Rama merr nishan Nishanin, dhe bën një pohim mbi 21 janarin

Një artikull të vetin të publikuar si gjithnjë në disa të përditshme (me sa duket, e ka bërë ritual këtë punë), Edi Rama e fillon duke e veçuar ministrin e brendshëm, Bujar Nishani, për etikën publike të demonstruar, por e kryqëzon më pas si vegël të Berishës e të Gonit (Agron Kuliçaj). Mes fjalëve të mira për të, ai na bën me dije se “Nishani ka kaluar një eksperiencë të vështirë në luftë me një sëmundje të komplikuar”. Ky është një lajm që gazetarët nuk e kanë ditur; ose e kanë ditur, por nuk i kanë rënë pas për shkak të skrupujve profesionalë. Ndërsa Rama ia përmend në mënyrë finoke si një gjë që e ka fisnikëruar.
Por më pas – siç thamë – nuk e kursen për faktin që e ka lënë veten të përdoret nga klani i kryeministrit. Dhe zë e loz me mbiemrin e tij (e ka zakon këtë gjë; ju kujtohet Olldashi që u bë Olldele?). Në fillim e përmend në mënyrë neutrale si një element anagrafik, pastaj e përmend në frazën “opozita na qënka nishani zbardhës i 21 janarit”, pastaj në frazën tjetër “vunë opozitën në nishanin e pushkës”, e në fund në frazën “për të marrë nishan mbi Presidentin”.
Në fund bën një pohim (ka filluar të bëjë ca pohime interesante): jam njëri ndër organizatorët, madje organizatori kryesor, i 21 janarit.
E.G.
Comments
saktesimi i pere: artikulli

saktesimi i pere: artikulli eshte postuar ne fillim ne Blogun personal te Edi Rames pastaj eshte marr copy-paste nga gazeta te tjera online.

nje keshille dhe saktesimi i

nje keshille dhe saktesimi i dyte: ju lutem mos merrni fraza te shkeputura nga konteksti , sepse ndryshe nuk ka lidhje fare me thelbin e shkrimit. Konsideratat personale per 'Ministrin' nga Edi mua mu duken te drejta dhe te sinqerta kur dihet se edhe Edi Rama ka kaluar vete eksperienca te tilla jetesore

Kritike e sinqerte shpresoj

Kritike e sinqerte shpresoj konstruktive: Ne shumicen e shkrimeve per Edi Ramen ju fokusoheni dhe kufizoheni vetem te aspekte fare te ngushta personale dhe pothuaj gjithmone i paragjykoni mesazhet apo nismat e tij. Nuk di si tjua them me shkurt por e gjith kjo me kujton ambientet plot zhurme njerezore te kafe-lokaleve ne Shqiperi. C'ka me ben te mendoj se kjo kultur provinciale duhet te kete ekzistuar para se te kishte lokale ne Shqiperi. Le ta pranojme, nuk jemi me te miret qe ka pare historia por eshte ne doren tone te ndryshojme dicka.

Unë e shoh të padrejtë këtë

Unë e shoh të padrejtë këtë lloj komenti nga Nano...

Është pak a shumë i tipit: shih, shih, çna paska shkruar Edi Rama.

Edi Rama di të shkruajë. Kjo është e sigurt. Ua merr në kthesë madje shumë prej analistëve dhe opinionistëve të të përditshmeve shqiptare. Të kishim një shoqëri më normale se kjo e jona, është e sigurt se Edi Rama duhet të merrte shumë, shumë merita për këtë. Për mënyrën e të shkruarit. Sepse mënyra e të shkruarit, është mënyra e të menduarit. Në këtë domain, Edi Rama e ka mendjen qiqër.

Po e vazhdoj dhe ca më tej

Po e vazhdoj dhe ca më tej idenë... Brendia e shkrimit të Edi Ramës, është shumë serioze. Ai po kërkon si kryetar i opozitës që prokuroria të thërresë si dëshmitarë kryeministrin, ish ministrin e brendshëm (Lul Bashën), dhe drejtorin e policisë. Kërkesa është legjitime, e shprehur me seriozitet dhe nga një eksponent i lartë i politikës. Këtu qëndron "padrejtësia" e ironisë suaj. Padrejtësia në thonjëza, sigurisht, sepse gjithkush është i lirë të trajtojë çdo shkrim ashtu si t'i vijë mbarë. Po ka një gjë këtu në këtë mes... kërkesa është serioze, nuk është "shkrimi i rradhës". Lipset të trajtohet si e tillë.

Nuk e keni idenë sa inat më vjen, kur shoh rëndom njerëz që u shkruajnë dhe juve, dhe u drejtohen me fraza të tipit "Ik o Nano", apo me kuptim të ngjashëm. Meqënëse e di që jeni fan i emancipimit kulturor, në përgjithësi të Shqiptarëve, atëherë duhet vendosur një lloj kulture hierarkie, dhe trajtimi serioz. Për të patur gjithashtu një shoqëri të ngjashme. Me respekt për tjetrin dhe pozitën që ka. Normalisht, kjo është e vështirë në këto "kohë të kolerës", sepse çdo gjë është degraduar. Po është mirë të fillojë restaurimi i kësaj shoqërie. Përmbatja e etikës, vlerësimi serioz i njerërzve, shkrimeve dhe ideve, është njëri hap.

p.s vë bast që këta njerëzit pa kurrfarë etike të llojit "ik or ti...", në masën më të madhe, e kanë dikë mbi kokë nga i cili heqin ujët e zi. Kjo prepotencë në virtualitet, më duket si shfryrje valvulash.

