Rama në Vlorë: Do fitojmë kundër Ilir Metës, e jo me Ilir Metën

Postuar në 23 Nëntor, 2011 06:46

Në një mbledhje të Asamblesë së sapozgjedhur në Vlorë, Rama i është kthyer dhe njëherë argumentit që ka qenë një copë herë në qendër të debatit politik, atij të një bashkëpunimi parazgjedhor mes PS-së e LSI-së. Është një debat që është hapur edhe nga deklaratat e bëra nga do eksponentë të PS-së, sipas të cilëve “nuk ka arsye pse të përjashtohet një aleancë me LSI-në, teksa shtrohet nevoja për ta mundur Berishwn.”

Leader-i i socialistëve theksoi për herë të parë në fund të javës së shkuar, se “një gjë e tillë as që duhet menduar”, por me këtë ai përgënjeshtroi Edi Ramën e dy ditëve më parë, kur kish thënë në programin Top Story, se “s’ka pse t’i hiqet një mundësi e dytë Ilir Metës”.

Në Vlorë ai përsëriti, se “duhet ta harrojmë Ilir Metën [si aleat]; do të fitojmë zgjedhjet me moral, me program, me bashkim; nuk mund të bashkohemi me Saliun për të mundur Saliun; nuk mund të zhgërryhemi për hir të marrjes së pushtetit”.

Kjo kthesë e fortë dhe e qartë ka lidhje, me sa duket, me një feed back të marrë pas deklaratës së “mundësisë së dytë për Ilir Metën”; dhe ky feed back duhet t’i ketë bërë me dije se baza nuk e mirëpret një aleancë me Ilir Metën.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><strong>sa me pelqen ky edi.e duam ne krye te PS se edhe ne 2013 e siguruam ne demokratet fitoren.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.