Regjimi i Putinit vodhi votat, kupa u mbush, rusët po ngrihen

Rusia po provon për herë të parë të ngrihet kundër sundimit të Putinit, dhe shkak po bëhet trukimi i dokumentuar i zgjedhjeve. Disa dhjetra mijra vetë kanë paralajmëruar se do të dalin rrugëve, dhe se të shtunën do jenë në sheshin e Revolucionit, fare pranë Kremlinit. E njëjta gjë edhe në qytete të tjera, deri në Yekaterinburg të Uraleve dhe në Surgut të Siberisë. Të gjithë flasin për një Pranverë Ruse. “Njerëzit po besojnë gjithnjë e më shumë se zgjedhjet janë vjedhur”, thotë Gorbaçovi, që para ca ditësh ish në Tiranë për të marrë pjesë në një aktivitet të ngeshëm sportive dhe takoi pa të keq Putinin e vockël të Ballkanit. “Duhen përsëritur zgjedhjet”, sugjeron ai.
Por regjimi nuk po jep asnjë shenjë se është duke menduar gjëra të tilla. Përkundrazi, ata janë duke dislokuar në rrugë e sheshe një numër policësh më të madh se vetë protestuesit. Një eksponente e opozitës, Yevgenia Chirikova, shpreh bindjen se “Putini ka tri rrugë: ose të rezistojë me çdo mjet, ose të vrasë veten, ose të përfundojë në pranga. Sistemi i tij është tërësisht i korruptuar; nuk duhet harruar, se janë kryer krime nga ky regjim”. Dy udhëheqës të tjerë të opozitës, Alexei Navalny dhe Ilya Yashin, janë ende në burg, ndërsa një i tretë, Vladimir Milov, më shumë i trembur se sa i shqetësuar, ka paralajmëruar njerëzit të mos dalin ditën e shtunë, pasi e gjitha mund të përfundojë me gjakderdhje.
Në fakt, opozita ruse ka qenë gjithnjë e ndrojtur dhe skrupuloze. Vijon të jetë e tillë. Po ndërkohë, regjimi i Putinit ka marrë një të krisur të fortë.
M.N.
Comments
Me ne fund!
<p>Me ne fund!</p>
peralla Teoria e romakeve.
<p>peralla Teoria e romakeve. Perca e sundo</p><p>te gjithe presin pranvere jo vetem ne lindje por edhe ne perendim. Po ne perendim nuk eshte kgb ja tju hedhe ndonje kocke njerezve te uritur per pushtet e para.</p>
Add new comment