesin. Si mund të kërkojmë që shtypi të jetë i lirë, kur vetë gazetari, punonjëi i shtypit, nuk është i lirë. Për më tepër trajtohet si skllav, me përbuzje e me përçmim, për sa kohë ky botues nuk pranon të bashkëbisedojë, por i largon në grup.

Kam dyshimin se këtyre gazetarve, përderisa nuk u janë dhënë pagat për një kohë të gjatë, edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore duhet t'i kenë të papaguara. Dikur, andej nga vitet 1995-96, tek një e përditshme, jo pak e renësishme, di mirë që pronari-botues paguante vetëm 3 sigurime shoqërore, të tijën, të gruas e të dashnores.

Add new comment