Ketu nuk eshte problemi ca ka

Ketu nuk eshte problemi ca ka shkruar dhe si e ka shkruar Edi Rama artikullin e tij. sepse ne kete menyre largohemi nga thelbi i problemit qe shqeteson shoqerine shqiptare dhe qe opozita me kryetarin e saj e ka per detyre funxionale ta zgjidhe, jo ta anashkaloje kete problem duke u marre me retorika boshe dhe nderkohe ne ti shkojme pas avazit kesaj loje qe ben Edi

---Ketu i duhet bere oponence Edit , jo ne lidhje me cilesine e shkrimit , por ne lidhje me daljen e tij nga funxioni qe ka si kreytar i Opozites , dhe i duhet thene troc ,se kjo menyre qe perdor Ai per tju larguar aksionit politik konkret si shef i Opozites eshte e .......Pamoralshme

Edi nqs e ndjen veten kaq te zote ne retorike , ok .Le te dali ne TV dhe te diskretioje me fakte ( qe Berisha ja ka dhene me shumice ) gafat e ketij pushteti .Dhe te behet bindes kur te flasi ,sepse deri tani ai nuk eshte bindes aspak , dhe perdor nje fjalor shume te varfer qe reflekton mungese etike

Psh ,kur i drjetohet berishes me emrin :..Saliu ...!!!!!--- Kjo menyre e foluri ,sikur eshte ne Laprake dhe po ju flet cunave te pallatit, eshte komplet qesharake dhe ai ben Autogol me kete lloj te shprehuri .Si ka mundesi nuk ja thote kete difekt asnje atje ne PS ?--Kaq te humbur qenkan ata atje ne PS?

------------ne jemi nje shoqeri e hapur dhe te gjithe diplomatet e huaj e degjojne kete lloj te foluri te Edit dhe absolutisht nuk e aprovojne , sepse tregon nje nivel shume te ulet kulturor , c'ka eshte Anormale per kontinentin qe jetojme .

Me ate lloj gjuhe qe perdor Edi dergon nje mesazh negativ tek te huajte dhe tek populli i tij, kur ai duhet ti zgjedhi fjalet kur flet qe te reflektoj me te vertete te ardhmen moderne dhe europiane te Shqiperise

--Megjithate problemi i Edit nuk eshte vetem gjuha qe ai perdor ne komunikim , por eshte edhe mungesa e kurajos civile qe ai tregon per te diskretituar me protesta qeverine e Berishes . Dhe ketu del dicka tjeter , qe Edi nuk e njef punen ne Ekip

------Dmth, nqs ai ka probleme me kuarjon e tij civile, le te lejoje nje tjeter ne krye te protestave , por jo te mos beje fare proteste , sepse ai keshtu i heq rolin kryesor opozites .E kthen opoziten ne INEXISTENTE ---------Ne kete menyre ai shkaterron funxionimin e demokracise .Pasi dihet qe pushteti gabon , dhe opozita ragon. Demaskon gabimet e pushtetit ,dhe nqs pushteti nuk degjon fjalen e opozites dhe akoma vazhdon me gabimet e tij skandalzoe , atehere opozita kalon ne protesta ......

Mirpo ne kete rast me Edin ne krye po ndodh nje Fenomen i vecante . Kemi nje pushtet qe gabon , dhe nje opozite qe nuk reagon.Dhe kur s'reagon tregon se opozita eshte pale me pushtetin -

Psh, pushteti jep ujerat grekut , Kreu i PS-se nuk tha asnje fjale . Pushteti ben numrerimin mbi baza fetare , cka eshte ne kudnershtim me parimet e EU-se, kreu i PS-se prape nuk reagon. APo ne rastet e vjedhjes se votes kur kreu i PS-se ne vend te protestonte iku ne Plazh ---Kjo eshte skandaloze fare ---------Atehere perse ky njeri duhet te rije ne krye te PS-se ?

Pra, gabon pushteti , plotesisht normale

Gabon opozita , Absolutisht FATALE ...

Dhe shkaku kreysor qe gabon opozita eshte EDI8 RAMA me mediokritetin e tij ne drejtim ,shterpesine e ideve per te orientuar drejt aksionin politik te opozites , mungesen e frymes se punes ne Ekip q e ka bere te largohen aleatet dhe me deficencen totale te te perecpetuairt te politikes ne opozite ......

Shkrimet qe ben Edi neper gazeta jane nje menyre per tu hedhur hi syve naiveve ....por te gjithe e kuptojne qe ai nuk e ben dot rolin e shefit te opozites , dhe nuk lejon askend tjeter qe ta beje ate rol -------Pra Edi eshte bere i rezikshem per demokracine shqiptare po aq , biles edhe me teper se, sa Sali Berisha ---

Opozitaret duhet te protestojne fillimisht per larguar Edi Ramen nga kreu i Opozites, dhe pastaj te protestojne per largimin e Berishes nga pushteti , sepse per shkak te Edit cdo dite e me shume elektorati i PS-se po firon....

Besoj se duhet ta keni vene

Besoj se duhet ta keni vene re te gjithe qe z.Nano ka nje kendevshtrim ndryshe te editorialit te E. Rames. E ka rrezatuar/ndricuar ndryshe dhe ka bere shume mire. Dhe une e vlersoj me pese Yje. Eshet i vetmi Z. Nano qe mban qendrim ku te gjithe mediat jane te pushtuara nga editorialet e Rames. Edi rama i gezohet qe mediat e "pavarura" ja shtrojne me Trendafila rrugen drej kultit......

Add new comment