Rama Meidanit: Më mirë të humbasim pa Metën, se sa të fitojmë me të

Edi Rama bën dhe një gjest tjetër refuzimi të idesë së një bashkëpunimi apo koalicioni elektoral me Ilir Metën; madje, ky gjest duket sikur u vë kapak të gjitha diskutimeve mbi këtë argument. “Hiqeni mendjen, nuk ka koalicion me Ilir Metën; më mirë të humbasim se të fitojmë me të”, thotë ai në thelb në shkrimin e tij të publikuar në një numër gazetash të sotme. Dhe e thotë në një polemikë me ish-Presidentin Meidani, për të cilin na nxit ta thërrasim, në respekt të detyrës më të lartë në krye të shtetit që ka ushtruar (siç ndodh kudo), President (pa ‘ish’ përpara). Në shkrimin e sotëm Rama e vlerëson Meidanin, i njeh atij të drejtën e kritikës publike në adresë së PS-së (ci mancherebbe altro!), por i njeh dhe vetes “të drejtën për të thënë që Meidani e ka gabim” (e ka këtë të drejtë, sigurisht).
Rama nxjerr në evidencë një ndryshim mes tyre. Meidani mbron tezën e një bashkëpunimi me Ilir Metën në emër të aritmetikës elektorale (sipas Ramës), ndërsa Rama mbron tezën e një mosbashkëpunimi në emër të moralit. Në fakt, ky është një diskutim që e kapërcen këtë debat mes këtyre të dyve, por me sa duket Rama e ka bërë mendjen top, të paktën, deri para zgjedhjeve: Me Ilir Metën jo.
E.G.
Comments
Le te jete te pakten perpara
<p>Le te jete te pakten perpara zgjedhjeve. Per ne qe nuk presim asgje nga pushtetet e majta e te djathta (ketu perfshij edhe stafin e respublica), nese marrim mundimin te hedhim ndonje opinion modest ne keto blogjet ( te pakten tek respublica gjejme gjithe kenaqesine e mosçensurimit)e bejme se kemi nje shprese te vaket se mund te hidhet nje hap, vetem nje hap i vogel ne pro ndertimit te shtetit te se drejtes. Sa per pushtetin e se majtes kjo mund t'iu interesoje kryesisht njerezve te implikuar ne te. Ilir meta ne 2009 deklaronte para zgjedhjeve se nuk behet fjale fare per bashkeqeverisje me Sali Gerdecin, gjithashtu aludonte per nje aleance paszgjedhore me PS, por e pame si rezultoi. Kjo eshte nje gare partishe per te zene secila pozicion te mire ne treg, te medhate duan te ruajne pozicione Lider dhe vizionet e tyre paraqiten te medha idealiste, moraliste etj..ndersa LSI sidoqe eshte parti e vogel çfaqet ne kete gare sfidante agresive me ambicie te medha, sipas motos:" kerko shume te marresh pak". Njerezit e pa implikuar jane te interesuar te kuptojne çfare i ndan ato?- pra cila eshte epersia e seciles ne kete gare, çfare i dallon nga njera tjetra? Ndersa PS duket qe po nderton strategjine e saj elektorale duke u mbeshtetur ne vlera te cilat jane te rendesishme per shumicen e zgjedhesve (sigurisht qe nga pushteti perfitojne pak njerez) le te vazhdoje me kete karte deri ne zgjedhje nese pastaj lind nevoja per te kerkuar "gjysmen e pakalbur te molles" nuk ja mban njeri doren ... Ka historia plot shembuj, me burra shteti qe jane udhehequr nga vizione vertete me inpakte te paimagjinueshme ne gjithe globin, e ne momentin e fundit jane terhequr duke lene ne shekujt e mepasem jo pak pasoja, e nuk mund te pretendojme se Shqiperia jon e e vockel fare eshte ndonje faktor domethenes as deri tek fqinji me i afert, çdo gje qe ndodh ketu per mire a per keq efekti mbetet brenda territorit. Me e shumta do mbeten pa pune nje pale militante e do punesohen nje pale tjeter.</p>
Plotësisht mendim i përparuar
<p>Plotësisht mendim i përparuar për sa i përketë kompromisin me Ilirë Metën se nuk mund të thuash se ne me të ardhur në pushtet do luftojmë korupsionin kur ky korupsion na sodhi në pushtet dhe e saktë më mirë të mos të vijmë në pushtet</p>
PS-ja e di qe po u bashkua me
<p>PS-ja e di qe po u bashkua me Meten do humbi votat e shqipetareve te mire... atyre qe nuk bejne korrupsion per te mbijetuar dhe as te atyre qe shohin tani te PS-ja mundesine per rifreskim te shtetit...</p>
Kuptoj faktin që, dy
<p>Kuptoj faktin që, dy kundërshtarë mund dhe të bashkohen për një zgjidhje të caktuar politike por , tek ne,kundërshtarët politik nuk janë thjesht të tillë. Ata shajnë ,fyejnë sajojnë,poshtrojnë,mashtrojnë,pështyjnë,thonë të parën, fjalën e fundit dhe, mbas gjithë këtyre nuk mund të kërkosh bashkim apo koalicion midis tyre sepse kjo do të ishte e pamoralshme. Fatkeqsi është që kjo ka ndodhur midis PD dhe LSI. Për mua një koalicion i pa moralshëm. Do t'a quaja normal këtë koalicion sikur të mos ishte përdorur një arsenal sharjesh të ndyra për njëri tjetrin por vetëm kundërshti dhe argumenta të kundërta. Tashti po propozohet, nuk e di në emër të çfar gjëje , për të sajuar një tjetër koalicion po aq të pamoralshëm si i mëparshmi midis PS dhe LSI. Nuk ka politikë të ndershme pa limite morai në mardhëniet midis partive.Nuk mund të ketë koalicione të ndershme me kundërshtarë që i lejojnë vetes të nxjerin nga goja ndyrësira për kundërshtarin. Politika shqipëtare duhet të pastrohet njëherë e mirë nga politikanë të tillë. Shmbëlltyra kampion se si nuk duhet të jetë politikani i ndershëm është kryeministri i vendit Sali Berisha. Mos paçim kurrë politikanë të tillë.</p>
Add new comment